Trafiku i kokainës, i arrestuari Ilir Hyseni në kërkim edhe në Kanada

24 Janar 2015, 09:25Politika TEMA

Njëri nga të arrestuarit si pjesë e grupit kriminal të trafikimit të kokainës nga Xibraka e Elbasanit drejt Europës është në kërkim dhe nga Interpoli në Kanada.

47-vjeçari, Ilir Hyseni, i njohur ndryshe nga hetuesit gjermanë edhe si Bali Meta, përshkruhet në faqen zyrtare të Interpol Kandasë si një element i rrezikshëm, me të dhëna të falsifikuara, mbajtje armësh dhe trafikim të lëndëve narkotike, raporton Ora News.

Ilir Hyseni, dyshohet ta ketë ndryshuar emrin në Bali Meta duke falsifikuar dokumentet për shkak të problemeve me drejtësinë.

Me 17 janar, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi n daj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, edhe pse avokati mbrojtës i tij, Stefan Topalli, kërkoi masë më të butë për klientin e tij.

Operacioni policor me 14 janar 2015 në Xibrakë të Elbasanit çoi në zbulimin e laboratorit më të madh të kokainës në rajon.

Në prangat e bluve ranë 9 persona, ndërsa u sekuestruan 330 mijë euro dhe rreth 100 kg kokainë, ndërsa ka të dhëna se sasia mund të jetë më e madhe se kaq.

Mes të arrestuarve ishte dhe nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha dhe dy kolumbianë.

3 komente në “Trafiku i kokainës, i arrestuari Ilir Hyseni në kërkim edhe në Kanada”

  1. Besnik Bare says:

    E cuditshme, kte e kam pas pa ne koridoret e selis se partis

  2. Ed says:

    Po vertet dhe une e kam pare kete tip ! Ishte me xenon e sales ne ishujt malvine per vakance !!!

  3. delfin bregu says:

    Koka drejtuse e grupit duhet te jet Enver Hoxha
    Sipas Ngjeles Enveri h mor me tregetin e duhanit, tani filloj ate te droges

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje