Kryetari i Kuvendit Ilir Meta është takuar sot me një grup deputetësh të Bundestagut të Gjermanisë të cilët raportojnë mbi zhvillimet në Shqipëri pranë parlamentit gjerman.
Gjatë takimit Meta shprehu vlerësimin për vëmendjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të deputetëve të Bundestagut gjerman ndaj zhvillimit demokratik dhe ekonomik të Shqipërisë, veçanërisht në kuadër të përshpejtimit të procesit të integrimit evropian.
Meta dhe deputetët e Bundestagut diskutuan gjithashtu mbi zhvillimet e fundit politike në vend duke vënë në dukje rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit politik në parlament në funksion të avancimit të reformave kyçe dhe të përmbushjes së 5 prioriteteve të integrimit evropian.
Në përfundim, Kryetari i Kuvendit dhe deputetët ndanë bindjen e përbashkët se Shqipëria ka një peshë të veçantë dhe luan një rol konstruktiv në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në këtë drejtim u vlerësua mbështetja e vazhdueshme dhe vëmendja e veçantë e Gjermanisë ndaj perspektivës evropiane të të gjitha vendeve të rajonit./A.XH
edi me ps duan te bejne shqiperine koloni te gjermanise jo me kot e priti dy here merkel koke me koke zone infulence prandaj edhe amerikani qe deri dje bente ligjin tek ne nuk i thone gje sales per rremujrat qe beri keto dite sepse nuk duan qe shqiperia te jete shume e lidhur me gjermanin
me duket se na erdhi radha te komandohemi me email nga gjermania si greku