Kokaina dyshohet se hyri në Shqipëri në gjendje të lëngshme

25 Janar 2015, 15:52Politika TEMA

Kokaina e kapur dy jave me pare ne laboratorin e Xibrakes ka hyre ne Shqipëri ne gjendje te lëngshme dhe me pas këtu behej ekstraktimi i saj.

Ky është dyshimi i eksperteve shqiptare, por një përgjigje me e sakte, pritet te merret nga laboratorët gjermane, raporton Vizion Plus.

Gjithashtu ekspertet gjerman do te përcaktojnë edhe sasinë e sakte te lendes narkotike qe ndodhej ne laborator, si dhe kohen kur ka nisur aktiviteti rrjetit.

Ndërkohe asnjë nga 9 te arrestuarit qe ndodhen pas hekurave, nuk kane pranuar te japin shpjegim për hetuesit.

Gjithashtu, Prokuroria e Krimeve te Renda mohon te ketë nxjerre ndonjë urdhër ndalimi për persona te tjerë te dyshuar si te përfshirë ne trafik.

Ka qene policia ajo qe ka shpallur ne kërkim policor Genci Xhixhen dhe Pranvera Agen, nisur nga informacionet e saj.

Burimet bejne me dije se se shpejti pritet qe prokuroret shqiptare dhe gjermane te zhvillojnë nje takim per te shkëmbyer informacionin e detajuar. Zyrat e regjistrimit te pasurive te paluajtshme ende nuk kane kthyer përgjigje ne lidhje me evidentimin e pronave te te akuzuarve dhe bllokimin e tyre ne baze te ligjit antimafia.

Prokuroret kane kërkuar edhe bllokimin e llogarive bankare, te cilat tashme janë evidentuar nga drejtoria e pastrimit të parave.

7 komente në “Kokaina dyshohet se hyri në Shqipëri në gjendje të lëngshme”

  1. bimi says:

    Jo po mos ka hyre ne gjendje te gazte…

    Ne gjendje pordhesh me nje fjale!

  2. SKORPION says:

    Mos e pyetni Saimirin se i ngrati se ka idene se si hyri,ai vetem per te bere show eshte dhe te thote ,,Bravo cuna,,.Pyetni gjermanet nese u tregojne,se sa per qeverine u del puna si me mushkonjat qe ,,fluturonin,,.

  3. korenti says:

    Ncncncncncncncnc…….hyri si shurre.Akoma me kete muhabet o llapaqene te shtypit?

  4. Know How says:

    sajmiri me spiropalin duhet ta dije mire.

    1. bracalino says:

      jo ska munsi se kjo spiropalka eshte gjithe diten roje ne dogana…vec per kamiona kontrabande dhe lakror me gjize e ka menjen

  5. stili> says:

    Skorpion -Skypioni je ti ,,,,,,,,,,,!

  6. Shqipja jone dykrenore,fron'e saj e ka ne Vlore ! says:

    Si duhet kuptuar kjo mospergjigje, e zyrave te regjistrimit te pasurive,kur dihet qe ato jane shteterore ? -Kush e ka guximin, te sfidoje shtetin e te sabotoje hetimet? -Na eshte thene, qe regjistrimi i pronave eshte dixhitalizuar,e eshte fare e lehte kontrolli apo marrja e nje te dhene,ne kohen me te shkurter te mundshme.-Atehere c’jane keto zvarritje te djallezuara? Asgje nuk eshte e besueshme ne kete deklarate !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje