Nis stërvitja e përbashkët “Join Reaction 15”, Kodheli: Plan kombëtar masash

26 Janar 2015, 13:33Politika TEMA

Në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes u zhvillua ceremonia e fillimit të stërvitjes së përbashkët “Joint Reaction 15”. Kjo stërvitje zhvillohet në kuadrin e Inisiativës “SHBA-Karta e Adriatikut 5”, që përfshin vendet e Ballkanit Juglindor. Në fokus të saj do të jenë masat në raste të emergjencave civile dhe bashkëpunimi, koordinimi e shkëmbimi i eksperiencave në raste të fatkeqësive natyrore.

Në konferencë ishin të pranishëm: Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, Ministri i Brendshëm z. Saimir Tahiri, zëvendëskryeministri z. Niko Peleshi si dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë z. Donald Lu.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli pasi uroi mirëseardhjen për pjesmarrësit, u shpreh se “në kujdesin e drejtpërdrejtë të SHBA, Inisiativa “Karta e Adriatikut” u lançua në vitin 2003, fillimisht me 3 vendet e rajonit (Shqipëri, Kroaci dhe Maqedoni), dhe u ridimensionua në vitin 2008 duke përfshirë dhe Malin e Zi e Bosnjë-Hercegovinën, me synimin kryesor për të ndihmuar vendet aspirante të beheshin anëtare me të drejta të plota të Aleancës”.

Kodheli tha se është i nevojshëm hartimi i një plani kombëtar për përballimin e situatave të tilla, me qëllim krijimin e kapaciteteve reale dhe se prania e Shqipërisë në këtë stërvitje është dëshmi e bashkëpunimit dhe kontributit në raste katastrofash natyrore.

Një ojektiv tjetër shumë i rëndësishëm ka qenë dhe mbetet promovimi dhe fuqizimi i bashkëpunimit rajonal dhe sigurisë, rritja e ndërveprimit dhe adoptimi i standardeve, nëpërmjet stërvitjeve të përbashkëta dhe aktiviteteve të bashkëpunimit të njësive respektive. Rezultatet e kësaj Inisiative janë të dukshme e të prekshme, jo vetëm në aspektin politik dhe diplomatik me pranimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO në vitin 2009, por dhe në aspektin praktik e ushtarak me stërvitje e dislokime të përbashkëta në Afganistan në kuadrin e ISAF dhe së fundi në atë të Misionit “Rezolute Support”, nënvizoi Kodheli. Ministrja tha se, “Joint Reaction 2015” është stërvitja e parë e këtij lloji në rajonin e Ballkanit, dhe po ashtu e para e organizuar e drejtuar nën kornizën e Kartës së Adriatikut (A5). Kjo stërvitje u ideua dhe konceptua vitin e kaluar, gjatë Kryesimit të Kartës së Adriatikut nga Shqipëria, dhe jemi të lumtur që kontributi i Shqipërisë vazhdon në të gjitha aspektet, përfshirë dhe detyrimet si vend pritës dhe drejtues i saj”.

Ministrja e Mbrojtjes, teksa falenderoi SHBA për ndihmesën e vazhdueshme përmes Komandës Amerikane në Evropë, pohoi se “fatkeqësisht rajoni i Ballkanit në këto dhjetëvjeçarët e fundit është dëshmitar i katastrofave të ndryshme natyrore apo njerëzore si përmbytjet, tërmetet, zjarret, aksidentet industriale, etj. me pasoja njerëzore dhe materiale të konsiderueshme. Besoj fort në përpjekjet tona për marrjen e masave parandaluese në vend të atyre reaguese; koordinimin ndër-institucional dhe me pushtetin lokal, hartimit të Planit Kombëtar të Kërkim Shpëtimit dhe Përballimit të Emergjencave dhe krijimit të kapaciteteve reale për t’i përballuar këto emergjenca”.

Kodheli nënvozoi, se “në Dokumentet Strategjike që kemi miratuar apo jemi në proces miratimi, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura i kushton një vëmendje të veçantë bashkëpunimit civilo-ushtarak; marrëdhëniet me komunitetin, sensibilizimin dhe ndihmën ndaj popullsisë në përballimin e fatkeqësive natyrore. Nga ana tjetër, bashkëpunimi rajonal, ndihma që duhet ti japim njëri-tjetrit duhet të ri-dimensionohet e forcohet akoma më shumë, duke “shembur mure” dhe “ndërtuar ura” veçanërisht në raste të katastrofave natyrore e njerëzore”.

Ministrja e Mbrojtjes, duke theksuar se kontributi i FA-së në rastet e Emergjencave Civile është i patjetërsueshëm, vlerësoi se pjesmëmarrja në këtë stërvitje e të gjitha vendeve të Kartës së Adriatikur është një tregues tjetër i vlerësimi, seriozitetit dhe gatishmërisë për të shkëmbyer eksperienca, duke bashkëpunuar dhe ndihmuar njëri-tjetrin në situata emergjente.

Kodheli siguroi se qeveria shqiptare, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Pergjithshëm të FA, do të vëjë në dispozicion asetet më të mira njerëzore, materiale dhe teknike për mbarëvajtjen e kësaj stërvitje të rëndësishme.

4 komente në “Nis stërvitja e përbashkët “Join Reaction 15”, Kodheli: Plan kombëtar masash”

  1. Erion says:

    bravo, ky bashkepunim ndihmon dhe lehteson sadopak ate qe ndodhi para 3 vitesh ketu dhe ate para 1 viti ne bosnje dhe serbi

  2. Erion says:

    te bejme ate qe ben cdo fqinj ne raste fatkeqesish. t’i ndodhemi prane njeri-tjetrit

  3. Sala says:

    “…nën kujdesin e drejtpërdrejt të SHBA…”-“…nën kujdesin e drejtpërdrejt të Partisë e sh. Enver…” Hahahahahahahahaha…ç’vjershë e bukur…!

  4. arjan basha says:

    ministria te shikoj 50 puntoret e kantierit te ndertimit te anijeve ne pashaliman,te cilet i hodhi ne rruge si qener,por nga ata kazaneve dhe minimalisht nuk u dha ato qe u jep ligji dhe ti lere llogjet me stervitja kesaj dhe karta e asaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje