Gratë deputete në Kuvendin e Shqipërisë propozojnë amendimet e Kodit Zgjedhor, pikërisht përsa i takon nivelit të përfaqësimit të tyre. Ndryshimet propozohen pas kryerjes së disa konsultave me KQZ, kryetarët e partive dhe me institucionet ndërkombëtare.
Ndryshimet parashikojnë që në listën e kandidatëve një në tre emra të jetë një grua, në nenin 67 bëhet e detyrueshme prania e 40% e të femrave në listën e kandidateve për deputetë, nga 30 që është aktualisht.
Një tjetër pikë ku propozohen ndryshime janë edhe masat ndaj partive politike nëse nuk respektojnë kuaotat gjinore .
Ndonëse deri tani ato gjobiteshin nga KQZ gratë deputete propozojnë që lista e kandidatëve të mos u pranohet fare pasi shkelet ligji i zgjedhjeve . Megjithatë këtyre subjekteve politike u lihet një afat kohor për të dorëzuar ashtu siç e parashikon ligji listën e tyre.
Po ashtu 20% e kandidateve për kryetare bashkie duhet ët jenë femra.
“Partia politike depoziton në KQZ listën e kandidatëve për kryetarë të njësive të qeverisjes vendore. Të paktën 20 % e listës duhet tí përkasë secilës gjini. Koalicionet depozitojnë në KQZ listën e kandidatëve për kryetarë të njësive të qeverisjes vendore. Të paktën 20 % e listës duhet tí përkasë secilës gjini”, thuhet në amendimet e depozituara në kuvend nga aleanca e grave deputete.
Jane gojore te mira ne fakt.
Pse i mohohet e drejta meshkujve prej femrave, qe te zene meshkujt maksimumi 40% perqind te listes!?
Jeni shume te “lezeteshme” zonja deputete!
Por kur jeni skllave e te tjerve dhe te paafta prape do ju zgjedhim?!..
Perse nuk thoni p.sh. qe te shikohet kushtetuta ne disa nene te tilla psh:
-Neni 2 pika 2 thote qe populli e ushtron sovranitetin nepermjet perfaqsuesve te tij….
-Neni 73 pika 1 thote qe deputeti nuk mban pergjegjsi per mendimet e shprehura ne Kuvend dhe per VOTAT e dhena prej tij?!..
Per çfare “sovraniteti” flitet ketu kur p.sh. Ilir hajduti mori 4 deputet te votuar nga “sovrani” i majte dhe ja vuri si “paterice” Sali shpellarit per 4 vjet 2009-2013?!..
Eshte nje çeshtje qe duhet te ndreqet sa me pare VOTA majtas duhet te veje majtas dhe VOTA djathtas duhet te veje djathtas athere eshte me te vertet SOVRAN populli.
Jeni pothuaj te 140 hajdut prandaj lozni me popullin “SOVRAN” phu…