Pse votoj Syrizën

24 Janar 2015, 15:00Politika TEMA

Nga Ben Blushi*

Grekët nuk janë sot populli më simpatik në Europë. Megjithëse askush nuk është. As gjermanët që janë më të pasurit. As francezët që janë më të sulmuarit. As finlandezët që janë më të lumturit. Europa ka pak entuziazëm dhe shumë pak gëzim për të shprehur simpati për ndokënd. Kohët e fundit është një kontinent i ngrysur, që nuk i pëlqen asgjë dhe që në përgjithësi ka harruar të qeshë.

Disa vjet më parë, grekët ishin populli më antipatik në Europë. Kur filloi kriza, europianët e thjeshtë u bindën se në kohën që ata punonin, grekët harxhonin paratë e veta dhe të të tjerëve, duke kënduar dhe duke u nxirë nëpër plazhe. Deri diku ishte e vërtetë, sa ç’është e vërtetë se nga antipatia lind mëshira dhe nga mëshira lind simpatia. Ndoshta këtu jemi sot.

Grekët rrezikojnë të kthehen në një popull simpatik. Nëse kjo është një simpati e rrezikshme, duket se ata kanë vendosur ta marrin përsipër. Duke kundërshtuar. Dhe duke votuar për Syrizën.

Syriza është partia që po i bind se për të ndryshuar Greqinë duhet të kundërshtojnë Europën. Jo Bashkimin Europian si institucion, si frymë, si urë dhe si arkitekturë, por masat e rrepta fiskale që janë imponuar prej tij. Është njëlloj si të kërkosh te ndalosh një makinë që të pëlqen, nga frika se mund të të shtypë. E kujt nuk i ka ndodhur të mbrohet nga një Mercedes i rëndë dhe metalik që vrapon pa parë ku shkel, me bindjen dhe kokëfortësinë se fuqia që ka për të ecur shpejt është testi i përsosmërisë së tij? Këtë ndjenjë kanë provuar grekët në këto vite. A kanë të drejtë të mbrohen? Ata besojnë se po. Kanë të drejtë të mbrohen nga makina që u pëlqen. Edhe unë besoj se po. Kanë të drejtë të negociojnë kushtet e kalimit në rrugë. Sepse rruga nuk është krijuar për të kaluar vetëm një makinë, sado e përkryer qoftë ajo.

Që nga fillimi i krizës greke në vitin 2008, Greqia është detyruar të marrë mbi 300 miliardë euro borxh për të mbajtur në këmbë ekonominë e saj. Ndryshe shteti do kishte falimentuar. Do ishte mbyllur, siç mbyllet një ndërmarrje, që nuk paguan dot punonjësit e vet. Për të paguar borxhet, Greqisë i është dashur të ulë deficitin, të reduktojë pagat dhe pensionet, të shkurtojë administratën e mbipopulluar dhe të shesë disa nga asetet e saj më të çmuara me çmime të pafavorshme. Rezultati sot është i dhimbshëm: 25 për qind e grekëve janë të papunë.

Syriza që fiton të dielën i ka bërë grekët të besojnë se mund të negociojnë kushtet e borxhit. Pra, të reduktohet një pjesë e tij duke ndryshuar kohën dhe këstet e kthimit. Ndoshta kjo përpjekje mund të jetë një utopi. Dhe ka shumë gjasa të jetë, sepse është e vështirë të bindësh një “Mercedes” të ulë shpejtësinë për t’u parakaluar nga një gomar. E megjithëse kjo është një metaforë, që nuk krahason grekët me gomerët, kështu mendon një “Mercedes”. Sepse të jesh “Mercedes” nuk ke arsye të kesh ndjenja, mjafton të kesh shpejtësi.

Por edhe nëse sentimenti grek për të kundërshtuar morsën fiskale  rezulton një utopi, sërish do ishte një utopi lëvizëse. Pra, një dorë që mund të ndryshojë një mur pa e goditur atë, por vetëm duke menduar për shtegun që vjen pas murit. Utopitë kanë pasur gjithmonë fuqinë për të ndryshuar atë që nuk ndryshon dhe njerëzimi do ishte i pafat sikur të mos e kishte aftësinë për të qenë utopik. Që nga nevoja për barazi e deri tek etja për komunikim në distancë, pra te celulari, pesë shekuj më parë ishin utopi. Celularin e kemi, barazinë luftojmë për ta fituar. Çdo ditë. Dhe kemi shpresë. Sepse jemi utopikë e, për sa kohë jemi utopikë, jemi të shëndetshëm.

Ndoshta fitorja e Syrizës mund të mos jetë e shëndetshme, por ajo është e shijshme. Dhe jo vetëm për grekët që tani kanë bindjen se nuk po votojnë për të ndryshuar Greqinë, por Europën. Kjo është një shije legjitime, sidomos kur vjen nga popuj të vegjël, të cilëve tregjet ia kanë hequr këtë mundësi prej dekadash. Por fitorja e grekëve nuk mund të qortohet dhe aq më pak mund të ndëshkohet. Të gjitha deklaratat kundër preferencave elektorale të grekëve në të vërtetë janë frikë. Frikë nga ndryshimi. Që mund të kthehet në virus. Kjo është frika e “Mercedes”-it, se gomari mund t’i imponojë një shpejtësi tjetër. Ne jetojmë me bindjen e shëndetshme se edhe makinat kanë dhe duhet të kenë frikë dhe zgjedhjet greke janë një mundësi për ta provuar.

Prandaj, nëse do isha grek, do votoja të dielën për Syrizën. Jo si socialist. As si rebel. Aq më pak si utopik. Por si europian. Sepse dua të besoj në fuqinë që kanë përrallat për të krijuar utopi. Dhe përralla me gomerë ka, por me makina as ka pasur dhe as do ketë.

*Lapsi.al

69 komente në “Pse votoj Syrizën”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Grekerit nuk jane ne gjendje te ndryshojne veten,ti mendon dhe gezohesh se do ndryshojne Europen
    Grekerit kane kohe qe e kane konsumuar muajin e mjaltit,duke shpenzuar eurot e mercedezit.
    Borxhi i Greqise eshte i frikshem,duke llogaritur zhvillimin ekonomik te saj,ata jo vetem plazhet dhe buzuqet,por dhe “pashket” nuk do kene euro ti festojne.
    Duke jetuar ne lluks,me eurot e mercedezit,masat shtrenguese per te lare borxhet,ju duken “skllaveri”
    Syrizen vetem shton ilizionet per nje jete tjeter lluksoze te grekerve,ajo kohe ka perfunduar,ne pazar nuk dilet me xhepa bosh

    1. Skypion says:

      Eshte i cuditshem qendrimi pro i ndoca gazetareve dhe politikaneve te majte shqiptare ndaj Syrizes,nje parti e ekstremit te majte grek!Eshte me te vertete shume i cuditshem!
      Dje pati nje shkrim te Andi Bushatit,i cili thoshte po te njejten gje si Ben Blushi;dmth qe Syriza duhet te fitoje,dhe shqiptaret ne Greqi duhet ta votojne ate.E lexova shkrimin e Bushatit,dhe te them te drejten,ne fillim,nuk desha ta besoja.Pyetja e pare qe me erdhi ne mendje ishte: si ka mundesi qe nje analist si Bushati,i cili ne vendin e tij tallet me ekstremizmat e cdolloji,i fton shqiptaret ne Greqi te votojne per nje parti ekstremiste?!
      Kohe me pare,nje tjeter analist i te njejtit soj,Fatos Lubonja, fliste me admirim te madh per nje parti tjeter ekstremiste ne Itali(5 yjet) te Grillos;nje parti kjo nga ato qe vetem ne Itali mund te lindin dhe te votohen;me nje lider qesharak,tejet qesharak(e imagjinon kush nje klloun si Grillo Presidente?!!) qe per habi ka bere per vete me miliona italiane!
      Por,nuk jane vetem Bushati,Blushi,Lubonja te cilet,jane te magjepsur nga partite e ekstremit te majte ne Perendim,por ka edhe plot te tjere te te njejtit soj qe i admirojne keta lloj partish.
      Qe te gjithe jane te majte.
      Dhe kjo,jo vetem mua, po kujtdo tjeter, i jep te drejte te mendoje dhe te flase per “afiliacionin” ideologjik,politik te bijve te baballareve.Nuk ka shpjegim tjeter racional.Vetem ky eshte.Nuk ka,sepse nuk ka analist,gazetar apo politikan te djathte ne Shqiperi qe te mbeshtese parti te tilla ekstremiste;madje keta nuk mbeshtesin as ato te ekstremit te djathte qe po lulezojne ne Europe.
      Ja ku na dalin hipokritet.Perhere bie dicka qe t’ju heqe maskat edhe atyre me te rafinuarve.Kjo qe ra kete here,eshte nje parti radikale ne Itali apo nje parti ekstremiste ne Greqi.
      Ate qe nuk e bejne ne Shqiperi,dmth te perkrahin parti te ekstremit te majte,e bejne per parti te tilla ne vendet e tjera.Kjo jua cjerr masken bijve te baballareve.Kur them bij baballaresh nuk e kam fjalen vetem ne sensin biologjik,por,dhe mbi te gjitha,ne sensin politik.Te pakten te jene te majte.Por,jo!Keta,duan te jene me esktremin e majte.
      Argumentet qe japin,si Bushati dhe Blushi,jane keqardhshmerisht qesharake.Keta perdorin si argumente demagogjine uleritese te kesaj partie te ekstremit te majte!Oh perendi!Nuk gjej fjale te pershkruaj ndjesine kur lexoj shkrime te tilla qe i demaskojne keqas autoret e tyre,te pakten intelektualisht.
      Per Blushin nuk kam patur kurre ndonje vleresim per intelektin e tij,qe me duket tejet medioker.Por,per Bushatin po.Mesa duket paskam ngaterruar integritetin profesional,qe Bushati e ka,me nivelin intelektual.Por me dy shkrime te fundit me ka zhgenjyer pakthyeshmerisht.I pari ka te beje me nje shkrim te llojit “po sikur”,ku citonte nje shkrimtar si Houellebeq,njejte si Blushi,dhe i dyti,shkrimi i djeshem ku fton emigrantet te votojne nje parti te ekstremit te majte,po prape njejte si Blushi…!
      Intelekti i vertete shquhet nga ai medioker,pikerisht ne raste te tilla.Keta te kujtojne ate debilin e shume e shume anektodave shqiptare,qe permbahet e permbahet,duke dhene pershtypjen e te urtit, e ne fund ja kaput nje te trashe,qe i le pa mend te gjithe.
      Dy shkrimet e Bushatit qe permenda,jane pikerisht kjo e trashe.Keqardhje.
      Megjithate do ju jepja nje keshille,si Blushit ashtu edhe Bushatit,duke risjelle(lirshem,me aq sa me kujtohet,meqe nuk e kam librin prane) ca fjale te mencura te Gogolit tek “Fryme te Vdekura”: Njerezit,thote Gogoli,zemerohen me paraardhesit e tyre, te rinjte me brezat e vjeter,se pse nuk e kane pare rrugen e gjere e te madhe plot drite ,por jane arratisur neper shtigje te humbura pa krye;dhe,gjithe duke kritikuar brezat e kaluar per verberine e tyre … ata bejne te njejtat gabime,genjehen nga vezullimet e mocaleve,duke mos e kuptuar se ashtu si paraardhesit e tyre po shkojne drejt gremines!
      Analiste e gazetare si Blushi,Bushati,Lubonja etj,kritikojne ka vite e vite te tera ekstremizmin politik ne Shqiperi,sidomos ate komunist,bile na thone qe edhe baballaret i kane “vrare filozofikisht”,e sot,njesoj si ata kritizeret entuziaste te Gogolit,bejne te njejtin gabim si “baballaret e vrare filozofikisht”,dmth,adhurojne demagogjine e ekstremit te majte!
      Ka edhe dicka tjeter.Ajo Europe – per te cilen keta rrufjane na betohen e perbetohen dhe ne emer te se ciles godasin cdo shfaqje jo-europiane ne Shqiperi – eshte pikerisht Europa qe i druhet me shume se askush tjeter fitores se nje partie te tille.Eshte pikerisht kjo Europa, ku keta hipokrite na ftojne ta kemi si sistem referimi,qe po i ben thirrje popullit grek qe te kete mendjen me ekstremistet.
      Gjynah!Gjynah!Gjynah!Gjynah per keta gazetare e analiste qe kemi.

      1. nd-ih-ma says:

        Si budalla ben apo je i Demokracise se re.Nese SYRIZA eshte parti e extremit te majte atehere Papariga eshte jot eme e qendres.Pale gjykon analistet e gazetaret.Mos rente tastiera ne dore te budallenjeve si puna jote.

        1. Pilo Lala says:

          Blushi, Lubonja , Ngjela jane njerez te vecante, qe te gjitha perlat qe thuhen duhet te dalin nga goja e tyre, perndryshe ata nuk ndalen me teorite e tyre, duke i caktuar si plehra.
          Blushi eshte nje dembel tipik Korcar, qe kujton se me ndonje ide te tijen, gjithe populli do i veje pas ketij Gjeniu te mendimit.
          Njeriu po nuk qe punetor, kerkues dhe i disiplinuar, kurre nuk mbaron dot ndonje pune me sukses.

        2. beni says:

          Blushi apo Fatos Lubonja nuk jane te majte dhe votuesit e majte nuk i durojne dot keta. Qe te dy kane mbeshtetur Saliun ne shume raste. Madje edhe kur Saliu vrau njerez keta e mbeshteten.

          1. psy says:

            Sepse jane bastarde,jane brez qe quhet as mish e as peshk,qe nuk kane kellqe te perballojne as mungesen e veres ne tavoline per nje vakt,e jo me t’i vene shpatullat nje kombi,jane pa idenditet dhe perpiqen te bejne sikur pelqejne diçka qe aktualisht eshte fenomen i kohes.Po kush i beson,i njohim mire tashme!

      2. KATHERINA DIE GROSSE says:

        Ben Blushi ka shkrujt si publicist i talentu,por jo si politikan i pergjegjshem,
        Thjesht SNOBIZEM i Blushit,qe edhe pse i shijshem per tu lezuar eshte i veshtir per tu bluar,sepse stomaku grek osht shum i zgjeruar nga dembelizmi dhe mashtrimet qi i kan bo prej vitesh Europes,Kan marre ndihma e kredite armatime ushtarake dhe financimepa mase ne kater anet.
        Beno ka bo mir Edi Rama qe te ka lan tyne deputet te thjesht,se per politik qonke BLOZE-Blushi

      3. artan says:

        Bravo Skypion, komenti yt i shkelqyer meriton te botohet sis artikukll me vete.

        1. Anim says:

          Shkrim idiot I një djali Te perkedhelur e injorant. Ky shkrim, si gjithe shkrimet e ketij pseudo-gazetari, ju mungon llogjika me elementare.
          Reading Blushi Junior is A WASTE OF TIME.

      4. realisti says:

        Komentit tuaj, skypion, i mungon publikimi i emrit te vertete te autorit. Blushi, Lubonja,Bushati qe ti i kritikon deri ne ofendime direkte, kane guximin ti drejtohen publikut pa u fshehur prapa anonimatit. Persa i perket asaj se cili sistem ofron lumturine e njeriut ai kapitalist, qe Blushi e krahason me shpejtesine e mercedesit apo ai socialist( shoqeror),kjo besoj une eshte ne themel te artikullit te Blushit. Dhe na kujton se gomari, duke qene nje qenie e gjalle, eshte, me shpejtesine e tije te moderuar, me human (njerezor) se celiku i shpejte por i pa shpirt i mercsdesit. —-Respekte—-

      5. Zen Style says:

        ….nuk me intereson aspak thelbi I asaj qe po ndodh ne greqi.Nuk kam Kohe ta di kete gje.Ajo qe me duket interesante eshte qe nje popull duhet ti nenshtrohet njeher ne kaq Kohe nje eksperimenti social duke votuar nje force ekstremiste.Tek e fund it greket e Duan greket le ta kene..ata shpiken kalin e trojes ata tash po e fusin ne shtepine e tyre.Bota po thote : mos shko or trim.Greqia po I thote do shkoj.CDO gje OK per greket.Ceshtja eshte tek parate a to kush ti fal.Se thoshte xhaxhi Enveri :pa pavaresi ekonomike ska pavaresi politike.Mgjate the ulemi dhe ne shqiptaret e te bejme sehir me ate qe do the ndodhe ,mjaft sehir Kane Ber the tjeret me ne

      6. Nje shqiptar says:

        Ju lumte Skypion per shqetesimin qe keni ndaj mendimeve protestuese te rrugaçeve injorante qe depertojne ne shtypin shqiptar.

    2. capajevi says:

      Eshte shkrimi i pare qe lexoj nga Ben Blushi.Di qe eshte mjeshter i batutave dhe djale inteligjent. Me ato qe lexova ngelem i zhgenjyer. Nje shkrim vulgar dhe pa sens, aspak artistik dhe me pak akoma politik.Pa fantazi dhe pa optimizem gje qe ai vet e preferon.Nje shije te le ne goje, qe nuk ja ka idene se c’eshte Europa.Kam pershtypjen se gjyshi i tij do i quante absurde dhe te vjeteruara idete e ketij shkrimi…!!!

    3. meda says:

      E vleresoje shume artikullin e shkruar nga Z.Blushi, eshte fakt se qeverit e meparshme kane genjeyer e kane mashtruar jo vetem popullin e vete por edhe Europen. Venia ne prove e kesaj force politike eshte kulture perball atyre forcave qe

    4. malsori says:

      mos u qa hallin , shihni familjet tuaja,fshatrat tuaj , se po vini per lesh ne siri, grekrit dine sec bejne se jane nje kombe i lashte, kur ata loznin teater edhe gjermanet edhe anglezet jetonin ne shpella…..

  2. toto says:

    Shkrim prej gomari…te besosh qe te falimentosh eshte me mire se te kesh 25% te papune eshte mendosh si veshgjate….nqs greqia falimentonte do te kishte me shume se 25% te papune dhe do te shkaterronte pasuri aq sa kisgte vene për 30 vjet. Nqs syriza fiton nuk krijon dot qeveri i vetem dhe Greqia do përjetoi makthin e kosoves qe nk bente dot qeveri…

    1. Tamam shkrim prej gomari, Ky bicim komunisti ortodhoks kritkon dhe amerikanet qe pse nuk bien ne marreveshje me ruset dhe te shtypin myslimanet. Dava sarakacani tip Maks Velo.

      1. fotomontazh says:

        shkrimi i blushit eshte prej gomari por ti qenke gomari vete…edhe une ortodoks jam. Chyn ortodoksia ketu ore veshgjate…

        1. Adi says:

          Cmerresh me veshgjatet dhe ti

    2. meda says:

      E vleresoje shume artikullin e shkruar nga Z.Blushi, eshte fakt se qeverit e meparshme kane genjeyer e kane mashtruar jo vetem popullin e vete por edhe Europen. Venia ne prove e kesaj force politike eshte kulture perball atyre forcave qe e kane genjyer e mashtruar popullin e tyre, populli greke duhet te beje nje jete simbas mundesive ekonomike te tij dhe jo jashte saje, europa mund te te jap euro por ajo nuk ti fale ato, dhenia e kredive nga ana e tyre pa kriter me shume ka prishur pune se sa ka rregulluar.Fitorja e Syrizen eshte edhe nje mesim per ne shqiptaret qe megjithese PD e PS jane provuar ne qeverisje dhe eshte fakt se nuk dine te qeverise ekonomine e vendit por e shkaterrojne ate,ne prape nuk ndahemi prej tyre duke i votuar. Eshte momenti qe ne vendin tone duhet te lind nje parti e re per ta nxjerr vendin nga shkaterrimi dhe varferia ku e kane zhytur PD e PS, duke i konsideruar qytetaret si skllever e duke i vrare ne bylevarde.PD e PS jane pjese e sistemit te komunizmit dhe duhet te nxirren nga tregu politik me voten e popullit, ata dine vetem te vrasin e te burgoin shqiptaret.

  3. Hysni Dajaku says:

    I vetmi politikan shqiptar mbi mesataren.Kur shkruan dhe flet te kujton se jo gjith politikanet jan vandak me driza.

    1. tahipi says:

      po ti qerata (drejtesia) pse lexon pordhet e Benit,apo te pelqen era.

  4. BRKD says:

    nuk mund ti hiqet as nje presje. Coool Bro

  5. Euripjanet kane me i dhan nje dore tagji gomarit grek qe mos ti caje vesht me pellitjen e tij dhe prape ngarkoi drute dhe yyysht ne pune

  6. brace says:

    nuk e di pse ti je aq I peshtire kur mundohesh te besh politike te madhe Ben.Je I tredhur politikisht.Madheshtia qe kerkon ti mveshesh vehtes eshte karagjosllek.Ti,te me falesh per kete menyre te shkruari por e meriton.Ti je I teri nje bllof.

    1. Adi says:

      Beni eshte kryekaloresi i mediokritetit dhe provincializmit shqiptar. Edhe pak me shume dhe mund te quhej burre i mencur. Edhe pak me pak dhe s’do dallonte nga mediokrit qe e rrethojne

  7. Nje shqiptar says:

    Syriza eshte levizje proteste, e majte ekstreme, populiste radikale dhe e paafte qe te kuptoje sistemin bankar dhe dinamikat e tregut financiar boteror. Ajo vetem do te shkaterroje Greqine ekonomikisht dhe do te zhgenjeje popullin. Greqia, ka vetem nje rruge, duhet te vazhdoje reformat qe i jane rekomanduar ne menyre qe te perfitoje disa miliarda nga 1000 miliardet euro qe do te fillojne te financohen nga fillimi i ketij marsi, nga Banka Evropiane. Ekonomia e Greqise ka dale nga kolapsi 2008 por i duhet edhe pak force qe te nise rrugen e duhur te ngritjes ekonomike. Tere enderrat qe Syriza po i premton popullit grek ne keto dite jane vetem genjeshtra. Nuk mund te mbahet tere popullesia me ndihme sociale, apo me nje vend pune te siguruar perjete ne administraten shteterore. Nuk mund te lejohet qe nje brez i tere grekesh te braktise profesionet si murator, eletricist, hidraulik, bujk, blektor, pemerrites etj. dhe te zeje vend neper zyra kote. Nuk mund te lejohet qe nga kjo braktisje profesionesh te “ulta” nga greket, ti krijohet hapesira per nje vershim masiv te imigracionit te huaj qe te punoje ne Greqi. Nuk mund te lejohet qe ekonomia te ece perpara vetem duke rritur borxhin publik. Rreth 30 vite me pare 1 dollar investim prodhonte 3 dollare fitim, tani 1 dollar investim prodhon rreth 0.1 dollare fitim. Edhe ne Shqiperi ka nisur nje braktisje profesionesh “te ulta” qe sigurisht do te krijoje papunesi tek rinia. Nuk mund te votohet Syriza qe vetem proteston por nuk ka asnje projekt konkret dhe afatgjate per nje te ardhme per Greqine.Borxhin Greqia do ta paguaj se nuk ka nga ia mban pasi ky borxh nuk eshte me nen juridisionin grek por atij Englez. Greqia po te dal nga euro, cili grek do te mbante parate e tij ne dhrahmi? Eshte e afte financat e Greqise te paguajne borxhet qe ka ne euro? I nderuar Ben mos VOTO SYRIZEN qe po premton endrra popullit fqinj dhe mik grek.

    1. mb says:

      Rrall shef analiza si kjo, trajtim te thell me fakte te gjendjes greke; Fatkeqsisht, Eshte tue u vertetue se greket si shqiptaret mirren me illuzione, e ska dreq qe i ndrtshon. Idet radikale per te rregulluar economin dhe shoqrine nuk kane prespektive ne realitetin e sotem.

      Kam pare se disa nalaist a politikan shqiptar dalin ne favor te nje os tjeter ane te politikes greke . Cka eshte ky maskarlluk, lejani grekve kete gje, nuk ju perket juve kjo gje, shiqoni punet tueja, apo i kanei rregulluar ato.

  8. Pal Pith Noku says:

    futja pordhes si lubonjao blushi dhe kur permbend gomarin haron se gomari gjithmon ecen kuturu pra gomari nuk eshte kure rebel por eshte gjithmon gomar.

  9. Kodi says:

    E verteta eshte se Greket nuk e hane punen dhe duan rroga te larta.
    Edhe ne nje familje kush nuk kontribon dhe punon do te perbuzet dhe do te jete shkak per sherr me te gjithe antaret e familjes. Greket nuk jane as puntor as krijues. Ata dine vetem te hane dhe te bekne llogje neper lokale.

  10. ??? says:

    Ky eshte kontradiktor me bindjet e veta. Syriza eshte kunder bashkimit europian dhe do qe Greqia te dale, Benit atehere i bie te mbeshtese ata qe kundershtojne integrimin europian dmth partia e tij eshte e papershtatshme per bindjet e Benit dhe Beni duhet te gjeje nje parti qe eshte kunder bashkimit europian… psh PD-ja ka dhene kontribut te madh qe ne te mos jemi akoma pjese e europes.

  11. Autoktoni says:

    Je pen Beno,ate krahasimin e kishe gjet

  12. elinor -- nqs une largohem nga debati pa te kthyer pergjigje, kjo nuk do te thote se ti fitove; thjeshte do te thote qe kohen e kam teper te vlefshme per ta shkuar dem me nje imbecil si ti! says:

    Shkrim me idiot nuk kisha lexuar ndonjehere! Komplimente Magda! Me ne fund e gjetem dike qe eshte me budalla se ti!
    Ti Blush flet si Liza ne boten e cudirave. Tregon nje injorance te thelle ne lidhje me problemet ne Greqi, se si ata mund te dalin nga kriza dhe cilat jane pasojat e kundershtimit per ta lare borxhet ne menyre te plote. Ajo qe ti nuk arrin te kuptosh eshte se rekomandimet e BE dhe te IMF jane te tilla jo thjeshte per interes te ketyre dy paleve por te grekeve si popull ne radhe te pare. Jane e vetmja menyre e daljes nga kriza ne nje menyre qe mbeshtetet nga principe themelore ekonomike. Nqs greket do kishin nja dy grimca tru te ngelura ne rradake ata nuk do e votonin syrizen.
    Analogjia me “Mercedezin” luksoz teper e varfer dhe e papershtatshme. Mezi mberrita deri ne gjysem te shkrimit.

    1. Pasha says:

      ti shkurtabiqe me kete mbrokullen me vete si kermill nuk ke minimumin e edukates. Nuk ke asnje te drejte te hysh ketu e te pergojosh emra, pse e ke shpirtin plage….sa me shume ti merresh me emrin e nje zonje aq shume poshte ke rene, ne lakmi, urrejtje dhe pra kaq e ulet je. Dhe tani jepi nje shterzim shkurtabiqe

      1. elinor,.,.,. says:

        ahaha moj debile na shkruaj ndonje shkarrashkrim tjeter qe te qeshim pak!

    2. Pasha says:

      ti shkurtabiqe me kete mbrokullen me vet, duhet t’kishe minimumin e edukates per te lene komente ketu. Nuk mund te maresh neper goje emrin e nje zonje vetem pse je e shkurter dhe beson se ta ka ajo fajin. Tani shterzou se lirohesh…

  13. SYRIZA,është parti europiane…më shumë se çdo parti tjetër përveç PASOK ..dikur me kryetar J.Papandreun..por më e mbyllur tani me E.Venizellon…sepse bashkëpunoi për dy vjet me Nea Demokracinë ..një parti e ekstremit të djathtë…(edhe pse e mban veten për parti e qendrës së djathtë…por, politikat anti të huajve..e kanë çuar në ekstrem…)megjithatë…,dhe DHIMAR..të cilat po ashtu shquhen për politika integruese ndj të huajve…që jetojnë e punojnë në vend…Tani,sa për atë frikën që mund të ketë ndokush se SYRIZA…është kundër europës dhe euros..është pikpamje e gabuar..Sepse,në të gjitha deklarimet publike..kryetari i saj,ka theksuar gjithmonë,se do ndjekë politikat europiane…dhe do qëndrojnë në eurozonë….Reformat që kërkon të ndërmarrë kjo parti…mund të rezultojnë shpëtuese për ekonominë dhe vendin…për këtë kërkohet bashkëpunim me BE…dhe unë këtë kam kuptuar gjatë gjithë kësaj fushate elektorale….Krahasimet e z.Blushi me gomar e mercedes..nuk besoj se nevoiten për të kuptuar që gjermanët janë automatë..pa ndjenja..jo njerëz por mekanizma…Ka një gjë të qartë që:Reformat brenda një shteti duhet ti ndërmarrin qeveritë e vendit…që janë votuar nga elektorati..pikërisht për të rritur cilësinë e jetës..dhe jo për ta shkatërruar atë..siç ka bërë deri më sot qeveria e Nea Demokracisë…Dhe pikërisht këtu konsiston edhe bashkëpunimi..pra,tek qëndrimi që do të mbajë europa ndaj qeverisjes dhe reformave të Syrizës…Bashkëpunim,nuk do të thotë vetëm të pranosh ato reforma që imponon trojka ..apo BE…Bashkëpunimin e mbajnë gjallë të dy krahët..Syriza..këtë gjë e ka premtuar deri më sot…!

  14. Kovaci says:

    Vetem nje idiot sic eshte mender Blushi, mund te arrije te tilla konkluzione. Siriza eshte forca me anarshiste e cila i ka sjelle shume deme Greqise, kurse ky gomar i kendon me superlativa. Lum ne ne c’duar hajvanesh e kemi pushtetin.

  15. juli says:

    Shtetezimet e tera ndermarjeve dhe anullimi i te tera privatizimeve qe jane kryer deri taniper mua o ben nuk jan utopi por don kishotizmos
    Te luftosh krizen e sotme me pikpamjet dhe mendimet e viteve 30 nuk eshte progres por konservatorizem i thelle
    Te thuash se zgjidhja kunder papunesise eshte mbushja e adimistrates shteterore me mbi 1 milon punojesne nje vend vetem 10 milonbanor eshte koncepti ithellei kraticizmit dhe burokracise
    Me nje sektor privat qe paguan te tere mekatet e nje shteti partiak te cilin z cipra do ta zmadhoje edhe me shume
    Ekonomia greke z blushi eshte ekonomia e fundit staliniste e europes dhe ajo ka nevoje per reformimedhe privatizime dhe jo per shtetezime sic thote z cipra
    Niveli jetesor grek mund te kete rene por ai nuk mund te krahesohet kurre me nivelin e ulet jetesore te vendeveballkanike,
    Prandaj eshte tjeter gje problemi europian dhe rruga qe ndjek europa ne kete krize dhe tjeter gje ai grek
    Dmth duhet edhe italia spanja te bejneshtetezime sic thote siriza qe te dalin nga kriza!!!!
    Nje politakane grek i pyetur dje per programin e sirizes u pergjigj
    Ne qofte se te tera partite kane nje program nje meny
    Siriza ka 10 programe pra ka bufe mer c te duash secili ka programin e tij njeri thote do dalim nga europa tjetri thote jo do rrime ne euro dhe pas 5 minutash nje tjeter mund te thoje do dalim edhe nga natua dmth han me dy porta,

  16. labi says:

    …dhe ky kriç gomari ngeli gjith jeten.

  17. arben says:

    Gjithmon flet kaluar ky! Kohët e fundit po flet gomaruar dhe si shumë. Si e ke hallin mor bir?! Bëhu njëherë pe Dardhe!

  18. vladimir mezini says:

    Me kete Pro gjynaf qe je deputet i PS

  19. sokol says:

    O BEN KISHA RESPEKT PER JU, POR ME KETO QE LEXOVA NDJEJ KEQARDHJE PER TY,ME DOKESH SI VOCERRAK,.TI NUK E NJEH FARE TRAGJEDINE GREKE,.SHEMBULLI QE JEP TE ZVOGELON DERI NE LIMIR.DMTH JE NJE MALAKA

  20. tfgs says:

    Shikoj shume korrake qe behen me gjerman se vet gjermanet!!,madje ja kalojne edhe Hitlerit………..!!!
    Si ka mundesi qe te bej dikush ”profesorin” apo te flas per kulturen ,historine,jeten,forcen politike dhe kulturore te grekeve kur vet ndodhet ne ndonje lagje te ngrire mes gjitonesh negro neper evrope,turqi,ndoshta edhe USA…….!!!por eshte te shqiesh bithen,kur degjon edhe gyzele”kompetente” me banim ne Albanistan,aq me keq ne Kosovo…….!!!!
    Kur greket i mesonin botes DIMOKRATIA ,”profesoret”,”kompetetent” e cdo soi bithcpuaresh kacaviteshin neper dege per te kapur ndonje banone…………………ade gam……ite reeeeeeeeeeeeeeeeee!

    1. dimri kuq says:

      pervec ketyre qe the,ka ndonje lajm ,qe te lexojme,apo thjesht kurvlleqet e djeshme

      kurve e zezze greke,,,,,korrak grek

      Mjere ne kush na shan

    2. Shqiptari says:

      ne Cesena ti tfgs apo jo ?

      Greket vertet i mesonin botes dimokratia, por sot ama as per souflakis nuk jane …
      Dhe ti nuk e di, po jane majmunet ata qe nga nevoja per te gjetur te rene dhe me vetekembngulje, arriten te lene kacavirjen neper dege dhe te behen paraardhesit e gjithe grekeve dhe dimokrateve … Nuk eshte per tu cuditur, sic thoshin humoristat tane para disa dekadave …, duke u kacavjerrur vecse per te kaluar kohen neper peme, mund te kthehen vete greket historike, ne majmunet e sotem.
      Nuk deshiroj ne asnje menyre te ofendoj greket me cka shkruaj, por vecse nuk me pelqeu komenti i kesaj hundesqepit.

      Persa i perket artikullit te Blushit, eshte si gjuha qe kafshohet kur ha ne te dyja anet … Vete Blushi me siguri preferon Mercedsein .. por te tjereve u sugjeron gomarin …
      Ne boten e sotme, tejet te globalizuar, per fat te keq nuk ka vend per shpejtesine e gomarit.
      Qofte kjo e vertete e dhimbshme, e pamoralshme apo edhe deri ne vetevrasese …, qe te pranosh shpejtesine (e pranoj, humane) te gomarit, duhet te jesh ne ish-Shqiperine e Xhaxhit dhe te mbyllesh te gjitha dyert e “ishullit”.
      Greqia sot, jo vetem nuk i ndryshon dot rregullat e lojes por as edhe nje plan real per “gomere” nuk ka !!
      Alexis eshte vecse nje popullist, nje individ qe ose seriozisht beson ne “mrekullira” dhe ne aftesite e tij dhe te popullit grek prej “superman”, ose nje btakaci, si rendom ne politiken e sotme Shqiptare, qe shesin nje popull te tere per nje Mercedes personal.

      Qofte e thene qe te mos kete superkontradikta, se ne Shqiptaret do ishim te prekurit e pare nga cdo stuhi fqinje ….

  21. alvanos katharos says:

    nuk kam plan te komentoj ne menyre te rregullt per shkrimin e 2B se eshte humbje kohe.

    qe nga artikullshkrusei dhe deri te skypion palikari me vjen per te qeshur me komentet e tyre.

    imagjinoni qe ne shqiperi bossi kryesor ne ekonomine shqiptare eshte greku dhe dicka me poshte eshte dhe serbi.

    keshtu i bie qe sipas krahasimit me hajvanllek te ketij autori qe masterbon me vehten e tij se nqs gjermani eshte mercedesi dhe greqia gomari atehere me rregull treshi i bie qe shqiptaret te jemi palldemi i gomarit..

    nje lutje modeste per 2B komentuesin skarpion alias artan hoxha i shtepise gjetheve:

    nuk e besoj se i plasi njeriut ne shqiperi apo ballkan se per ke do votonte 2B mos kaloni ne
    orgazem mediatike duke ferkuar mausin dhe tastieren e kompjutrit.
    Gjynah,gjynah,gjynah per anal -sitet tane.

  22. Tarasi says:

    Ben Blushi, ky gjoja deputet i shqiptareve, qe vetem me problemet shqiptare nuk merret.

  23. GENI Karagjozi Austri says:

    Analiza e Blushit eshte jo profesinale dhe shume naive.Behet fjale per ekonomi dhe jo per filozofi.Populli ka nje fjale te urte: “Gomarin e nxjer nga balta i zoti(pra vete populli Grek).
    Pra qe te dilet nga kriza duhet pune dhe jo Politike,duhen sakrifica dhe ato me dhimbje.
    Nje investitor Gjerman me ka thene nje perjetim personl per Greket: “Ata e lene cdo pune per neser”,e perkthyer ne Shqip, jane dembele.Humori shkon edhe me larg kur Greket thone se per krizen fajin e kane te tjeret dhe sidomos Gjermanet.
    Mendimi im eshte se Greket jetojne me te shkuaren(dhe mburen me ate),por biografija behet me te sotmen dhe ajo le shume per te deshiruar.
    Ndoshta i ndihmon Peshkopi Janullatos,shkon ne Greqi zgjidh krizen,me ate rast shpetojme dhe ne nga kulaci i helmuar.

  24. stili> says:

    Ky muto fagua e ka fjalen per ata greket 7shekuj para krishtit po me gjej vetem nje lidhje te ketyre sot me ata te paret Emblema e dikurshme ,megalomania,tipike edhe per kete legenin ne fjale nuk mjaftojne te na mbushin mendjen se sot greket munden apo meritojne me shume.Historia greke e deformuar e rrumbullakosur sipas qefit me demek qenka pashaporta e vlerave qe na i beka kete vend te mire.Kemi 2 dekada qe po i shohim me syte tane ,se cpo bejne keta greket,se si punojne e se si sillen me emigrantet e me fqinjet e se si akoma duan te mashtrojne.Nga Europa e presin qumeshtin po kurre ndonje here nuk futen ne stalle te pastrojne bajgat,se jane te keq mesuar e te vete perkedhelur,prandaj as Siriza ne rast fitoreje nuk do e ndryshoje dot gjendjen.

    1. toni says:

      jo mo re,po ti cmut lidhje ke me iliret,me arberit kur je bere islamist e taliban me shume se vete turqit.rini rehat e shikoni punen tuaj se nuk jeni bere ju te flisni per greket dhe kulturen greke

  25. . says:

    Bravo Ben, analize shume e sakte.

  26. perkthyesi says:

    Ik o Ben Blushi dhe kendoji keto elegji bolshevike me shallin e pionierit ne qafe tek varri ne Sharre i Enver Hoxhes sic bere do kohe me pare me Pandeli majkon dhe me Nasipin e LSI-se, se ne Evropen Antikomuniste dhe Demokratike nuk ka vend per ty dhe per enveristet gjakatare.

  27. perkthyesi says:

    Ik o Ben Blushi dhe kendoji keto elegji bolshevike me shallin e pionierit ne qafe tek varri ne Sharre i Enver Hoxhes sic bere do kohe me pare me Pandeli Majkon e Edvinit dhe me Nasipin e LSI-se dhe Like Floririt, se ne Evropen Antikomuniste dhe Demokratike nuk ka vend per ty dhe per enveristet gjakatare.

  28. Shoku i Nastradinit says:

    Tamam mentaliteti i Blushit, Lubonjes, Bushatit e shume te tjereve qe e nxjerin “buken e gojes” duke tjere llafe dhe ne jete kurkush nuk u ka thene “puna e mbare”. Edhe Blushi gjithe jeten e tij e mendon ashtu si dhe Greket se te tjeret duhet ti ushqejne ata dhe tu sigurojne gjithe te mirat se jane “te mencur” por pa u testuar diku. Gjermanet mund te mos i duam per shume aresye, por ata mbas luftes i vune shpatullat vendit te tyre dhe bene nje shtet model edhe nga pasurija edhe nga mencurija. Edhe ne si popull “krenar” e vendosem ne kushtetute qe bar do te hame por doren nuk ja shtrime kujt dhe perfunduam duke ngrene bar te vertete dhe pa breke ne bythe kur ne start mbas luftes ishim gati baras me Greqine nga niveli ekonomik. Prandaj per mendimin tim edhe ky cuni i ri i ka pordhe sa per te fituar votat e njerezve te pakenaqur dhe shpejt do ta fute koken ne zgjedhe. Sa per Blushin dhe analiste te tipit Lubonja dhe ata do tu merziten nje dite atyre qe i paguajne dhe do ti japin duart.

  29. ermal gjoni says:

    Taras, ke bere komentin me te sakte, le te rregullojme shtepine tone pasatj te merremi me Greqine. Mos shesim “pordhe” kur jemi me te”dhjeret” e Europes, disa km mbrapa Greqise.
    Emigranti US

  30. Piro says:

    Mendime te tilla se Europa duhet t’i fale Ose reduktoje borxhin Greqise, jane ne kundershtim te hapur me logjiken ekonomike dhe frymen mbi bazen e se ciles ekziston dhe perparoi Europa e Bashkuar.
    Kjo bashkesi vullnetare kombesh nuk u krijua per tu shnderruar ne nje “Bashkesi komuniste te kombeve”, ne te cilen disa mund te perfitojne nga puna e te tjereve. Ne shqiptaret e dime katastrofen ku te shpie ky komunizem.
    Do te doja te dija si mendon ky Blush, nga xhepi i kujt do te dalin ato qindra miliarda. Do paguajne gjermanet qe te percellohen ne plazhe e te thyejne pjatat ne taverna greket?
    Me tej do te pyetja, zotin Blushi, ka provuar ai vete ndonjehere te paguaj ndonje grek te papune? Ne qofte se eshte e ditur qe ai vete nuk e ben kete, perse mendon se DUHET ta bejne gjermanet?
    Metafora e Mercedesit nuk qendron se Mercedesi nuk bie nga qielli; ai dhe cdo pasuri behet me pune e me djerse.
    Boll me parrullat e deshtuara te krijimit te barazise sociale.
    Mos ngaterro utopine e endrave me sy hapur me optimizmin qe buron vetem nga puna dhe puna e rende!

  31. Kryetari i Rotherdamit says:

    Ore,
    mos eshte nje fije gagaç mendor, ky benke blushi?
    vereni dot se si i nderton fjalite: Greket nuk jane populli me simpatik ne Europe. Megjithese askush nuk eshte. As gjermanet nuk jane. francezet jane me te sulmuarit…”

    Si duket, kudo ku pritet mire Rama, Beni urren jo vetem qeverite ktyne vendeve, por edhe vete popujt!

    Eshte urrejtja e atyre qe firmosen peushkatimin e hariz neles ne kukesin antikomuniste.
    urrejtja e Kico blushit qe Ramiz Alija zgjodhi ne kshillen presidenciale, dhe kur u hapen ambasadat ishte i vetmi shkrimtar ne tribunalin qe u mbajt nga pallati i Kultures Zhdanoviste…

    Jane ca lloj lodra te trasha fjale, ca ide te intelektualeve te trotuareve qe edhe pse s’kane mundur te jetojne e as te perjetojne ndonjehere qenien POPULL, ose flasin ne Eemer te Tij, ose provojne te tallen me te…

  32. georges says:

    Or Ben! nuk eshte shpejtesia e “Mercedes”, por hajdutlleku i Papandreut socialist, Samarasit i djathte, karamanisit etj etj nje mal me ministra qe kane miliarda ne Zvicer. Politiken dhe administratat shteterore i ka mberthyer veprimtaria kriminale. Nuk them krimi i organizuar, pasi krimi i organizuar eshte pikerisht kjo veprimtari kriminale qe po gjunjezon kapitalizmin si shoqeri e individit te lire dhe po na kethen ne te burgosur me liri dhe te papune nga JU mor Ben.

  33. kulaku i arte says:

    ai nastradini duhet me u bo shef n bruksel
    ai i regullo punet
    “sa te jete nastradini,hani pini edhe Qini”!
    kjo esht parrulla e tij
    me kte parrull nastradini fito zgjedhjet n greQi,shQipni, turQi,Qipro,MaQidoni,ShQini(Serbi),KroaQi,

  34. sinan hibro says:

    Leximin nuk e cova deri ne fund , sepse aq me mjaftoi per te vertetuar , ne nje fare mase, cka kisha komentuar per nje shkrim te B. Blushit, nje dite pas masakres ne Charlie Hebdo… fondamentalist anti europian …Figurat me mercedes e gomar Blushi ti perdore kur te merret me fabula…Thjeshte fare , mua me mjafton nje koment i Euronews-it qe ne thelb dje shprehej …greket duhet te zgjedhin – do votojne me zemerim apo me aresye… Ndersa Blushi , per aq sa lexova, sugjeronte apo deshironte qe greket te behet timoniere apo te ndryshojne kursin e BE …!

  35. Nazi says:

    Kjo ne shqip do te thote del Baba e merr borxh per familjen dhe vjen i biri e thote une se paguaj borxhin.
    njeri prej ketyre eshte gomari po ca fajit ka Mercedesi.

  36. Shaban says:

    Na thuaj njehere pse s’ke shtylle kurrizore e duron symizen jo pse voton syrizen se s’i rruhet njeriu…

  37. gjeramadhi says:

    e vetmja shprese per greqine eshte SYRIZA ,a,nje nuk e njeh realitetin grek e flasin me te ndegjuar ,greqine e shkaterrovi PASOKU e N DEMOKRACIA ,keto parti kane marre shume pare borxh ne banga e eteri te ndryshme dhe keto pare i kane pervetesuar pastaj per te lare borxhin qe ishin deri ne fyt filluan te rrisin taksat deri sa e falimentuan greqine. ne nje fushate elektorale ne pirea nje deputet i pasokut hudhi per postera e fotot e tija 40 milion dhrahmi ,me ithjeshti ,ku i gjeti keto leke . tani thone te kursejme ,kurseu dhe enveri she perfundimi dihet nje shtet qe fillon regjimin e kursimit shkon ne katastrofe ,prandaj i duhey SYRIZA GREQISE SOT

  38. Blushi i thote gjerat ashtu sic jane dhe kjo nuk i pelqen shumices se njerezve.

  39. Agim. Anastasi says:

    Diçka per zotin Blushi. Greqia ka nevoj per shtet. Sepse shteti ku prodhohet Mercedezi i mere tatim qytetarit edhe per macen i nderuar zoti Blushi ndersa shteti Grek thone ka harruar te tatoj pronaret e traketeve. Dhe meqene se eshte i dobet, nuk harroi te paguaj per minoritaret megjithse nuk i ka qytetaret e vete . Meqene se jetoi shume gjate ketej po te them me bindje te forte ,se shteti Gjerman eshte me i pasur se shteti Grek,fale tatimit normal. Ndersa qytetari grek eshte me i pasur krahasuar me qytetarin gjermane. Pjesa dermuse e qytetarve ne gjermani jetojne me qira ,ndersa greket kane 2 deri 3 shtepi. Sa per aludimin qe bene per mercedezin e gomarin nuk ka vende per krahasim. Secili ka rrugen e vete ketu ne Gjermani. Asnje kafshe nuk i lejohet te hyje aty ku nuk i takon . Kjo do te thote se dhe politikanet greke duhet sa me pare te konsumojne receten gjermane qe te mbijetojne,pasi aktualisht receta e metodolgjise gjermane eshte me e suksemja . Te semurin nuk mundet ta sheroi paraja. Ata po marin euro me shumuce por metoda gjermane nuk ju pelqen. Duhet ndare rruga e gomarit nga ajo e makines E qytetari te mos pyese a ka shtet apo jo . Aq me shume qe shteti dikur lindi ne Greqine e lashte.

  40. Liridon says:

    Shqiptarve nuk ka cfare i duhet te fusin hundet aty ku si takon.Dihet qe kjo behet qe ti japim argument serbo-grekerve te fusin edhe ata hundet ne punet tona.Greqia ka hera ka qene putana e Perendimit dhe dashnorja e perhershme e Lindjes.Loja qe ata bejne sot eshte lehtesisht e lexueshme,sic eshte edhe te lexueshem edhe autoret e ketij shkrimi te cileve kurre nuk mund ti ndahet shpirti nga kujdestari i kahershem te teorive pansllave.

  41. MOKO says:

    Shume shpejt edhe ne shqiperi do jete partia me teorine SYRIZA,koha po e kerkon vegjelia dhe te varferit jane gati per nje parti te tille.Kushtet jane pjekur.populli nuk duron dot me PD,PS dhe LSI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje