Deputeti socialist Taulant Balla i është përgjigjur përmes një komenti në Facebook akuzave të Partisë Demokratike në lidhje me çmimin e karburanteve në tregun vendas.
Prej disa ditësh mes mazhorancës dhe opozitës po zhvillohet një debat në distancë në lidhje me cmimin e karburanteve ku palët akuzojnë dhe fajësojnë njëra-tjetrën për këtë situatë. PD ka apeluar për një protestë ditën e hënë, duke ftuar të gjithë drejtuesit e automjeteve të ndalojnë makinat për 5 minuta në të gjithë vendin, për të kundërshtuar politikat qeveritare në lidhje me taksat.
Partia më e madhe opozitare akuzon Qeverisë se me taksat që ka vendosur po detyron qytetarët shqiptarë të paguajnë më shumë se cdo vend tjetër europian për karburantet. Madje sipas PD-së cdo qytetar shqiptar paguan një taksë prej 1008 lekë për çdo litër karburant. Por deputeti socialist Taulant Balla në reagimin e tij fajëson ish-Qeverinë Berisha për këtë situatë, duke përmendur këtu pagesën prej 180 dollarë që duhet të paguajnë kompanitë për cdo bot 30 ton për shënjimin e naftës.
“Lidhur me gjithcka po thotë PD për cmimin e naftës në treg, si ka mundësi që këta i marrin shqiptarët për budallenj. Kur këta ikën nga pushteti e lanë cmimin e naftës 1950-1980 lekë litri apo jo. Sot në treg mund të blesh naftë 1550-1630 lekë litri.
Sigurisht niveli i takasave nuk ka ndryshuar rreth 1000 lekë peër liter, nivel ky i përcaktuar edhe neë marreëdhënien kontraktuale që Shqipëria ka me FMN. Ndërkohë që renia e cmimit në burseë i ka dhënë efektet me një ulje shumë të ndjeshme 400-450 lekë për litër.
Për keq në cmim sigurisht ka ndikuar rritja e vlerës së dollarit në krahasim me lekun. Sepse para dy vjetësh në Shqipëri cmimi ishte 2 dollarë/liter me një kurs shkëmbimi 1 dollarë – 100 lekë, ndërkohë sot cmimi në Shqipëri është 1.3 dollarë për litër me një kurs shkëmbimi 1 dollar – 125 lekë. Pra normalisht cmimi në shitje në Shqipëri për shkak të rritjes së dollarit në këmbim me lekun duhet të kishte pësuar rritje”, shkruan Balla në rrjetin social.
Postimi i plotë i deputetit socialist Taulant Balla
Kompanitë paguajnë 180 dollarë për cdo bot 30 ton për shënjimin (ngjyrosjen) e naftës dhe të nënprodukteve të saj. Për cdo litër naftë paguhet kjo taksë nga cdo shqiptar. Prishja e kasaj takse, e penalizon Shqipërineë me dhjetëra milionë Euro, sepse kështu e ka firmosur Sali Berisha kontratën.
Të dashur miq,
Ne respektojmë çdo formë reagimi apo edhe proteste nga ana e opozitës.
Po nuk mund të humbim kohë as me imituesin Lulzim Basha, as me padronin e tij Sali Berisha, as gridërimat e PD.
I pari është bërë zëdhënësi i njerëzve që s’duan t’i paguajnë dritat, por që duan të vazhdojnë ti vjedhin.
I dyti dihet, është përgjegjësi kryesor për të gjitha plagët e mëdha që ne po kurojmë me reformat tona.
Luli e Saliu nuk dinë c’të bëjnë sepse e shohin që ekonomia, siç e konfirmon edhe FMN, ka nisur të rimëkëmbet. Ata nuk e duan rimëkëmbjen e ekonomisë, sepse duan anarshi e turbullirë prandaj bëjnë thirrje për mospagim dritash e për shtet policor.
Ne nuk po ndërtojmë një shtet policor, por po ndërtojmë shtetin që Luli e Saliu e kthyen në një repart bashibozukësh, duke nisur nga policia që ishte vendosur në prehrin e krimit.
Lidhur me gjithcka po thotë PD për cmimin e naftës në treg, si ka mundësi që këta i marrin shqiptarët për budallenj. Kur këta ikën nga pushteti e lanë cmimin e naftës 1950-1980 lekë litri apo jo. Sot në treg mund të blesh naftë 1550-1630 lekë litri.
Sigurisht niveli i takasave nuk ka ndryshuar rreth 1000 lekë peër liter, nivel ky i përcaktuar edhe neë marreëdhënien kontraktuale që Shqipëria ka me FMN. Ndërkohë që renia e cmimit në burseë i ka dhënë efektet me një ulje shumë të ndjeshme 400-450 lekë për litër.
Për keq në cmim sigurisht ka ndikuar rritja e vlerës së dollarit në krahasim me lekun. Sepse para dy vjetësh në Shqipëri cmimi ishte 2 dollarë/liter me një kurs shkëmbimi 1 dollarë – 100 lekë, ndërkohë sot cmimi në Shqipëri është 1.3 dollarë për litër me një kurs shkëmbimi 1 dollar – 125 lekë. Pra normalisht cmimi në shitje në Shqipëri për shkak të rritjes së dollarit në këmbim me lekun duhet të kishte pësuar rritje.
PD ankohet për taksat. Njëra prej tyre është taksa që kompanitë paguajnë për shënjimin në një vlerë prej afro 180 dollarësh për cdo bot 30 tonësh. Prej 16 muajsh Qeveria e re shqiptare ka nisur procedurat për heqjen e kësaj takse, të vendosur në fund të mandatit të Sali Berishës.
Do thoni ju po pse nuk e hiqni? Sigurisht keni të drejtë.
Por për heqjen e saj, ai që e ka firmosur këtë takseë (Sali Berisha), ka vendosur një klauzolë penaliteti me dhjetëra milionë euro.
Pra në rast se Qeveria shqiptare e prish këtë kontratë, Qeveria në arbitrazh detyrohet ti paguajë kësaj kompanie një gjobeë shumë të majme, të cilën kompania në fjalë do ta dëshironte.
Për ata që nuk e dinë po ju kujtoj shumë shkurt.
Në fund të mandatit të tij Sali Berisha e ka vendosur taksën “ZEN” përmes Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.200, datë 13.03.2013, “Për miratimin e kontratës së koncesionit për shërbimin e markimit dhe monitorimit të karburanteve, të lidhur ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Bashkimit të Përkohshëm të Shoqërive “Global Fluids International” S.A. dhe “Petroleum Consulting Partners” A.G. dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.498, datë 30.05.2013 “Për përcaktimin e procedurave të shënjimit të naftës bruto dhe nënprodukteve të naftës”. Kjo kontrate u ankimua ne gjykate me te ndryshurar qeverisja, por gjykata e la ate ne fuqi.
Qeveria do duhet të gjejeë mekanizma të tjerë për heqjen e kësaj takse të turpshme. Taksa quhet “ZEN”, me nder emrin e të birit të atij që e vuri, që përfiton prej saj dhe që na e ka lënë në derë. /gj.k/
Si eshte me e ndershme:te hiqet kjo takse me koston e parashikuar ne kontrate,apo ta haje populli ne bythe dhe ZENI te trashi sumen e tij dhe Armines?
Sala strategjine e protestave e ka zakon, qe nga 1991 , por harron se Shqiperia sot eshte ne vitin 2015 dhe i madh e i vogel, e din se sa dame i ka sjell ai dhe PD e tij Shqiperise. Ne mandatin e pare kur beri kerdin me me taksat dhe doganat qe nuk shkonin per shtetin por per Partine dhe militantet si dhe nafta qe shkonte per ato qe i dhane pushtetin. Kur mori mandatin tjeter qe ja dha po Meta , 2005 e mori cmimin e naftes me 1100 leke per liter dhe e dorezoi ne 2013 plot 1940 leke per liter, dhe vendosi taksen e ngjyrimit kur i kishte humbur zgjedhjet, dhe me ligesine e tij mbi shqiptaret, futi kete taks si dhe te tjera per kompanite e oborrit duke ditur qe qeveria qe do te vinte te mos ta hiqte se perndryshe do te paguante demshperblim, kurse ky antishqiptar anulloi hekurudhen Durres Tirane per trenat e shpejtesise dhe shteti pagoi nga gjaku i shqiptareve 25 milion $ tek GTM amerikane. Sot kjo laraska qe kishte probleme me drejtesine del dhe lajmeron protesta kur cmimi eshte ulur 30% ne krahasim me ate qe e la PD. Dilni dhe mblidhni delet qe ju besojne akoma dhe sot kur i keni vjedh 13 vjet ne pushtetin tuaj.
Kerkoni mekanizmin legal demokratik,per ta hequr ket takse,dhe mos u justifikoni kot.kjo kompani si gjithe kommpanite qe veprojne ne Shqiperi,ka te meta te penalizueshme ne punen e saj.Nuk ka nevoje te prishet kontrata.Po te penalizohet regullisht per mos zbatim korekt te kontrates,kompania e kerkon vet prishjen e kontrates.
Po kur te veje cmimi 100$ per fuci sa do te shkojme cmimi I naftes per liter ne Shqiperi?
Sa duhet te jene te ardhurat mujore per person qe te perballoje levizjen me nje makine kur cmimi I naftes te kaloje
200 leke litrin?
Taksa e shenjimit te karburantit ne nje shtet bordello si i yni eshte e domosdoshme pavaresisht se e ka bere Saliu apo Aliu.N.q.s ka abuzuar ajo qeveri me kete koncesion coheni para drejtesise,por ajo takse eshte vetem 7 leke te vjetra per liter dhe cdo njeri qe ka automjet do e paguante me deshire per te rruajtur automjetin e tij.E di ti Rilindas se ata qe blejne nje makine te re bejne dyfishin e sherbimeve (Sherbime te makines cdo 7500km dhe jo cdo 15000 km sic e rekomandon prodhuesi) vetem se karburanti eshte jashte standartit.Dhe po te shumezosh tre sherbime shtese me 150- 200E mesatarisht e kupton se eshte me mire te paguash ate takse se sa te paguash koncesionarin.Kuptohet ne kushtet qe kjo kompani e shenjimit te karburanteve te punoje per qytetarin dhe per ligjin dhe jo per tregetaret e karburanteve.Po ku doni t’ja dini ju te politikes per keto halle te popullit,ju dini vetem te mbushni xhepat dhe te lezoni rrjedhshem fjalimet e kryetareve tuaj.
e leme pd dhe salen
nafta e importit ka rene 60% nafta jone nuk nxirret nga puset sepse sot eshte me leverdi ta importosh
ky lemsh ne shqiperi ndodh se ka pasur dhe ka paqartesi se kush jane importatoret kush jane taksat ku eshte mbrojtesi i klietit qe nuk hap goje se per nje liter nafte sa % eshte akciza sa importohet sa % i takon importuesit e keshtu me radhe
nqs nuk na tregohen rregullat e lojes si mund ta mesojme????
Po PSE fajin gjithmone e
kane te tjeret????????
Perse ju dhame 1milion vota????
Qeveri me e paafte se ju
as PD-ja sales nuk ishte.
Po sbet ATO qe premtuat
zhdukuni dhe ju spese ky
popull eshte shume i lodhur
nga paaftesia juaj PS-PD
bashke me aleatin tuaj lsi
turp 24 vjet vetem per te
mbushur xhepat tuaj.
Mos i gezofshit ato pasuri
qe bet ne kurriz te popullit.
Z.Balla dhe shume te tjere qe perllogarisin vlerat ne shifra kam bindjen se nuk jane korekt me shifren.Ne disa raste shprehen me vlere lekut te vjeter ne disa raste ne vlere lekut te ri.konkretisht:
Keto(Qeveria e Berishes) e lane cmimin e naftes 1950-1980 lek/liter.
Sot ne treg blen nafte me cmim 1550-1630 lek/liter.
Para 2 vitesh cmimi ishte 2$/liter me nji kurs 1$ me 100 lek.
Mesa ma siper kemi nji kontradit ndermjet cmimeve.
1$ =100 lek.Cmimi i 1 litre nafte me 1950-1930 i bie qe cmimi nuk asht 1 liter per dy dollar po per 19.50 -19.30 $ me qeverin Berisha dhe me qeverin Rilindja 15.50 – 16.30 $( 15 dollar e 50cent deri ne 16 dollar e 30 cent)
po mire,ne greqi qe vetem taksa jane vene keto vite pse nafta eshte nje euro?
E KUPTONI more Shqiptare? Akoma ju paguani qe te pasurohen ZENI BERISHA…..dhe po e hoqet taxen do penalizoheni dhjete a million euro. DMTH po e hoqet taxen ZENI njelloj do mate ato te penaltise. dhe shteti hesht? pse nuk e hedh ne gjyq nderkombetare kompani ne dhe ajo tregon vete se ku I dergone parate e shqiptareve…pra dalin nga xhepi i cdo fukarai, I mer firma, dhe ja kthen ZENIT…. Hajde me tu roje ZEN dobici dhe qeveri hici, e. ILIR Koke vici.
Hahaa shume e forte kjo……Dhe BASHA Ben thirje per te gjithe poseduesit e mjeteve karburanti konsumues, 5 minuta greve ne tere SHQIPERINE . Ore vellezer..vertet te jeni kaq te verber e injorante apo beni rolin e budallait. SINQERISHTE nuk e KUPTOJE.
Po beni more referendum per te shpronesuar te gjithe vampires it ne Shqiperi, per te cuar ne burg teerjetshem te gjithe sekseret e pasurive kombetare….
NUK E DI A DO TE ZGJOHENI NDONJEHERE?
Zefi, matematiken e paske marre me mik.
Ping-pong midis hajdutave.
Tao po mundohesh te na mbushesh mendjen se ju edhe ulet cmimin duke rritur taksat? Se ulja 60% ne burse eshte me e vogel se ulja 14% ne shqiperi?!
Shfaqesim nga nje intelekt politik LIBRAZHDAS?????????????????