Protesta për naftën/ Balla: Protestë e deputetëve dhe ish-drejtorëve që rritën çmimin

26 Janar 2015, 12:09Politika TEMA
Protesta për naftën/ Balla: Protestë e deputetëve dhe

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar menjëherë pas përfundimit të protestës kundër rritjes së çmimit të karburantit duke publikuar në faqen e tij në Facebook një foto të makinave që ndaluan para kryeministrisë në shenjë proteste.

Balla ka shpjeguar në postim se makinat në foto janë të gjitha të deputetëve të Partisë Demokratike, si dhe të drejtorëve të Bashkisë së Tiranës. Po ashtu Balla ka akuzuar se pronarët e këtyre mjeteve janë të njëjtët qytetarë që në kohën kur çmimi i karburantit ishte 2000 lekë nuk bënë asgjë por sot që është 1550 lekë ankohen.

“Protesta e qytetarëve apo protesta deputetëve, ish-deputetëve, ish-drejtorëve dhe drejtorëve të Lulit.

Shikoni këto pak makina të ndaluara para Kryeministrisë. Makina boje kafe është makina e Fatbardh Kadillit, i cili qendron në kembe pranë saj.

Po kështu makina tjetër, ish-makina e Parlamentit në pronësi të ish-deputetit Pal Dajci.

Kjo makinë është privatizuar nga Jozefina Topalli në interes të Pal Dajcit për shumën qesharake 800.000 leke.

Makina tjetër luksoze Benz Mercedez është makina e Ndricim Babasit.

Dy makinat e tjera janë të Luciano Bocit dhe Genc Pollos.

Me tej ish-nëndrejtori i rrugeve Lefter Kostenja dhe fillojnë me radhë të gjithe drejtorët e Bashkisë Tiranë.

Këta janë qytetarët që nuk bënë asgjë kur cmimi ishte 2000 lekë, por po ankohen tani pse cmimi është 1550 lekë”, shkruan Balla në Facebook. /gj.k /

8 komente në “Protesta për naftën/ Balla: Protestë e deputetëve dhe ish-drejtorëve që rritën çmimin”

  1. besnik says:

    Dihej se kjo proteste nuk do te gjente mbeshtetje ne popull dhe prandaj cuan makinat e tyre, keta bejne protesta me dhune. Dhe ne shume rruge ne tirane kane qene militantetbe pd qe kane bllokuar rrugen dhe duke sjelle kaos ne rruge.

    1. Pleshti says:

      Ne rrugen e dibres ishte nje tip qe ndaloi makinen pa asnje arsye dhe nuk ecte, te tjeret i binin borivre dhe ai nuk e cante koken fare. Kesaj i thone te te perfshijne ne proteste kot nga halli sepse nga qejfi une do kisha shkuar ne punen time sepse isha vone.

      Vajmedet ku kemi perfunduar.

  2. ganiu says:

    Qe cmimi ti katunari dhe llapaqeni balla eshte i larte kjo nuk mund te mohohet por qe te dali lulushi dhe luleshet e tjera te pd qe kane faj deri ne vepra penale per gjendjen e sotme ne te gjitha aspektet dhe te protestojne kjo nuk ka bythe ku te rrije> shqiperia ka nevoje per forca te reja politike sic beri greqia qe i deklasoi te ashtuquajturat parti te medha dhe keto partite tona sidomos pd qe nuk eshte vecse nje bande kriminelesh dhe hajdutesh duhet nje ore e me pare te mos ekzistojne me tek ne.

  3. koco bocari says:

    Policia ka fotot dhe te procedoje sipas ligjit. Ne ka shtet. Ne ka mut le ta hane te gjithe sebashku!

  4. parti per qef te ngjeles. says:

    Balla nuk e ka problem cmimin e lart te karburantit, se atij I fiton shume leke motra ne motele.

  5. Beti says:

    Ore po prit njehere pse duhet te themi OK kur cmimi eshte 155 leke?
    Ne vende te tjera shume me te zhvilluara eshte me pak se nje dollar.

  6. malsori says:

    Policia te identifikoje sa me shume te mundet drejtues automjetesh,dhe ti mbyse ne gjoba…per karrige te bashes,nuk duhet te penalizohen dhe ata njerez qe rrugen e kane per qef apo hall.pashe nje amulance qe kishtr ngelur ne trafik qe edhe pse me sirena e drita rrinte pa levizur.

  7. beni says:

    Ne qender te Shkodres, gjith horat e PD me ne krye deputeten Ademi, penguan qarkullimin per pese minuta. Kjo eshte proteste…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje