Lejet e ndërtimit/ Artan Shkreli: Basha po shkatërron trashëgiminë e Tiranës

25 Janar 2015, 17:19Politika TEMA

Artan Shkreli, Këshilltari i Kryeministrit Edi Rama për kulturën, ka denoncuar sërish lejen e dhënë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha për objektin 11 katësh mes gjimnazit të Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi” dhe shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”.

Duke folur pak metra larg vendit të lejes së ndërtimit, Shkreli tha se ky ndërtim shkatërron trashëgiminë e Tiranës dhe errëson gjithë godinat përreth.

Sipas tij leja e dhënë nga Basha për ndërtesën në fjalë, nuk respekton asnjë kusht ligjor.

“Kjo është një tjetër vilë që humbet në kryeqytet, për t’i hapur rugë një godine 11 katëshe, në një zonë me sensibilitet të madh kulturor dhe social.

Objekti nuk respekton asnjë aspekt legal, nuk respekton largësinë, dëmton kordonin arsimor të kësaj zone. Ky objekt është si një hu në shpinën e kësaj zone.

Basha ka vrarë keq çdo lloj ekspertize në bashki dhe nuk ka asnjë specialist për t’i thënë se kjo nuk bën për banorët e zonës”, u shpreh Artan Shkreli

Lidhur me këtë rast, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit një ditë më parë ka bërë kallëzim penal ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha për shërdorim detyre. IKMT gjithashtu ka bërë kallëzim penal edhe për kreun e INUV, Florenc Hoxha, për shpërdorim detyre.

Kallëzim IKMT ka bërë dhe ndaj anëtarëve të Këshillit Teknik të Bashkisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorim të detyrës” i kryer në bashkëpunim si dhe subjektin ndërtues “GERARD-A”. /gj.k/

8 komente në “Lejet e ndërtimit/ Artan Shkreli: Basha po shkatërron trashëgiminë e Tiranës”

  1. i says:

    O artan ti je ai qe Shqiperia dhe historia sdo te fali ndonjehere. Ti ke shkateruar trashgimine e shqiptareve. Lulushin aty e keno nws ka shkaterruar gje futeni ne burg

  2. qytetari says:

    Ju jeni ne gare kush te shkaterroje me shume per te pefituar me shume .

    1. Kominatsi says:

      Sa me shpejt zjedhjet lokale te vihet vullneti i popollit ne vend …LULUSHJA ME KUTITE E MBUSHME TJU KTHEJ LEKET QE JU PREMTOJ KOLLOVARVE PER PALLATE

  3. Tani says:

    Pallati ne fjale eshte me te vertet nje krim urbanistik ne mes te tiranes… Nqs arrijn ta ndertojne ateher ketu ne kete vend perfundimisht ka ra shteti dhe ligjin e ben i forti e nuk behet me ky vend …. Por ajo qe me habit dhe dua te di a ka fuqi Kryetari i KKT qe eshte Kryeministri i vendit zoti Edi Rama te anulloj nje leje ndertimi kur eshte flagrante ne shkeljen e ligjit dhe te interesit publik…. Nqs po pse i bien rrotull keta te inuk e me rradhe… ?!!

  4. jimy says:

    Se ka bere te atelie ate projektin e pallatit ndaj esht merzitur shkreli

  5. niki says:

    Perse mos te krijohet ne Shqiperi siç eshte ne ITALI,Istituti Soprintendenza(Mbikeqyrja).Per çdo gje qe prish te kaluaren urbanistike dhe kulturore/historike do te kerkohej firma nga ky institucion.

  6. Td says:

    Qe Luli eshte kasap dihet, nuk ka nevoje te dale ta thote ky Karkitekti Kartan Shkerdheli; e ka pare Komunen e Penisit si e kane bere ky dhe Rama? Nuk u mjaftonin Çeçenet e Bathoristet e Sales ne Tirane, duhet te na benin peshqesh patjeter dhe nje lagje me Beratsa dhe Fieraksa te pagdhendur dhe barkderra…

  7. Shkrel Shkerdhata says:

    Se nuk e ka bere Shkreli vete projektin prandaj eshte merzitur. Ti o Shkrel dhe te tjere e dini fort mire se Basha ka bere nje plan urbanistik per Tiranen qe e sjell qytetin ne forem piramide. Pra ne qender dhe ku ka me shume popullsi mund te behen ndertesa te larta, ndersa ne periferi dhe ku ka me pak poupullsi mund te behen ndertesa me te uleta. Pesrse nuk goditsni kete plan, apo ju intereson qe kur te merrni ju bashkine e Tiranes te vazhdoni te ngreni grataqiele ne qender sepse atje kushtojne shume me teper dhe keshtu ju vazhdoni te vidhni me shume qofte si projektues apo si ndertues. Ne cdo qytet te botes , ndertesat me te larta behen ne periferi si zona ne zhvillim , por ju cmimi ju prish pun o Shkrel I shkrelajve….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje