Nishani rrëfen darkën me Ramën e Metën, dhe thotë se e “tradhtuan”

26 Janar 2015, 09:23Politika TEMA

Bujar Nishani ka rrëfyer një darkë me kryeministrin Edi Rama dhe Ilir Meta, të cilën e ka pasur disa javë më parë.

Në darkë është folur kryesisht për Gjykatën e Lartë, por sipas Nishanit, edhe pse ka pasur konsensus se do merrej mendimi i tij, ai nuk është pyetur.

“Është e vërtetë që jam ftuar në një takim nga gjashtë eksponentë më të lartë të maxhorancës, ku kemi diskutuar për reformën në drejtësi dhe për çështjen e procesit të emërimit të gjyqtarëve te Gjykata e Lartë.

Ky ka qenë një takim krejtësisht informal.

Më ka lënë një përshtypje tepër të fortë, në sensin e nivelit të seriozitetit, se si një takim i tillë (krejt normal të jenë të shpeshtë për çështje shtetërore midis drejtuesve të institucioneve më të larta të vendit) është transplantuar si një argument juridik në relacionin e ligjit.

Për më kryesoren, krejt i pavërtetë”, shprehet Nishani.

Sipas tij, diskutimet për këtë çështje nuk u mbyllën në darkën informale.

“Në zyrën time kryeministri më konfirmoj se: “megjithëse maxhoranca i ka votat në Parlament për të bërë ndryshimin e ligjit, ajo nuk do ta bënte atë pa konsensusin dhe dakordësinë e presidentit”.

Vetëm dy ditë pas kësaj bisede, shoh i surprizuar që Komisioni i Ligjeve me shpejtësinë e natës miraton ndryshimet dhe ia përcjell ato seancës që natyrisht vijoi të njëjtin proces”, thotë.

Nishani shprehet se shumica kërkon ta trajtojë institucionin që ai drejton si një noter të qeverisë.

Sipas tij, ata që duan ta shohin presidencën si drejtori të administratës, vetëm sa i nxijnë faqen vendit.

Duke folur për operacionin e kokainës, Nishani ka habitur ndërkohë me deklaratën e tij, duke thënë se Shqipëria nuk ka qenë kurrë vend origjine për drogën.

Në një kohë që kur nën qeverinë e tij lulëzonte Lazarati, një nga vendet që prodhonte më shumë marijuanë se kushdo në europë.

Është për t’u vlerësuar puna dhe angazhimi për të pastruar hartën e kultivimit të kanabisit, por nëse kjo zëvendësohet nga prodhimi i drogave të forta, kjo është e rrezikshme. Shqipëria nuk ka qenë kurrë vend origjine për trafikimin e drogave të forta”, shprehet Nishani./b.l

25 komente në “Nishani rrëfen darkën me Ramën e Metën, dhe thotë se e “tradhtuan””

  1. studenti says:

    Ik o Jari ma mire. Ku flet e ste degjojne, ku lyp e ste japin, ma mire mos rri – thote populli. Apo nuk te le Sali Serbi te japesh dorheqjen?

    1. Saimiri says:

      O Jaro po lere mor burre, ke keshilltar me fame si Ndriçim Kulla, Kastriot Myftaraj dhe Agron Gjekmarkaj, ke rene shume poshte me kete deklarate. Ish shoku i kursit, Saimiri.

      1. Pilo Lala says:

        Ti edhe Noter e ke shume, sepse ti je zgjedhur nga nje maskara.
        Ti vazhdon te jesh mashe e tij.
        Kryeministri eshte votuar nga 1 Miljon njerez, ndersa ti nga 71 Hajdute dhe kriminele.

        1. ndue says:

          o Jaro ca I ke hudh grroshes….?

  2. korçari says:

    Nje PRESIDENT KUKULL i pacipe ,i paafte i shkeputur nga realiteti…

  3. Gjethi says:

    Prandaj i paska pre mustaqet Jari.

  4. xxx says:

    Coja plaken Rames dhe rregullohet puna.Ajo ti ka rregullu gjithmon punet.

  5. vlora says:

    Sta ka fajin Rama se ti je betuar per vdekje padronit tend Sali, gjith ato vota i moren per te ndryshuar gjerat , e jo per ti mbajt penge ti. Ndaj mos u habit per reagimin e kryeministri .

  6. Origjina says:

    Cna qiti bojen ky legen gjyturum…Me mire mos e permendi fare Libohoven! Ptuu…kapter muti!

  7. Treviso says:

    Zoti President, Ju as per noter nuk jeni i afte. Kur nje njeri nuk ka gjasa te gdhenet nuk ke se ç’far pret, por do te veprosh me kopetencat qe te jepligji.

  8. imas says:

    Vetem per genjeshtren: “Shqiperia nuk ka qene kurre vend origjine per drogen”, menjehere maxhoranca duhet te filloje proçedurat e shkarkimit te kesaj kullle. Nje president qe rren (genjen) behet i pabesueshem per postin qe mban.

  9. spartaku says:

    Saliu! ik ore legen! Keshtu te ka bere Saliu ty o kapter president,legen.

  10. Majmuni says:

    Jaro hik daje se nuk osh per ty ky muhabet!!

  11. Zef Kallami says:

    Jari e ka te veshtire te turperoj musteqet.Ma mire te turperoj jarin se musteqet e jarit.Sepse jari nuk ka burrni ndersa musteqet vetem burrat e burrnis i mbajne.

  12. Emigrant SHBA says:

    Ky genjen mire se eshte sakat nga fiziku por eshte edhe sakat nga truri Por ju ishit Minister i Brendshem kur Lazarati ishte ne kulmin e tij Kur del ne tv me shume i ngatron problemet dhe maredheniet e tua me te tjeret Ri ne plehrin e Sales dhe fol cfar te thote ai Kjo me duket si ajo genjeshtra qe thoshte Sala para nje viti ne parlament se gjoja mazhoranca dergoi dike per te blere Jarin dhe ai nuk pranoi se eshte njeri me integritet Mire atij nuk i besohet me por edh ti ke mare huqet e atij nuk te beson njeri.

  13. Albania says:

    Me shpejtesine nates di ti besh vetem ti gjerat o ndyresise, kur ke hequr njerezit nga puna si te ka dashur qejfi o i mallkuar.

  14. shpiragu says:

    O Jari do mbahesh mend si nje President pa personalitet,kukulla e Salushit.Dhe ate pak “burreri”qe ta jepnin mustaqet,se ke me.Bere mire qe i preve se kishte shume qe mendonin se nuk te shkonin.Disa duan te thone se i preve se kishe frike
    mos ti shkulte Edi,tabijat qe e ka manifestuar edhe jasht shtetit.

  15. fiqo says:

    ” I nderuari Bujar Nishani ”

    Sa ishe president me Saliun, bere sic deshte ai duke mos pare sa deme i beje

    vendit e popullit te tij. Per kete qendrim tendin edhe krimineli te pagoi mire,

    tashme ka ardhur Edi ne Qeveri dhe ai kerkon te vendosi ligjin kudo e per kedo.

    Ne keto kushte te reja qendrimi yt si President eshte jashte cdo logjike,

    prandaj jep me mire doreheqjen sa nuk eshte von. Nuk e sheh qe ditet e tua dhe

    te kriminelit e spiunit serb kane mbaruar?

  16. shkodrani says:

    Vertet Jari kish pas musteqe,por kjo nuk kish me than se Jari asht burre.
    Sepse musteqe ka ene miu,por nuk asht burre.
    More Jari, more Jari.
    Paske ken koqe kandari.
    Se qendrimi qe po mban
    Te ban koqe, jo Nishan

  17. Zef Kallami says:

    Foto e presidentit nuk le asgje mangut shprehjes filozofike tradhetise.
    Si ka mundesi te me tradhetojne mua mjeshtrin e tradhetise tradhetare.

  18. vladimir mezini says:

    Po e them boterisht se nga dita qe ti hoqe musteqet une nuk te njof per president prandaj ta kam hequr dhe foton qe mbaja ne nevojtore

  19. USA says:

    Jarë pampersi që rri veshur me panolinet që i jep Sala .
    Saliu ju ka çburreruar të gjithëve në PD . Ndjej dhimbje për popullin tim që prej 25 vjetesh mbahet peng dhe drejtohet nga anti shqipetare të tillë …. . Ju more palo burrë nuk meritoni të jeni as roje ndermarje dhe jo me president .

  20. shitsi i bulmetit says:

    Jari jari ke pazari, vdiqe ti na plasi hajdari.

  21. Popull says:

    Jari Jari genjeshtari
    Paske qene koker gomari
    Po si thua more dhoge
    Ne Shqiperi nuk mbillet droge!!!!

  22. shqip hesapi says:

    Pse ende President eshte ky Jari?Po une e njoh me mustaqe ate dhe jo si p…i rruar apo si koka e k…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje