Drejtuesit e automjeteve kanë ndalur automjuetet për disa minuta në disa nga akset rrugore në Tiranë dhe rrethe, ndërsa nuk kanë munguar as incidentet.
Kështu raportohet se militantë të Partisë Demokratike kanë bllokuar në orën 11:00 autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Shkozetit, duke detyruar në këtë mënyrë drejtuesit e mjeteve që t’i bashkohen ndoshta në mënyrë të pavullnetshme protestës së thirrur nga Partia Demokratike kundër cmimit të lartë të karburanteve në vend.
Gjithashtu një situatë e ngjashme raportohet të ketë ndodhur edhe në Berat, ku sërisht militantë të PD kanë bllokuar akset rrugore.
Në kryeqytet disa nga akset ku makinat janë ndalur ishin Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, bulevardi Zogu i Zi, sheshi Avni Rusteni, rruga e Elbasanit.
Kreu demokrat Lulzim Basha, i shoqëruar edhe nga ish-Kryeministri Sali Berisha, e konsideroi ditën e sotme si të parën në nisjen e protestave për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.
Basha tha se qytetarë të shumtë anembanë vendit nga Saranda në Shkodër, iu përgjigjen thirrjes së PD-së për të protestuar në mënyrë qytetare.
Për kreun e PD-së një protestë e tillë është për ti treguar qeverisë se nuk mund të luajë si të dojë me fatet e
njerëzve.
Taksa e naftës, që përkthehet në çmimin e lartë të naftës, u merr shqiptarëve dy herë më shumë si mesatare të të ardhurave, se sa ç’ju merr europianëve, dhe kjo është taksa Rama, kjo është taksa e papërgjegjshmërisë, e arbitraritetit, e padrejtësisë dhe e klientelizmit që kanë instaluar në pushtet dyshja Rama-Meta. Eshtë taksa që prek drejtpërdrejt bukën e fëmijëve të shqiptarëve, prek drejtpërdrejt koston e transportit publik dhe privat, shkatërron në themel perspektivën e daljes nga kriza ekonomike ku e kanë futur vendin.
“E sotmja është dita e parë e pranverës së protestave për shqiptarët të cilët refuzojnë dhe nuk pranojnë më të nëpërkëmben, të shpërfillen, të trajtohen si skllevër të një qeverie që e ka mendjen si e si të mbushë çantat e saj dhe thesarin e saj me lekët që merr nga xhepat e shqiptarve duke futur duart thellë e më thellë dhe në shumë raste duke u marrë edhe kacidhen e fundit.
Ndaj, duke përgëzuar nga zemra të gjithë qytetarët shqiptarë që morën pjesë në këtë protestë, mendoj se e sotmja është një ditë historike. Eshtë dita e protestës qytetare që nuk bëhet për pushtetin e askujt por bëhet për të drejtat e patjetërsueshme të qytetarëve për një qeverisje të ndershme, transparente dhe të përgjegjshme.
Eshtë hapi ynë i parë, të tjerë hapa do të pasojnë për ta vënë këtë qeverisje oligarkike, që e trajton shqiptarin si sklllav, si objekt të qeverisjes dhe jo si Sovran, para përgjegjësisë ose për t’i treguar vendin”, theksoi Basha.
-Z Basha, a është e efektshme vetëm një protestë kundër qeverisë?
Ky është hapi i parë për taksën e karburantit, por është po kështu nisja e protestave për thyerjen e premtimit për uljen e energjisë kur në fakt çmimi i energjisë u rrit. Për thyerjen e premtimit për më shumë vende pune, kur mijëra shqiptarë flaken në rrugë sepse vendet e punës jo vetëm që nuk janë hapur por vendet ekzistuese janë mbyllur dhe kërcënojnë të mbyllen. Eshtë fillimi i protestave popullore masive për kërbaçin që po u tregohet shqiptarëve në mënyrë selektive dhe diskriminuese në çështje të tilla si ndërtimet pa leje, kur ndërtimet dhe sarajet e pushtetarëve ngrihen, ndërsa fukarenjtë goditen në pasurinë që kanë vendosur me gjak dhe me djersë, shpesh herë në kushte të vështira. Eshtë protesta për padrejtësitë e mëdha, që Qamil Zelën e trajton si kriminel dhe e lë të vetëvritet në burg për 35 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që deputetët dhe bandidët e OSHEE-së, debitorë deri në 205 milionë lekë, gradohen dhe trajtohen si VIP-a nga dyshja Rama-Meta.
Pra është nisja e protestave kundër padrejtësisë që kjo qeveri ka ngritur në themel dhe që promovon bandat, krimin dhe korrupsionin dhe ka harruar qëllimin themelor të qeverisjes që është shërbimi ndaj qytetarëve. Ndaj unë edhe njëherë, përshëndes të gjithë qytetarët shqiptarë që u bashkuan në protestë, edhe ata që nuk janë votues të Partisë Demokratike, sepse vetëm përmes bashkimit, forcës së bashkimit të zërit tonë, ne do ta ndalim këtë të keqe. Dhe jam i bindur që do tia dalim. Bashkë me gjithë shqiptarët.
-Sa të efektshme do të jetë këto protesta pasi buxheti dhe paketa fiskale janë miratuar ndërkohë?
Buxheti nuk është i paprekshëm. Qeveria nuk është e paprekshme. Thirrja jonë është që menjëherë të reflektohet kërkesa e qytetarëve për uljen e taksës së qarkullimit. Menjëherë të rikthehet çmimi i energjisë aty ku ishte dhe të plotësohet premtimi elektoral për ulje të çmimit të energjisë me 16% ashtu siç u premtua në fushatë. Nëse këto thirrje nuk reflektohen protestat tona do të vazhdojnë, jo vetëm në ndryshimin e buxhetit por deri në ndryshimin e qeverisë.
/gj.k/
nuk ishin vetem militantet e opozites, por edhe e atyre qe per kete P.D. nuk do votonin kurre, kunder kesaj qeverie qe nuk zgjidh problemet por vazhdon e gjen shkaqet tek qeverisja e kaluar.
ky ishte nje budallik me brire.. secili ishte ne pune te tij ne momentin kur disa te cmendur ndaluan makinen e iken se bashku jashte makine duke fotografuar..
]cfare proteste eshte kjo kur shkelin ligjin ca harbue te PD qe paguahen
Kerkoj qe ata qe bene kete bllokim e qe ndoshta kane qene paguar te denohen.
skishte asnje rob normal qe ndaloi ne ate moment vec disa te krisurve qe dukeshin se cecene te paguar
Kyn eshte nje budallik me brire sepse kjo nuk eshte nje proteste qytetare, por e detyruar nga Pd. Per mua keta te pd nuk kane ide fare…
Ca jane keta injorante, qe kujtojne se akoma mund te na detyrojne te behemi pjese e tubimeve te tyre?
Une kisha hall urgjent me leviz, keta na bllokuan rrugen pa pyetur fare per interesat e njerezve qe pse leviznin me makine, por vetem qe te mashtrojne njerezit, sikur u kane interesuar ndonjehere.
Po ik o Lul bej naj pune per Bashkine, e mos u merr me protesta.
Po kane rrjedh keta nga trute apo si? duan te na hedhin hi syve, pse e harrojme ne qe fajtore pike se pari ishin keta qe u rrit cmimi i naftes? apo tani po protestojne qe grosistet e naftes nuk po perfitojne nga ulja e cmimit ne rang boteror qe t’i fusin fitimet ne xhepat e tyre?
Cmimi I naftes kur qeveriste PD ishte ne stratosfere ndaj keto qe ben PD jane vetem mashtrime te tille I ka dhe ata qe I shkojne nga pas.
kjo e sotmja nuk i ngjante fare nje proteste por nje rremuje e organizuar nga njerez qe duan te jetojne qyl qe nuk I pelqejne rregulla dhe rendi por u pelqen rrumpalla
Sa turp per PD sa keq per ata qe I shkojne mbrapa, cdo proteste qe ben gjasme qe keta jane ne krah te qytetareve sjane gje tjeter vecse deshtime.
Ik o Bash boj ndonje pune tjeter se sje per keto pune ti.
Vetem proteste nuk mund te quhet sepse ishte pa shume qytetare por vetm me keta te indinjuarit me makina x5,6 qe na rrinin si bufa ne bulevard.
ndaloi nje i PD, iku 5 min e u kthye me tha me fal.. pra gjasme proteste.. turp
Njerez te paguar dilnin e fiknin makinen duke bllokuar qarkullimin.. Ky akt duhet denuar sepse nuk ishte protese e popullit por shkelje rregullash nga disa te paguar te PD-se.. Populli ne rruge u indinjua sepse ishin rruges per punerat e tyre etj,
Uaaaaaaaaaa, ca tmerriiii.. keta jane budallenj komplet.. une ne rrugen time per ne spital keta ndalojne makinat e ikin.. plerat.. ngelen rob tu bertit se kishin punet e tyre..
Ju IDIOT luajtet 8 vite me fatet e njerzve.
Proteste e deshtuar nxjerr njerezit ne shesh per te krijuar idene se ketu po behet nami.
Lulush, o shejtan i vogel! Ke ndonje me te vjeter aty te na shpjegoje sa ka qene cmimi i karburantit per liter ne vitin 2005 (para 10 vjetesh) dhe, me e rendesishmja, sa kane qene taksat perkatese te karburantit ne ate vit? Po ne vitin 2013?
Po kete taksen e ngjyrosjes se karburantit kur dhe kush e ka vendosur? Ta keqim kete takse mo? Si thua?
Hajt tani mjaft, shko merru tani me punet e tua: mbush gropat e rrugeve dhe nderro llambat e shtyllave te ndricimit se po thyejme qafen perdite, o mistrec…
si mund te bllokohen rruget….njerezit kane halle dikush do shkoje ne ugjence ose maternitet, te shkojne ne shkolle, zjarrefikse dhe policia qe duhet shkojne ne vend ngjarje. Nuk eshte kjo menyra per te protestuar.
Ata vagabonde ose shkurte cecene nuk duhet te lihen pa u identifikuare dhe denuare rende,thyerja e ligjeve deri ne kete shkalle nuk mund te tolerohet ne radhe te pare nga populli se nuk ja u ka kush borxh ketyre palaçove te Sali Berishe dhe Lulezimese se Tiranes(perkohesishte) qe tja u kthejne diten e punes ne ferr.Keta njerez te drejtuare nga ca te ashtuquajtur politikane primitive dhe te dale fare nga boja duhet ti therrasin kokes dhe te mendohen mire se çfar po bejne,ky shkurte eshte nje uliganizem i organizuare nga njeres qe nuk kane fare pune dhe nuk kane se me çfar te merren.I kerkojme k/ministrit Rama dhe i kujtojme perseri se durimi ka kufi qofte kjo edhe ne nje demokraci si kjo e jona.Ministria e brendeshme ti zbuloje keta palaço te paguare nga SHQU-pi qe po na thone dhe tregojne avazin e vjeter qe e kane perdorur per 23 vjete te impotuare nga malet me primitive te vendit.Shkurte hiquni kete te drejte zagarve se kjo nuk ka te beje fare me demokracine por me ate qe Sali kremineli ka shume per zemer anarshine totale te vendit.
Pranvera e protestave kunderqeverise ne mes te dimrit duke bllokuar rruget publike te gjitheve edhe te huajve edhe ature qe skane besim politik apo edhe me besim te kundert,quhet ANARKI, arkitekt i se ciles eshte Sali hale Berishi.Krimi po ngre krye vet p.d.eshte parti kriminelesh e hajdutesh tipike si saliu edhe lulushi e te tere rrushat e rrushet qe u rrine pas per ndonje kockeVetem anarkia eshte ilaci ku ata gjejne shpetim