Ky është Stalingradi i Ukrainës

24 Janar 2015, 10:01Politika TEMA
Ky është Stalingradi i Ukrainës

Nga Roman Olearçik*

 

I ndërtuar me një kosto prej afro 1 miliardë dollarësh, në kuadër të zhvillimit të kampionatit evropian të futbollit “Euro 2012″, që Ukraina e organizoi së bashku me Poloninë, aeroporti i Donjeckut mendohej se do të tregonte modernizimin dhe zhvillimin në rritje që po përjetonte vendi.

Por, që nga pranvera e kaluar linjat e rregullta ajrore janë zëvendësuar nga një valë e vazhdueshme bombardimesh me raketa dhe predha, që kanë dëmtuar deri edhe pistën e aeroportit dhe reduktuar terminalin, dikur shkëlqyes dhe plot me xhama, në një skelet të deformuar betoni e çeliku që të trondit.

Përleshjet e dhunshme për kontrollin e territorit, ndërmjet forcave ushtarake të Ukrainës dhe separatistëve rusë të mbështetur nga Moska, që janë rinderzur sërish pas një përgjumje me rastin e festave të fundvitit, e kanë shndërruar në simbolin e një konflikti, që shtrihet gjerësisht në lindje të vendit, pavarësisht një armëpushimi të nënshkruar në Minsk të Bjellorusisë, shtatorin e vitit të kaluar.

Luftimet kanë ngjallur në Kiev dhe kryeqytetet perëndimore shqetësimin, se marrëveshja tashmë e brishtë e Minskut është gati thuajse e pavlerë, dhe ministrat e jashtëm të Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës u përgatitën ndërkaq për bisedime të reja në Berlin, që filluan mbrëmjen e mërkurës.

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko, tha në Forumin Ekonomik Botëror në Davos se Rusia kishte 9 mijë trupa në Ukrainë për të mbështetur rebelët – deklaratë që Moska e hodhi poshtë – ndërsa paralajmëroi për rrezikun në rritje, që sjell vazhdimi i këtij konflikti. “Nëse ky nuk është një agresion, çfarë quhet atëherë një agresion?” – pyeti zoti Poroshenko, në një moment të fjalimit të tij, ndërsa mbante lart atë që tha se ishte një pjesë nga një autobus i qytetit, i shkatërruar së fundmi nga granatimet.

Në Berlin mbizotëron pikëpamja se dhuna në lindje të Ukrainës është rikthyer në nivelet e gushtit të vitit të kaluar, përpara marrëveshjes së Minskut. Me zhvillimin e luftimeve të përditshme, pakti i Minskut bëhet më i vështirë për t’u zbatuar, teksa vija e “demarkacionit” midis forcave ukrainase dhe rebelëve pro-rusë ka lëvizur aq shumë qëkur marrëveshja e armëpushimit u nënshkrua në 19 shtator.

Sipas diplomatëve perëndimorë, më shumë se 500 km katrorë të territorit vlerësohet të ketë ndryshuar duar, duke kaluar sa nga njëra palë tek tjetra. Aeroporti, që ndodhet më pak se 10 kilometra në veri-perëndim nga qendra e Donjeckut, qyteti më i madh në Ukrainë i shkëputur në lindje dhe njëherazi fortesa kryesore e separatistëve rusë, ka qenë një vijë e parë e frontit përgjatë gjithë konfliktit.

Ndonëse nuk ka qenë në gjendje për të pritur uljen e avionëve, që prej luftimeve që shpërthyen atje majin e kaluar, të dyja palët e shohin ende aeroportin si një objektiv të rëndësishëm. “Nuk ka thjesht një rëndësi strategjike, ai është bërë si Stalingradi” – thotë Leonid Matjukin i ushtrisë ukrainase, duke iu referuar betejës më të rëndësishme të Luftës së Dytë Botërore që nga rrethimi disamujor, arriti të përmbysë ofensivën e Gjermanisë naziste.

Sikurse në Stalingrad, mbrojtësit e aeroportit janë fshehur, zvarritur dhe grupuar në disa raste nëpër ndërtesat e shkaktërruara nga bombardimet. Shpeshherë, të dy palët kanë luftuar nga dhoma nga dhomë. Humbja e kontrollit mbi aeroport do të ishte një goditje dërrmuese për moralin e Ukrainës, pasi ushtarët e saj kanë vdekur për mbrojtjen e tij. Disa video të postuara në internet, ku disa ushtarë zotohen të mbajnë pozicionet e tyre me çdo kusht, janë shndërruar në legjendë në Ukrainë.

Duke huazuar një term nga fantashkenca, zyrtarët e ushtrisë dhe mediat i kanë quajtur ata “cyborgs”. Por ka edhe arsye të tjera për të mbajtur me çdo kusht aeroportin. Ky i fundit ka ndihmuar jo pak forcat ukrainase që të parandalojnë zgjerimin e mëtejshëm të separatistëve, në zonat e tjera në perëndimit të Donjeckut.

Për më tepër, Marrëveshja e Minskut, kërkonte nga të gjitha palët të tërhiqnin të gjitha armët e rënda 15 km prapa vijës së “demarkacionit”. Prej atëhere, forcat ukrainase po mbajnë pozicionet në aeroport, pikërisht në linjat ku u ra dakord, çka në teori kërkon që edhe separatistët rusë të tërheqin tanket e tyre, artilerinë dhe sistemet e hedhjes së raketave, shumë më larg nga qyteti i Donjeckut.

Ndërkohë, Rusia ka filluar ta kundërshtojë marrëveshjen, duke theksuar ditët e fundit se marrëveshja e Minskut ua caktoi aeroportin rebelëve, ndonëse baza e këtij pretendimi mbetet e paqartë. Gjithashtu, aeroporti është i një rëndësie strategjike për sigurinë ekonomike dhe energjetike të Ukrainës.

Linjat hekurudhore, që përdoren për të transportuar qymyrin nga minierat e Donbass-it tek termocentralet në të gjithë Ukrainën, kalojnë afër aeroportit. Qëkur furnizimet nga rajonet e pushtuara nga separatistët janë ndërprerë, shumë qytete ukrainase kanë përjetuar muajt e fundit, ndëprerje të mëdha të energjisë elektrike.

Një fabrikë e koksit, që furnizon industrinë ukrainase të çelikut, është gjithashtu shumë pranë aeroportit. Për rebelët, marrja nën kontroll e aeroportit dhe rihapja e pistës do t’u mundësonte marrjen e furnizimeve nga Rusia. Ajo gjithashtu do të jetë me rëndësi jetike, për të mbajtur gjallë shpresën e krijimit në Donjeck, të Republikës së vetëshpallur Popullore, si një entitet të qëndrueshëm ekonomik.

Pas luftimeve në shkallë të gjerë që shpërthyen sërish javën e kaluar, forcat rebele konfiskuan terminalin kryesor. Ditë më vonë, Kievi pohoi se e rimori kontrollin e terminalit, ndonëse me kosto të larta. Ndërsa kërdia vazhdoi edhe të martën, Andrej Lisenko, zëdhënësi i ushtrisë së Ukrainës, njoftoi për “duele të ashpra” në afërsi të aeroportit. “Askush nuk po dorëzohet” – tha ai.

*FT- a.g./www.bota.al

7 komente në “Ky është Stalingradi i Ukrainës”

  1. Ajaxs says:

    Le te vazhdojne luftimet per te miren e Ukraines.Ukraina e shkaterroje vet veteveten.Ata rremuan, rremuan per muaj te tera per te gjetur shejtanin. Tani shejtani u zgjua se ishte ne gjume. SHejtani i mori Ukraines KRIMENE. Tani SHejtanit i u shtua oreksi,. kerkon nje te treten e Ukraines. Parashikimet jane te sigurta se Ukraina do i humbas keto territore. Muzhiku i zgjuar nga gjumi nuk ngopet kollaj, se vete Rusia e ka krijuar shtetin e Ukraines.

  2. gent says:

    Kjo luftë po formon kombin ukrainas të ndarë qartë prej Rusisë. Është gjithashtu një testim për ushtrinë ruse para sulmit në vende të tjera.

  3. te keqen nenja moj ruke, trupgjate e mendja pyke. says:

    Kryeministri ukrainas, si saliu yne hipokrit pa turp, dearoi ne gjermani se rusia sulmoi gjermanine ne luften e dyte, jo gjermania rusine.
    Kryeministrat e lindjes jane donkishot.
    Me beni kryeminister se llap cfare te doni.

  4. Aleksander says:

    Rusia e ruset jane me mentalitet(njesoj si ISIS)200 vite prapa(e 50 anash) .E demokracia eshte per kombet qe e vleresojne e APLIKOJNE bashkejetesen ne PAQE me te tjeret,sidomos me me te vegjlit e me te dobetit.Keta ( rrinin si muti ne shi)kur ishin te vdekur per buke i lepinin by…perendimit,e tani qe u duket se e kapen pak veten(si evgjiti qe u be pasha)bejne te fortin me me te vegjelit …turp !-Ajo qe meritojne eshte te marin nje leksion te mire e te jene gjithnje poshte te tjereve sepse kur ndihen me te forte keta te bejne gjemen …serbet njesoj.

  5. tomsojeri says:

    Ksaj i thon kerko b…. qe ta hash ne b…..!Gjeten rugen e shkurter te armeve , nuk ben hesape e tani po vriten me njeri tjetrin! Shejtani i madh tani po hedh valle e po kerkon te bej zap ter shejtanet e vegjel qe nuk hyjn ne udhen e tij ! Se kush esht i zgjuari apo budallai ,nuk do shum tru te kuptosh e per fat te keq ata qe paguajn e do paguajn jan popujt e varfanjaket qe kur ra komunizmi, kujtuam se shpetuam nga nje dor e ram ne nje tjeter me emer e ftyr te bukur e shpirtin katran, qe spo le gje pa percar ,spo le vater zjarri pa ndezur deri sa te realizoj qellimin final, ku njerzimi te kthehet ne dele …..Hikem nga nje diktatur e ram ne nje tjeter te degjeneruar, hajdutesh,mafiozesh e kriminelesh tashme te dhjamur qe shesin gjithcka e qe kontrollojn gjithcka e vetem ne sherbim te popullit te tyre nuk jan e as te atdheut ! Nese ky muzhiku kerkon te mbaj nje Rusi te fort e te bashkuar kush esht e keqja dhe kujt i sherben ky coptim ! Njerzimi duhet ti nenshtrohet vetem nje “dore” e te kontrollohet vetem prej saj dhe kjo esht ruga me e mir per tja aritur kesaj!!

  6. Akilis says:

    Ukrahina d.m.th.(Serbia),nuk do qe Aeroporti i Donjetscut d.m.th.i Prishtines dhe popullin qe do vetvendosje p.sh Ukrahina lindore (Kosova) Europa dhe Amerika i quan rebele,separatiste keta ne Ukrahine kurse te Kosoves kane biografi te mire se duan baza ushtarake.
    Ne qofte se keto nuk jane pushtime,atehere kush jane pushtimet?
    Misioni i Natos eshte nje,percarje dhe kontroll pushtim.
    Pse Natua nuk ben te njejten gje ne Spanje,Irlande,ti thote Turqise te ike nga Qiprua?
    Se vete keta i gatuan keto gjelle.

  7. bugazi says:

    akilis fort po te kruhet me turqin por jeni te humbur njihere e mire si me 1974.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje