Bashkia e Tiranës: Shkreli, bashkë-arkitekti i betonizimit të Tiranës

25 Janar 2015, 18:01Politika TEMA

Bashkia e Tiranës iu përgjigj përmes një deklarate akuzave të Këshilltarit të Kryeministrit Artan Shkreli, sipas të cilit kryebashkiaku Lulzim Basha po shkatërron trashëgiminë e Tiranës.

“Shkreli, bashkë-arkitekti i betonizimit të Tiranës i shumë përdoruri sekser dhe i keqpërdoruri serial i ish-kryebashkiakut Rama, zuri vendin e dallëndyshes së korrupsionit përmbarues dhe krimeve të tjera ndaj qytetarëve, për të cilat po afron dita e gjykimit.

Përgjigjen ndaj këtyre shpifjeve banale dhe faktet e plota Bashkia Tiranë i bëri publike dje.

Ndaj sot, kjo karikaturë pseudointelektuale e Ramës dhe kohërave më të trishta të Tiranës meriton vetëm sentencën proverbiale që qytetarët e Tiranës i vunë si epitaf keqqeverisjes korruptive dhe klienteliste dhe masakrës urbane të Ramës.

Edikaturisti, edikaturoi një edikaturë edikteristike”, theksohet në deklaratën e Bashkisë së Tiranës. /gj.k/

 

7 komente në “Bashkia e Tiranës: Shkreli, bashkë-arkitekti i betonizimit të Tiranës”

  1. gjynaf says:

    O Lul Bajtha po sekseri jot kush eshte? Kunati Erjon?

    1. Mark says:

      Artan Shkreli eshte nje sekser palaco dhe ka qene ai qe i conte 20% Rames per cdo leje pallati qe ka dhene!

      Luli ka dhene total 36 leje ne 4 vitet e tij!

      Edvin Rama dhe Shreli kane dhene mbi 500 leje!

      As nuk krahasohen ketu!!!

  2. lavdosh says:

    hajde deklarate. na cane by…n keta me keto deklarata idiotesh
    te pergjigjen eshte apo jo leja brenda ligjeve

  3. Arber Iliri says:

    Ore ju trapat e bashkise ne rastin konkret ju keni nje akuze konkrete ndaj lejes se ndertimit te dhene.Lerini fjalet boshe, argumentoni nese qendron apo jo.Nuk kalohet me logjet e primitivit Sali, banalitete koti.Dukeni shume primitive keshtu, shumica e shqiptareve jane ku e ku me para.

  4. kris says:

    Sa po zhvillohet arti i batutave .Mund dhe te hapet nje universitet ku lenden e batutollogjise ta jape piktori.Lulashi dhe Bracia

  5. ben says:

    Deklarate idiote.O Bashkia,pergjigju akuzave,mos kaloni ne deklarata personale.Ju duhet te jepni argumentet per sa ju akuzojne.Me keto deklarata,alla shqiptarshe,qe jane prej kohesh ne mode,me teper tregojne se jeni fajtore.

  6. Bond says:

    Lulushi (bukurushi) eshte i deshtuar qe ne lindje keshtu qe ben vetem bla-bla pa vlere. Njeri pa libreze pune dhe i katapultuar lart (si vemje) nga Doktori! Njeri qe e ka mbushur bashkine plot me militante te pavlere qe paguhen me parate tona. Tirana keto 4 vjet eshte perkeqesuar shume ne cilesi dhe sherbime…infrastruktura eshte pertoke dhe per kete mjafton te shikosh koshat e plehrave, rruget me gropa e pa vijezuara! Ky birbo i pashprese as llampat e shtyllave te ndricimit nuk i nderron! Dhe ju prisni pastaj qe ai te mbroje trashegimine arkitektonike te qytetit…Mos na boni me qesh kot!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje