Braho: Pakti detar me Greqinë do rinegociohet

26 Janar 2015, 18:14Politika TEMA

Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Spartak Braho, vlerësoi se nuk cënohet siguria kombëtare edhe pse në krye te qeverisë greke eshte lideri i ekstremit së majtë, Aleksis Tsipras.

Tsipras bëri betimin këtë të hënë para Presidentit, duke u mandatuar për formimin e qeverise së re të Greqisë.

Në një prononcim për mediat, kreu i komisionit të Sigurisë, Braho, tha se kushdo që të jetë Kryeministër, pakti detar do të rinegociohet.

Ai shprehu bindjen se Syriza ashtu si edhe të majtët e tjere, do të jetë i bindur për këtë rinegocim në interes të zgjidhjes së këtij problemi që nuk është problem shqiptar, por është problem dypalësh.

“Të dyja vendet kanë interes për ta zgjidhur”, deklaron Braho.

“Një përshtypje e parë është se ata brenda pak orëve nxorën rezultatin dhe kjo dëshmon për një demokraci të zhvilluar dhe një seriozitet në zgjedhje pavarësisht problematikës që ata kanë.

Zgjedhjet e parakohshme janë gjithmonë të vështira. Me këtë rast unë i uroj fitoren e Syzriza dhe të Tziprasit. Kam patur rastin ta takoj në vitin 1998, ishte përfaqësues i rinisë në Partinë Smoja që ishte në atë kohë”, thekson Braho.

I pyetur mbi seancën dëgjimore me ministrin e Brendshëm, të njoftuar prej tij, Braho tha se janë disa raportime për të cilat komisioni thërret ministrin e Brendshem, Drejtorin e Përgjithshme të Policisë, Shërbimin Informativ, Drejtorinë e Pastrimit të Parave, lidhur me problematikën e luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar që është një problematikë.

Në përgjigje të pyetjes nëse ka elemente konkrete që mund të gjykohen shqetësuese, Braho shprehimisht tha se “po, ka element konkret”.

“Fakti që kemi disa ngjarje të rënda kriminale që lidhen, jo vetëm me zbulimin e arsenalit të madh të prodhimit të drogave, por edhe me ngjarje të tjera, siç është përdorimi në aksione kriminale të eksplozivit.

Ngjarjet e Francës kërkojnë një riangazhim drejt strukturave të sigurisë kombëtare të shtetit shqiptar”, nënvizoi Braho.

Në lidhje me shpërthimet e fundit me eksploziv, i pyetur nëse gjykon se diçka po çalon me sigurinë dhe rendin në vend, Braho tha se nuk po çalon asgje, por se është një dinamikë që po ripërsëritet.

“Policia ka arritur suksese të rëndësishme në këtë periudhë, por edhe krimi është në ofensivë. Gjykoj që goditjet do të jenë të forta, pasi janë marrë të tëra masat për zbulimin e autorëve, por edhe për zbulimin e këtyre grupeve kriminale që shpesh herë veprojnë me porosi për të krijuar këtë situatë”, tha Braho. /gj.k/

7 komente në “Braho: Pakti detar me Greqinë do rinegociohet”

  1. Libri says:

    Akoma s’ke thyer qafen ti o Braho shu..viqi!!!

  2. Treviso says:

    Zoti Braho kerkon te rinegociohet per hapesirat e detit. Ky eshte nje problem i mbyllur per gjykaten e vendit. Pse duhet te rihapet ky problem kur ka shume dosje te tjera qe rendojne mbi korrizin e popullit dhe sigurine e vendit? Pse te mos rihapen dosjet e korrupsionit qe ka bllokuar hecjen e vendit perpara? Pse te mos hapet dhe çanta prej kostori e ish preokurorit te regjimit, zotit Braho? Ne ate çante perveç shume gjera te tjera do te gjejshe edhe bllokun e famshem te floririt te L.S.I-se. Ai blloku i famshem ka shume koke-palare qe duhen gjykuar.

  3. Zef Kallami says:

    O politikan te pakarater!
    Linde pyetja ngaqe nuk po dim si duhet zgjedhur ajka e drejtimit te popullit shqiptare.Nji cerek shekulli zgjidh e vendos nuk na del asnji adapte per kete vatan.Te rinegociosh nje ceshtje te mbyllur per te vendosur aty sic ishte falje,asht humbje kohe por dhe tallje tragjed-ikomike politike ne kulm.
    Si ju shkon mendja te rinegociohet pakti detar kur gjykata kushtetutes e ka mbyllur qeshtjen ligjerisht.Deti asht i Shqiperise dhe pike.Domethene qe ju politikanet e paskeni klloun cirkut institucionin e gjykates kushtetuse.Po t’iu lindin interresi juve politikanet,nuk pyetni fare per ligjin qe vendos gjykata Kushtetuse.Nese me rinegocimin e paktit ne favor te Grekut.Don te thote qe jeni jo ma te poshter po ne ekstrem ma te poshter se ato qe ia falen detin grekut.Dhe tashti i bie qe pordhen djathtiste te krisur ta mbuloni me pordhe majtiste.Nji mut mutit jeni ju te majtet,kaluar te djathteve.Ti falesh detin grekut nji pasuri perrallore per ekonomin e popullit shqiptare.Jemi 2-3 miljon fryme,te tjeret kane marre iken,zor te kthehen.
    Sic po vijne punet na del se ju te majtet nuk paskeshit kundershtuar per faljen e detit grekut si teritor shqiptare,por per makinacioni,veprimin ne rrogoze. E ju mbulofte turpi i perjetshem Historik qe doni te beni histori.

  4. Petri Labi says:

    Z.Braho,

    Problemi I detit eshte mbyllur nje here e mire per palen shqiptare .Mos I hidhni benzine zjarrit.

  5. ermal says:

    ne marreveshjen per negocimin e detit duhen medoemos t emarrin pjese perfaquese nga turqia italia dhe amerika! Po mos te jene keta politikanet shqiptare do tia japing grekut me qejf cdo gje

  6. dn says:

    Me sa duket ,ky do me i dhane rastine shqiptareve qe te bashkohemi e te protestojme si per plerhat,bile edhe ma masivisht se ketu gjykata nje here tona fjale e Vete,pra s’ka cka me negociur!
    Te gjithe bashke kunder negocimit te cdo pakti detar!

  7. Akilis says:

    O Zef trapi.
    Ne qofte se Gjykata Kushtetuese e rrezoi ate Marreveshje qe per mua eshte kaq e rendesishme dhe ne qofte se eshte Antikombetare thjesht duhet te denohen ata qe e firmosen.
    Ne qofte se ishte plani i Turqise qe mos te firmosej dhe kjo eshte e verteta,atehere te rinegociohet dhe te mos denohen.
    Sa per Pasuri Perrallore qe shkruan ty zoti Zef ajo mbetet Perralle dhe per 3000 vjet kur keto “pasuri”nuk do kushtojne as nje akullore,se do jene Baterite,dielli,buke e thekur dhe te tjera burime energjetike.
    Cdo e mire ne kohen e saj.Tunxh.
    Fiku haet ne Gusht dhe jo ne Janar.
    Sa te jete Turqia mire e kini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje