“Kokaina”, në hetime edhe DEA amerikane?

23 Janar 2015, 20:09Politika TEMA

Prokuroria dhe Antidroga po heton ndaj dy kompanive fantazmë, të cilat janë të regjistruara në QKR dhe që dyshohet se janë përdorur për transportin e lëndës së parë, në të cilën është futur në Shqipëri e përzierë droga e llojit kokainë.

Njera nga firmat thane burimet e Top Channel e ka seline ne Durres dhe tjetra ne Tirane. Njera prej tyre merrej me futjen ne Shqiperi te lendes per perpunimin e lekures, ndersa tjetra kishte si objekt te saj aktivitete te ndryshme siç eshte edhe eksporti i rrobave.

Pjesetare te grupit te hetimit thane se po kerkojne te zberthejne mekanizmin se si kane hyre ne Shqiperi lendet narkotike te paperpunuara, dhe çfarë rruge do të ndiqte pas përpunimit kjo drogë për në tregjet nderkombetare.

Burimet i thane Top Channel se verifikimet e fundit tregojne qe ngarkesa e droges se perzier te kete hyre me ane te konteniereve nga porti i Durresit nepermjet nje firme fantazme. Ngarkesa vinte ne thase me simbole flamurin e Venezueles, por vendi i origjines ku jane ngarkuar mund te kete qene Ekuadori, nderkohe qe gjate itenerarit per disa jave mbase per te humbur gjurmet ngarkesa eshte mbajtur ne Izrael.

Njeriu qe koordinonte te gjithe veprimtarine dhe qe shikohet po ashtu si organizator, eshte Genci Xhixha, i shpallur ne kerkim policor.Nga ana tjeter thuhet se Shqiperia nuk ka kapacitetet qe te konstatoje ne menyre te provuar se e çfare lloji eshte lenda e ndodhur ne keto thase ne te cilen eshte e tretur kokaina.

Per kete eksperziten perfundimtare do ta kryeje Gjermania, e cila do te jape se shpejti nje pergjigjje. Ne hetime thuhet se pervec drejtesise gjermane eshte perfshire edhe DEA, agjensia amerikane e antidroges, duke qene se njeri nga te dyshuarit si organizator i grupit, shtetasi Ilir Hyseni, rezulton si nje person i kerkuar ne SHBA po per ceshtje narktrafiku, por me nje emer tjeter, Behar Meta.

Ilir Hyseni dyshohet se eshte i dashuri i Pranvera Aga Ebeling, nje shqiptaro-gjermane, e cila aktualisht nuk rezulton e shpallur ne kerkim pavaresisht se emri i saj lakohet si e dyshuar se do te ishte ajo korriere e droges.

‘Ajo qe dime ne, – thane hetuesit, – eshte se Ebeling kishte prere nje bilete per t’u kthyer Tirane ne daten 17 janar, pra tre dite pasi ne Shqiperi u krye aksioni qe bllokoi laboratorin ne Xibrake te Elbasanit’

‘Ne kemi vertetuar,- thane pjesetare te grupit te hetimit se dy kolumbianet kishin marre vize tre mujore ne Spanje,- dhe per te ardhur ne Shqiperi kane kryer itinerarin, nga Barrakuda ne Rome, pastaj ne Greqi per te hyre ne territorin shqiptar nepermjet Kakavijes’.

Njeriu qe i menaxhonte dy kimistet eshte nje tjeter kolumbian qe shfaqet ne hetimet e deritanishme me emrin Carlos, por qe ende nuk eshte shpallur ne kerkim. Nje emer tjeter i rendesishem qe shikohet si aktiv ne kete proces eshte edhe vlonjati Gentjan Gjonaj, i cili nga vezhgimet del qe qendronte ne laboratorin ku kryhej procesi i perpunimit te kokaines. Gjate operacionit eshte vertetuar se 17 kg e kokaines dhe mbi 300 mije eurot e bllokuara ne nje parkim ne afesi te rruges se Elbasanit ne automjetin e te arrestuarit tjeter Saimir Batkut, eshte pikerisht droga e cila u perpunua ne Xibrake. Por ende nuk dihet se ku ajo do te transportohej dhe per çfare duhej shuma e eurove. Per grupin e hetimit ka mjaft pikepyetje dhe mistere te pazbardhura: cilet jane personat e tjere me shtetesi shqiptare apo jo te perfshire ne kete organizate dhe si do te dilte droga jashte vendit?

5 komente në ““Kokaina”, në hetime edhe DEA amerikane?”

  1. :-D :-D says:

    Me duket shume amatoreske kjo goditje “e rrufeshme” e policise dhe hetimit… si shume e pabesueshme te jete kordinuar nga gjermanet, pasi gjermanet kur te arrestojne e kane hetuesine e ngritur dhe te zene me presh ne dore pa patur mundesi te manovrosh verdalle dhe pa lene gjithe keto pikepyetje e ndryshime skenari…
    Te pakten ky eshte mendimi im bazuar ne lajmet kontradiktore qe lexohen ne gazetat shqiptare. Por duhet marre parasysh edhe koeficienti i gabimit dhe mosprofesionalizmit gazetaresk shqiptar ne pergjithesi ne rezultatin perfundimtar te llogjikes ?

    1. Pilo Lala says:

      Po ti shkon me ato supozimet e Gazetareve tane?
      Hetimet po vazhdojne dhe jane sekrete.
      Cfare lexon ti jane copeza qe degjojne gazetaret ne kafene.

  2. ZANI says:

    MERRE ME LENG ME NJE FJALE.

    MJERE NE PER PROKURORI E POLICI QE KEMI.

  3. taku says:

    po lereni more kete djalin se ketij bravo i qofte se nxjer lekun e bukes dhe seshte duke i ra kujt ne qaf. po shifni zenin qe vodhi arken tone, taksat tona, gjakun tone dhe te ardhmen e femijve tane vetem se ishte cuni i kryeministrit. dhe tani pa pik turpi na del me Arminen duke bo jet lluksoze. kurse kryeprokurori nuk ka byth ta pyesi nga vin keto milionat e lluksit. ky esht ven m..qe merret me te dobtit kurse krye kriminelat e politikes bejn qejf me paret tona.

  4. Alessandro says:

    Mua me duket lufte brenda llojit. Shullazi me te tijte nga nje ane, keta te shtepise Hoxha nga ana tjeter. Se per ca po zihen e tha Berisha per nje pasuri qe tani Rama nuk po ja kthen te zotit qe ta mbylle kete kasaphane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje