Anëtarët e KQZ/ Grupi i PS miraton kandidaturën e Edlira Jorgaqit dhe Denar Bibës

26 Janar 2015, 13:34Politika TEMA

Denar Biba dhe Edlira Jorgaqi pritet të jenë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të propozuar nga Partia Socialiste, ndërsa anëtari tjetër do të propozohet nga LSI dhe ai pritet të jetë Gëzim Veleshnja.

Biba dhe Jorgaqi morën mbështetjen e deputetëve socialistë në mbledhjen e Grupit Parlamentar socialist të drejtuar nga Kryeministri Edi Rama.

Në këtë mënyrë Biba do të rikthehet edhe njëherë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku dha dorëheqjn pak përpara zgjedhjeve parlamentare të 23 Qershorit 2013, pas shkarkimit të anëtarit të propozuar nga LSI.

Edlira Jorgaqi, e cila mban detyrën e Drejtoreshës së Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë ishte propozuar nga ish-Presidenti Bamir Topi si anëtare e Gjykatës së Lartë, por u rrëzua nga Partia Demokratike me argumentin se nuk plotësonte kriteret ligjore.

Pas vendimit të Grupit Parlamentar socialist, pritet që Biba dhe Jorgaqi të votohen në Kuvend, bashkë me kandidaturën që do të propozohet nga LSI, duke plotësuar në këtë mënyrë vendet vakante në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. /gj.k/

3 komente në “Anëtarët e KQZ/ Grupi i PS miraton kandidaturën e Edlira Jorgaqit dhe Denar Bibës”

  1. the Punisher says:

    Ju dhjefsha gazetaret o Tema….miraton kanditaturen e Edlira Jorgaqit dhe Denar Bibes shkruhet dhe jo ashtu sic e keni shkruajtur ju. Jepini shkaterroheni gjuhen shqipe.

  2. spartaku says:

    Me kete komision do kenaqet Saliu dhe Luli,pasi,jo vetem qe kane shumicen ne ate komision,por edhe kryetarja (Lefterija)eshte simpatizatja a Sali Berishes,e cila do tu jap shpresa te medha ne fitoren e pd-ke.Kur ishte Saliu kryeminister,kerkoi me kembngulje se shumicen e komoisionit duhet te kete mazhoranca,dhe keshtu u be,siç deshi Saliu.Po tani qe mazhoranca eshte e te majteve pse nuk kerkohet e njeta gje siç kerkonte Saliu?

  3. anonim1234 says:

    PS dy biba ka zgjedhur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje