Anëtarët e bandës së trafikut të kokainës që përpunohej në laboratorin e zbuluar më 14 Janar nga Policia e Shtetit në Xibrakë, komunikonin në telefon me njëri-tjetrin përmes kodeve.
A1 Report sjell të plotë transkriptet e bisedave të përgjuara të cilat janë provë në dosjen e prokurorisë kundër 9 të arrestuarve për trafikun e Kokainës nga Kolumbia e që përmes përpunimit në laboratorin në Elbasan, trafikohej në vendet e Evropës Perëndimore.
Përgjimet e plota:
Biseda e datës 13.01.2015 ora 9:21, Ermali përmes numrit telefonik 069xxx949, njofton përdoruesin e nr tek 069xxxx975, që dyshohet të jetë në përdorim nga Arjan Dalipi, se ishte duke shkuar për tek ai, ndërsa ky i fundit, në mënyrë të koduar e njofton se nuk mund të punonte, konkretisht:
Ermali: Keni ftoht, apo nuk keni ftoht?
Arjani: Kan ngri sot, a akull sot. Kanë ngri markuçët, nuk i lajm dot qent sot.
Ermali: Eee, mir hajd ja po vij unë.
Në datë 13.01.2015, në orën 10:54 përdoruesi i nr 069xxx888 i kërkoi Ermalit që të shkonte të merrte personin dhe të takoheshin të gjithë së bashku:
+888: Dëgjo mua, shko merre ti.
Ermali: Po.
+888: Edhe sille të klubi, te shtëpia. Thuj S. të vij aty e takohemi aty poshtë të gjith.
Në datën 14.01.2015 ora 09:05 përdoruesi i nr. 069xxxx888 i kërkoi Ermalit, që të njoftonte personin për ta takuar në vendin ku ishin takuar më parë me Klemin dhe Dakun:
+888: Lidhu pak me Klemin.
Ermali: Me vllain.
+888: Lidhu pak me vllain dhe thuj të më dali aty ku kam qenë me Klemin dhe Dakun për herë të fundit.
Në bisedën e datës 14.01.2015 ora 09:08, prdoruesi i nr. 069xxxx975, i dyshuar si Arjan Dalipi i sugjeron Ermalit që personat të cilët nuk kishin mundësi të lëviznin të komunikonin me Klemin:
Arjani: E s’kan me ça vin, po ku di gja un, t’llafosim me Klemin, pyete njëher.
Ermali: Eee, ose thuj Klemit po qe t’shkoj aty tek kafja, ku ishim atë ditë.
Arjani: E di Klemi?
Ermali: Po Klemi ka qenë aty me Dakun dhe me këtë t’shëndoshin.
Në një bisedë të orës 09:23 nga përmajtja e bisedës mes numrave që dyshoheshi të ishin në përdorim nga Ermali dhe Arjani flitet për fuoristratën me ngjyrë gri:
Ermali: Me fuoristratën është ku di gjë un.
Arjani: Me fuoristrëdën ësht?
Ermali: Eee me grin.
Në bisedën e datës 14.01.2015 ora 09:46 përdoruesi i numrit telefonik 067xxxx189, i dyshuar si Gentian Gjonaj njofton përdoruesin e nr. telefonik 068xxxx645, i dyshuar në përdorim nga Kelmend Dalipi:
Gjonaj: Ore, të priste ai shoku ty aty tek macet.
Kelmend: Ku ça veni?
Gjonaj: Ore te macet, atje ku je takuar ti në fillim një herë me Dakun.
Gjonaj: E, te “F…”
Kelmend: Ja se po iki unë direkt.
Në bisedën e datës 14.01.2015, përdoruesi i nr. telefonik 067xxxx189, i dyshuar si Gentian Gjonaj, komunikon me nr tek 069xxxx575, duke iu drejtuar me emrin Bali (emri tjetër me të cilin njihej Hysenaj) :
Gjonaj: Hajde vishi, po hiç o ktu në qendër jemi ne, po vijmë andej hajt. Vishu ti e bëhu gati kur të bëj unë zile dil te rruga.
Bali: Atu tek kafja, aty tek “E…” aty.
Në bisedën e datës 14.01.2015 ora 11:03, Gentian Gjonaj i kërkon përdoruesit të nr. telefonik 069xxxx949, Ermalit të shkonte dhe t’i merrte:
Gjonaj: Jo te dërrasat, shko atje drejt merri.
Rezultoi se në orën 15:25 shtetasi Ilir Hyseni doli nga lokali “Z… K…” ndodhur në rrugën “Konferenca e Pezës” dhe hipi në automjetin fuoristradë ML me targa AA…KM e lëvizi duke mbërritur tek servis “H… S…”, ndodhur në rrugën “Thimi Keit”. Aty u takua me shtetasin Kastriot. Tek servisi, në orën 15:47 u parkua automjeti “Volvo” me ngjyrë gri me targa AA…KO, nën drejtimin e Ermalit, ndërsa në ambjentin e servisit ndodhej automjeti me targa TR…H. Pasi zbriti nga mjeti, Ermali u takua me Ilir Hysenin dhe Kastriotin. Të tre shtetasit, pasi u ndanë nga njërit tjetri, hipën në mjetet e tyre, Iliri në mjetin me targa AA … KM, Ermali në mjetin me targa AA … KO dhe Kastrioti ne mjetin me targa TR … H. Të tre mjetet ndaluan në rrugën “Hamdi Cenoimeri” dhe u futën në një lokal pa emër. Në orën 20.20 Ilir Hyseni dhe Kastrioti ndodheshin të ulur në ambientet e lokal “G…” të ndodhur në rrugën “Komuna e Parisit”. Aty shkoi Ermali dhe u ul me ta në lokal. Në orën 20.40 Ermali doli nga lokali dhe lëvizi me mjet në drejtim të rrugës “Sulejman Delvina”. Në orën 20.50 ai erdhi me mjetin “Volvo” në lokal dhe nga mjeti zbriti edhe një person i moshës 40 vjeç me flokë të shkurtra, veshur me xhup të zi. Të dy personat u futën në lokal dhe u ulën në tavolinë së bashku me Ilirin dhe Kastriotin. Më pas ata dolën nga lokali dhe u larguan, Ermali dhe personi i moshës rreth 40 vjeç së bashku me mietin “Volvo”, me targa AA … KO, ndërsa Iliri e Kastrioti së bashku me mjetin me targa AA … KM.
Në orën 10.15 në hyrje të qytetit të Elbasanit u konstatua automjeti i markës “Volvo”, me targa AA … KO, me drejtues shtetasin Ermal i cili lëvizi në drejtim të aksit Elbasan – Librazhd. Në orën 10.40, mjeti mbërriti në hyrje të kapanoneve të ndodhura në fshatin Xibrakë. Në orën 10.45 mjeti doli nga ambjentet e kapanonit dhe në sediljen e parë, ndodhej i ulur një person ezmer, me flokë të shkurtra të zeza, veshur me xhup lëkure dhe në sediljen e pasme një person tjetër, veshur me xhup me ngjyrë kafe. Në orën 11.00 mjeti lëvizi në autostradën Elbasan- Tiranë.
Në orën 11.40 ai mbërriti në rrugën “Milto Tutulani”. Nga mjeti zbritën Ermali dhe dy personat që ndodheshin në të, njëri i moshës rreth 43 vjeç dhe tjetri i moshës rreth 47 vjeç. Të tre u ngjitën në katin e dytë të një pallati gjashtëkatësh. Pas pesë minutash të tre personat dolën nga pallati dhe hipën përsëri në mjet duke lëvizur në drejtim të rrugës “Komuna e Parisit”. Në orën 11.48 mjeti ndaloi në afërsi të loka1 “G…” dhe të tre personat u futën në lokal dhe u ulën në tavolinën ku ndodhej Gentiani dhe një person tjetër i moshës rreth 45 vjeç. Në orën 12.20, nga lokali u largua Gentiani dhe personi i moshës rreth 45 vjeç, ndërsa Ermali dhe dy personat e tjerë drekuan në Bar-Restorant “P… E…”. Në orën 12.43, në ambientet e restorantit hyri personi i moshës 45 vjeç që u largua me Gentjanin.
Në orën 12.50, hyri në ambientet e kapanonit, të ndodhur në Xibrakë, mjeti “Volksvagen Sharon”, me ngjyrë gri me targa AA … DD. Nga mjeti zbriti Ilir Hyseni dhe një person tjetër i moshës rreth 42 vjeç. Derën e hapi një person (roja) dhe të tre lëvizën në drejtim të kapanonit. Në orën 13.10, nga pjesa e kapanonit me dritare të mbylluara doli Ilir Hyseni me dy personat e tjerë dhe një automjet fuoristradë. Të tre personat, pasi biseduan për pak momente, u ndanë. Ilir Hyseni hipi në automjetin me të cilin erdhi, ndërsa personi i moshës rreth 42 vjeç që nxorri xhipin nga kapanoni fillimisht i hapi rrugë automjetit tjetër.
Në orën 13.30 të gjithë personat e ndodhur në Bar-Restorant “P… E…” dolën nga lokali. Ermali dhe dy personat e tjerë, që e shoqëronin, hipën në mjetin “Volvo” dhe lëvizën në rrugën “Komuna e Parisit” ndërsa personi i moshës 45 vjeç me mjetin e tij lëvizi pas mjetit Volvo. Dy mjetet ndaluan para një hoteli në afërsi të rrugës “Gjin Bue Shpata”. Personat në “Volvo” zbritën dhe u futën në ambientet e hote1it, ndërsa Ermali vazhdoi lëvizjen drejt Bulevardit “Bajrarn Curri”. Pasi tij lëvizi edhe mjeti tjetër.
Në orën 14.15 mbërriti në Tiranë mjeti fuoristradë “Jeep” me targa TR … T dhe u parkua tek një shesh pallatesh. Në orën 15.05 aty mbërriti mjeti “Volvo” me drejtues Ermalin. Pak minuta më vonë mjeti “Volvo” u largua nga sheshi i pallateve në drejtim të rrugës “Mihal Grameno”. Në orën 15.50 u fut në sheshin e pallateve mjeti foristradë me targa AA … DM, me drejtues personin e moshës 45 me flokë të shkurtra. Në orën 16.35, nga sheshi i pallateve doli mjeti fuoristradë, me targa TR … T, me drejtues Sajmirin, i cili ndaloi tek Kryqëzimi i Porcelanit ku u takua me dy persona dhe më pas, u kthye përsëri në vendin e parkimit të mëparshëm.
Në orën 17.55, mjeti “Volvo”, me targa AA … KO ndodhej i parkuar në Rrugën “Komuna e Parisit”, ndërsa Ermali në ambientet e brendshme të lokal “G…”. Në orën 18.07 pranë lokalit shkoi mjeti “Volksvagen Sharon”, i drejtuar nga Ilir Hyseni me një person tjetër të moshës 30 vjeç, dhe u futën në ambientet e lokalit. Në orën 18.17 pranë loka1it u parkuan dy mjetet “Benz Mercedes”, fuoristradë, me targa AA … KM dhe “Range Rover”, me targa AA … DM, me drejtues Gentianin. Të dy drejtuesit u futën në lokalin ku ndodhej Ermali. Në orën 18.30, nga lokali u largua drejtuesi i “Range Rover”, ndërsa Ilir Hyseni dhe të gjithë personat e tjerë kaluan në ambientet e Restorant “P… E…”.
Në orën 19.10 shtetasi Gentian, së bashku me drejtuesin e mjetit person të moshës 45 vjeç me mjetin fuoristradë “ML”, mbërriti në Rrugën “Komuna e Parisit” dhe u ul në tavolinë me Ilir Hysenin dhe Ermalin. Në orën 19.29 Sajmiri, me automjetin me targa TR … T, mbërriti në Bar Restorant “P… E…” dhe u ul në tavolinë me Ilirin. Në orën 19:47, doli nga lokali Ermali dhe personi i moshës rreth 30 vjeç. Në orën 19.55 u larguari Ilir Hyseni dhe B., ndërsa Ermali dhe persona të tjerë qëndruan në lokal.
Në orën 09.45 të datës 14 janar 2015 në mjetin fuoristradë “Jeep”, me targa TR … T të parkuar në rrugën “Ali Demi” hipi shtetasi Saimir Batku i cili në orën 09.52 mbërriti tek Rruga e Dajtit. Në afërsi të Bar Restorant “F…” në mjet hipi shtetasi me emrin Gentian. Mjeti vazhdoi lëvizjen dhe mbërriti në sheshin Skënderbej. Në orën 10.22 në aksin rrugor Elbasan – Librazhd u konstatua mjeti BMË X5 me targa AA … KC, me drejtues personin e moshës rreth 40 vjeç, me flokë të zeza të shkurtra dhe dy pasagjerë të paidentifikuar. Në orën 10.30 mjeti u afrua tek objekti i ish stallave dhe drejtuesi i identifikuar në këtë moment si Kelmend Dalipi, hapi derën dhe parkoi mjetin në ambientet e brendshme. Nga mjeti zbriti Kelmendi dhe dy persona me kapuç të zi në kokë. Të tre personat u futën në ambientet e brendshme të kapanonit. Në orën 10.40 Kelmendi doli nga kapanoni dhe lëvizi me mjetin e tij Foristradë në drejtim të Elbasanit.
Në orën 10.45 nga objekti doli shtetasi i identifikuar me emrin Arjan së bashku me dy personat që erdhën me mjetin me targa AA … KC, të cilët mbanin kapuçë në kokë. Të dy personat me kapuç u futën në kapanonin me dritare të mbyllura, ndërsa Arjani tek një derë me pamje nga sheshi kryesor. Në orën 10.50 mjeti “Jeep” me targa TR … T, vazhdoi lëvizjen në drejtim të aksit rrugor Tiranë-Elbasan. Mjeti drejtohej nga Saimir Batku. Në vendin e parë të pasagjerit ndodhej Gentian Gjonaj dhe një person tjetër ishte ulur në sediljen e pasme. Në orën 11.50 ky mjet mbërriti tek kapanoni dhe u parkua në zonën e kapanonit me dritare të mbyllura. Gentiani zbriti dhe takoi Arjanin i cili doli për t’i pritur. Në orën 12.00 shtetasi llir Hyseni doli nga kapanoni me dritare të mbyllura dhe i shoqëruar nga Arjani hyri në pjesën hyrëse të objektit ku ndërroi veshjen. Të gjithë personat, herë pas herë, dilnin nga kapanoni duke kryer veprime të ndryshme.
Në orën 12.40, mjeti me targa TR … T u largua nga objekti në drejtim të Tiranës, ndërsa në orën 13.35 u largua nga ambienti mjeti “Citroen”, me targa AA … AZ, me drejtues shtetasin me emrin Arjan. Në orën 14:12 pranë objektit u afrua mjeti me targa AA … AZ. Në orën 15:00 Ilir Hyseni, së bashku me Arjanin dhe Gentian Gjonajn derdhën në pjesën e pasme të objektit disa kova të mëdha dhe fuçi në ngjyrë blu. Në orën 15:10 forcat e policisë ndërhynë në objekt dhe bënë të mundur arrestimin e shtetasve Ilir Hyseni, Arjan Dalipi, Gentian Gjonaj, Cesar Avila dhe Valther Moren Morena.
ERMAL HOXHA, DRAGOI I ENVERIT OSE I PAPUNI QE PUNONTE SI SHOFER TAKSIE
ME VETURA SUPER LLUKSOZE
DHE QE E KALONTE DITEN ME DREKOSJE NE
BAR-RESTORANTE FAMOZE.
ne mileti i zakonshem keshtu e kuptojme kete shkrim ne TEMA me thene te drejten.
Persa i perket kodit penal nuk ka asnje shkelje, te gjitha jane aluzione dhe te pa denueshme nga kodi penal shqiptar. Çdo kush mund te bej aluzione mbi ato qe thuhen, problemi eshte se prokuroria dhe pse ka pergjuar nese bazohet mbi keto prova pergjimesh nuk ngre dot asnje padi!!
Padia eshte droga qe eshte kapur, dhe impjanti ne Xibrake.
Sa i perfshire eshte Ermal oxha do dali menjehere, sepse vete Ermali do jete i pari qe do bashkpunoje, se eshte me biografi te keqe.
Edhe ne ate kohen e Sigurimit , ata me biografi te keqe beheshin bashkpunetore dhe spiune.
Ermali duhet te veje ne burg te plotesoje vitet e burgimit te familjes.
kto pergjimet jane tallje e prokurorise me gazetaret qe paguajne skane asgje qe te ndiqen penalishte. gazeta tema a ka nje redaktor apo drejtor qe para se ta publikoi lajmin ta lexoi.
E paska shit dosjen prokuroria I paska …robt. Keto jane budalliqe se nuk jepet raporti I vezhgimit ose transkripti copy paste, vaj medet ca na ka gjet , TURPPPPPPPPPPPPPPP
Une nuk kuptoj nje gje,prokuroria ja jep gazetave hetimet qe kryen,apo gazetat i zbulojne vete?Nuk kam pare ne asnje vend te botes,qe hetimet,publikohen neper gazeta,thjesht tregohet ngjarja ne fillim dhe hetimet vazhdojne rrjedhen e tyre.Ne jemi bere si hetusa,gjyqtare,shefa policie,bombardohemi shume me ndodhira krimanale,dhe me sterhollime gazetareske.
Po ca na duhen neve nr telefoni, targa makinash, se marr vesh! Shko atje, ec ketu, zorra, qeni…. jemi bo te gjith CSI.
Keta prokuroret qe japin te dhenat e hetimeve pa dale ne gjyq,duhet te SHKARKOHEN NGA DETYRA DHE TE COHEN PER NDJEKJE PENALE!!!
Vetem per kaq MAZHORANCA duhet te kerkoje SHKARKIMIN E KRYEPROKURORIT DHALLA!!!
Ai po i ve MINAT prokurorise shqiptare!!!
Po te dhenat per krimet e Zenit dhe te Sales perse nuk jepen? Me sa duket Edi ende nuk eshte ne pushtet…..
Edi po i vjen verdalle Berishes, por nuk po gjen akoma celesin te hyje.
prokuroria ato qe mendon se mund te behen publike i ben publike dhe kjo ndodh kudo ne bote madje edhe ne amerike por pse shume persona vijne nga familje komuniste dhe i ka ra b a ne uje kjo
Ky eshte thjesht nje lexim pa asnje far vlere,ideja eshte qe ky lloj mileti te lexoj keto brockulla dhe te fillojn te shprehen se keta jan te pa fajshem ,me keto materiale pa asnje far lloj prove ata duhet te ishin liruar……..E verteta esht ndryshe dhe fatkeqsisht sdo ta mesojm kure…….Me pak fjal lirim te shpejt shokut Taxist dhe grupit te tij te viktimizuar.
Hajde lajm hajde :)) Tani qellimi i temes eshte te na bind se skane faj dhe tregoje pas ca provash boshe fshihet puna e prokurorise apo si? Rruge e bukur gazeta, bravo: Ne pershtypje te pare doni te jepni sikur keni qellim te siguroni prova, por ne te vertete ndihmoni me elegance te akuzuarit…hahah papapa ca gazete…:)
hypi aty dhe zbriti ketu, erdhi kjo makine me kete targe dhe iku ajo makine me ate targe…po lerini keto budallalliqe apo ato bisedat koti qe I quani te koduara…po shumica e njerezve ne Tirane kete pune bejne shkojne aty e shkojne atje dhe takojne kete apo takojne ate…a keni ndonje prove tamam per ta akuzuar….juve Ilir Meta ju doli me ze dhe me figure qe fliste per miliona dhe per favore apo Saliu me Lulin I vrane njerezit ne boulevard dhe su be asgje…keto qe keni ne kete dosje jane budallalliqe!Ata qe I kapet direkt me droge po, denojini!Keta te tjeret skeni fare fakte!
paske qen I derr spiuni plako,,,,,qe lere mos e nga
I PAFAJSHEM! Misioni qenka, felliqja e KRYEKOMANDANTIT!
U mbars Mali e polli milingoqe
Dhalla-thjeshte nje qelbesire e shekullit ! Te jep pershtypjen e nje ”gay” !!!
Me te vertete eshte skandaloze qe provat qe disponon prokuroria i shohim te botuara ne gazete.Po si nuk kane njecike seder profesionale por per dy leke ulin breket para gazetareve.Keta njerez qe shesin informacionin jo vetem qe nuk duhet te punojne ne administraten shteterore por duhet te ndiqen edhe penalisht.Eshte e vertete qe gazetari e kerkon lajmin ku te munde,ai nuk e mendon fare se cenon hetimin me detajet qe boton.Eshte bere zakon i keq qe menjehere sa ndodh nje ngjarje,behet objekt i bisedave ne studio.Une kam vene re se sot kemi gazetare shume te afte ne fushen e investigimit,ata gati jane bere profesioniste te policise.Menyra si e kerkojne informacionin keta gazetare duhet te sherbeje si leksion per punonjesit e policise e SHISH.Une jam habitur,kur ne nje bisede me nje gazetar mesova se redaksia apo gazetaret kishin krijuar rrjetin e tyre tek punonjesit e policise por edhe ata te SHISH-it e ku per nformacionet qe mernin prej tyre ose i paguanin rregulisht ose pagueshin per cdo rast qe informonin gazetaret.Pra na del se jane nderuar rolet.Kemi gazetare te shnderuar ne agjenturiste dhe te ketyre te fundit te shnderuar ne informatore.Turp,turp,turp.
hajde spiuneri hajde!
marshallah demokracija
mbushur me spiun qenrija
o spiun o rrot hajdari
hajt ma ha kte kodosh kari
dhe spiuni
cop sapuni
hongri karin
mu ke sumi
Shume shpejt do ta nxjerrin Ermalin si hero te bandes .