Fitorja tronditëse e radikalit të majtë Aleksis Tsipras në Greqi, nuk erdhi vetëm si pasojë e premtimeve, për t’i dhënë fund masave shtrënguese, për të shtyrë pagesën e borxhit, për të dënuar një klasë politike që nuk qe e aftë që edhe pas krizës t’i kundërvihej oligarkëve dhe të bënte ata të paguanin taksat. Suksesi pothuajse plebishitar i Syrizas u arrit edhe në emërt të vlerave të përjetshme të së majtës, si solidariteti dhe barazia sociale. Në të famshmen platformë që tmerroi Evropën konservatore, të njohur me emrin “programi i Selanikut” gjendeshin edhe propozime të tilla si shëndetësi pa pagesë për të varfrit, elektricitet falas për ata që nuk kanë mundësi të paguajnë, bono ushqimi për ata që nuk kanë mundësi të ushqehen. Të gjitha këto masa derivojnë në thelb nga një këndvështrim i caktuar për shoqërinë: ai i mbrojtjes së shtresave të paprivilegjuara.
Aleksis Tsipras e ndërtoi fushatën nën këtë moto, duke anatemuar një sistem politik që i bënte të pasurit gjithnjë e më të pasur dhe të varfrit gjithnjë e më të varfër.
Pak a shumë të njëjtat motive u përdorën edhe nga lideri i PS-së Edi Rama në fushatën e fundit elektorale. Duke pretenduar një kthesë më të majtë, Rama foli gjithnjë e më tepër për një Shqipëri ku vetëm 5 % e popullsisë dispononte po aq pasuri sa 95% e shqiptarëve. Në emër të kësaj ai premtoi një sistem taksimi më të drejtë dhe shëndetësi falas, pra edhe për ata që nuk kanë mundësi të paguajnë.
Por, me të ardhur në pushtet kryeministri shqiptar duket se e braktisi filozofinë e fushatës. 5%-shi i atyre që kontrollojnë pasurinë e këtij vendi po kthehen me shpejtësi në përkrahësit më të medhej të tij. Kësaj shtrese që mbështeti Berishën deri në fund, jo vetëm që nuk i hyri gjemb në këmbë, por po prosperon njësoj si më parë .
Faturën sërish po e paguajnë më të varfrit. Dhe kjëtu nuk është fjala për moszbatimin e premtimit të shëndetësisë falas, për të cilin Rama, tani, thotë se duhet të presim deri në fund të mandatit. Këtu është fjala për tradhëtimin e kësaj filozofie. Argumenti i shëndetësisë falas, që hasi shumë kundërshtime të egra deri nga aleatët e LSI-së, ishte një shprehje tipike e solidaritetit të majtë. “Kush nuk ka, nuk mund të lihet që të vdesë” ishte teza që e përligjte atë.
Por, pikërisht kjo tezë tani është lënë në haresë. Pasi nuk ka kuptim të kesh këtë mendësi dhe të mbushësh burgjet me qindra e qindra fukarenj që nuk paguajnë dot energjinë. Nuk ka sesi të besosh tek kjo kredo e t’i heqësh mijra familjeve të drejtën për të pasur një llampë të vetme në tavanin e shtëpisë së tyre.
Rasti i fushatës të denjë prej të djathte ekstreme, për pagimin e energjisë, e nxjerr zbuluar “solidaritetin” elektoral të Ramës për tu dhënë dinjitet edhe atyre që nuk kanë të paguajnë. Ai është shembulli më i mirë se tek socialistët e sotëm nuk ka mbetur asnjë fije sensibiliteti prej të majte reale.
Po të shkojmë pak më tej në Greqi, Aleksis Tsipras dhe koalicioni Syriza, nuk e kanë vetëm në program fushate këtë solidaritet. Ata e kanë dëshmuar atë edhe gjatë ushtrimit të pushtetit. Që prej majit të vitit 2014, një tjetër yll i së majtës greke, 39 vjeçarja Rena Duru, është guvernatore e rajonit të Atikës, një zonë që përmbledh 40% të popullsisë dhe pasurisë të Greqisë. Dhe gjëja e parë që ajo bëri pas ardhjes në pushtet, pas një periudhe 5 vjeçare shtrëngimesh të imponuara nga trojka, ishte rritja me 600% përqind e buxhetit social. Kjo grua tipike e majtë vendosi të shpenzoje plot 13 milionë euro (nga 1,9 që ishte më parë) të të çuar fëmijët e handikapuar në shkolla, apo për të paguar energjinë për ata që nuk kishin vërtet mundësi. Aty ku të varfërve u pritej energjia, menjëherë nxitonte administrata e re e Syrizas, për ta rikthyer atë.
Natyrisht këto prova solidariteti kanë ndihmuar në rezultatin e djeshëm të Syriza. Ato e kanë bërë atë një formacion politik që tregon se ka disa parime, se beson tek ato që thotë, dhe i përmbahet versionit të saj për shoqërinë.
Ndaj ato mund të shërbejnë si një shembull edhe për “të majtin” shqiptar Edi Rama, së paku për t’i treguar se vlerat e solidaritetit dhe të mbrojtjes së shtresave në nevojë, nuk janë thjeshtë lodra fushate. E nëse ai i sheh vetëm si të tilla, rasti i Aleksis Tsipras, këtë 25 janar, mund t’i dëshmojë se përpos gënjeshtrës edhe mbajtja e parimeve dhe mbrojtja e ideve, është një armë e mirë e suksesit në luftën për pushtet.
*Lapsi.al
pas ketij do komentoi dhe poliedriti yne Fatos lubonja.
Perhere kur kam folur per nje sere gazetaresh,analistesh e publicistesh te majte( jo te gjithe,te kuptohemi),e kam patur jo te lehte,megjithese anonim, qe te permendja prejardhjen e tyre biologjiko-politike,me ndrojen se mos po e teproj.Kjo,per arsyen e thjeshte,qe eshte shume e lehte te paragjykosh bijte e baballareve komuniste.Pikerisht kjo lehtesi,me ka bere deri diku te permbajtur.
Megjithate,qe shpejt,kam patur bindjen e plote,qe keta jane me te vertete bijte e baballareve.Ajo qe i dallon nga eterit e tyre ,eshte vetem pershtatja me rrethanat e reja.Baballaret komuniste – bijte socialiste;baballaret internacionaliste – bijte kozmopolite!Por,kane nje gje te perbashket:demagogjine.Te gjithe jane demagoge.
Shikoni termat qe perdor analisti Andi Bushati: “vlera te perjetshme(!) te se majtes”,”barazia”,”tmerroi Evropen konservatore(fantazma,sipas Marksit, e komunuzmit qe endej neper Evrope…)”,”sistem politik qe te pasurit i ben me te pasur dhe te varferit me te varfer(kete,duket qe, Bushati e ka marre sade po nga Marksi)”…. me te tilla klishe te sterperdorura komuniste e nis shkrimin analisti yne.
Ne pjesen tjeter na servir si argument demagogjine e radikalit greke;dhe i sugjeron Rames qe te marre shembull nga ai…!
Cdo njeri me mend ne koke,kur lexon shkrimet e fundit te Bushatit por edhe te shume kolegeve te tij te majte,natyrisht qe i shkon mendja tek akuzat e thena e sterthena keto vite nga opozita e sotme , e sidomos Berisha ,per Neobllokmenet.
Shumekush nuk i ka besuar;shume te tjere edhe jane tallur me kete akuze.Argumenti me i forte i ketyre tallesve ishte loja me perceptimin post-modern te bijve te baballareve,dmth :” fakti qe jane bijte biologjike te baballareve te tyre,nuk i ben ata edhe te tille politike”…!Ky argument dukej me te vertete i patemete,aq me teper qe ne perforcim te tij vinin vete bijte qe neper studio televizive,libra,intervista, thonin qe i kane vrare(filozofikisht) baballaret!
Mirepo,sic edhe po e shohim dhe degjojme me syte dhe me veshet tane,keta nuk i paskeshin vrare me te vertete eterit,por na paskeshin genjyer.
Edhe baballaret e ketyre analisteve e gazetareve ,po te ishin gjalle sot,do te mbanin te njejtin qendrim qe mbajne bijte e tyre;madje do ta justifikonin me “pershtatjen me rrethanat e reja”!
Nuk eshte e veshtire,qe pas fashinimit ndaj partive ektremiste,te fshihet ajo urrejtja e njohur e baballareve,tashme,sic po duket e injektuar tek bijte, per Perendimin kapitalist.
Nuk eshte e veshtire,qe pas “dhembshurise” per jugun e Europes,dhe “kritikave” per veriun e saj,te fshihet urrejtja per vete Europen.
Sepse,te nderuar lexues,Europa e vertete eshte Europa e Veriut.Keshtu ka qene perhere.Edhe kur nuk kishte Bashkim Europian,vendet e Jugut ishin po kaq te varfera dhe me probleme ne krahasim me ato te Veriut.Nuk eshte faji i Veriut,dmth Europes se vertete,per problematiken e Jugut.Nuk kane faj shoqerite e Europes Veriore qe jane me te mireorientuara per nga zhvillimi dhe progresi social sesa ato te Jugut.E perseris ,keshtu ka qene perhere.Te pakten,qe kur lindi kapitalizmi.Keshtu eshte,dhe duke pare reagimin e shoqerive te vendeve te jugut te Europes qe si shpirtra te keqinj fajesojne te tjeret,keshtu do te jete per shume e shume kohe ne vazhdim.
E megjithate,me ka zene ne befasi ky qendrim i Bushatit dhe shume e shume analisteve te tjere,te cilet perkrahin dhe brohorasin nje ekstremist dhe nje force politike ekstremiste.Nuk e di per te tjeret,por per mua,si nje ndjekes i rregullt i opinioneve te tyre,me ka ardhur si rrufe ne te kthjellet.Nuk besoja se do te arrinin deri ketu.Kjo ishte e tepert.Gjynah!
Bravo Bushati,qe e paske kuptuar!!
Shpejt do ta kuptoni se keto jane VLERAT E SOCIALIZMIT qe ju e quani DIKTATURE KOMUNISTE!
Nuk keni ku te shkoni:KAPITALIZMI ESHTE NJE SISTEM I VDEKUR,POR I PA VARROSUR!
SOCIALIZMI DHE KOMUNIZMI JANE E ARDHMJA E NJEREZIMIT!
Doemos qe te PASURIT,POLITIKANET,HAJDUTET dhe KRIMINELET nuk do jene kurre dakort,por……..edhe ata do detyrohen te ulin koken!!
Per disa gjera mire e ke o z.bushati,po per energjin e ke disi gabim,qe te mos paguhet, kjo eshte njelloi sikur ata qe kane karta celulari,po nuk i futen leke telefonit a mund te flasin?
ore andi,ku I gjeti leket ajo grekja qe e rriti 600 perqind ndihmen sociale?????Demokrat I madh ti me mendesi komuniste.Nese nuk ka nena miell nuk ben dot byrek.E kupton ti apo jo qe greqia eshte ne nje krize parashe e jo ideshe.Ai komb pertac qe shfrytezoi ne maksimum punen e shqiptareve ka rradhen per te paguar ato qe hengri.Te tjerat jane kolloqifte me rigon.Hajt te prifte pena per gomarlleqe te tjera.
Ik o and panxhari se na cave bythen ,po ai greku i varfer di gje ti ?e kishte lidhur tek komshiu fijen e vet ?pastaj te krahasosh situaten e shqiperise me ate te greqise ,ik o gomar se nuk jane dy situata njelloj, se greku i varfer deri dje paguante dhe nuk abuzonte ,nderso shqipoja lart kishte shtepine me 50 llampa si vaporr dhe poshte biznesin per te rrjepur miletin
pse tu lutne ty greket te vije te punoje aty
Keto jane Mullinjte me ere te ketij mediokrit Bushati.
Njeri kishte ngelur pa martuar, dhe e pyeten pse nuk martohesh.
Nuk me la Komunizmi, tha ai.
Bushati paska merakun e 5%, por eshte aq frikacak, sa nuk nxjerr asnje emer Biznesmeni te Berishes qe po perkrahet nga Edi Rama.
Nje frikacak si Bushati, mund te beje vetem analiza frikacakesh.
Ky duhet te jete koleg me Nano frikacakun, Blushin.
Pse nuk formojne Shoqaten e frikacakeve?
kurse ti,o pilo,je këthyer në një freshist të thekur!!
nuk ndryshon asgjë nga të gjithë ata saliistët që kemi sharë njëherë e një kohë!!kur berisha ishte në kalë dhe ne mbështesnim ramën!!
është për të ardhur keq!!
bushati,pavarsisht se ka shumë pak prova që mund të jenë në krah të syrizës,po thot një të vërtetë për ramën!!e vërtetë që ka jashtëzakonisht shumë prova!!
një nga faktet,më të turpshmet për këtë qeveri,është ai i diskutimit/mospranimit të dëmshpërblimit për dëshmorët e 21 janarit!!
ti vazhdo e bërtit akoma për rilindjen e ngjalave të lalëzit!!për shumicën e shkaktarit të demostratës së dhe tradhëtarit që e organizoi atë demostratë!!ai jo vetëm i la në baltë demostruesit atë ditë të ftohtë janari,kur ishte pa fuqi,por i la në pikë të hallit dhe sot që ka fuqinë!!
kështu o pilo lala më dukesh sikur nuk ke ndonjë ndryshim me mentarin dhe alpinin ish mbrojtësit e saliut dy vjet më parë!!
Ti cenke gomar I madh o Piro Lala. As Bushati dhe askush nuk mund te thote qe te mos paguhen dritat. Nga e gjete ti kete. Por gjate kesaj qeverisje e vetmja alternative per zgjidhjen e problemev sipas Edi Rames eshte BURGU. A e lexove ti o Pirro Leshi, avokatin e popullit per mbipopullimin e burgjeve ku mbi 1300 te burgosur flene pertoke. Dhe ky avokat eshte mik I Rames dhe ti e din spse sic dukesh I je qepur keq Rames dhe do ta mbash ne kurriz……
Pilo Lala & Detari si Alpini & Mentari! (Te me falin militantet qe kam harruar ti permend). Ky shkrim i Bushatit nuk vlen pet bagetine e Temes. Ata pertypin cdo gje qe ju ofrohet, mjafton te kete bekimin e Rames dhe Bazes.
Une personalisht, nuk kame bere pjese e partikracise ne SHQIPERI, si taksapagues i rregullt ne shlyerjen e detyrimieve ndaj shtetit, nuk me eshte cenuar jetesa normale ne vijemsi. Nuk kame qene i politizuar e as kame perkrahur as nje lloje politike, kame qene ne dijeni te plote sa i perket menyera e konceptimit si fuksionon politika ne Shqiperi, edhe ky ka qene fakti qe kam mbajtu nje distance. Shpresoja edhe mireprita si gjithe te tjeret ndryshimin e skenes polite, pasi investimi social ka qene me se i domosdoshem, kriza financiare, papunsia ne ritje si edhe shpresa per nje te ardhme me te mire per shoqerine, ishte objektiva e frymezimit te keti lloj ndryshimi. Pasi erdhen ne pushtet te majtet, pagezuan masat e shtrngimit si Reforma per Rilindje, duke cenuar mbijetesen time, duke me shkaktuar nje dem kolosal, si edhe duke hakmarur per arsye politike, duke mare masa verberisht me menyren me te ashper, qe vetem nje qeveri fashiste mund te veproj. Kjo ndodh pasi udheheqemi nga adoleshent, te pa pjekur politikish, edhe mbi te gjitha nje parti Rilindese/Egoiste. Une si gjithmon do mbaje qendrimet e mia, ndergjegjen time nuk ja le as edhe nje Shkerdhati ta poshteroj. Neqofte se Edi Rama kerkon te me aktivizoj edhe mua ne pjesen e lojes se tije, atehere i lumt se ja ka arritu, kete cenimi edhe kete padrejtesi do perdore ndaj politikes se tije. Verberisht do e hedh voten time tek PD-ja, sa jame i gjalle, e di qe ish 8 vjecaret perfqesojne injorancen e politikes, po do jete mjet per te luftuar PADTREJTESIN time. Nga nje anarkiste/qe perkrahe Rdikalismin real te majte edhe jo horat.
Ta exeis kanei mousxema……..PD,eshte parti islamike,qe funxionon si nje grup kriminelesh[killers] dhe xhvates ,kshq nuk e di sesa mbron interesat e nje taxapaguesi sidomos emigrant[xenos mesa,xenos exo] deyteris genias……….!
E vetmia zgjidhie[sipas meje] te mos i shikosh site Alvanias dhe pseytopolitikaneve injorante………..
po per gjyshin e vete Hisni Kapon cfare thote, papucja e enver hoxhes,kriminel i cetes vlores qe vrau me urdher te enverit te gjithe nacionalistet vlonjat ,pse nuk i fillon opinionet me gjenetiken e tije,apo i pelqen moralizimi nga tradita komuniste qe i perket??shkurt nje person medioker
Ne se i ka vrare ballistet mire ka bere se ne çdo lufte tradhetaret vriten?
Si nje njeri qe nuk e permend kurre gjyshin e tij, nuk ka kerkuar kurre karriere politike, flet ne menyre te theksuar kunder autoritarizmit me duket se Bushati ka bere mjaftueshem per tu distancuar nga ajo trashegimi.
Nuk e di cfare i kerkoni me shume. Nderkohe sot ne qeveri ka njerez si Ditmir Bushati apo Dritan Hila, qe baballaret i kane patur xhelat te komunizmit. A mos mendon se shfajesimin duhet ta kerkosh tjeterkund?
po ca e lexoni kete monster ,ky eshte nje baxhelle mediatike
O bolshat shko e ruaj dhite ne mal se nuk mundesh ti te gjykosh Edi Ramen. Gjithmone ti as mish as peshk. Mos mendon se do te te japin ndonje post ne Bashkimin evropian? Nje klysh fashisti je.
Po ti more Koqe ku i gjete mendte per te percaktuar se Edvini eshte shume i zoti dhe shume i zgjuar ?
Me koqe se ty eshte , te jesh i bindur. Beji nje test inteligjence dhe shiko i merr apo nuk i merr 3-4 pike ( me mik).
Po ca shkru ti krahason shqiperin me greqin ne rall te par ne shqiperi duet 2 jav te numroen nje milion vota kurse ne gr mrena dites e dyta ner 10 milion banor ata qe skan munsi te paguajn energjin jan nje pjes shum e vogel kurse ne shqiperi esht e kunderta
O,Bushat,jeta eshte ‘ARITHMETIKE’,apo e harove !
O Andi ,prit mor djale mos u nxito prit.Une e di se juve nuk u rrihet pak pa u gricur por perseri ju themi prit pak per disa arsyje qe ta themi troç jane dhe objektive.
Edi Rama nuk mori shtet ne dorzim por nje rrumpalle qe nuk e merrte vesh i pari te dytin.
E qe te marre rruge kjo pune do pak kohe,more Andi Bushati.
Mero, ben shume gabim, qe boton pacavuret e mediokrit te pavarur Bushati! Keta jane njerez, qe e kane prostatin ne goje! Mero Baze, ashtu si te gjithe gazetaret shqiptare ,luan te pakten me dy porta! Une nuk jam dakort, se c’po ben Rama,por te mbeshtetes Bushatin me ngjan pak si revansh ndaj Rames, per arsyet qe Baze i di vete.Megjithate, eshte koha ,qe Rama te kritikohet per disa gjera, por jo me gojen e Bushatit,partnerit te Shkullakut! Vlera e Meros do te bjere me poshte !
Bushati, ke te drejte o vella por duhet te kuptosh se ti personalisht je 150-vite me para nga mentaliteti i ketij populli per te cilin shkruan. Mire ben per momentin, qe jep nje drite ne fund te tunelit se erresires, ne kohen e sotme dhe mentalitetin e sotem te ketij populli, i cili nuk arrin qe ta shikoj kete drite vezulluese. Mos u bej merak o mik, se do te vije koha qe ta shikojne brezat e ardhshem kete qe po thua sot, dhe do te japin te drejte pa diskutim ne nje kohe tjeter.
Faleminderit per kontributin. Ne fund te fundit e verteta vonon, por ajo kurre nuk harron!
@eraldi; nuk me pelqen nocioni komunist qe Bushati i jep shkrimit. Pervec kesaj, krahasimi i dy kryeministrave eshte i drejte.
Faleminderit per komentin Elinor! Ne fund te fundit ne te gjithe shprehim mendjet, mentalitetin dhe bindjet tona dhe e rendesishme eshte qe keto te lexohen nga te gjithe (brenda mundesive, kuptohet), pavaresisht se si kuptohen ato. Une i qendroj asaj shprehjes se lashte qe thote:
Who am I to judge.
Rendesi ka qe te kontribojme pozitivisht per te ardhmen mbi bazen e disa vlerave te cilat nuk ndryshojne kurre, nga nje trashegimi negative e bazuar mbi eksperiencen tone jetesore ne kete vend ku na ra koka.
Wish you all the best.
Ky eshte koqe kandari. Shendetsia falas Edi Rama do ta realizoj pa tjeter por nuk mund te zhbehet nje sistem qe ka qene ne kalbezim per 24 vjet rrjesht brenda 18 muaj qeverisje. Nje te vertete kaq te thjesht vetem nje injorant ne gazetari si puna e Andi Bushatit nuk do ta kuptoje se akoma ha ne grazhdin e sAli Babes me 40 hajdute.
C’fare i majti eshte Edi Rama???!!! Ai eshte nje egoist pabuks qe po gllaberon pa pushim! Shikoni vellain e tije, Olsi, sorollatet neper Tirane dhe kafet e bllokut sikurse ZENI, kur Sali-Baba u be Kryeminister. Tani osht Kryeminister Edi-Baba dhe o burra duhet sekseri i besuar dhe taksidari number one!
Dobet!
Andi mos lexo militantet e rames, artikulli eshte fiks per hipokritin kryeminister, qe perdite po e shfaq veten anti-social dhe atij 5% me saliun ne krye u mban isoo dhe u ben temena. Shpresoj qe shqiptaret e ndershem (pa dallim bindje politike) te bashkohen dhe te krijojne nje levizje qytetare ku ti zhdukin kete klase politike qe vetem vdekje dhe varferi mbjell perdite!!!
zeni dhe olsi jane ber shok se ndihmojne njeri tjetrin
Mua nuk me intereson as Saliu dhe sa Rama por me shqetson fakti qe europa me trojken e saj dhe me organizmat e saj na jane bere si SUDJA DHE XHAFERI ku na japin 5 dhe na marrin 10.Tani qe ju shpetoji nga shtrunga pa mjele nje lope e majme si Greqia me siguri do bejne te pamunduren per te futur ne vathe lope te tjera se s’kane ku ti shtojne vjeljet e fajdeve se kredite bankare nje model fajdesh jane po mjere ky popull qe nuk jeton dot pa patyr fajdexhi mbi koke bile dhe po s’patem fajdexhi do e gjejme se nuk durojme dot pa patur ndonje te na shtype. BRAVO TSIPRAS, shteti grek besoj se ja beri shurren Sudes. por ne me duket se na kane hedhur trute e gamorit jemi popull pa sy dhe pa tru Komentues: C’far ka ketu per te politizuar dhe per te share z.Bushati?
Po ca i majti eshte Rama, more aman?
Rama, mori keshilltar Tony Blair, qe e ka derguar te majten europiane si Pasokun – partia e fundit.
Pastaj, mjaft fakti qe tani Rama eshte mik i madh me Sandrin mjafton qe cdo pretendim i Rames si i majte te bjere.
Rama, si puna e Renzit, eshte thjesht nje oportunist pa ndonje vije drejtuese. Ai nuk e di as ku dhe as si duhet te shkoje, vetem e di se duhet te mbijetoje.
Nuk do te jete surprize, kur te ftoje Tsipras ne Tirane, per te shitur pak tangerllik.
I bej nje pyetje ketij Bushatit qe nuk paska qen ne shqiperi. Sa koh ndejti sal berisha ne pushtet pas zgjedhjeve te 2013, perse nuk ja ben kete analiz ketij njeriu qe e groposi shqiperin dhe nja tre muaj me mbrapa, dhe e fundit ti me kete je kundra shtetit ligjor qe kerkon qe mos te funksionoj ligji se te kemi degjuar qe I thua gjerat si ti kan shkruajtur, dhe e fundit kush ta ka dhen licencen per analist?
Kete varferi mendimi vec nga bushati mund ta gjesh.
Teper dakort me Bushatin, kur nje shoqeri jeton ne extremet e varferise duhet te gjenden menyra per te punesuar njerez dhe me pas ti kerkosh llogari.
NUK FUTEN NJEREZ FAMILJARE NE BURG PER MOSPAGIM ENERGJIE NE NJE KOHE QE ZAMIR MANE KA QINDRA MIJRA EURO PA PAGUAR NE UZINEN E KROMIT DHE VAZJDON MOSPAGIMIN PASI KA MBROJTJEN E QEVERISE.
Te votova njehere te besova, heren tjeter vota shkon per ate qe mendon se ka vertet vizion.
Po kur trumbeton te majten Andi dhe ca te tjere, demokratete te oreve te para, qe “vrane eterit dhe gjysherit”.
Greece shows what can happen when the young revolt against corrupt elites
Shqiperia duhet te bej te njejten gje me 2 partite e medha.
Te rinjte e talentuar kudo qe jane,me te zotet dhe me te shkolluarit duhet te qerojne keto 2 klasa te korruptuara.
Shkrim idiot dhe paralelizma pa kuptim si dhe keqinterpretime te qellimshme
Pak nga Edi Rama per Tsipras. Ore Bushatlli kujt ja thua keto. Ti je shume mdioker per keto probleme. Ato qe shkruan tregojne se je nje analist medioker per te analizuar me Edi Ramen, sepse ne fund te fundit
ti mbron ideologjine e gjyshit medioker per sa i perket kujdesit per njerzit e varfer. Nuk kuptoj pse duhet te behet ballafaqimi midis Shqiperise dhe Greqise.Greeqia eshte Greqi dhe Edi Rama esht Edi Rama. Problemet midis dy vendeve jane te ndryshme dhe kurresesi nuk duhet te ballancohen midis tyre. Edi Rama po mbush dy vjet dhe ka aritur shume suksese qe ti i mohon.Tsipras nuk ka filluar akoma.Ai do punoj per Greqine dhe asnjehere do te mendoj per Shqiperines epse jemi dy shtete te ndryshem dhe me nivel ekonomik te ndryshem Ajo qe bije ne sy dhe eshte per te mire eshte se populli grek u zgjua nga gjumi letargjik i dekades se fundit dhe ndoqi rrugen e Shqiperise. Kjo eshte nje fitore per popullin grek.
Po si mendon ti o plesht i bushatllinjve, te mos e paguaje populli energjine elektrike?. Keshtu te ka edukuar ty xhaxhi Sali i Bllokut se edhe ti je rritur ne bllok.
Nuk ka se si te jete i majte Edvin Kristaq Rama,kur ka dale nga gjiri i Partise Demokratike dhe kur deklaronte qe ne cdo shtylle duhet te varim nga nje komunist.
Mafia, vertet, e solli Ramen ne krye te pushtetit,por kjo nuk do te thote se ai eshte i majte.
Shikoni se ke ka mare prane vehtes ai. Te gjithe ish te djathtet qe u konvertuan ne te majte, si Niko Peleshi etj etj.
Shikoni te gjithe drejtoret qe ka vendosur Rama me Peleshin, te gjithe ish te djathte, shumica te ndeshkuar edhe me heqje lirie, dhe shumica as qe e dinin se ku binte Partia Socialiste, pale te kene kontribuar per Partine Socialiste. Te gjithe te pasur qe sju bie ne mendje per hallexhinjte e shkrete.
Mjere te majtet qe shpresojne tju zgjidhin hallet Ramat dhe Peleshet.
Ishte Niko Peleshi ai qe ne Korce deklaronte :
Per mua, sicialistet jane letra higjenike me nje perdorim!!!!!!!!!!
No koment.
Nuk ka gje te ma mbushin mendjen se keto te rilindjes nuk do bejne HISTORI.Postulati hyjnor i te majtes te binde katerciperisht:
Kush nuk ka,nuk mund te lihet te vdes.Kush ka,duhet te vdes detyrimisht ne te kunderten shkelim parimin.
O Andi komunisti po te pyes. Po Europa Veriore, Australia, Kanadaja, Zelanda e Re perla e botes, Singapor, vendet ku jetohet ne menyre perfekte, mos valle keto vende nuk kane njerez,popull qe punojne e jetojne more klysh komunistash. O analisti i deshtuar qe je bere si :LETER HIGJENIKE: phuuuu plehre komuniste
Per mua artikull i shkelqyer,bravo Bushat
I vogli Bushat e ka nisur seriozisht udhen per plotesimin e “kredencialeve” qe hamendeson Adrian Thano,si nje Aspirant iekstremit te majte,qe do te na korrektoka qeverisjen e Rames.Paska vendosur t’a nise udhen nga Syriza.
Tash te mbetet edhe mbeshtetja e Ljubes dhe blush-nano-kurves,per t’i kompletuar te gjitha kriteret e Thanos.
Sa per mbeshtetjen publike e kane te garantuar ne virtualen e sandrit ne “KLAN” tv.
Eshte e kendshme per mua t’a shoh kete te voglin bushat duke u perpelitur neper shtigje allasoj.
Analise e pa aneshme dhe e pa kundershueshme nga asnje qe ka minimumin e ndjenjes te se drejtes.Mire qe kemi gazetare dhe analiste qe as nuk shiten dhe as nuk blihen.Per politikanet ka kohe qe e morem vesh se si i kemi.
bravo e vertet
analiza, opinione, mendime, kritika parimore e vari karet etj etj… Tipike veprime te atyre qe pune me dore nuk kane kape ndonjehere, qe nuk kane rreziku ndonjehere ne shume se dhimbja e kokes nga vera qe mund te kete qene me sulfit. Po per ke i ke keto opinione mor cun? Mendon ti se ai 5 % i popollsise qe merr mundimin e lexon shkrimin tend nuk e di se as greket dhe as shqiptaret nuk e kane shtruar ndonjehere kurrizin ne pune? nuk e di ky 5% qe shqiptaret nuk kane pune e lusin zotin te mos e gjejne? Per keta duhet te shqetesohemi ne? nuk e di ky 5% qe per te ndertuar ate wellfare gjermanet, belget, francezet, etj, vdisnin neper miniera apo neper fonderi? Po ik mor djale e bejvgazetarin, rreziko dhe ti, te pakten 1/100 e cfare rrezikonte nje koleg i yti ne kohen e internacionales se I-re
ja ke fut kot o Andi. Si gjithmon je i paqarte me veten tende.
Ne Greqi, populli eshte i pasur nuk diskuton kafshaten e gojes dhe as leket e dritave. Kriza eshte qeveritare, dhe per shtresen e pasur te saje, se duan karrigen ta trashegojne dhe duan te shtojne ne pafundesi llogarite bankare.
Ne Shqiperi Andi, nuk kemi nje lider te mirfillte nga shtresat e mesme te shoqerise tone, qe te kete punuar nje dite ne administrate, te dije te beje nje shkrese zyrtare, te jete me kembe ne toke dhe me mendjen plote me ide , me programe politike te realizueshme dhe afatgjate, per popullin dhe per Shqiperine. Ne Andi ne Shqiperi nuk kemi akoma nje liber Historie te sakte qe te mesojne femijet tane. I vetmi deri me sot,qe ka dhene prova se eshte ndryshe nga te tjeret eshte pikerisht Edi Rama, edhe pse une e kam kundershtar politik.Nese ka njeri qe do ta beje Shqiperine sot per sot eshte vetem Edi, te tjeret vallai jane si puna e politikaneve te djeshem grek.
po dhe pensione me pak do marin te varfrit se oficeret atehere e kishin rogen 8000 mije te varfrit mesatare bujq puntore 2000 kjo diference do jete dhe me pesionet!