Shqipëria, 51 deputetë për 1 milion banorë. Italia 16, ndërsa Gjermania vetëm 8

24 Janar 2015, 10:11Politika TEMA

Me një mesatare 51 deputetë për 1 milion banorë, Shqipëria, zyrtarisht ndër vendet më të varfra të Europës, renditet në vendet e para në kontinent për barrën monetare që u shkakton qytetarëve mbajtja e parlamentarëve. Italia ka vetëm 16 deputetë për 1 milion banorë, kurse Gjermania… vetëm 8!

951 parlamentarë italianë po përgatiten për të zgjedhur presidentin e ri të Republikës Italiane duke nisur nga 29 janari.

Janë 945 deputetë dhe senatorë të zgjedhur me votë plus 5 senatorë të përjetshëm.

Italia është vendi i dytë në Europë për numrin e përfaqësuesve parlamentarë pas Mbretërisë së Bashkuar (1495).

Numri i lartë i këtyre të fundit është shpesh temë debatesh në vendet e BE-së duke qenë se pagat, dietat dhe benefitet e tjera thuajse përherë të ekzagjeruara të përfaqësuesve parlamentarë u kushtojnë shumë taksapaguesve.

Por… kujdes!!

Megjithëse Shqipëria renditet jo në vendet e para për numrin e deputetëve ajo është thuajse e para për numrin më të lartë të deputetëve për banorë, – raporton DITA.

Italia ka vërtet rreth 1 mijë të tillë, por në raport me numrin e popullsisë ajo ka vetëm 16 parlamentarë për çdo 1 milion banorë.

Portugalia ka 22 parlamentarë për çdo 1 milion banorë.

Zvicra dhe Kroacia kanë nga 36, kurse Shqipëria…

Shqipëria ka 51 deputetë për çdo 1 milion banorë dhe në këtë pikë ia merr vetëm Maqedonia me 59 deputetë për çdo 1 milion banorë (!).

Mendojeni pak: Gjermania ka vetëm 8 për 1 milion!

Më poshtë, një tabelë e shtypit italian për numrin e parlamentarëve në 43 vende/ DITA

15 komente në “Shqipëria, 51 deputetë për 1 milion banorë. Italia 16, ndërsa Gjermania vetëm 8”

  1. tomorri says:

    Keto jane problemet me serioze qe ka populli shqiptar.Perse duhet te jete kjo shifer kaq e madhe per numer popullsie.Pa te llogaritet mire shpenzimi i nje deputeti ne nje muaj ,po ne 12 muaj,po 51 deputete qe mbahen nga 1 miljon veta ku pjesa me e madhe jane pa pune ,pa shiheni nje here si dalin llogarite dhe juve te “nderuare “politikane dilni para popullit ne zgjedhje dhe jargavituni per te marre vota qe te jetoni perseri ne kurriz te fukarenjve.
    Nuk jam ne gjendje te bej llogari se nuk eshte zanati im por nje prfesionist ekonomiste do tju thoshte vertete realishte se si ushqehen 51 deputet nga 1 miljone shqiptare pa pune ,pa buke ,pa drite,pa uje,pa ifrastrukture dhe ku jane mbytyr nga ajo ekonomi e paket informale.Keto duane zgjidhje urgjente per te ulur shpenzimet dhe per te rritur investimet ne se doni realishte te beni shqiperine tone.

  2. Sikurese u realisua Reforma Administrative Teritiriale e cila pa dyshim do jete me impakte pozitive te jashte zakoneshme ,Pjese e asaj Reformme mbase duhet ti bashkangjitet dhe kjo e Pushtetit Qendror dhe Legjistativ . Deputetet Mendoj se duhet te jene 80 te zgjedhur nga populli dhe 20 personalitete dhe njeres nga Fushat Akademike , njerez te ditur , vizjonare jo numurore topi partiake , klanore , pa vlera dhe integritet .

  3. qytetari says:

    Deputetet shqiptare jane ne shume raste njerez te inkriminuar, dhe kjo gje sic duket vleresohet shume si nga ata qe i propozojne por fatkeqesisht edhe nga ata qe i votojne.

  4. Aron says:

    Turp dhe faqja e zeze, as tre milion banore dhe 140 deputete!Le te merret shembull nga Kili, vendi me stabel dhe i shvilluar ne Ameriken Latine, i cili ka rreth 20 milion banore dhe 120 deputete. Pra, 6 deputete per nje milion banore.

    1. Thupra says:

      Keta tanet ndryshojne,jane me shume si oborrtare te sulltanit

  5. tfgs says:

    tradite gyzelesh,per 5 shekuj ne Albanistan kishte beqira pashallare me shume se bujq…..
    sot ne 1km rruge ka 5 benzinato,7 ”oda beu” restorante[alla turka],9 ambulante ”zogj ne sac”,14 te tjere shesin banane apo misra te pjekur……………

  6. mitro says:

    Eshte normale pasi sasia ka sjelle cilesi.Rama shpejt testim deputeteve

  7. shefi says:

    Eshte nje teme qe do diskutim dhe e falenderoj autorin , por n.q s do t’i referoheshim gjermanise i binte qe ne te kishim nje parlament me 20 deputete, qe nuk shkon , pasi administrata ne dispozicion do te ishte me e madhe se vete parlamenti , dhe se me njezet veta sado te mencur qe te ishin nuk do te nxirrnin gje ne drite .Atehere per mua zgjidhja eshte ose numri te zbrese te pakten ne 100 , ose te jene me shume , por te paguhen vetem kur te kene seance plenare, pra jo parlament permanent.
    Ju faleminderit per mirekuptimin

  8. Lida says:

    Sikur te gjysmohej nr i deputeteve ma do mendja qe me pagat dhe shpenzimet e tjera te kursyera do te pagueshin faturat e energjise per familjet ne nevoje dhe do te shpetonin kryefamiljaret nga burgu.O se mbase shteti shqiptar mund te paguente faturat e pa paguara te energjise nga ana e institucioneve shteterore .

  9. Rri shtrember por fol drejt! says:

    Fatkeqsisht shifrat jane te pasakta ose statistika eshte e vjeter. Italia ka nje popullsi prej 60.782.027 dhe numri i deputeteve eshte 630. Kurse Gjermani ka nje popullsi prej 80.767.000. Ndersa deputet jane 631. Flasim vetem per deputet qe jane pjese e parlamenteve qendrore pa llogaritur ketu senatoret(keshilltare vendore) si dhe deputet ne Parlamentin Evropian.
    Pra i bie qe gjermanet kan dicka me pake se 8 deputet/1.000.000 banore kurse italianet kane dicka me shume se 10 deputete/1.000.000 banore.
    E keqja e madhe ne Shqiperi nuk eshte se ka kaq shume deputet, por pas cdo reforme qe behet numri i deputeteve fatekeqesisht nuk reduktohet. Madje do te thoja se sa vjen dhe shtohet dhe kjo behet vetem per te fituar sa me shume numra ne parlament, pa marre parasysh principe thelbesor demokratik qe zgjedhjet duhet te jen nder te tjera te drejteperdrejta dhe te barabarta.
    Te presim se cfare do te sjell reforma e re territoriale, por jam i bindur se ne kete drejtim nuk do te ndryshoj asgje:

  10. lexuesi says:

    Shqypnia,prona e hajnave

  11. neri says:

    po Shqiperise i ka qelluar te kete reliev me malor dhe per rrjedhoje edhe me teper gomere qe mbajne ne kurriz, gomeret e shumte me imunitet??

  12. Arjan says:

    Te paguash keta kriminele qe Jane ne parlamentin Shqiptar me taksat e popullit dhe keta horra krekosen dhe sbejne asgje .te pergjysmohen se Nuk I shohim dot Jane mbledhur hajdutet Te ndajne torten.

  13. Andrea says:

    Duhet te jene 51 deputete dhe keta te zgjidhen nga populli jo nga pordhitikanet, se jane gjakpirresit me te medhenj te historise nga skenderbeu e deri sot, te gjitha jane pasuruar dhe te tjeret qe vine pas tyre duhet te pasorohen me shume se do pine gjakun e brezave qe do vine dhe do behen me te etur perpara dhe per seks, ptuuuuu fara te keqija qe duhen asgjesuar me napalm.

  14. Zef Kallami says:

    Ne jemi e ardhmja e botes.
    Bota ka cfare te mesoje nga ne ne nga bota asgje.Nuk ia vlene.

    51 deputet per 1 miljon banor asht sukses e shkura sukesit.Kjo shifer asht teper e vogel ne rraportin rreal te karaterit tradicional shqipo.Qe te ecin punet fjolle fije per pe duhet qe ne cdo 1 miljon popull te kemi 1 miljon deputet.Sepse sjecili asht deputet ne formen e vet.E jane te larmishem,disa jane mesjetar/e,disa perparimtar/e liberal/e dhe anakronik/e kontrapedal/e,disa kumargji/e,disa drogagji/e,disa pederasta(aktiv e pasiv),disa kurvar/e,disa prostituta,disa fallgjor/e,disa tutor/e,disa hileqar/e.Te gjithe te testuem pastrim parash me prijake e lavatrice.Punetor/e dhe te ndershem/e asnji,te gjithe me karpister (kollare e rruaza)ne fyt etj etj.Mjere Italia dhe Gjermania qe nuk i shkojne punet rahat e duhet te marrin shembull nga njerezit prehistorik qe ruajne gjuhen,zakonet e traditat shume me te hershme se ato prehistorike.Ne jemi qe jemi e foluna fillon me gjuhen tone shqipe nga kane rrjedhur te gjithe gjuhet e tjera te botes.Jemi ne po jane ato BOTA.Kjo na imponon ne karater te jemi per cdo miljon banor 1 miljon deputet.Si flasim ne nuk flet asksh i dyte ne mbare boten.Sejcili kerkon me force te jete ma deputet se deputeti me te cilin replikon.Nese nuk arrin fitoren kercnohet me dy luftim duke hedhur dorashken brenda kuvendit.Viktima kemi,nuk na kane munguar.Prespektiva asht aspak e zymte.Ne kuvend dhe qeveri dancohet ne pershtatje me traditen e dancit dy hapa mbrapa e nji hap para.Kjo per te vetmen korrektes per te kapur kohen e humbur qe iken dhe ajo me te njetin dancing po,dy hapa para dhe nji hap mbrapa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje