Tiranë, granatë makinës së një avokati. Ishte plagosur edhe në 2009-n

11 Shkurt 2015, 20:30Politika TEMA

Makinës së një avokati në Tiranë i është vënë një granatë.

Mësohet se automjeti ishte i parkuar pranë shkollës te “Hary Fultz”.

Granata është vendosur në gomën e automjetit, ndërkohë që në vendin e ngjarjes shkuan forcat xhenier për çaktivizimin e eksplozivit.

Për fat nuk ka pasur të lënduar.

Automjeti tip Volksvagen Pasat, ngjyrë e zezë me targa AA235 GM, mësohet se i përket avokatit Emirion Mema, lindur në Pukë dhe rritur në Lezhë.

Aktualisht ai jeton në lagjen Kombinat të Tiranës.

Burime të policisë thonë se Mema ka pasur konflikte edhe më parë.

Në vitin 2009 ai është plagosur me armë, pas një konflikti me shtetasit Pashk Lala dhe Albert Margjoni.

Policia po heton pikërisht mbi konfliktet e mëparshme të tij, për të zbuluar autorët e vendosjes së granatës në makinën e tij./b.l

 

 

 

9 komente në “Tiranë, granatë makinës së një avokati. Ishte plagosur edhe në 2009-n”

  1. Torollaku Rilindas says:

    Ore atje ne Tirane mos kane filluar gje ta shesin explozivin bashke ne buken? Ti ble nje buke, shitesi te jep falas edhe nje kallep tritol.

    1. mario says:

      Zbrisni ushtrine ne cdo cep te tiranes se ndryshe eshte e kot

  2. tfgs says:

    vazhdojne gyzelet te hedhin valle nen shperthimet e dhinamitit……..

  3. shoku says:

    Jepi Sali jepi por nje gje duhet te keshe parasyshe,çdo gje qe fillon edhe mbaron per ironi te fatit,ti veç jepi,shqipot po durojne akoma.

  4. era says:

    Kush e pa qe ishte vene dinamit?

    Po keto shqiponjat qe na benin show sot neper Tirane! Lerini filmat, me duket se ju leverdisin edhe juve keto akte, perndryshe do e kishit fut serbin e shpellave ne psiqiatrine e burgut dhe te gjithe trimat e bathores do binin squk.
    Pse e paskeni te drejten te ndiqni penalisht Gjiken per …ato qe ka bere dhe per te njejtat gjera pse jo lulushen dhe lilishen?

    Po na vjen per te vjelle!

  5. Berisha Strazimiri says:

    Sa ishin tiransit e vjeter e therrisnin TI-RON……..tashti ardhanaket e therrasin TI-RE-NE…….duart e çeçeneve.

  6. Artur says:

    Aman mor se lane nam me keto titujt e emeretimet si AVOAKATI, BIZNESMENI e terci e verci. shumica derrmuese jane kriminele e zuzare si mul topalli qe i thoshin biznesmeni

  7. metlaj says:

    mos zgjidhja me me zgjuarsi e ceshtjeve duke pranuare fajsine kur eshte e drejte dhe zgjidhjen paraprake me drejtuesit e organeve te drejtesise per te te me denuaeperate qe kam bere dhe jo per te plotesuardeshirat e eproreve te tua se ma ke borxh qe s harrohet do te bente qe dhe gjyqetaret do te ishin me te llogjikshem se femijet me kapital dhe borxhellinje me disa te akuzuar jane me fatkeq se ata pa kapitalpor me dinjitet dhe dhe vullnet studimi dhe pune ESHTE e vertet se ka nga ata persona qe deshkohen dhe mubdi ti beshe hasem me hasmet e tu por keta jane te paket dhe asnjeri nuk eshte pa lidhje fisnore ose shoqerore me burra te zgjuar qe ta zbertuejne kurthin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje