"Shtëpia me Gjethe"/ Historia e godinës që përdorej nga Sigurimi për gjurmimet dhe përgjimet

24 Janar 2015, 12:58Politika TEMA

Në Tiranë u prezantua projekti i  kthimit në një muze të “Shtëpisë së Gjetheve” apo qendra famekeqe e Sigurimit të Shtetit, e ndërtuar në vitin 1931 te shekullit te kaluar, me funksionin e nje klinike mjekesore.

Në  ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm,  Kryeministri Edi Rama , ministrja e Kultures, Mirela Kumbaro. njerez te njohur te jetes poltike dhe kulturore ne vend.

Shkrimtari Bashkim Shehu, djali i ish kryeministrit Mehmet Shehu, tha  ne kete ceremoni, se të flasësh për të kaluarën është e domosdoshme për një shoqëri si shoqëria shqiptare, por ekziston rreziku se politikanët mund ta përdorin për qëllimet e ditës.

“Uroj të mos e bëni këtë”, deklaroi ai, nderkohë që  ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e siguroi z. Shehu se asgjë e folur për këtë muze nuk do të përdoret politikisht.

Në fjalën e saj ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u shpreh se kjo godinë torturash nuk duhet mbajtur më e fshehur, pasi shqiptarët nuk duhet të kënë më tabu, por ata duhet të përballen me të kaluarën dhe ta shohin historinë në sy ashtui siç ajo ka qënë.

Një ndërtesë dy katëshe, një nga arteritet e sigurimit të shtetit në komunizëm, qendra e tmerreve të diktaturës, e njohur si “Shtëpia e gjetheve”, por që pak kanë mbetur prej tyre, është vendi nga ku përgjohej gjithkush, ku mbaheshin të gjitha të dhënat për çdo të dyshuar të regjimit komunist.

Ndërtuar në vitin 1931 ne shekullin e kaluar, godina, fillimisht ka patur funksionin e një klinike. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nën pushtimin gjerman, ajo i përkiste Gestapo-s, ndërkohë që fill më pas, gjatë viteve të para të regjimit të ri, ajo u bë një qendër e Sigurimit (Policia politike) e përdorur për hetime. Nga viti 1950, ajo u bë zyra qëndrore e seksionit teknik dhe shkencor të Sigurimit. Shtëpia gjendet në qendër të qytetit, në anën e kundërt të Katedrales Orthodokse, pranë Sheshit Skënderbej dhe Bankës Qendrore të Shqipërisë.

Ideja është transformimi i kësaj shtëpie, tashmë të identifikuar nga publiku si pjesë e Sigurimit, në një muze. Në qendër të kësaj ideje të muzeut është shfaqja në formën pars pro toto të kontrollit totalitar dhe kudondodhjes së tij në një formë origjinale, nëpërmjet përgjimeve dhe spiunimeve elektronike nga vendi ku ato kryheshin.

Sipas modelit të këtij Seksioni, koncepti i përgjithshëm i muzeut mund të përfaqësohet nëpërmjet tre rrathëve koncentrik. Rrethi i parë përmban aktivitetet e zhvilluara në këtë Shtëpi: përgjimi kabllor dhe kontrolli mbi korrespondencën. Arsyeja e vendosjes së seksionit teknik dhe shkencor në këtë Shtëpi qëndron në afërsinë që ajo ka me zyrat e postës qëndrore dhe telefonisë. Rrethi i dytë konsiston në aspektin qëndror që ky seksion ka patur në mbledhjen e të dhënave të përgjimit nga të gjitha seksionet e tjera të Sigurimit. Rrethi i tretë konsiston në përgjimin në përgjithësi, si pjesë e aktiviteteve të përmendura në rrathët e mëparshëm. Ky i fundit përfshin mbi të gjitha përgjimin nëpërmjet një rrjeti të gjerë informatorësh.

Përveç historisë së Shtëpisë dhe funksioneve të Seksionit Teknik dhe Shkencor, muzeu do të përshkruajë fakte dhe dimensione të tjera në lidhje me kontrollin e Policisë Sekrete. Një nga hapësirat e muzeut do t’i dedikohet edhe përgjuesve – mikrofonëve të fshehur.

Një hapësirë e dytë do t’i dedikohet “Mikrofonëve të gjallë”, informatorëve. Një hapësirë e tretë do t’i dedikohet paradigmës së “Armikut” (objekti i përgjimit), si një mit dhe imazh paranoiak, si dhe gjithpërfshirjes së tij që e bënte të domosdoshëm gjithpërfshirjen e përgjimit. Një hapësirë e katërt do t’i dedikohet edhe lidhjes midis idesë së armikut të brendshëm dhe armikut të jashtëm, e cila ishte veçanërisht e rëndësishme në Shqipëri për arsye të vetizolimit të saj, dhe do të përshkruajë përgjimin kundrejt të huajve. Një tjetër hapësirë do të tregojë ambjentet e një dhome ndenjeje tipike shqiptare të viteve 70’ me dekorime që do shihen edhe gjatë hapësirave të dedikuara për përgjuesit dhe të përgjuarit.

Një hapësirë tjetër do t’i kushtohet laboratorit teknik dhe shkencor të Seksionit që merrej së shumti me zbulimin e fotove dhe filmimet sekrete duke u ndëthurur kështu vizualja (pamorja) me dëgjimoren. Kjo hapësirë do të quhet “Panopticon dhe Panacusticon”.

Kjo do të jetë kurora filozofike e idesë qëndrore të muzeut, asaj të kontrollit total. Përveç shfaqjes së objekteve autentike të Shtëpisë, do të përmbajë referenca vizive (pamore) dhe tekstuale të burgut ideal, Panopticon-it, dhe nga këtu tek utopia e botës perfekte, e supozuar si shoqëria socialiste, edhe pse mori formën e një burgu në të gjithë vendin. Do të ketë edhe hapësira të tjera që do t’i shtohen kësaj me qëllim dhënien e idesë qëndrore dhe të gjitha hapësirat do të drejtojnë në drejtim të kësaj ideje qëndrore duke i lidhur ato me imazhe dhe fjalë.

Gjuha e muzeut do të jetë multimediale me një theks të fortë tek autentikja: do të konsistojë në objekte origjinale të përdorura në Shtëpi, në video, në dokumenta arkivorw, në grafikë të dhënash, në tekste shpjeguese dhe sintetike, etj./gj.k/

31 komente në ““Shtëpia me Gjethe”/ Historia e godinës që përdorej nga Sigurimi për gjurmimet dhe përgjimet”

  1. Dardan says:

    Qeveria e ka quajtur “Bukuroshja e Fjetur” …shtepine e frikshme dhe enigmatike ku survejoheshin shqiptaret! Ose ka nje rreshqitje serioze truri ne rrethin e Rames ose kujt ja kane besuar kete “projekt” eshte nje injorant i pashprese.
    Ne murin e jashtem lexohej fjala ere shqipe “fshehtesire”……noooooooooo…….

    1. O Dardan, mos u mundo kurre te hysh ne Komente te tilla kur nuk di asgje per historine e memedheut, nese vertete je me emrin Dardan. Sepse gabohesh rende me vetveten kur shkruan keshtu alla-Berishizem, qe ne thelb ne forme dhe praktike alla-Berishizmi eshte 100% alla-Enverizmi, ku ne shume drejtime alla-Berishizmi ku ben pjese edhe Ti dhe afro 20% e provincializmit shqipetare dhe 5% qytetarizmi i helmuar nga ideja se te kesh emrin Parti Demokratike, je vertete Demokraci, jeni fatkeqsia me e madhe post-Komuniste e ketij vendi. E sa per Edi Ramen me COMPANY ne Administrate shtetrore (jo ne Institucione shtetrore, se ato i ka kapur me kohe Familja Berisha dhe qente zagare te saj, ku ben pjese dhe Fatos Nano me grupin e tij pervers e servil me ne krye Kac Islamin tashme PD_ist), ka jo pak paknaqesi nga elektorati me i madh i ketij vendi qe eshte i Majte, sepse 50% e kesaj Administrate shtetrore eshte jo ne vendin e duhur dhe e perbere nga njerez qe nuk e meritojne per shume arsye te jene ne Administrate shtetrore, sidomos njerzit e LSI qe jane vertete LUBI ne cdo gje e drejtim kudo ku jane ne pune. Ketu Edi Rama beri gabimin me te madh te ardhjes ne Pushtet me mbi 65% te votes Popullore, duke i hapur shume krahun LSI apo me mire ciftit Meta+Kryemadhi, qe rezultojne punedhenesit me te medhenje ne Administraten shtetrore sot, me emra te “pervecem” e te “perbere” dhe pagese te majme per nje vend pune edhe pse je nga radhet e vete Partise (kete beri dhe PD_ja). E po te HYJME te Sigurimi i Shtetit dhe e bashkepuntoreve te tij lidhur me faktin e sotem te Shtepise me Gjethe, qe tashme eshte thjeshte nje Muze, ben mire te kuptosh si Ti o Dardan dhe kush tjeter si Ti qe rrekeni prej mbi 2-dekadash te pretendoni se jeni vetem Ju Demokrate dhe se vetem Ju dhe lideri juaj Berisha e sollet Demokracine, se nese do hapen DOSJET nje dite (le te shpresojme se do kembengulin Gjermanet per ti shkuar deri ne fund Hapjes se Dosjeve), do hakerreheni aq keq me njeri-tjetrin ne kullen e ish-SHQUP_it, sa do shkriheni fare. Dhe e mira eshte se do pastrohet edhe e Majta shqiptare ne 20% te radheve te saj, por gjithsesi ka me pak spiune e bashkepuntore se ata/ato qe turren kudo sot neper Mediat e Mafias Shqiptare (ku kryesori eshte familja biologjike e politike e Sali Berishes) e gerthasin se jane te paster, nderkohe qe jane me nga tre Dosje duke filluar qe nga koha e Gjimnazit dhe me mas e Fakultetit (vetem tek 7-Media TV dhe 11-Gazeta ka mbi gjysmen e pronarve apo kryeredaktoreve apo analisteve me Dosje si bashkepuntore qe ne moshen e tyre 17-vjecare e siper). Koha nuk do vonoje o Dardan dhe perversiteti, mashtrimi, vjedhja dhe vrasjet e ketyre 24-viteve post-rregjim Komunist do zbardhen, sepse rruge tjeter nuk ka, doni apo nuk doni Ju pseudo-Demokrate qe dominoheni nga provincializmi, qe sipas Shopenhauer_it (Filozofi i gjigand Gjerman e Boteror): -HISTORIA JONE NJERZORE PER ZHVILLIM NA KA VERTETUAR SE, VETEM QYTETARI I VERTETE NDER BREZA DI TE BEJ ZHVILLIM DHE TE COJE SHOQERINE PERPARA…- Besoj se te mjafton kjo o Dardan.

      1. Emigranti says:

        Edi Rama perse ke marre ne krahun tend Bashkim Shehun? Bashkim Shehu ka qene i perkedheluri i regjimit deri ne 1985 kur babai i tij Mehmet Shehu xhahil u vra nga Enveri. Si mund te na serviresh ne pjate Bashkimin? Bashkimi ka gezuar te gjithe jeten e tij te mirat e komunizmit. Bashkimi bridhte vile me vile te Shqiperise dhe jashte shtetit kur i donte qejfi. Babai i tij ka pushkatuar dhe ekzekutuar me mijra shqiptare te mencur dhe patriote. Nuk gjete ndonje nga viktimat e verteta te komunizmit te paraqesesh atje por na paraqet Bashkimin si viktime. Bashkimi, Spartak Ngjela, Fatos Lubonja me shoke kane qene te perkedhelurit e regjimit komunist. Vertet u futen ne burgje, por vetem kur baballaret e tyre (kriminela) u konsideruan si armiq nga lubija Hoxha. Deri ne ate pike ata kane qene pjese e atij regjimi gjakatar dhe i kane duart te lyera me gjakun e mjaft viktimave qe perfaqeson ajo ndertese. Cfare duhet te presim nga ty heren tjeter? Te na nxjerresh Nexhmije Hoxhen e Ilir Hoxhen ne krahun tend si te persekutuarit e regjimit te Berishes? Po na deziluzionon shume me kete veprim te pamenduar! Ky eshte nje turp i radhes dhe tregon mungese maturije. Nuk e di se kush ta ka rekomanduar Bashkimin apo e ke marre vete. Koha e Bashkimeve mori fund dhe mos na i nxirr prape ne skene. Prandaj te votuam qe te na sjellesh bijte e kryekomunisteve ne krye? Kjo eshte komplet e patolerueshme. Vetevrasja politike. Me kete akt ke marre fund para popullit qe te votoj.

        1. befana says:

          bashkim shehu shok i ngushte i edi rames.

      2. Dardan says:

        Zotni Lubohova, jo nuk me mjafton shpjegimi juaj. Madje duket qarte qe nuk ka lidgje me temen. Nuk e di nese ju si nje antikomunist mund te shpjegoni dicka te vecante per pyetjen time naive: A mund te quhet Shtepia Mistorioze e spiunimit nje “Bukurosheve Fjetur”?. Gjithashtu nese ne fjalorin tuaj ka ndonje kuptim qe une (i pa arratisur sic jam) nuk e kuptoj fjala “Fshehtesire”. Pjesa tjeter e shkrimit tuaj ne lidhje me mua nese nuk eshte phd-bullshit hapur eshte e shproporcionuar. Jo?

  2. KATHERINA DIE GROSSE says:

    Me 21 janar Sali Berisha vrau drejtprdrejt nga Kryeministria.
    Ai nuk u fshef mbas gjetheve.
    Me 22 Janar Sali Berisha fshiu te gjith serverin e Kryeministris dhe mbrojti gardistat vrases.
    Cfar na duhen ne kto momente te veshtrira ekonomike,se cka kan bo kumunistat para 30 viteve,kur Rama nuk osht ne gjendje ta çoj para drejtsis per cfar ka bo Sal Serbi,keto 25,qi jane me dhjetra shqiptar te zhdukur.
    Na thuaj o Edo pse te gjith bashkpuntoret e Saliut ata qe e ndihmun te merrte frenat e PD kan vdekur??
    Gazidede,Arbnori.Pashko,Vejziu,sekretarja e tij e shume te tjere..
    Ndersa ….Rama sot —
    Rama falenderon Vishon,…ndersa shqiptaret falenderojn Ramen per murrin me VRYMA te shtepise me gjethe…fiku.
    Tash e tutje kur tju ngrifet palla mre çuna tironca. gushpelluma mos hypni ma ne Autobuzin e Saukut tu me ndjek mue te shkreten,..,por shkoni e futjani VRYMAVE te shtepis me gjethe.
    Ne duam te shofin Sal Berishen ne banken e te akuzumve,duam te gjenden eshtrat e Remzi Hoxhes,kurse Rama i thurr hosana Visho qi pergjonte deputetet.

    Hej Shqypni Republik bananesh,
    Vishot fshihen mbas gjethesh
    e Ramat na bojn hosana-Ajazesh

  3. ilir says:

    Boll me prapagant idjote po pate bythe merru me korrupsjone e zgjidh problemet e pa punsine, arsimit,shendetsise o frigacak

  4. m says:

    Cfare hallesh kane njerezit me cfare harxhojne keta parate! Keto gjera behen kur ekonomia eshte stabilizuar dhe njerezit ia kane ngene parave qe do te harxhohen per te bere muze te tille.

  5. pjatalarsi says:

    Ne mos gjysma, cereku i Tiranes e dinte qysh nga vitet ’70 qe kjo shtepi ishte e sigurimit. Cfar ka ndonje tw re ketu!? Apo lum qe u mbush Tirana me 90% nga fshatrat dhe provincat, dhe shesim libra per Enverin, shesim gjithshka te vjeter e te ditur, si te jete e re dhe e paditur!?

    1. MARA says:

      @Pjatalaresi,

      Ju e dini me mire se te githe se shperfaqja e saj pepara publikut ka efekt per brezat e rinj, te njihen me historine e atij pushteti paranojak, qe me shume pergjonte se bente pune te dobishme…

      Pastaj e kemi ditur me kohe qe gjendej aty edhe pse, po nuk eshte njesoj si t’i heqesh misterin qe mbante brenda, dhe tani hyjne qytetaret dhe ja!-e sheh?!-s’kma me gogol-iku! Ja, hyre neper te e mos ki frike, dikush qe e ka psur ne kurriz psh: hyn aty dhe shtrengon dhembet dhe nuk flet se…mos eshte loje kjo…edhe i kanw kwtu tw fshehur se Nexhmija eshte gjalle, bashke me dibrruqen tjeter, ate te rene…

      Eh, ku u iken frika shqiptareve…

      Pershendetje!

  6. Jovan BASHO says:

    Zoti Rama, Zonja Kumbaro, Zoti Shehu,
    Ju pashe sot si ideatore te ekspozites se krimeve te diktatures ne shtepine qe vazhdoni padrejtesisht ta quani “shtepia me gjethe”. Ju ka shkuar ndonjehere neper mend (se jetojme ne Demokraci) qe ajo shtepi (si cdo tjeter) ka nje pronar dhe pronari eshte Dr. Jani BASHO (1892-1957), qe vec te tjerash eshte edhe themeluesi i mjekesise shqiptare?
    Shtepia eshte ndertuar ne vitin 1931 dhe ka sherbyer si spitali dhe materniteti i pare privat ne Shqiperi. Megjithese u ndertua si shtepia qe priti te qarat e para te femijeve, shpresa e jetes, qe do te ishin e ardhmja e vendit, ne shkurt te vitit 1945, ajo u shtetezua duke u shnderruar ne shtepine e ferrit, nga komunistet qe morren pushtetin.
    Ne vitin 1994 ajo shtepi iu kthye pronareve dhe pastaj SHIKu, hodhi ne gjyq Komisionin e Kthimit te Pronave dhe e “rimori”, me ndihmen e Gjykates se “pavarur”.
    Si mund te ndermerren projekte te tilla ne nje shtepi qe ka pronar, kur ne bashkepunim me ta, ju mund te beni aty historine e mjekesise shqiptare, ndersa merreni me percudnimin e asaj shtepie, gje per te cilen keni bunkere pa fund ku mund te shprehni talentin dhe “artin antikomunist” njekohesisht?

    1. m says:

      Familja Basho duhet t’i drejtohet me nje leter kryeministrit dhe ta hedhi perseri ne gjyq shtetin per ta marre ne pronesi godinen.

      Po kete fakti a do ta paraqese ne museum Edi Rama?

  7. parti per qef te ngjeles. says:

    Bo na e neveriti ky idioti, flet si garip, vishet si boron droge, sillet si vagabond. Neveri, fatkeqsi per kete popull.

  8. Taras Bulba says:

    Te gjithe trapat e Sali kriminelit shajne Edin , te gjithe Tiranasit e para 90 e mbajne mend qytetin te qete e te paster , po sot e shohin Tiranen e dashur me mijera Cecene te zhurshme e te piset e jane po keta qent qe flasin ndyt

  9. ne emer te popullit e shtetit te se Drejtes says:

    Populli nuk ka nevoje imedjate per muzera apo rreklama bajate,por ka nevoje per vende pune dhe lufte pa kompromis ndaj riciklimit te botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik qe krekoset si gjeli siper pelhut te tyre per ndershmeri njerezore ne te tre pushtetet,plus opoziten qe i shkon pas per garnityre dhe biznesin qe pastron leket e krim-korrupsionit duke injoruar istitucionin e falimentimit dhe grabitur me fuqine e pushteteve taksapaguesit shqiptar.Mjaft me,do t ishte ne nderin e qeverise Edvin-kristaq Rama,shtepia e kthyer ne muze t’i kthehet pronareve te ligjshem,pastaj per muzera dhe spote e rreklama bajat te dites, per to nuk ka nevoje tash per tash shqiptaret.
    Nderi me i mire qe do t’u behej shqiptareve nga qeveria Rama,ishte denimi i krimeve makabre te diktatures komuniste dhe persekutoreve ne to, si dje dhe sot,dhe jo te vazhdohet te injorohen ato krime makabre ,apo anashkalohet nga “padija”sikurse po veprohet deri me sot nga politikat e dites se Tiranes zyrtare duke vazhduar t’i behet avokatija nga te te pushtetet deri me sot.Mjaft me.
    Te rreklamosh apo te shkruajshe,eshte culture e dije,por te mbetesh skllavi tyre kur nuk i sherbejne rrealitetit qe kerkon koha,nuk eshte me dije,por bashkefajesi dhe bashkepunim me ndergjegje me djallin.Mjaft me,Shqiperia ka nevoje per ndershmeri,dashuri dhe pune dhe jo lloqe kavaje, qe te kete progress njerezor.

  10. Mallakastrioti says:

    @@ I Nderuar z.Edi Rama,nuk jame i “Mrekulluar” nga “Shtepia e Gjetheve”;SI dhe nga Berja Muze e kesaj Shtepie, dhe si..dhe..c´fare ka bere Sigurimi i Shtetit..ect..
    1-Sigurimi i Shtetit ka Bere detyren e tije, ne perputhje me Kushtetuten e vendit..tani se c´fare Menyrash perdorte kjo eshte Puna e ketij organi.
    2-Del tani ne “Demokraci” se Shqiperia, nuk ka dhe NUK KA PASUR ARMIQE, se gjithcka sipas Politikaneve te “Demokarcise” Shqipetare, ishte Paranoje ect…
    3-I Nderuar z.Edi Rama, pa Humbur Respektin qe kame per ju do tju them nja dy “LLLAFE” ashtu si nga Mallakastra, sepse keto “Llafe” nuk ti thote dote Bashkim Shehu(Respekt)::
    -Po nisem pikerisht nga ajo “Shtepi e gjetheve”,qe po na Ekspozoni sote :Ajo Shtepi ka Pjelle Sali Berishen,ka Pjelle Topallin, dhe ka “Pjelle” nje Bande te tere Antishqipetaresh, qe nuk po Ndeshkohen nga Drejtesia “Bythe-Cpuar” sHQIPETARE.
    pra z.Edi Rama, “Vleret” e kesaj “Shtepie” , dhe Bemat e saj po i shijojme ne Shqipetaret e thjeshte,por ne Metoda te tjerea, si dhe Forma te tjera.
    Edhe nese ajo Shtepi behet Muze,ajo Shtepi vazhdone te kete Fuqine e saj Te Vrase ne Mese te Tiranes..te bej Shqiperine Lesh e li 1997-ta..ta Beje Tropojen, nje Varreze te Madhe, dhe ta Hape plage te medhaja ne Shqiüperi si GJAKEMARRJA, pra ju zoti Rama, edhe me Berjen Publike te kesaj “Shtepi Gjethesh”, nuk keni “Forzen” e duhur per tu Berballur me Forcen e “Hijes” qe ka , dhe do te lere Kjo Shtepi.
    Nuk do te zgjatem i Nderuar:Leri Muzete Berthamore te Diktatures, ashtu sikurese eshte, leri edhe Shtepite e GJetheve apo Tjeter Lloj sikurese jane, dhe na NDRONI neve Shqipetareve, me Aktivitetin Tuaj duke Filluar te DENONI ata qe la Pas kjo “Shtepi”, qe ne menyre Aktive po shkaterrojne C´do gje Shqipetare, per Interesa te Serbise apo edhe Greqise.
    Dhe po kthehemi te Kryefjala :Sigurimi i Shtetit,eshte pikerishte nje Segment i ketij Sigurimi qe ka Punuar me dy-Fytyra, dhe me shume ne Favore te Serbise, qe e shikojme edhe sote, e shikojme edhe sote se Vertet Shqiperia ka ARMIQE dhe do te Kete, prandaj nuk duhet Injoruar gjithe Puna e ketij organi, qe ka punuar per Mbrojtjen e Sovranitetit te vendit..Denoni ata qe BETOHESHIN ne kete “Shtepi”, dhe nga ana tjeter i Vurri Zjarrin Shqiperise, athere do te beheni me i Dashur per Shqipetaret..lol

  11. Lëmi Llukës says:

    Ramaa , o Rama !
    Po me se merresh , o derëziu ti ?! Bunkerët e diktaturës – Vend – komandat e diktaturës – Shtëpia e përgjimeve , edhe kjo e diktaturës . Po pastaj ?! Cili shtet në Botë nuk ka bunkerë , vënd – komanda dhe nuk përgjon?!
    Pyet Snouden- in se të sqaron ai . Merkeli përgjohet edhe në nevojtore …! Po pse , ti Edi Rama , kujton se nuk përgjohesh ?! Po atë kastravecin e Mehmet Shehut ku e gjete ?!
    A ka më pis diktator se Sali Berisha ?! Për kundër këtij ti dhamë votat dhe ky vazhdon të na tërheqi për kapistre një popull të tërë !
    Ti , Edi Rama , pak si shumë po na nxjerr mallin e Fatos Nanos !

    1. stela says:

      Haha tamam , ca ka ketu per muze ?! I biri i Feqerete Shehut, qe e dinte gjithe blloku qe ishte shtrige, edhe bashke me kete tyryfylen Kumbaro. Cdo shtet ka segmentet e tij te sigurimit, ca ka ketu per te share “diktatorin”????????

      Ik o meruni me pune te dobishme, deficenta!!!! Keni 24 vjet Enveri , Enveri. Sa me shume te mundoheni ju me e ul, aq me teper lartesohet ai per popullin.

      A po, nese doni me nxjerr se Sala dhe Tosi kane qene te infiltruar nga sigurimi, thuajeni. Pastaj ska nevoje te gjykohen ato per kete detaj, se kane bere krime me te medha. E shkaterruan Shqiperine per 24 vjet. Ka shume krime per cfare mund te gjykohen, Sala, Topalli, Tosi, Meta & Co…….

  12. neri says:

    Ktheji pronen ,pronarit te ligjshem Dr Bashos pastaj derdellit mbi moralin e djeshem dhe te sotmin qe te mungon

  13. Liridon says:

    Leshimin e tufes me miza,KM aktual e ka kopjuar nga parardhesi i tij identikisht.Telefona para 90’dihej se kush kishte,sic dihet edhe mbas ’90 kush qeveri shqiptare me VKM donte ti merrte shqiptarve numrat e i-meit te celularve.

  14. astrit says:

    Mesa pame nga TV nuk kishte perurim te nje muzeu sic u tha por e gjithe historia mesa u duk ishte promovimi i Visho Liko Ajazit dhe Bashkim Shehut nga Zoti Rama. Keto pushtettaret e te gjithe ngjyrave jane te gjithe njesoj. Opozita e djeshme dhe vete Z. Rama bene be e rrufe para se te merrnin pushtetin se do t’i gjenin vendin Likes i cili kishte pergjuar PS, deputetet te saj, etj. Por tani Visho u be me pushtetin e ri dhe nuk eshte me Vishua i Berishes. Rama pat premtuar ne fushate se puna e pare qe do te bente do t’i kthente publikut TVSH, ndersa tani qe po mbush gati dy vjet, TVSH u be me qeverine, nuk e shan me ate dhe u rilind. Keto praktika qe po shohim deri tani jane vetem zhgenjime.

  15. stavri says:

    po ku ka shtet pa nje qender spiunazhi dhe ivensticative ? AMERIKA si NENA e demokracise ka PENTAGONIN qe ka filluar kushedi sa luftra ne bote . Ne ketu paskemi nje SHTEPI ME GJETHE dhe yrrrra ta mar vesh gjithe bota .po mire ben qe eshte se duhet por n.q .se ka pronarin e saj ti jepet atij qe e ndertoi dhe mos na tregoni perralla EDI se AI qe e beri SHTEPI TE GJETHESH kishte bole ndersa ti si ke

  16. Spin says:

    “BUKUROSHE E FJETUR” shtepia e survejimit ne kohe diktature?????? nga c’mendje e mjere injorante ka ardhur ky propozim skandaloz e kjo mysybet e vajmedet ide???? Dhe si nuk e kuptuan keta njerezit e PR te kryeministrit se per te mos ndotur ne kete rast edhe Bashkimin e gjore dhe ” qellimin e mire” duhet te mos qasen aty ne perurime te tilla. Nuk ka nje shqiptar te vetem qe lumturohet nga kjo. Pra PR = 0 (ne mos …minus) Vaj e vajmedet – kryeminister . Dikur e quaje Lubonjen – Urbanist folklorist” Sot mund te te quajme pa frike ” KRYEMINISTER FOLKLORIST”

  17. Hapi dosjet Rama! says:

    Hapi dosjet Rama dhe zbato direktiven e EU, se ndryshe nuk keni gje ne vije.Shqiptaret nuk do te hakmerren se ata qe kane hequr ne kurriz padrejtesite i dine shume mire, por ketu i pritet rruga se keqes qe mos ti jepet me pushtet. Hapja e Dosjeve do te pastroje Shqiperine, pasi pislliku e ka vendin ne hale dhe jo ne bash te vendit.
    Mos harro Rama se per ty nuk lane gje te zeze pa permendur nga jeta jote familjare dhe personale, kurse tani per vete u djeg speci spiunave dhe pjelles se tyre.
    Hapi te gjitha dosjet qe nga poltikan, gjeneral e deri tek spiunat e internimeve dhe birucave. Vetem keshtu do te hapin rrugen 1 jete me te qete. Pasi keto masha po vazhdojne ne saj te atyre dosjeve te bejne ngaterresa ne llogari te sherbimeve te huaja ne Shqiperi dhe me tej. GOD bless You Edi Rama!

  18. Ermiri says:

    Cfare na duhet kjo shtepi e se kaluares kur nuk jeni ne gjendje te coni para drejtesise Salen?

  19. lexues says:

    Shtëpia me gjethe apo…shtëpia e gjetheve?
    Se janë dy kuptime të nrdyshme. Apo jo zoti gazetar leshi i tëmës se sëmës.rropt që na i bastarduat gjuhën o legena injorantë dhe të pa shkolluar

  20. profesionisti says:

    Te nderuar miq.
    Te gjithe pa perjashtim, dhe me shume te drejte e keni kritikuar kete muze te gabuar dhe te pa nevojshem. Nese do te ishte kthyer ne nje shtepi muze kushtuar Dr. Jani Bashos si nje nga korifenjete e mjekesise shqiptare do te kishit vertet nje vleresim per profesionistet e shendetesise. Keni te drejte qe nuk ju ka kujtuar per kete as ministri aprofesionist qe po shkaterron sistemin shendetesor shqiptar dhe eshte armiku i profesionisteve. Ky profan nuk ka si te kujtohet per te tilla figura, qe jo vetem i bene e vazhdon ti bejne nder mjekesise shiptare, por jane vlera kombetare qe mbrojten kombin shqiptar ne kancelarite me te medha te botes. Mire kete nuk e bete, por kthejani pronen Bashove, sepse profesionistet do ta shenderrojne ne nje vlere te shtuar te profesionit dhe publikut, qe nderon profesionin e mjekut, sepse ne syte e tij sheh shpresen, ne nje vend te pa shprese.

  21. Kalimtari says:

    Zoti Kryeminister! Jam nje votues juaji, por me lejoni te them se kjo nuk i sherben as infomimit te publikut dhe as edukimit te brezit te ri sidomos atyre qe kane lindur pas 1990 me gjoja bemat e diktatures. Diktaura ka plot kusure, por mos u tregoni me katolik se Papa dhe mos u mundoni te fshini deshtimet e qeverise tuaj me gjethe fiku. Dihej kush pergjohej ne ate shtepi: Nuk pergjoheshin njerzit e thjeshte sepse nuk kishin telefona. Telefonat ne ate kohe per dijeni te brezit te ri numeroheshin me gishta dhe dihej kush i kishte. Per nje numur telefoni duhej te vendoste paria e qytetit se fshatrat kishin ende telefona me magnet dhe doreze!!! Ne ate kohe nuk kishte as internet dhe as Iphone e ku ta di une qe mund t’ju hapte pune “Snowden”-ve te kohes. Tani qe te vijme te thelbi i problemit: Ne ate shtepi pergjoheshin kryesisht spiunet e huaj qe strehoheshin neper ambasada. Se Shqiperia nuk ka pasur vetem miq, por edhe shume armiq. Keshtu ka qene dhe keshtu do te jete. A mund te me thoni ku eshte e keqja ketu? Cili shtet nuk i pergjon spiunet per interesa te sigurise kombetare? Apo tani nuk ka nevoje se i kemi hequr breket dhe na i sheh hallatet gjithe bota? Prandaj nuk ka nevoje per “muzera” te tille. Edhe pse krahasimi mund te mos jete i goditur eshe njesoj sikur ti kerkosh Obames ta ktheje CIA-ne shtepi muze per femijet e Amerikes. Kthejani shtepine pronarit dhe fute Vishon ne burg sepse ke plot material edhe pa e pergjuar nese ke bole. Po nuk pate rri urte dhe mos hidh shashka per propogande. Tung.

  22. leci says:

    Ajo shtepi do vleje per muze. Do ti tregohet brezave te ardheshem se si mund tu grabitet prona pronareve ne cdo lloj regjimi.

  23. padrino says:

    O edi kristaq rama, leri këto sceneggiata, jo shpie e gjetheve, jo bunkeri Enverit, shqiptarët, duan drejtësi, punë, mirëqenie, rend publik mos u mer shumë me të kaluarën.tani po se çdo gjë e Diktaturës së Proletariatit e zezë, dhe këto 25 vjet kapitalizëm i mallkuar roze, fiori, se të gjitha të këqijat kanë ardhë nga Enveri dhe sistemi komunist, dhe të mirat e shqiptareve, kanë ardhë nga pardesytë e bardha, nga dhjetoristët e dhjerë e të përmjerë , ku bëje pjëpjesë Ti edvin, salehu, tosi nanos, merua si shok i salehut, lilo meta floriri e shumë shkërdhata si ju, që e shkatëruat Shqipërinë nga themelet, ku është rilindja mavi jotja o edvin që pas 23qershorit 2013 , do çonte drejtësinë në vend. u bëre kryeministër o vinçe jo se ke merita por për urrejtjen, që ka shumica e shqiptarëve, për bandën e PDsë dhe kryekriminelët e saj Berisha dhe basha. je abuziv te PS o vinçe.

  24. ceni nga usa says:

    Leri keto budallalliqe o Edi, harxhon pare kot per muze…paret qe ke harxhoi per shkollat e femijeve apo spitalet qe jane per ibret te zotit.Ajo godine ka zoter sepse eshte e Dr.Bashos dhe ai ka trashegimtare.Nuk ka fare vlere nje muze, si ai qe bere per bunkerin e Enverit.Cdo shtet ka godinat qeveritare ku kryhen funksione te caktuare.Edhe juve keni godina qe pergjoni njerezit e kjo seshte cudi.Godinen ja u kthe te zoterve dhe mbylle kete budallallet se me keto qe po ben po humb pike dita dites dhe mos u cudit kur ta shikosh veten me koke poshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje