Çmimi i naftës/ Duma: Për çdo litër, shqiptarët paguajnë 1008 lekë taksa

24 Janar 2015, 12:39Politika TEMA

Në çdo litër naftë që blejnë, qytetarët paguajnë 1008 lekë taksa për qeverinë. Kështu u shpreh në një deklaratë për mediat Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Grida Duma.

Ndërsa apeloi sërisht në drejtim të qytetarëve për t’iu bashkuar protestës së të hënës duke ndaluar makinat për 5 minuta, Duma tha se ky është vetëm hapi i parë i një një proteste mbarëkombëtare kundër çmimeve të larta të energjisë dhe naftës, kundër taksave të larta, kundër arbitraritetit e padrejtësisë. 

Të hënën në orën 11, qytetarët në mbarë vendin nisin aksionin kundër çmimit më të lartë të naftës në rajon e në Europë.

Në orën 11 drejtusit e mjeteve në mbarë Shqipërinë do të ndalojnë e fikin makinat për 5 minuta në shenjë proteste, kundër cmimit të lartë të naftës, kundër rrjepjes e varfërimit të qytetarëve dhe pasurimit të klientelës korruptive Rama-Meta.

Faktet janë këto.

-Në çdo litër naftë që blejnë, qytetarët paguajnë 1008 lekë taksa për qeverinë.

-Cmimi i karburantit sot tek ne është më i larti në rajon e në Europë, ndërkohë që të ardhurat janë 3 herë më të ulëta se mesatarja europiane.

Megjithëse Edi Rama i di mirë këto fakte, ai vazhdon të bëjë strucin. Sepse është ai që i ka rritur taksat në mënyrë të përsëritur.

Cmimi i naftës, cmimi i energjisë, taksat dhe cmimet e larta, dhuna dhe padrejtësitë qeveritare janë arsyet e krizës ekonomike, varfërisë dhe papunësisë që po përjetojnë sot mijëra shqiptarë.

Ndaj e hëna është vetëm hapi i parë i një një proteste mbarëkombëtare kundër cmimeve të larta të energjisë dhe naftës, kundër taksave të larta, kundër arbitraritetit e padrejtësisë. 

Partia Demokratike është në krah të qytetarëve, në krah të interesave të tyre të drejta, është në ballë të protestës së tyre të legjitime.

Të hënën në orën 11 nisim refuzimin masiv të taksave të larta, cmimeve të larta, varfërisë dhe mjerimit të shqiptarëve”, theksoi Duma. /gj.k/

2 komente në “Çmimi i naftës/ Duma: Për çdo litër, shqiptarët paguajnë 1008 lekë taksa”

  1. pro says:

    -Cili eshte ndryshimi i çmimit mes dy qeverive dhe sa ?..dhe cila eshte analiza qe i beni …,se ne kohen tuaj me duket se eshte shitur solar qe shtrohen rruget,e paperpunuar etj,etj,,per nafte dhe e dini me tej…

  2. A T Z says:

    Nuk te tha baca qe me te shumtat e taksave i vendosi vet i mallkuari kur te te dergoj ne konferencen e shtypit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje