Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, thotë se Brukseli pret detime dhe dënime për të gjitha nivelet e korrupsionit.
Ai thotë se BE e vlerëson reformën që po ndërrmeret në drejtësi dhe sheh një trend pozitiv në luftën kundër korrupsionit.
“Organet e zbatimit të ligjit siç janë policia dhe prokuroria kanë nevojë për një qasje proaktive për të parandaluar në mënyrë efektive dhe për të luftuar korrupsionin dhe krimin.
Kjo nënkupton adoptimin e një metodologjie të përbashkët, të bazuar në një vlerësim të fuqishëm të rrezikut dhe teknikat moderne të hetimit. Hetimet proaktive dhe një magjistraturë ekzekutive nuk priten vetëm në kuadër të anëtarësimit në BE, por priten nga të gjithë shqiptarët. Unë e përkrah vullnetin politik ekzistues që të veprojë me vendosmëri në luftën kundër korrupsionit dhe vë re një trend pozitiv në luftën kundër krimit të organizuar.
Çfarë unë pres tani është që Shqipëria të intensifikojë përpjekjet e saj për të ndërtuar një politikë efektive me tolerancë zero kundër korrupsionit dhe një rrugëtim intensiv hetimesh, ndjekjesh penale dhe dënimesh në të gjitha nivelet dhe kundër të gjitha llojeve të aktiviteteve kriminale”, thotë ai në një intervistë për “GSH”./b.l
Te shpresojme qe prokuroria/policia/qeveria te na bejne ndonje surprise te bukur se shpejti!!
Ca deshe ti zoteri, denime?????? Po prit se ne po merremi me shtepine e gjetheve, ish – “diktatorin”, FB, e lagu se lagu …etj. Pastaj kush te denoje Like floriri me bllok ne dore ????
Ju pra perendimoret, miratuat nje regjim te ri ne Shqiperi me nje kryetar parlamenti , njeriun me negativ, qe ka pa historia e Shqiperise. Urojme ta mare AIDS-i sa me shpejte nga kjo bote, qe te shpetojme nga haleja Meta & LSI.