Fetë, profetët, kombet dhe… shqiptarët

25 Janar 2015, 13:15Politika TEMA

Nga Mustafa Nano*

 

Besimtarët e krishterë e myslimanë, që të gjithë, janë të bindur që Zoti ekziston e që ai është një i vetëm, i plotfuqishëm, krijuesi i tokës dhe i qiejve, krijuesi dhe i njeriut; janë të bindur më tej që Zoti u ka dhënë audiencë private fare pak njerëzve, mes të cilëve edhe Jezu Krishtit e Muhametit, ka folur gjatë e shtruar me këta të fundit, më saktë u ka dhënë porosi apo urdhërime, u ka dhënë dhe misionin që këto porosi apo urdhërime t’i shpalleshin njerëzimit si fjalë e Zotit, dhe mbi këtë bazë janë shkruar pjesë të rëndësishme, më të rëndësishmet, e Biblës dhe Kuranit. Besimtarët janë të bindur pra se këta dy libra të shenjtë, në thelbin e tyre, nuk janë gjë tjetër, veçse teksti që ka dalë nga transkriptimi (zbardhja) që u është bërë këtyre bisedave të Zotit me lajmëtarët e Tij.

Sikur Krishti e Muhameti ta shihnin me vend që të ktheheshin për një vizitë të shkurtër e të papritur këtej nga anët tona, mendja ta thotë se me siguri (apo është e kotë të thuhet “me siguri” në një diskutim të tillë?), si gjë të parë, do të kërkonin të verifikonin nëse është bërë në mënyrë korrekte, apo jo, transkriptimi i asaj që është thënë në audiencat që ata kanë pasur me Zotin. Mendja ta thotë pra se Ata do kishin kërshërinë e ngasjen (e di, termat “kërshëri” e “ngasje” nuk kanë shumë kuptim kur është fjala për profetë, por unë po vijoj të flas për ta, paturpësisht, me një logjikë tokësore) për ta kryer një verifikim të tillë, pasi ky transkriptim nuk është se është bërë po atë ditë që janë mbajtur dhe audiencat, dhe nuk është se është bërë i diktuar apo i mbikëqyrur prej vetë profetëve. Ka pretendime, në fakt, që pjesë të Kuranit, apo i gjithë Kurani, kanë qenë zbardhje e atypëratyshme e asaj që Zoti, apo ndonjë engjëll në emër të Tij, i ka përcjellë Muhametit herë pas here, por të shumtët e studiuesve janë të mendimit se versioni kanonik i Kuranit, ai version pra që pranohet njëzëri nga të gjithë myslimanët e botës, është përpiluar nja njëzet vjet pas vdekjes së profetit. Po kështu dhe Ungjijtë që përbëjnë thelbin e dogmës së fesë së krishterë janë përpiluar 50-100 vjet pas vdekjes (e ringjalljes) së Krishtit. Me të fjetur mendjen se ky transkriptim do ishte kryer në mënyrë besnike (nëse do të ishte kështu, kuptohet), ata do kërkonin të merrnin vesh nëse librat e shenjtë janë lexuar ashtu si duhet, nëse janë kuptuar deri në fund, nëse janë kuptuar pjesërisht, nëse janë keqkuptuar apo nëse nuk janë kuptuar asnjë çikë. Me këtë rast do të merrnin vesh edhe se cili nga interpretimet (ne e dimë tanimë që janë të shumta, në mos të pafundme, interpretimet që u bëhen këtyre Librave) është ai i sakti. Ose ndoshta do të merrnin vesh se të gjitha interpretimet janë të pasakta. E sikur të ish kjo e fundit, mund të binin dakord të afronin fundin e botës.

Shkrimtari rus, Dostojevski, që është dhe një nga më të mëdhenjtë e letërsisë botërore, e ka përfytyruar në mënyrën e vet një ngjarje të tillë. E ka bërë në librin e tij ‘Vëllezërit Karamazov’. Në një kapitull të këtij libri me titullin ‘Inkuizitori i madh’, ai tregon për një bisedë mes dy prej vëllezërve “Karamazov”, Ivanit e Aljoshës, gjatë së cilës i pari i thotë në mirëbesim të dytit se ka shkruar një roman a poemë, ku flitet për një vizitë të Jezu Krishtit në Tokë. Ne e dimë që kjo është një vizitë e pamundur ngaqë, kështu thuhet në Dhiatën e Re, Krishti do të rikthehet veç një herë, do të rikthehet në ditën e fundit të botës, që do të jetë dhe dita kur mbretëria e Zotit do të triumfojë, por Dostojevskin nuk e pengon asgjë që ta sjellë Krishtin në tokë për hesap të vet. Dhe ka zgjedhur si kohë të kësaj vizite shekullin XVI. Ndërsa si destinacion të vizitës Spanjën, ku çdo ditë, pas vendimesh të tribunaleve të Inkuizicionit, organizoheshin djegie në turrën e druve. Mes të gjithëve binte në sy një kardinal i shtyrë në moshë, që ish shumë i zellshëm e shumë i pushtetshëm në aksionin për ndëshkimin e heretikëve, d.m.th. në ndëshkimin e “atyre që, për shkak të shpirtit të pushtuar nga djalli, guxonin të ngriheshin kundër kishës katolike”.

Krishti kthehet, dhe njerëzit përreth e njohin. Nuk është se ai prezantohet. Nuk ka nevojë të prezantohet. Ai duket që është Ai. Dhe me të mbërritur, zë të bëjë atë që di të bëjë, shëron njerëz të sëmurë, ngjall ndonjë të vdekur, i jep sy ndonjë të verbëri, etj. Impakti tek gjindja është ai i pritshmi, si në Bibël. Njerëzit e rrethojnë, e nderojnë, i luten, i shtrihen barkas, dhe kjo turmë e madhe pranë tij tërhoqi vëmendjen e kardinalit plak. Kur ky i fundit u afrua pranë turmës, pa Atë që po shihnin të tjerët. Dhe e njohu. E ndonëse e njohu, apo pikërisht ngaqë e njohu, ai urdhëroi rojet e tij që ta arrestonin. Krishtit i vunë prangat, dhe e futën në qeli, ku pas pak do të hynte dhe kardinali. Jo për ta marrë në pyetje e për ta dënuar si “heretik”, por për t’i thënë se kish bërë gabim që kish ardhur për herë të dytë në tokë, ku kisha e Tij, për të mirën e njeriut, nuk ishte ndërtuar sipas porosive të Tij, e ku rendi “fetar” i gjërave ish ngritur mbi premisën që njeriu në jetën tokësore ka nevojë për siguri, e jo për liri. Liria ishte një barrë për të shumtit, ndërsa siguria ishte një nevojë e të gjithëve. Dhe me këtë, sipas kardinalit, Krishti kish gabuar edhe gjatë “vizitës” së parë, kur kish dashur t’u thosh apostujve, e nëpërmjet të tyre gjithë botës, se nuk është puna të mbushësh barkun me bukë, por të mbushësh shpirtin me besim, dhe se rëndësi ka paqja e përjetshme që sigurohet nëpërmjet besimit, e jo avantazhet e karari në jetën tokësore (përmendet parabola e takimit të djallit me Krishtin, që kish dyzet ditë që rrinte pa ngrënë në shkretëtirë, dhe përpjekja e të parit për ta vënë të Dytin në provën e tundimeve). Krishti nuk flet asnjë fjalë në qeli; veç dëgjon; e në fund afrohet te kardinali, dhe e puth në buzë. Afërmendsh, nuk është gjest erotik e homofilik. Është qartazi një gjest mirëkuptimi. Kështu ka dashur Dostojevski që të jetë.

Dhe duhet thënë këtu se secili mund ta përfytyrojë në mënyrën e vet një vizitë të profetëve në Tokë. Dhe ky përfytyrim përcaktohet shumë edhe nga koha që jetojmë, edhe nga mënyra se si secili prej nesh e përjeton këtë kohë. Ja, unë do t’ju ftoja juve që ta bënit në stilin tuaj këtë lojë dostojevski-ane. Madje, po ju tregoj se si unë vetë e kam bërë këtë lojë, në një mënyrë shumë narcizoide (ky do të ishte kulmi i kulmit të narcizizmit të një robi). Teksa po mendoja se ç’duhet të thosha në këtë takim me ju, kam përfytyruar në mënyrën më trillane të mundshme sikur në Tokë mbërritën tok që të dy profetët, Krishti e Muhameti. Dhe nuk zgjodhën për destinacion Seviljen e Spanjës, as ndonjë qytet pranë Detit të Vdekur, ku mund t’i çonte malli prej njeriu apo kujtimet prej profeti. Zgjodhën Shqipërinë. Tiranën. Dhe këtu, nuk dihet për ç’arsye, vendosin të hyjnë në një librari, ku u tërheq vëmendjen kopertina e një libri me titullin ‘Pax Albanica’. Marrin nga një kopje në duar, dhe zënë ta shfletojnë. Ata, në gjendjen e tyre humane, nuk kanë ditur të lexojnë. Edhe sikur të dinin, do të njihnin veç aramaikishten e arabishten (në fakt, në një a dy prej Ungjijve lihet të kuptohet se Krishti dinte të lexonte), por ata sapo kanë zbritur prej qiejve, dhe nuk do mend që janë në gjendje të lexojnë në çdo gjuhë të mundshme. Dhe kështu vihen të lexojnë në gjuhën shqipe. Sytë u mbeten tek titulli i një kapitulli: Kombi është i pari, feja vjen e dyta. Shohin në sy sho-shoqin, dhe është e qartë se që të Dyve fraza u ngjan satanike. Kërkojnë të takojnë autorin, por ky i fundit fshihet, ngaqë gjithë kohën e ka përfytyruar me frikë rrethanën e një ballafaqimi të mundshëm e të ardhshëm me profetët, apo me ndonjërin Syresh. Pas kësaj kërkojnë të takohen me botuesin Besnik Myftari, të cilin e pyesin: Ç’është ky autor idiot që shkruan gjëra të tilla? Dhe B. Myftari, në stilin e tij të qetë, dhe i pushtuar nga emocionet e rastit, arrin t’u thotë se “nuk është autori, por historia e kombit shqiptar që e thotë këtë gjë; ka shqiptarë që janë myslimanë e ka të tjerë që janë të krishterë, dhe sikur t’u vihej veshi atyre që kanë interpretuar pas jush revelation-et tuaja, këtyre anëve do shkonte gjaku deri në gju, siç ka ndodhur me kombe të tjera, e kombi shqiptar do të ishte shuar tanimë; dhe që kjo të mos ndodhte, shqiptarët kanë rënë dakord që, krahas besimit, madje përpara besimit (dhe kjo nuk do të thotë “kundër besimit”), të mbanin para syve kombin; dhe prandaj, kombi shqiptar ka mbetur gjallë deri më sot.” Pas këtij shpjegimi, të dy profetët iu afruan botuesit të Saras-it, dhe njëri pas tjetrit e puthën në buzë. Dhe ky gjest, ashtu si në romanin e Dostojevskit, ishte një gjest i madh mirëkuptimi.

*Marrë nga “Shqip”

46 komente në “Fetë, profetët, kombet dhe… shqiptarët”

  1. labi says:

    pra besohet tek zoti Natyre dhe nuk mund te besosh emra e mbiemra qe jane shkaktaret e lufterave dje dhe sot pra besohet tek natyra.

    1. Mos fol o burre says:

      O Mustafa,

      Po ik futja ndonje teke o plak, te ngrohesh pak se je ftohur fare nga trute. Mos merr persiper te flasesh per gjera qe jo vetem qe nuk i di, por i citon keqazi, me gabime, pavaresisht se e ke nga injoranca dhe jo nga keqdashja.

      1. brace says:

        keta jane te “mencmit”e Shqiperise mediatike…pa shume analiza e kupton se ky kaposhi nuk ka se me cfar te merret dhe o burra futja kot…vetem per protagonizem.Ne gjithe kete “goxha artikull” e kupton qe aty ka vetem cinizem ekstrem,pa argumente,opinione pijanecesh.Natyra te rruajte Muci se ti e paske mbushur moshen per…amen.

        1. Skypion says:

          E kam permendur edhe me pare guximin e madh qe ka Mustafa Nano per te shkruar per gjera “te medha”.Kulmin e ketij guximi e arriti me “Pax Albanica”.Kam pershtypjen se mund te kete kulme te reja ne ta ardhmen.
          Ka nje mori gazetaresh apo opinionistesh,qe te perfshire nga entuziazmi i fames qe kane marre si te tille,mendojne se mund te shkojne me tutje,dhe mund te thone gjera,qe po te ishin me kembe ne toke,nuk do te guxonin as t’i conin neper mend.Nje i tille eshte M.Nano.
          Une i kam lexuar librat e tij,ashtu si te shume e shume kolegeve te tij(nje teknike e vecante leximi,me mundeson kete pa shume humbje kohe),por ky “Pax Albanica” me ka bindur perfundimisht se zoteria ne fjale eshte me te vertete nje trim Skraparli,qe do ta shkrepe koburen edhe ne laraska qofte.
          Hyjme ne teme.Edhe une jam ateist.Por ndryshe nga M.Nano,qe duket ashiqare qe nuk i ka lexuar as Biblen e as Kuranin,une i kam lexuar e ri-lexuar ato,dhe jo thjeshte per kureshtje.I kam lexuar aq me vemendje sa jam ne gjendje te dalloj dike qe i ka lexuar vertete,me dike tjeter qe i ka lexuar pjeserisht,apo “i ka lexuar” nepermjet autoreve dhe librave te tjere qe flasin per keto libra! Cdo njeri qe pretendon te hyje ne boten e dijes,duhet t’i lexoje keto libra,sado ateist apo antifetar qofte ai,sepse,ne to fshihet nje pjese e konsiderushme e urtesise njerezore.Por Nanua yne,qe sic e thame nuk i ka lexuar keto libra,nuk e kupton kete.
          Mustafa Nano eshte ateist i keq.Eshte ateisti made in RPSSH,qe do te thote eshte ateisti produkt i sistemit te meparshem diktatorial.Eshte kjo arsyeja se pse krejt qasja e tij ndaj religjionit dhe marredhenieve te shqiptareve me te eshte e gabuar,cka con detyrimisht ne konkluzione po te gabuara.
          Nuk ia vlen te komentoj me tutje gomarlleqet e nje ateisti made in comunist Albania.

          1. i riu komunist says:

            PER GJITHE FUNDERRINAT “besimtare”:

            0 vullnete të ndrydhuna ndër grushta të çelikta të shekujve
            të kaluem!
            0 vullnete të shtypuna me themra të ngurta të titajve të tërbuem!
            Të cilët n’udhë për në theqafje këtejpari i ranë
            dhe vatrat tona në mjerim i përlanë…
            0 vullnete të ndrydhura!
            0 vullnete të shtypuna!
            Shkundni prangat e mbrapshta! E me brimë ngadhnyese,
            me hove viganash, dëshirash flatruese,
            turniu në të gjitha anët dhe poshtë në dhe zbritni
            – ndosht’ aty keni për të gjetë fillin e një hymni,
            që Illyri e vjetër ndër kremtime këndonte,
            ndërsa zemra e kombit në liri kumbonte.
            0 vullnete të ndrydhuna!
            0 vullnete të shtypuna!
            Tash shigjetat e flakta të shprehjes suej zharitse
            drejtoni kah qielli, në ball të hyut a të dreqit,
            i cili fatin tonë mbytte në mnijë të vet përpise.
            Ta dijë se të Birt’ e Shqipes folene ia ngrehën vetvetit.

            Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
            kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi
            kur shef ftyra të zbeta edhe sy të jeshilta
            që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
            edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
            të tanë jetën e vet derisa të vdesin.
            E mbi ta n’ajri, si në qesendi,
            therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
            profetët dhe shejtët në fushqeta të shumngjyrta
            shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.

            Mjerimi s’don mshirë. Por don vetëm të drejt!
            Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
            të cilet në mnyrë pompoze posi farisejt
            i bijnë lodërtinës me ndjenj dhelparak
            tu’ ia lëshue lypsit një grosh të holl’ në shuplakë.
            Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
            në ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
            Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
            ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.

            Notojnë xhamiat dhe kishat nëpër kujtime tona,
            e lutjet pa kuptim e shije përplasen për muret e tyne
            dhe nga këto lutje zemra zotit ende s’iu thye,
            por vazhdoi të rrahi ndër lodra dhe kumbona.

            Xhamiat dhe kishat madhshtore ndër vende të mjerueme…
            Kumbonaret dhe minaret e nalta mbi shtëpia tona përdhecke…
            Zani i hoxhës dhe i priftit në një kangë të degjenerueme…
            o pikturë ideale, e vjetër një mijë vjeçe!

            S’duem me humbë
            në lojë të përgjaktë të historis njerzore,
            jo! jo! s’i duem humbjet prore
            duem ngadhnim!
            ngadhnim, ndërgjegje dhe mendimi të lirë!
            S’duem, për hir
            të kalbsinave të vjetra, që kërkojnë “shejtnim”,
            të zhytemi prap në pellgun e mjerimit
            që të vajtojmë prap kangën e trishtimit,
            kangën monotone, pa shpirt, të sklavnis
            të jem’ një thumb i ngulun ndër trutë e njerzis.

            0, si nuk kam një grusht të fortë
            t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë,
            ta dij dhe ai se ç’domethanë i dobët –
            n’agoni të përdihet si vigan i vramë.

            0, si nuk kam një grusht të fuqishëm!
            Malit, që hesht, mu në zemër me ia ngjesh!
            Ta shof si dridhet nga grusht’ i paligjshëm…
            E unë të kënaqem, të kënaqem tu’ u qesh.

            Na të birtë e shekullit të ri,
            me hovin ton e të ndezun peshë,
            ndër lufta të reja kemi m’u ndeshë
            dhe për fitore kem’ me ra fli.

    2. Dardhan says:

      Ka mare turre me preshe ne bythe ky nano nje nder gazetaret me injorante qe kam pare ne shqiperi ndersa ka zgjedhe te meret me nje qeshtje shum senzitiv shum te nxehte siqe eshte feja ku duhet te kihet kujdes maksimal

    3. liburn says:

      Une i percjell shum mediat dhe debatet ne shqiperi mirpo gazetare e analiste me tru thare e me injorante se ky Mustafa Nano nun kam pare. Dhe ja pikerishte ky injorant ka zgjedhur te meret me nje tem kace te nxehte si fet e shqiptarve.

    4. Adi says:

      Besimtaret jane te bindur qe Zoti ekziston! Kjo fraze e mucit tregon mendimin e thelle te nje intelektuali te kalibrit boteror!

    5. adi says:

      E ke kuptuar pergjysem mendimin e Dostojevskit muc. Nese do vertet te thellohesh pak ne te atehere lexo Nikollaj Berdjajev “Botekuptimi i Dostojevskit”. Eshte perkthyer mire ne shqip. Dostojevski ishte mendimtar i krishter dhe thelbi i mendimit te tij eshte qe pa Zotin qe u be njeri nuk ka as dinjitet te njeriut, sepse ndryshe njeriu katandiset ne mjet dhe gjithcka eshte e mundur ndaj tij. Ne mendimin e Dostojevskit, liria eshte e nevojshme si element i domosdoshem i besimit pasi cdo besim/fe e imponuar perdhuni ishte antikrishti. Ne ate roman Dostojevksi sulmon Kishen Katolike qe deshi te behej shtet ne mesjete, por edhe cdo utopi tjeter te lumturise tokesore (komunizmi ose konsumizmi psh)qe do te “vrase” Zotin dhe dinjitetin e njeriut.

  2. stop vvuzelave says:

    anal-istet kane dale jashte kontrollit…do ti quaja disa tipa si mustafa nano,ben blushi,ilir levonja,tak kico ngjala,tos tod lubonja ,prec zogaj,artan hoxha,artur zheji,arjan cani..

    provoni ti mbyllni dhjete dite keto vuvuzela dhe mos nxirrni ambasadore ne intervista dhe shikoni sa do qetesohet ai vend..

    shqiperia digjet dhe mutstafenjte krihen

  3. Moisi Golemi says:

    Foli shume e s’tha asgje ky.

  4. Drenicak says:

    Mutaf kogja je budallaku!!
    Nuk besoi qe nje njeri me dije mesatare qe beson ne muhamuta e jezusa a dcka tjeter jane vetem imagjinata.
    Deri dje kemi konsideru Mau Ce Dunin ,Enverin ,Stalinin ,Titon Rugoven per profeta na e keni lodh bythen me profeta.

  5. tfgs says:

    Muco,e ke menderosur…..nuk mund te behet nje krahasim mes kristianit e bithcpuarit shqipfoles,nuk i lidh asgje pavaresisht se thua se te dy besojne ne nje Zot!!
    njeri paqsor e tjetri gjaksor………….

    1. arbereshi says:

      PUCOFAGO sa i mencem qe je;KOQE FARE; vetem puco di te hash dhe perpjete nuk ben fare. Shiko se diku duhet te jesh i cpuar. Ose te ben dem puco e janulles.Lere dreqin mos e ha ca kohe sa per prove.

    2. edi says:

      Ashutu eshte o kaurri i derrit. Nuk mund te krahasohet asgje me kaurret dhe cifutet. Nuk ka asgje me te keqe se kjo lloj rrace ne toke.

  6. Don says:

    Z. Nano, pyetja ime eshte e thjeshte: po pse nuk duhet t’u besojme cfare ka thene Bibla e Kurani, por duhet te besojme cfare thua ti? Apo te ka shkrepur te hiqesh se je me i madh se vete Krishti a Muhameti?

  7. era says:

    Muçi me pelqeu shkrimi, shume i vecante, jep te verteten e pamohueshme.

    Na mbyten injorantet qe miljon perqind e sigurt, nuk e lexojne shkrimin deri ne fund dhe as e kane haberin se ku do te dalesh me ate qe ke shkruar.

    Hidhu njeçike andej nga Sistemi i Drejtesise, mos i mbaj me hater patriotet(gabim, por ashtu jemi mesuar te themi ne shqiptaret)

  8. it'sme says:

    Komentuesit e mesipërm,(labi, mos fol o burrë, vvuzelave, Moisi Golemi dhe Drenicak), i perfaqsojnë denjësisht analfabetët funksionalë. Te tjerë anlfabetë funksionalë, nuk kanë nevojë te shkruajnë, jane të përfaqsuar.

    Komentuesi i fundit, qirio tfgs, beqiri i Janullës, eshtë jashtë klasifikimit, sepse eshte ne detyrë, si rrogëtar i përfaqsuesit te djallit.

    Të gjithë retorikën e ketij shkrimi të Muç Nanos, e ka thënë shumë kohë më parë dhe në një mënyrë shumë më konçize dhe artistike, Pashko Vasa:

    Dhe mos shikoni kisha e xhamia.
    Feja e shqyptarit është shqyptaria.

    Muç Nanon në këtë shkrim, ka meritën që, nën rrezikun e linçimit nga analfabetët funksionalë si ata me sipër, por jo vetëm ata, të veçohet nga zogoria e opinionistëve “modernë”, “kozmopolitë” dhe të ngjashmit me ta, që shqyptarinë e quajnë si një biçim qelesheje, të cilën u vjen turp ta mbajnë nëpër studjot televizive ku marrin rrogat apo nëpër kafet ku bëjnë jetën mondane.

    Në këto kohë histerie dhe paragjykimesh të ballafaqimit te religjioneve të mëdha të botës, te vlerave apo makabriteteve të tyre, të çfaqura qëmoti ose në ditët tona, edhe ta sjellësh “shqyptarinë” në skenë, është një akt moral i vlefshëm dhe kurajoz.

    1. trojani says:

      shume dakot me ju.
      une do te vecoje dy pika te shkrimit,e para eshte qe; cu tha nga “profetet”(pyet Muci) u kuptua si duhet,u kuptua pjeserisht apo fare!!?? apo u keqshperdorua si prifti i dostojevskit ne spanje… dhe e dyta rasti i shqiperis ku kombi vjene me para se c’do gje tjeter….kuptohet dhe se feja( te pakten per mua)
      komentuset kritikus nje pjese jane pushtuar nga “djalli” kurse pjesa tjeter nga “shejtani”
      zoti qe besoni ju rruajt

  9. dn says:

    Faik Konica
    Shqipëtarët nukë ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen me dy anë : Ana e kombëtarëve, në të cilën ka Shqipëtarë nga të gjithë besimet, edhe ana e zuzarëve.
    F.K. – Albania, 10 korrik 1901

  10. bosi says:

    krishti nuk eshte profet ob gazetar injorant e pordhac

  11. Erald says:

    besoj pikerisht,se nga nje ane,eshte e nevojshme te kuptosh perpara se te kritikosh dhe qe kjo ne vetvete eshte nje proces i gjate dhe i mundimshem;nga ana tjeter,jam i bindur qe duhet te mesosh te mendosh fale te tjerve dhe me to,perpara se te mberrish te mendosh vete. Luc Ferry-Vivere con Filosofia p.185.
    Pyesni veten o njerez cili eshte qellimi i ketij shkrimi perpara se te terboheni ne ofendime. Nuk shoh aspak qe ka si qellim ofendimin e besimtareve por thjesht denoncimin e dogmave fetare, denoncimin e disa te vertetave qe na paraqiten nga intitucione autoritare si absolute kur ne te vertet gjithcka eshte relative. Dhe mbi te gjitha si mund te shash qe shkrim qe kerkon te ndergjegjesoj shqiptaret ndaj rreziqeve te ekstremizmit dhe i nxit ata te vazhdojn te mbajn lart ideale fisnike.

  12. Akilis says:

    Fete Abrahamike kane lindur ne nje kohe pushtimesh nga Roma.
    Feja e Krishtere eshte e bazuar ne Mithollogjine Greke qe nga 12 perendite jane 12 Apostujt,Parthena Athina e lindur nga Koka e Zeusit qe simbolizon Dijen,kulturen dhe jo Virgjeresha Maria qe gjoja lindi Krishitin dhe u ngjall!
    Keshtu qe ajo (e Krishtera)nuk ka Origjinalitet apo personalitet se eshte nje kopje.
    Sipas Filozofise Greke zoti si nocion nuk e krijoi boten sic thone budallenjte se eshte e mjaftueshme Ligji i Natyres me te mirat dhe te keqiat..
    Zotin Ata e krijuan me banim ne Olimp dhe jo nga pidhi semes me Vyrtytet e njeriut dhe jo te Krishteret e pa tru qe dalin edhe mbi vete misionin e zotit me Bibla dhe me Kuran qe kane 2000 vjet dhe gjaku deri ne gju.
    Zoti eshte dija dhe kultura Athina se pa Dije nuk ka Besim.
    Njeriu nga natyra vret dhe vellane per interes por ajo qe ben diferencen eshte Kultura dhe dija Athina.

    1. *tourko*faggot* says:

      Fete Abrahamike te bazuara ne nje filozofi Semite luftuan cdo filozofi pagane ne Europe, si Zeus-in, Thor-in dhe zota te mitologjise Kelte.

      Sa per mitologjine Greke ajo eshte realisht mitologji PARA-Greke pasi miti i Zeusit, Dodones, etj. kane jetuar shume kohe me perpara sesa termi Graeci te perdorej per here te pare.

      Etrusko-Pellazget e Romes Veriore se bashku me Iliro-Pellazget e Italise Jugore huazuan prej rajonit Illyricum mitologjine Doriano-Pellazge. Shumica a Zotave Romake kishin origjine Doriane.

      Greke u quajten fillimisht Ionianet e Azise se Vogel.

    2. arbereshi says:

      Clidhje ka feja e krishtere me paganizmin,gjeja e perbashket eshte virgjeria e njeres qe quhet ATHINA dhe virgjeria e tjetres qe quhet MARIA? Dmth simbas teje thelbi i besimit eshte virgjeria dhe kush virgjeri eshte sa me origjinale? ha haaaaaaa mire e kishe more Enver djali qe i hoqe fete sepse qenkan shtuar shume budallenjteeeeeeeeee.

    3. haha romanticiteti i servirur eshte per injorantet, Santa Klaus says:

      Kur thua “Parthena Athina” dhe thua qe simbolizon dijen dhe kulturen, mund te na i shpjegosh se c’kutim ka “Parthena Athina”?

      Sepse po me duket si “Para Thenie A Thenies”, pra kultura, libri, ligjet, dija, cfare mendimi ke zotrote?

    4. taksirat kusuri says:

      Qirio A-KILE ne vazhdim te zbulimit tend per origjinen greke te krishterimit,per origjinen e kultures dhe dijes boterore,per origjinen e pabesis boterore etj,deshiroj te di origjinen e emrit te pseudonomit tend origjinen e emrit athina ,zeus,olim,aferdita se vete grekerit nuk i shpegojne dot me greqishten.

  13. Star says:

    Muci, je bere per gjynah more.Je bere edhe ti per ate fjalen: Mos harro ilacet biro,se nuk dihet se sa larg do shkosh me keto idiotesira.

  14. SHKUPI says:

    Ajnshtajni i madh ne kulmin e aritjeve shkencore te tije tha se ,,tani e kuptoj se sa i padijshem jam…,,kurse ketu ky Muci e shumica e komentuesve i dijne te gjitha.,,Injoranca dhe gjithesia s’kane kufij…,,Kurse per psikopatin TFG mos te flasim,sepse ai dhe gjithcka eshte e mundur.

  15. Nje shqiptar says:

    Interesant ky shkrim i Muços, por problemet qe ai prek ne te jane shume te gjera pasi perfshijne nje periudhe kohore prej me shume se 2000 vite dhe perfshirjen ne fe te tere pushteteve dhe ideologjive qe kane pase mbi kokat e tyre popujt e botes. Po perpiqem te jap disa mendime.
    Ne Bibel jepet ky perkufizim “ZOTi eshte ai qe eshte” , me fjale te tjera ZOTI ka vetem nje veti “EKZISTENCEN“. Fete e ndryshme e quajne ZOTIN me emra te ndryshem. Shqiptari kurdohere ka qene besimtar sepse per shekuj ka besuar ne EKZISTENCEN e tij, te kombit, te vendit te famijes, ka besuar , eshte kujdesur dhe ka qene optimist per te ardhmen e femijve , ka besuar tek komuniteti tek SHQIPTARIA, prandaj edhe nuk eshte shuar dhe nuk e ka trasformuar fene ne ekstremizem , ne ideologji , ne diktature violente apo ne çmenduri . Feja e shqiptarit ka qene PAQA dhe dashuria per njeri tetri. Te huajt jane munduar kurdohere qe permes feve te imponuara nga ata te na perçanin dhe te na shuanin, te pushtonin territoret tona jetike por nuk ka arritur asnje here dhe nuk do te arrijne kurr, sepse Shqiptari eshte ky besimtar qe tashme nuk eshte me edhe injorant . Shqiptari e kupton dhe e beson ZOTIN si EKZISTENCE ne hapesire dhe ne kohe, qe te ndihmon kur ti i lutesh, te ndihmon qe te mendosh dhe te gjesh ti vete ate per te cilen i lutesh. Zoti realizon vepren e tij permes njeriut. Nje njeri qe nuk beson ne ZOT nuk beson ne ekzistencen e tij, jeton pa perspektive, jeton ne dyshim, jeton pa shprese, nuk ka gezim, jeton i vetmuar ose me mire nuk jeton pasi nuk beson ne EKZISTENCEN e vetevehtes.

  16. z/kallami says:

    Z.Mustafa ya Mustafa!

    Se parit e kam me ty per mos njohjen e figurave te profetve apo bijt e Zotit.
    Kristianet kane bir te Zotit Krishtin,ndersa Myslimant po kete figure me emrin Krishte e kane me emrin Hazreti Isa.Tue ju pershtatur numrave te tua.Kurani u shkrue 25 vjet mbas Muhametit,Ndersa Bibla 50-100 vjet mbas Krishtit i bie qe Kurani te jete ma adapt i vertet se sa Bibla. Megjithese,feja Myslimane lindi shume vite mbas fese kristiane.E banvaki simbas emrave te ndryshem per te njetin profet ka mundesi qe nga vones e shkrimit te Kuranit te kene huazue nga Bibla.
    Tashti se cfare posti zen Muhameti,nuk e di mbasi here e quajne kryetari i besimit te myslimanve Zot te tyre,e kete here,ti po e krahason me nivel te Krishtit te barabarte,biri i Zotit.Muhameti si minister pa portofol.Here Zot,e here biri i vetvetes.
    Dostejevski te ka mesue qe krishti paska ardhur nji here,e kjo e para here ne Toke.Mire ka ba se te ka dhan iden per t’ia pershtat harmonise fetare ne Shqiperi.Por me cudite si e paska parashikue Zoti ne qiell ardhjen e Krishtit ne toke kur bota do te shkatrrohet,do te thote te mos mbesin asgja.Te pakten ti linte ne kete asgja,sic lajme neve pikat kulmore historike,fjala vjen,shtepia me gjethe.Te linte edhe malin e kalvarit ku hoqi te gjithe te zezat qe i kujton robnija si e vecanta e mundimeve e ashtuquejtuna:”Mundimet e Krishtit”,nji lapidar,fundi fundit nji Kryq gjigant per hater te madhesise se botes sot e te shuar me triumfin e planifikimit te krijuesit Zot.Pra persa na ban te ditun Zoti quan triumf zhdukjene fundin e botes pa shej e nishan.Kenka ma i marre se une ky Zoti.E ne fakt autori i gjithe ketyre trillimeve asht vete populli i globit por per modesti friget asht vete krijuesi i krijese Zot.Qe ky Zoti ka krijue misteret e natyres qe njeriu nuk i kuptonte heret si zhvillim i proceseve darviniane.

    1. KOZi says:

      Libri i shenjte i Izraelitve njeh per profet Moisiun (Musai) Ato nuk njohin profet pas tij. Izraelitet ndikuan ne denimin e Jezu Krishtit pasi nuk e pranuan per profet.
      Libri i shenjte i te Krishtereve,Ungjilli e mbyll kapitullin e profeteve tek Jezu Krishti. Nuk pranon vashdimesi.
      Libri i shenjte i Muslimaneve ,Kurani e quan profet edhe Moisiun edhe Jezusin(Musa dhe Isaia) Si dhe konsideron profet te fundit Muhametin.
      Ne Kuran thuhet qe ne fund te jetes mbi toke Profeti qe do vije do jete Jezusi(Isai)
      Cfare kini qe devijoni komentet?

  17. robert th. says:

    E ndersa Mustafa Nano ka fatin te beje te njohur ne media Krishtet dhe Muhametet e tij, -e gjithashtu ia urojme kete fat, sepse feja vertet e ka merituar vete fundin e krosise- te tjere punime dhe analiza librash fetare vazhdojne edhe ne ditet e sotme te eleminohen me marifet nga vitrinat e librarive dhe ato mediatike. Ne jetojme sot ne demokraci, me njerez autokritare dhe frikacake.

  18. KOZi says:

    Fshataret pa toke nuk duhet te diskutoine !

  19. Albann says:

    Bravo Muci..100 mije shqiptare votokan sot ne greqi…Nuk quhen Sokol po Jani.3000 familje jane identifikuar ne maqedoni ,sipas mediave ,qe kane kthyer emerat ne arabe.Sa te tilla ne kosove e shqiperi? Sa shqipetare te tjere ne greqi quhen(jane pagezuar) jani edhe pse s votojne ende…A ka ndonje studim se sa individe jane konvertuar ne greke e arabe ne 20 vitet e fundit? 300-500 mije?..A ka ndonje studim si eshte trendi? Sa do behen 1 million?…Ka kontribut Janulla ket pervec gjendjes ekonomike,kane kontribut edhe financimet arabe?…Do I vere njeri nen kontroll?

    Mburremi se lindim shume femije.Vetem se lindim shqipetare qe perfundojne greke,sllave apo arabe.(nepermjet fese)

  20. kristaq ndini says:

    Bravo Mustafa, faleminderit qe shkruan gjera njerzore, ne kete vend…

  21. kristaq ndini says:

    Faleminderit qe shkruan ne kete vend…

  22. vishja plot says:

    Te gjithe ju qe llomotisni e nxirrni vrer e llum ndaj nje analisti, gazetari, beni mire ta kundershtoni po me analize. Perndryshe vetem sa felliqni kete rubrike. Por me duket se ‘Tema’ pranoka shume pislleqe te postohen. Mbase s’ka faj ky eshte niveli yne.

  23. Muç Muç Muç Muç Muç Muç Muç….. i thone mushkes ketej nga anet tona.

  24. Arber Iliri says:

    E ke zgjat kot Muci.Ja vlen vetem paragrafi i fundit me dy profetet bashke e sidomos me ate puthjen ne buze.

  25. TJ says:

    Muci,e ka pare kete histori te vertete apo hyjnore nga nje kend interesant! Ky eshte vetem nje meditim i krijuar nga Dostojevski! Shume bukur!Analistet kritikohen, sepse jane te lidhur me politiken dhe shesin me nder jush edhe gruan, por edhe bythen!Por shkrimi eshte nje mesim “besoni Zotin,Krishtin e Muhametin,por respektoni njeri tjetrin! Nje rast interesant i ringjalljes se Krishtit ,u shkruajt per Pinokun ku e bene kukull dhe i dhane jete! Apo djaloshi nga Greqia antike, i cili beri nje statuje vajze dhe zoti i dha fryme! Keto fiction histori, vetem ndihmojne dhe nuk percajne popullin sic ben PD dhe Berisha perdite!Ndaloni makinat 5 minuta neser dhe vrisni njeri tjetrin per Berishen dhe Ramen!

  26. katarakti says:

    Nuk e kuptoj gjithe kete terbim te disa komentueve ndaj M. Nanos. Shkrimi i tij nuk ishte ndonje perle, madje ishte mese i zakonshem. Por disa komentues jane hedhur perpjete sikur i ka pickuar grenxa! Po ç’paten se nuk i kuptoj dot? Cfare i dogji aq shume?! Iu shane profetet apo si?! Te jene kaq te prapambetur!

  27. Dardhe says:

    Pse i fshite komentet o tema a ju kerkoj ket Muci luci. Ju nuk i largoni komentet ku ofendohet Kombi shqiptar ndersa opinionet kunger nje krimbi i fshini

  28. kujtim says:

    C’pret nga nje ateist qe injoron njerzit me te zgjuar te botes te cilet jan pjese e shkences dhe dijes por duke besuar ne Zot, nje liste e shkurter si me poshte:

    Newton ka qene besimtar ne Zot,
    Robert Boyle
    William Thomson Kelvin
    Gregor Mendel
    Robert Boyle
    Blaise Pascal
    Rene Descartes
    Einstein besimtar ne Zot,
    Tolstoy (miku i Dostojevskit te Mucos)


    Nje liste shkencetaresh musliman me poshte:

    Al-Majriti (d. 1008 or 1007 CE)
    Muhammad ibn Jābir al-Harrānī al-Battānī (c. 858 – 929) (Albatenius)
    Al-Farabi (c. 872 – c. 950), (Abunaser)
    Abd Al-Rahman Al Sufi (903 – 986)
    Abu Sa’id Gorgani (9th century)
    Kushyar ibn Labban (971 – 1029)
    Abū Ja’far al-Khāzin (900 – 971)
    Al-Mahani (9th century)
    Al-Marwazi (9th century)
    Al-Nayrizi (865 – 922)
    Al-Saghani (d. 990)
    Al-Farghani (9th century)
    Abu Nasr Mansur (970 – 1036)
    Abū Sahl al-Qūhī (10th century) (Kuhi)
    Abu-Mahmud al-Khujandi (940 – 1000)
    Abū al-Wafā’ al-Būzjānī (940 – 998)
    Ibn Yunus (950 – 1009)
    Ibn al-Haytham (965 – 140) (Alhacen)
    Abū Rayhān al-Bīrūnī (973 – 1048)
    Avicenna (980 – 1037) (Ibn Sīnā)
    Abū Ishāq Ibrāhīm al-Zarqālī (1029-1087) (Arzachel)
    Omar Khayyám (1048 – 1131)
    Al-Khazini (fl. 1115-1130)
    Ibn Bajjah (1095 – 1138) (Avempace)
    Ibn Tufail (1105 – 1185) (Abubacer)
    Nur Ed-Din Al Betrugi (12th century – 1204) (Alpetragius)

    —-

    Tani del nje MUCO dhe ben gam gam sikur din dicka???

    Kan folur DIJETAR madhore para Mucos dhe nuk i kan lene vend Mucos sone te vogel qe flet per pax albanica.

    1. yp Xhixhi says:

      Edhe Xhordano Bruno ka pas besuar ne zot,por e dogjen! ?
      Sidomos keta shkencetaret myslymajmuna i kane dhene shume njerezimit! Psh ketij Kujtimit i kane dhen mencurine e gomarit ? ? ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje