Në pjesën e dytë ne emisionin Shqip, kryeministri Rama ka folur për 21 Janarin dhe pse ende nuk është zbardhur e vërteta dhe ndëshkimi i fajtorëve.
Kthemi sërish në Shqipëri. Me 21 janarin, një nga temat më të ndjeshme. Dua t’ju bëj një pyetje që e ndesha sot në gazetën Panorama. Ishte një shkrim i marrë prej BIRN dhe ka të bëjë me faktin që një natë para përvjetorit të 4-t të 21 janarit, një përfaqësues i Qeverisë ka negociuar deri vonë me avokatin e familjarëve të viktimave, gjë e pohuar nga avokati për BIRN-in, për të arritur një marrëveshje për dëmshpërblimin e jetëve të humbura gjatë protestës. Negociata ka vazhduar deri në orët e vona të mbrëmjes dhe ka dështuar, pasi Qeveria ka refuzuar të paguajë 400 milionë lekë për familjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedës.
Kjo është një tjetër idiotësi dhe i duhet vënë, në fakt, emri i duhur këtyre lloj idiotësive, sepse dihet fare mirë që Qeveria nuk ka në dorë të përcaktojë një dëmshpërblim që e përcakton gjykata. Praktikisht, familjet e të vrarëve të 21 janarit, këtë kërkesë do ta çojnë përpara në rrugë gjyqësore. Pra, asnjëherë nuk kanë ardhur të kërkojnë prej nesh shifra të tilla, apo të pretendojnë prej nesh dëmshpërblimin që shtetit shqiptar i takon t’ua japë bazuar në një vendim gjykate.
Nuk ju kanë kërkuar juve dëmshpërblim asnjëherë as atë natë?
As që bëhet fjalë. Përkundrazi. E vetmja gjë që ata kërkojnë është drejtësia, ende sot e gjithë ditën e munguar për 21 janarin.
Por të tjerë kërkojnë edhe diçka tjetër, kërkojnë që familjarët të vënë lule kur ka përvjetor, ju të vini drejtësi.
Këtë e thoni ju, ata nuk ma kanë thënë. Përkundrazi, në të dyja herët që kemi pasur mundësinë dhe detyrimin ta bëjmë këtë ritual të kujtimit të asaj tragjedie, më shumë sesa mirë, që këtë gjë e kemi bërë sëbashku.
Ju e drejtoni atë zyrë tani, që dikur ishte Kryeministër Sali Berisha. Kanë të drejtë shqiptarët të dinë se çfarë ndodhi atë ditë tamam në atë zyrë dhe dikush të marrë përgjegjësi, qoftë ku edhe ish Kryeministri Berisha?
Unë e kam thënë gjithmonë dhe e përsëris prapë; 21 janari është një krim politik, është një krim shtetëror dhe është një krim që historia tregon se nuk është e lehtë të zgjidhet në rrugën e drejtësisë, por është një nga ato krime për të cilët drejtësia vonon, por asnjëherë nuk harron. Ndjehem i neveritur nga komentet e hijenave që jetojnë me një formë vërtetë të ulët të të bërit propagandë apo të të bërit informacion, nëse mund të quhet informacion, që në këtë 21 janar i veshën padrejtësisht qeverisë sonë një mëkat që qeveria jonë nuk e ka; Të mëkatit që ne e kemi harruar 21 janarin, që nuk kemi bërë asgjë për 21 janarin, që ne nuk po zbardhim 21 janarin apo që jemi të penguar për zbardhjen e 21 janarit.
Ju nuk e keni harruar, por ju nuk keni bërë asgjë.
Kjo është e pavërtetë!
I keni dhënë pension dhe kaq.
Kjo është e pavërtetë! Se kjo është, fatkeqësisht, bota e deformuar e informacionit dhe unë këto gjëra i kam thënë kur kam qenë në opozitë, i kam thënë edhe më parë dhe nuk kam ndërmend të mos i them tani. Edhe pse tani, për shkak të detyrës, përpiqem të jemi i rezervuar në kritikën time ndaj kësaj bote të deformuar të informacionit. Muaj më parë Ministria e Brendshme i është drejtuar Prokurorisë me një kërkesë konkrete, bazuar në pretendime konkrete për të rihapur çështjen e 21 janarit. Kjo është ajo që ne kemi mundur të bëjmë deri sot.
Sigurisht ne nuk jemi as prokuroria dhe as gjykata. Ajo çka mund të bëjmë ne është të këmbëngulim dhe të kërkojmë. Kemi gjetur një kënd për të bërë një hap përpara. Po punojmë edhe nga një kënd tjetër, për të angazhuar edhe një studio ndërkombëtare, çka nuk rezulton të jetë fortë e lehtë në kuadrin tonë legjislativ, por ne as kemi reshtur dhe as do të reshtim së kërkuari rihapjen e çështjes dhe gjykimin e saj në themel, për të nxjerrë të gjithë përgjegjësit lidhur me tragjedinë e 21 janarit.
E anashkaloni bisedën e 21 janarit me zotin Meta?
Ç’domethënë kjo?!
A flisni për 21 janarin?
Mund t’ju them, pa shtuar dhe hequr asnjë presje, se qëndrimi i Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë është ai të cilin e ka bërë publik qysh në orët e para të krijimit të kësaj aleance, se me patjetër drejtësia duhet ta zbardhë deri në fund 21 janarin dhe çdo fajtor i gjendur si i tillë përpara drejtësisë duhet të ndëshkohet. Është një përpjekje shumë e ulët për të ngatërruar atë çka është sot,- sot për sot, se unë jam i bindur se nesër nuk do të jetë kështu,- një pengesë objektive përpara nesh, që është ky sistem i drejtësisë, që kemi me Aleancën e PS me LSI, apo me bashkëpunimin tim me Ilir Metën. Gjë që për asnjë moment nuk ka qenë pengesë, përkundrazi!
Kur flisni për drejtësinë dhe për mundësinë që ajo të ndryshojë, njerëzit ngrenë duart përpara drejtësisë, e jo vetëm për faktin që duhet të paguajnë, por nuk e gjejnë dot kurrë të drejtën. Kryeministri gjithashtu kërkon të drejtën para drejtësisë. Duket se asgjë s’do të arrihet vetë, do të arrihet në bashkëpunim me Presidentin dhe në bashkëpunim me opozitën, e cila mungon. Vetëm sot në një intervistë të gjatë në gazetën Panorama zoti Nishani ishte shprehur për faktin që ju nuk bini dakord për asgjë, përveçse doni ta trajtoni si noter të qeverisë.
Unë e kam bërë një zotim; Unë nuk bëj komente për Presidentin e Republikës në publik. Dhe nëse Presidenti i Republikës zgjedh të bëjë komente të tilla, kjo është zgjedhja e tij, në këndvështrimin tim, e gabuar. Pasi nuk është në profilin e autoritetit të kreut të shtetit që të bëjë komente kësaj natyre. Por nga ana tjetër, ne kemi në këtë pikë një qëllim shumë të qartë; të hapim një faqe të re në historinë e marrëdhënie institucionale mes Qeverisë dhe Presidentit. Kemi pasur kapituj jashtëzakonisht të shëmtuar ku nga selia e qeverisë është qëlluar me baltë mbi figurën e Presidentit, gjë që është tërësisht e pamundur të imagjinohet në një vend europian. Sot kemi hera – herës një President që qëllon Qeverinë, herë me baltë, herë me pambuk. Por ne duam t’i japim fund kësaj kulture bashkëjetese dhe bashkëpunimi mes institucioneve. Nuk jemi të detyruar të jemi dakord për çdo gjë me Presidentin, por ndjejmë detyrën të jemi etik në një marrëdhënie që ka të bëjë me një institucion dhe me një figurë qendrore, kushtetuese të shtetit.
Institucion është edhe kreu i opozitës, pse nuk e prishni praktikën, kreu i opozitës rivali është armik. Asnjë shtrëngim dore me Lulzim Bashën.
Nuk më ka rënë rasti t’i jap dorën. S’do e kisha problem t’i jepja dorën. Por e përsëris, nuk ka të krahasuar raporti institucional dhe kushtetues me autoritetin e kreut të shtetit, me raportin me kryetarin e opozitës, apo mes kryetarit të opozitës dhe Kryeministrit. Janë gjëra të ndryshme.
Ceshtjet personale per ceshtje shteterore as nuk duhet imagjinuar per t’ia imponuat shtetit.Pa medyshje sherbesa i behet shtetit ne sherbim te interresave te popullit.Ato personalet duhet te heshtur.I jipet dora dhe nuk asht asgje e rendesishme per nji dhenje dore.Imponimet jane te pa pranushme.Interresi per shtetin dhe per popullin asht kushti kryesore qe jemi per mbrojtje dhe ekzistencen e nacionalitetit shqiptare per te vazhduar mbijetesn qe nga embrioni i gjenzes e ne vazhdim pafundesisht.
Pa merak se e ka te shenuar tek faqja 15 e bllokut zbardhjen e 21 janarit.
Boll po mundohet Likja te zbardhe 21 Janarin, shkoi dhe ne Maqedoni ate dite per mbeshtetje, po nuk e le hetuesi i lagjes hahahaha, bravo zoti Rama se ja mbushe mendjen torollakeve.
Nese drejtesia e Nishanit nuk ben drejtesi me porosi te Berishes.Familjet e viktimave ti ankimohen gjyqit te Hages.Por BE do shenoj nji minus ne arritjen e rreformave.
Sa njeri i nevertishem eshte. Shume te eger dhe shume te tharet e ka gojen. Njeri psikopat me ter mend. Bahhhh
Insiston kerma Meta patjeter…
Dhe kerma Rama gati te vere doren ne zjarr per Meten.
Kerma Berisha beri krimin.
Krimbat qelluan.
Ata ne u ndeshkofshin mire, ne jo, do dalin te lare te gjithe, qe nga Meta I pari.
Rama e luan mire arrogancen kur I duhet per te ulur zerat e protestes.
Duket I sinqerte..
Je,qe je,bo,qe bo muhabet;shiko se mos eshte dakort Meta edhe per tunelin e floririt !
Se nuk i dihet;mbase ka ndryshuar mendim dhe na del dhe video e Priftit origjinale.
Nga emisioni SHQIP mesuam se eshte merita e qeverise socialiste renia e cmimit te naftes ne Bote dhe ne Shqypni. Keshtu u mburr pa skrupuj Kryeministri Edi Rama para se te fillonte ligjeraten e gjate per ndeshkimin e fajtoreve te 21 janarit bashke me Like Floririn qe ishte edhe fajtori kryesor i kesaj tragjedie. Prandaj na mbetet te pyesim Kryeministrin tone fjalebukur dhe ligjerategjate:
NUK MUND TE NDESHKOSH VRASTARET E 21 JANARIT KUR FAJTORIN KRYESOR E KE NE KOALICIONIN E RYSHFETIT DHE TE KORRUPSIONIT ASHIQAR.
Pa rihapjen e dosjes se Ilir Metes qe mileti e njeh si Like Floriri nuk mund te rihapet dosja e vrastareve te 21 janarit, prandaj edhe Edi Rama veritet nga studio ne studio TV si “mize pa koke” me brockulla shumfjaleshe pa kuptim qe i leshin badiava dhe prandaj kerkoi te bjeje INDULGJENCA PAFAJESIE duke i paguar familjet e viktimave me LEKA turpi dhe rezili.
Pikerisht, diten e pare te inicimit te detyres si kryeminister duhet te bente reformen ne drejtesi. ”Xhin Xhoni”
ende qenron me kryenecesi ne detyre ! Edhe qeros ,edhe fodull ! Hajn i vertetuarme dokumenta: ”dhi e zgje-
bosur, bishtin perpjete” ! Edhe hajne,edhe ben karshillek shtetit …!!!….
Megjithate i zoti e di ku i pikon shtepia, por detyra e te zotit te shtepise duhet te marre masa urgjente qe ta
zere gjerben e shtepise sepse ndryshe ”gjerba” e mbush me uje dyshemene dhe kushedi c’behet me vone …!
Zoti Rama, keni 84 vota ne nje parlament prej 140 deputetësh.
Me 84 vota, brënda 3 muajsh të marrjes së pushtetit, duhej të kishit reformuar dhe rinovuar drejtesinë, prokurorinë, hetuesinë dhe, madje, nëse nxirrte pengesa, edhe presidencën dhe kreun e saj.
Per këtë u zotuat kur ishit në opozitë, per këtë ju votuan 1 milion zgjedhës, për këtë qëndroni sot në karriken e kryeministrit dhe, nëse bëni pirueta për t’ju shmangur detyrimeve morale, ligjore dhe humane, nuk eshte faji i mediave dhe as e studjove televizive që i kujtojnë Ramës si kryeministër, Ramën e opozitës.
Dhe jeni bërë shumë qesharak, zoti Rama, me studjot e huaja, që do t’ju menaxhojnë taksat, doganat, projektet urbane e deri tek, …., vendosjen e drejtësisë për 21 Janarin.
Praktikisht, duke mos pasur koqe të ndesheni me opozitën e Berishës dhe Bashës, duke mos dashur të merrni përjegjësite për te qeverisur vendin, duke pranuar te gezoni privilegjet e pushtetit por tua lini patatet e nxehta studjove të huaja, ne shqiptarët e thjeshtë kemi të drejte të pyesim: A nuk do të ishte më mire që të kërkonim zëvëndësimin e kryeministrit aktual shqiptar me një kryeministër të zgjedhur nga një studjo e huaj.
Jepni dorëheqjen zoti Rama, hapini rrugë zhgënjimit të popullit të majtë dhe atij asnjëanës, zhgënjimit te shqiptarëve që kërkojn të jetojnë në një vënd ku ti jepet fund pandëshkueshmërisë se krimit dhe korrupsionit.
Te pakten hesht nuk mulohet muti me shure “”edhe meta eshte dakort te zbrdhett 21 janri” ore a kane turp keta vertet a kane turp
po ky kriminel edi ram nuk ja jep dorenb lulzim basha se asht ma i zoti luli se ky edi kristaq rama greku i shqipris
ik more pirdhu ti, shko e meso shqip nje here…intelektualet e leshit!!
po keta dy ne foto jan kriminela numer 1 te shqiptarve posht keta dy tradhtar qe e shkatrruan vendinnnnnnnnnnnnnn
Ti, o i nderuar Kryeminister, nuk ke per te dale kurre nga llumi ku je futur nese do te kesh ne krah Ilir Meten. Thuaj cfare te dush, justifikohu si te mundesh, betuhu e perbetuhu se do t’i shkosh deri ne fund 21 Janarit, por kurre, por kurre ama, nuk t’ja arrish asaj dite sepse ai qe eshte shkaktari numur nje i kesaj tragjedije, bashkeqeveris me ty. Mos u tergoni hipokrit, mos bej demagogji me kete popull sepse nuk i dihet se cngjet po vajti thika ne eshter. Ti, i nderuar Kryeminister, mund te kesh strategjine tende per te zbardhur 21 Janarin, mund te kesh nje planin tend per t’i hedhur hekurat Ilir Metes,e qe pastaj kjo pune do te marre udhen e duhur, por cdo ore, cdo dite apo muaj qe kalon, te gjitha keto strategji e plane do te shkrihen si bora e prillit.
Lloqe, lloqe… dhe vetem lloqe.
Duhet Drejtesi…pse nuk beni Drejtesi?
Plaku Kriminel dhe Mafioz Berisha tolerohet ne menyre flagrante nga kjo Qeveri dhe ky pushtet ne shumice maximale por e pafuqishme te beje Drejtesi
Ke filluar te perdridhesh dhe ti si sala!per dijeni prokuroret dhe gjykatesit shqiptar(shumica)jane aq te paafte dhe servile sa jane te gatshem ti heqin dhe breket para politikareve qe bejne ligjin prandaj mos na fol sikur e kane fajin prokuroria dhe gjykata por fajin e kane marrveshjet tuaja mes njeri-tjetrit dhe “stabilizatorit”meta!çfare pjell macja gjuan minj,çfare pjell nje marrveshje e piset?vetem pislliqe!
Degjova mbreme z lesh me qime kur tha qe ishte ulur krimi me 10%. Po ashtu tha se eshte ulur krimi i rruges por eshte rritur krimi ne familje. Turp i madh sa nuk ka ku te veje. Po perse i mori 1 milion vota ky derdimen, per te ulur 10% krimin ne krahasim me parardhesit e tij. Dhe dyshoj shume edhe tek ai 10% qe ai deklaron se normalisht shkon pas mendjes se Sajmos.
Gjithsesi e pergezoj se mbreme e tha nje te vertete te vetme: qe krimi ne familje eshte rritur.
Bravo z. lesh me qime se te pakten e keni nje parameter qe ju korrespondon me realitetin.
LEGEN BURRE…
Fajtori?Z.Rama vetem kthe koken djathtas.
o pika:kur na del edhe ky LIKE KOKLOPA dhe na flet per 21 janarin.ky eshte i pari qe duhet ti nenshtrohet hetimit,dhe mos na dale neper TV te na thote dengla.
Per mendimin tim,nese vertet kerkon te besh shtet,kerkon te zbardhen 21 janari,gerdeci,rruga e kombit e shume gjera te tjera qe ky milet po pret me padurim,84 vota i ke z.Rama, i ke edhe per te bere reforma ne drejtesi e kudo, dhe nese vertete je i sigurt qe Ilir Meta te mbeshtete seriozisht, at’here dili ne balle kesaj lufte dhe coje deri ne fund, dhe pa i mare shume doren per cdo detaj Amerikes dhe Europes,se ata i shohin gjerat nga jashte dhe nuk i njohin mire ne brendesi problemet e vendit tone qe ka 24 vjete qe drejtohet mbrapsht.
Nuk e di se pse behet kaq zhurme per Meten, kur dihet nga te gjithe se ai eshte pratagonisti kryesor per 21 Janarin! Ne nje vend te vertete demokratik, tani ai duhej te ishte ne burg, por per fatin e tij te mire, jeton e gezon te gjithe benefitet e pushtetit ne nje vend te cuditshem qe quhet Shqiperi!
KULMI !!! Me Shkaktarin e 21 janarit po therret per DREJTSI !!!
ShqipKAR …ka ngel vetem te ju PSHURRE NE GOJE !