Basha i përgjigjet padisë me padi

24 Janar 2015, 15:26Politika TEMA

Bashkia e Tiranës ka reaguar pas padisë së ngritur nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, se ka dhënë një leje të paligjshme për një pallat në “Rrugën e Elbasanit”.

Bashkia thotë se kjo është shpifje.

Për këtë arsye, Bashkia thotë se do të padisë kreun e IKMT-së, Dallëndyshe Bici.

Edi Rama ka intensifikuar një fushatë shpifjesh ndaj Bashkisë së Tiranës dhe për këtë ka zgjedhur figurën e dhunës dhe korrupsionit qeveritar të shkatërrimit të pasurive dhe gjobave korruptive ndaj qytetarëve,drejtoreshën famëkeqe të INUK, Dallëndyshe Bicaj.

Leja e miratuar nga Bashkia Tiranë është në përputhje të plotë me Planin e Përgjithshëm Vendor dhe legjislacionin në fuqi për planifikimin e territorit. Përputhshmëria e dokumentacionit të çdo leje të miratuar nga Bashkia, me përcaktimet e PPV apo legjislacionit në fuqi është lehtësisht e verifikueshme nga çdo autoritet apo palë e interesuar. Është respektuar lartësia e propozuar nga Plani i përgjithshëm Vendor për strukturat e kategorisë banim, lartësi e cila është saktësuar edhe në Planin e Detajuar Vendor, mbështetur në përcaktimet e nenit 11 dhe 25 të Rregullores së Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë dhe lartësinë e propozuar për çdo nënnjësi, siç sqaruam më sipër.

Janë respektuar të gjitha distancat e përcaktuara në nenin 40 të rregullores uniforme të kontrollit të zhvillimit të territorit, miratuar me VKM nr.502 dt.13.07.2011, si ato mes strukturave, nga kufiri i pronës që zhvillohet apo nga trupi i rrugës (vija e ndërtimit e krijuar nga ndërtimet ekzistuese ose e përcaktuar nga PDV, sipas përcaktimeve të pikës 13 të këtij neni).

Koeficienti i shfrytëzimit të pronës është 40%, siç parashikohet në planin e përgjithshëm vendor dhe planet e detajuara vendore dhe ligjin e planifikimit të territorit, shumë larg lejeve me koeficient 80% – 120%, të miratuara nga Rama më parë, vetëm pak metra më larg. Sipas planit të përgjithshëm vendor është bërë shpërndarja e barabartë e metrave katrorë ndërtim për çdo metër katror pronë që i nënshtrohet zhvillimit.

Pra, bien të gjitha mashtrimet e Edi Ramës përmes drejtoreshës famëkeqe të INUK, Dallëndyshe Bicaj ndaj së cilës Bashkia e Tiranës po përgatit kallëzim penal për veprën penale, kallëzim të rremë, parashikuar në nenin 305 i Kodit Penal.

Ndërkohë, në Bashkinë e Tiranës kanë mbërritur dhe vazhdojnë të mbërrijnë me dhjetëra denoncime nga qytetarë që janë goditur dhe dhunuar paligjshmërisht dhe u janë vënë gjoba korruptive nga INUK i Dallëndyshe Bicajt, Ergys Hoxhës dhe Edi Ramës.

Bashkia e Tiranës siguron qytetarët se çdo rast të denoncuar, për prishje në kundërshtim me ligjin dhe për gjoba korruptive nga përmbaruesi personal i Dallëndyshe Bicajt po trajtohet me seriozitet dhe do të dërgohet para drejtësisë. Bashkia e Tiranës fton qytetarët e prekur nga banda e INUK të vazhdojnë denoncimet e këtyre rasteve, pranë Bashkisë së Tiranës”, thuhet në reagimin e Bashkisë./b.l

4 komente në “Basha i përgjigjet padisë me padi”

  1. d.gorezi says:

    Ej kopuk.Per banoret ,eshte drejtesia ku mud te ankohen ,e jo Bashkia.Pergjigj per veten tende ,se me duket po ta ngushtojne lakun.

  2. Treviso says:

    Bravo Bashkia e Tiranes, doli avokatja e qytetareve. Qytetaret tani nuk duhet te beje padi ne prokurori por ne Bashki.
    Kjo inisjative duhet pershendetur!

  3. Rri shtrember por fol drejt! says:

    Politikat e hakmarrjes e kane lene Shqiperin 25 vjet mbrapa vendeve te rajonit.
    Niveli i ulet formues dhe mugesa e moralit njerezor qe politikanet tane tregojne dita-dites jane shkaqet kryesor sepse shoqeria jone pozicionohet e fundit ne rajonin e ballkanit.
    Eshte e drejta e cdo kujt qe nje kallzimi penal ti kunderpergjigjet po me nje kallezim penal, por si mund te behet fjale per shpifje kur dikush ngre nje kallezim penal te bazuar mbi nje dokumentacion, qe sipas INUK-ut eshte dhene ne menyre te paligjshme. INUK-u ka madje tagrin ligjor, pra te drejten por edhe detyrimin te theras gjykaten per verifikimin e cfare do leje ndertimi te leshuar nga organet vendore. Nese INUK eshte i mendimit se lejet jane leshuar duke abuzuar ne menyr te drejtperdrejt me ligjin ateher ai eshte i detyruar me ligj te ngrej padi penale.
    Por edhe nese gjykata vendos qe lejet jane leshuar konform ligjit kjo nuk do te thote qe INUK-u ka shpifur kundrejt krereve te Bashkis se Tiranes.
    Pra nga cdo kendveshtrim kunderpadia e z. Basha eshte vetem nje farse qe nuk do te sjell asgje. Por edhe kallezimi i INUK-ut me shume gjasa nuk ka per te shkuar ne gjykate sepse Prokuroria si kurdohere e mbyll prozesin pa filluar.
    Keshtu qe shqiptaret tanime jane ambjentuar me vendin e fundit dhe ndihen mire aty ku jane. Shpresoj qe jo per shume kohe akoma!
    Respekte!

  4. Andrea says:

    Te veje nje here ne prokurori dhe ti hedhe poshte akuzat, pastaj te merret me kudrakuza. Akuza “Bici” s’kishte asgje politike, kurse ky sqarimin e mbush me politike. Nese del i pafajshem brovo i qofte, por jo te thote cfare i do qejfi per nje grua qe eshte ne krye te nje institucioni, duke e terrorzuar ate. Ku eshte Majlinnda Bregu, qe eshte shprehur kunder dhunes verbale ndaj grave? Apo kur i ben Basha s’ka gje.
    Me duket se Basha nuk i lexon fare cfare shkruan se ato pergjithesisht duken si hartime ose si na thoshin disa oficere ne zbor qe fund e krye ishin politike, te kohes se Enverit, qe sulmonin kundershatret politike, te jashtem e te brendshem. Cfare edukate juridike eshte kjo? Te marre mundimin e t’na i shpjegoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje