“Shtëpia me gjethe”/ Braçe: U përdor edhe nga SHIK i Gazidedes për përgjimin e kundërshtarëve politikë

25 Janar 2015, 11:23Politika TEMA

Deputeti socialist Erjon Braçe përmes një postmi në rrjetin social Facebook ka reaguar mbi “Shtëpinë me gjethe”, objekt i përdorur në vitet e diktaturës nga regjimi komunist për përgjimet dhe gjurmimet, dhe që një ditë më parë u shndërrua në një muze.

Por deputeti Braçe thotë se ky objekt është përdorur edhe nga SHIK i Bashkim Gazidede për përgjimin e kundërshtarëve politikë, duke shtuar se edhe kjo u duhet kujtuar shqiptarëve.

“Shtepia me gjethe” ashtu ka qenë, maternitet, Gestapo, Sigurim i Shtetit!!

Po nuk mbaron këtu!

“Shtëpia me gjethe” ka vijuar të jetë “Shtëpia e Përgjimit” të kundershtarëve politikë edhe nga 1992-shi deri në 1997-të!!

Pooo, ne kohën e Sali Berishes dhe Bashkim Gazidedes dhe SHIK-ut të tyre kriminal, gjymtues dhe vrasës!!

Nëse duhet që t’ua kujtojmë shqiptarëve, t’ua kujtojmë në cdo dimension të saj!!”, shkruan Braçe në Facebook. /gj.k/

 

10 komente në ““Shtëpia me gjethe”/ Braçe: U përdor edhe nga SHIK i Gazidedes për përgjimin e kundërshtarëve politikë”

  1. zhaku i pamposhtur says:

    mjaft me mor te degjeneruar se na cmendet me keto pislliqe qe na servirni,ju jeni te gjithe pasardhes se fares se keqe qe la enveri dhe nuk ndryshoni dot jo me diploma te blera as me mandate deputeti e as me poste ministri apo kryeministri…a e kuptoni persene?sepse e keni krimbin brenda ADN suaj..jeni fare e keqe e perzierjes sadisto-komuniste qe ju trasheguan prinderit e gjysherit tuaj…a doni tju kujtoj ca fjale te urta qe thote populli ?..: qeni nuk heq dore nga muti…fshatari nuk heq dore nga shtegu…breshka eshte mesuar te jetoje ne ferre..bishti i qenit bisht qeni ngelet etj etj edhe ju trashegimtaret e ish diktatures po ne fis do te veni,mundoheni ju te civilizoheni apo te rilindni por nuk ju len adn…

  2. laveri says:

    E
    MIRA E TE MIRAVE KJO SHTEPI TI JEPEJ TE ZOTIT KUJ TI PERKASIN NIPA O STERNIPA

  3. astrit says:

    Dakord more Brace, nuk na the ndonje gje te re. Po per levdatat qe i adresoi shefi juaj Visho Ajazi Likes, cmund te na thoni. Ju ishit betuar se do ta shkakonit madje edhe ta kallzonit penalisht per pergjimet qe ai i ka bere Rames, PS dhe deputeteve te saj. Per kete ngritet edhe nje komision hetimor parlamentar apo jo. Apo Lika tashme u kthye me pushtetin dhe nuk eshte me Lika i Sali Berishes. Njelloj sic premtuat edhe per TVSH qe do t’ia kthenit menjehere publikut, por TVSH tashme nuk po e kritikon me qaeverine dhe kryeministrin prandaj mund te quhet i rilindur edhe pse ka mbetur nje shembelltyre skandaloze. Brace, zgjedhjet tjera po afrojne dhe nuk kemi per t’iu falur keto akrobaci te turpshme.

  4. bracja akoma ne opozites says:

    Bracja ben sikur partia e tij nuk eshte ne pushtet. Vazhdon me te njejtat akuza a thua se tani po i pengon Saliu qe te vejne drejtesi. Po si ke fytyre te flasesh more Brace per shtepine me gjethe? Ju ka pergjuar Vishua thua, nderkohe qe Rama e falenderoi Vishon dje. Ose denonco Ramen, ose mos fol se je bere i neveritshem. Kryetari i yt e falenderon Vishon per shtepine me gjethe, kurse ti thua te kunderten. Neve na i shet keto ti? Thuaja atij kryetarit tend qe po mbron krimet e Saliut.

  5. Drini says:

    Ate shtepi misterioze e kane shfrytezuar te gjithe lidershipet halabake qe u vune pas 1991 e derime sot per interesa klani ku nje pale, nga informacionet qe rridhnin nepermjet formave te ndryshme ,godiste ose i bente presion pales tjeter.Ndaj o Braçe do qe me e ndershme te cilesohej qe “Te gjithe Salinjte qe kane hypur ne pushtet e kane shfrytezuar per te goditur kundershtaret”,interesohu se boll material e deshmimtaredo gjeshe ku nje dokument shkembehej me …….ose prone!

  6. georges says:

    He pra Zoti Brace! Spiunllekun dhe pergjimin shqiptaret e kene ne gjak po aq sa e kane edhe resti i botes!Gjithe bota pergjon dhe spiunon, Wikileaks….etj….

  7. neri says:

    Po pervetesimi i prones private,ku aktualisht eshte prone private godina dhe ne menyre te jashteligjeshme mbahet nga shteti si e shpjegon shoku brace kte hajdutllek te qeverise ,apo nuk i intereson korifeut demaskimit te korrupsionit shteteror,eshte per tu habitur me logjiken me dy standarte ose dy persona ne nje trup te vockel e te brishte te shokut brace

  8. Losar Vjerdha says:

    Berisha(mos ardhte me si person ne pushtet), Gazidede e perdori, Po ju? Jo??!! Jeni burra me te mire? Bej komedi se te ka ardhur dita. Ju nuk po pergjoni! Te shpija e gjetheve sigurisht qe jo por te shpija pa gjethe PO. Idea e Z. Rama me pelqen. Eshte krijues. Artist.

  9. shtepia pa gjethe says:

    Rama mbase nuk ka qene spiun i SSH,qe do te ishte ne nderin e tij te kishte qene,por mund te jete spiun i qarqeve antishqiptare,me pseudonimin “thonjpapreri” ose “pikcertrafikanti”,mbasi po meret shume me themelet e shtetit shqiptar,eshte komplet nje marionete e bindur ne duar antishqiptare.Do beje mire qe ciceron te “shtepise me gjethe” te vere Sokol Koleken i cili mungonte ne foton me Bashkim Shehun.Zoti Brace kini kujdes c’fare beni,sherbimet e fshehta jane te perhereshme e te domosdoshme per ekzistencen e kerthise tone Shqiperi,Edi mund t’u jape nje drejtim ndihmues gjate mandatit te tij 4 vjecar ketyre sherbimeve por jo te beje autopsine nje Shqiperie te gjalle.Te pakten te prisni t’i hapin me pare dosjet Serbia e Greqia!Kapeni Saliun ndryshe,me dosjet e vrasjeve,vjedhjeve,tradhetise ndaj atdheut!Nje dosje spiuni per interesat e vendit te tij ne fund te fundit do t’a cilesoje ate si atdhetar!Problematike jane spiunet ne sherbim te te huajit si shqiptare por sidomos kosovare.
    edhe Gjermania e pa me lupe kete problem ndaj asaj Lindore e cila ishte kthyer ne nje agjenture te KGB.Ajo pastroi vendin nga spiunet e KGB me ndihmen e spiuneve te vet,heronj.

  10. gjethja says:

    Pse beheni qesharake dhe corodisni njerezit. Po ke kontrollonin nga kjo shtepi ne ate kohe? Shqiperia kishte nje central me 10 mije numra gjithsej dhe mbi gjysmen e tyre e kishin zyrat e shtetit, kurse pjesen tjeter njerezit e besuar te regjimit. Ke te persekutuar mund te pergjonin? Me cfare?
    Pergjoheshin te gjithe bisedat me jashte dhe…komunistet. Bisedat me jashte dihej me ke beheshin e kush do guxonte te thonte gjera te rrezikshme. Le pastaj se cfare “mjetesh moderne” te kohes perdoreshin, sic thote z. Rama. Qesharake fare. Po jane gjalle ata qe kane punuar aty. Jane gjalle edhe sigurimsat qe merreshin me keto pune. Mikrofonat ishin sa nje kastravec nga ata te serave!
    Pa le nxjerrin edhe Bashkim Shehun te flase. Le te tregoje Bashkimi se si ka kenduar ne hetuesi, duke shpifur dhe duke denuar njerez te pafajshem. Gjithshka behet per te terhequr mendjen nga hallet e sotme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje