Debatet/ Mima-Bushatit: Keni bërë emërime nepotike. Bushati: Marr përgjegjësi nëse i faktoni

11 Shkurt 2015, 11:14Politika TEMA

Depueti i PD-së Florion Mima është përfshirë në debate me minsitrin e Jashtëm Ditmir Bushati , gjatë raportimit të këtij të fundit në Komisionin e Ekonomisë mbi projektligjin për shërbimin e Jashtëm.

Depueti Mima ka akuzaur Bushatin për emërime nepotike në Ministrinë e Jashtme, ndërsa ministri Bushati i është kundërpërgjigjur se “marr përgjegjësi nëse ka emërime nepotike.Basha si ministër i Jashtëm ka reklord për shkelejn e ligjit emëroi rreh 55 dilomatë jashtë sistemit”.

Ligji ekzistues “Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë” daton nga viti 2003 (ligj nr. 9095, datë 3.7.2003), ndërkohë që në kushtet e një situate të re në politikën e jashtme krahasuar me dhjetë vjet më parë,sipas Ministrisë së Jashtme, kërkon një Shërbim të Jashtëm më fleksibël dhe më efektiv, një shërbim që është në gjendje të rivlerësojë prioritetet e tij, në mënyrë që t’u përgjigjet ndryshimeve të shpejta që vijnë nga jashtë.

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar në parim projektligjin për shërbimin e jashtëm me votat e maxhorancës.

1 komente në “Debatet/ Mima-Bushatit: Keni bërë emërime nepotike. Bushati: Marr përgjegjësi nëse i faktoni”

  1. Pilo Lala says:

    Mima sot ben akuzen, pastaj mbledh thashethemet.
    Pse nuk ja tha Ministrit Bushati ne mbledhje cilat jane emerimet nepotike?
    Metodat e Berishes jane rrenjosur ne gjithe mendjet e PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje