Zgjedhjet në Greqi/ Ambasadori Dervishi: Rreth 100 mijë shqiptarë me të drejtë vote

25 Janar 2015, 13:28Politika TEMA

Zgjedhjet për Parlamentin e ri në Greqi po vijojnë të qeta dhe pjesë e tyre pritet të jenë rreth 100 mijë Shqiptarë.

Lajmin e bëri të ditur Ambasadori Shqiptar në Greqi, Dashnor Dervishi, i cili në një prononcim për një media vizive, theksoi se zgjedhjet kuvendore në shtetin fqinjë janë të qeta, ndërsa foli dhe për pjesëmarrjen e shqiptarëve.

“ Zgjedhjet kanë nisur rreth orës 7:00’ të mëngjesit dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë incident. Koha është favorshme për qytetarët që kërkojnë të marrin pjesë në votime. Sipas informacioneve që kemi, rreth 100 mijë shqiptarë kanë të drejtë të votojnë dhe kjo mjaft e rëndësishme”, vlerësoi Dervishi.

Ai gjithashtu bëri të ditur se në këto zgjedhje ka dhe kandidatë shqiptarë dhe votimi i shqiptarëve do të ndikonte në dëgjimin e zërit tonë në kuvendin Grek.

Proçesi zgjedhor në Greqi është çelur në orën 7:00’ dhe pritet të mbyllet në orën 19:00’. Në këto zgjedhje janë thirrur për të votuar 9 808 760 persona, ndërkohë që numërohen 19 449 qendra votimi. /gj.k/

2 komente në “Zgjedhjet në Greqi/ Ambasadori Dervishi: Rreth 100 mijë shqiptarë me të drejtë vote”

  1. TGFS says:

    SHPALLJE ANKANDI!
    Sot ne oren 21 00,une tourkofagos,nxjerr ne ankand bythen se bashku me Bollanon.
    ftohen te marrin pjese:egjyptianet,romet dhe ujguret.
    ps.ndalohen te marrin pjese sunitet.

  2. t says:

    O z. ambasador nuk je ne Shqiperi qe te kete incidente zgjedhore prandaj nderoni mentalitet ju qe te nderoje edhe populli.Sa per shifren 100 mije votues ju 30 mije minoritare i nxoret ne Shqiperi gjate numerimit…..pak kontradiktore apo jo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje