Reforma në administratë/ Harito: Vendet e punës jo me miq dhe parti

24 Janar 2015, 11:28Politika TEMA

Në vijim të ciklit të takimeve me stundetë për prezantimin e reformës në administratën publike, Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito ishte në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës.

Harito bisedoi me stundetët për procesin e ri të rekrutimeve dhe konkurset e zhvilluara për vendet vakante në Administratën Publike dhe rëndësinë e përgatitjes profesionale dhe edukative të të gjithë studentëve.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të studentëve Harito tha se “sot asnjë mik, asnjë parti politike nuk mund t’ju japë një vend pune në shërbimin civil të administratës por të gjithë që kanë përgatitje profesionale mund të dalin fitues në procesin e rekrutimit. Shifrat e konkurseve për vendet vakante në administratën publike tregojnë se kjo reformë ka bazën vetëm tek meritokracia”.

Harito përmendi se në fazën e parë të konkurseve nuk u arritën të plotësoheshin vendete vakante nga ku dolën 38 fitues për 113 vende pune ndërkohë në fazën e dytë e konkurseve numri i fituesve ishte më i lartë 114 për 148 vende pune.

Rritja e numrit të fituesve dëshmon për rritjen e seriozitetit dhe angazhimit të aplikantëve në procesin e testimit ashtu siç edhe tregon se me këto konkurse jemi duke përthithur kandidatë me përgatitje të lartë profesionale.

Ministrja Harito nxiti studentët të besojnë në reformën e administrates publike dhe të marrin pjesë në konkurset e radhës që do të zhvillohen nga Departamenti i Adminisrtatës Publike. /gj.k/

10 komente në “Reforma në administratë/ Harito: Vendet e punës jo me miq dhe parti”

  1. zhaku i pamposhtur says:

    deputetja e lsi 22 vjecare?? ai popull e meriton plotesisht mizerjen ku eshte katandisur…nuk munda ta mbaj dot irritimin tim prandaj edhe replikova ne kete shkrim qe nuk ka lidhje..turp tuuuuuuurp…cfare dobie mund ti sjelle popullit dhe kombit kjo vogelushja e cilter?..mos valle ka pervoje?ka pjekuri moshe apo ka pjekuri intelektuale…shtet burdello..popull i vdekur…mallkuar qofsh enver hoxha rrenxe me rrenxe se ti i dhe dajak ketij populli dhe e le me keto kusure…

    1. eu_al says:

      Enver Hoxha ja kishte gjet telat ktij populli, ky popull do vetem terror te jetoj ne friken e burgut per cdo gje, se per demokraci se kemi hak.

  2. fisheku says:

    jam dakort me parashkruesin. nuk eshte aspak serioze te jete deputete nje kalama 22 vjece pa asnje lloje pervoje jo vetem profesionale por edhe njerezore eshte akoma ne kohen e pubertetit dhe te dashurise se pare.behuni me serioz pasi kjo tregon dhe njehere se pushtetet nuk merren me kriteret e duhura por vetem me miqesi dhe shoqeri.pastaj kemi nje numer te egzagjeruar parlamentaresh.kujt i duhen kaq shume deputete.duhet nje refome sic u be per territorialen.

  3. e says:

    Hape thesi hape por e dime te gjithe qe po i mbushni zyrat e shtetit me injorante! Hiq nje malok e vur nje lopcare po e beni dhe juve se njerzit e pergatitur sju intereson ti vini ngaqe si nenshtroni dot kollaj.
    Cdo dite e me shume po zgjenjehem edhe nga kjo qeveri!!

  4. urbanisti says:

    Tani PO, na e mbushet mendjen.

  5. andrea says:

    O harito apo marito, si ta thone emnin, akoma po vazhdoni edhe talleni ne kete shtet te qelbur qe bie ere perç (sperma e cjapit) Juve jeni vazhdimesi e shitjes se vendeve te punes me leke, kete e provova vete tek seksertet qe ju ushqejne juve dhe gjithe bashiboziket tuaj, PTUUUUUUUU fare e keqe e kombit skipetar.

  6. neri says:

    O Haribo ndonje dite do pretendosh qe je edhe e virgjer ,por kur mungon transparenca e veshtire te besohet ??

    1. geri says:

      Kjo eshte vertet irrituese . Ti thuash njerezve qe emerimet nuk behen me miqmiq apo ne menyre korruptive.
      Ti zonja Harrito a pyet veten sa njerez te urrejne kur shprehesh ne kete menyre..? Zoti te denofte per aq sa u hyn njerezve ne hak…

  7. Besa says:

    Nuk e kuptoj clidhje ka deputetja e LSI me znj. Harito. Nese je i afte arrin tia dalesh mbane dhe te punesohesh me merite.Por shumica e ka diplomen me mik dhe tek Universiteti “Kioska” dhe beson se meritokracia nuk ekziston.Testoni aftesite tuaja ne keto konkurse dhe pastaj flisni.

  8. Miri says:

    Me vjen keq per disa fjale qe degjoj nga kjo rini. Po te kishit pare dhe realitetin sesi funksionon ne bote punesimi do mendont ndryshe. Bravo kesaj qeverie qe po crrenjos nje sistem te kalbezuar me te pafte dhe te korruptuar. Kerkoni me shume nga vetja duke studiuar dhe behuni te zotet per veten dhe shoqerine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje