Pengu amerikan i ISIS është vrarë/ Ja letra e saj tronditëse për njerëzit e zemrës

10 Shkurt 2015, 18:50Politika TEMA
Pengu amerikan i ISIS është vrarë/ Ja letra e saj tronditëse

Prindërit e Kayla Mueller thanë dje se kishin marrë konfirmim që pengu 26 vjecar i ISIS ka vdekur. Mueller ishte rrëmbyer nga ISIS në gusht 2013 dhe familja e saj ka bërë publike një kopje të një letre të papublikuar më parë që vetë Kayla u kish dërguar familjarëve në pranverën e vitit 2014, ndërkohë që ndodhej në qelitë e ISIS.

Të gjithë ju, nëse e merrni këtë letër, kjo do të thotë që unë jam ende peng, por shoqet e qelisë sime (duke filluar nga 11/02/2014) janë liruar. U kam kërkuar të kontaktojnë me ju + t’ju dërgojnë këtë letër. Eshtë e vështirë të dish cfarë të thuash. Ju lutem, dua të dini se jam në një vend të sigurtë, krejt e palënduar + shëndetplotë (në fakt kam vënë peshë); Jam trajtuar me respekt dhe mirësi maksimale.

Do të doja t’ju shkruaja të gjithëve ju një letër të mirëmenduar (por nuk e dija nëse shoqet e qelisë do të largoheshin në ditët në vijim apo në muajt në vijim) dhe mu desh ta shkruaj letrën me paragrafë. Vetëm mendimi për ju më bën të më shpërthejnë lotët.

Nëse mund të them se kam “vuajtur” përgjatë gjithë kësaj përvoje, kjo vuajtje ka ardhur vetëm prej vetëdijësimit se cfarë ju kam bërë të ndieni; nuk do ju kërkoj asnjëherë të më falni sepse nuk e meritoj faljen.

Më kujtohet mami që më thoshte se në fund e vetmja gjë që ti ke është Zoti. Kam mbërritur në një moment të përvojës sime ku, në cdo kuptim të fjalës, ia kam dorëzuar veten Krijuesit tonë, sepse në kuptimin e plotë të fjalës, nuk kisha askënd tjetër… + me Zotin + prej lutjeve tuaja jam ndier si në një djep, në rënie të lirë.

Kam parë errësirën dhe dritën + kam mësuar se në cdo burg, njeriu mund të jetë i lirë. Jam mirënjohëse. Kam arritur të kuptoj se ka mirësi në cdo situatë, ndonjëherë thjeshtë duhet ta kërkojmë. Lutem cdo ditë që, në mos asgjë tjetër, të paktën ju të keni ndier një afri + një dorëzim tek Zoti gjithashtu + të keni krijuar një lidhje dashurie + mbështetje për njëri-tjetrin…

Më mungoni të gjithë, sikur të ketë qenë një dekade ndarjeje me forcë. Kam patur shumë orë për të menduar, për të gjithë gjërat që do të bëj me Lexin, për udhëtimin e parë me familjen, takimin e parë në aeroport. Kam patur shumë orë për të menduar se vetëm mungesa juaj më ka bërë sot, në moshën 25 vjec, të kuptoj vendin tuaj në jetën time. Secili prej jush është dhurata ime dhe unë nuk do të isha ky person nëse ju nuk do të ishit pjesë e jetës sime, nëse nuk ishit familja ime, mbështetja ime.

Nuk dua që negociatat për lirimin tim të jenë detyra juaj, nëse ka një opsion tjetër rrokeni, edhe pse do të duhej më shumë kohë. Kjo nuk duhej të bëhej asnjëherë barra juaj. U kam kërkuar këtyre grave t’ju mbështesin; ju lutem pranojeni kërkesën e tyre. Nëse nuk e keni bërë ende mund të kontaktoni ata që kanë një nivel eksperience me këta njerëz.

Askush nga ne nuk mund ta dinte që do të zgjaste kaq shumë, por edhe po luftoj në anën time në ato mënyra që mundem, kam ende shumë energji brenda meje për të luftuar. Nuk po thyhem dhe nuk do të dorëzohem, pavarësisht sa kohë do të duhet. Pak muaj më parë shkruajta një këngë që thotë: “Ajo pjesë e imja që më dhemb më shumë, më bën gjithashtu të ngrihem nga shtrati, pa shpresën tuaj nuk do të kish mbetur asgjë…”

Mendimi i dhimbjes tuaj është burimi i dhimbjes sime, por njëkohësisht mendimi i ribashkimit tonë është burimi i forcës sime.

Ju lutem bëni durim, jepjani dhimbjen tuaj Zotit. E di që do të donit që unë të mbetesha e fortë. Pikërisht këtë po bëj. Mos kini frikë për mua, vazhdoni të luteni ashtu si dhe unë dhe dashtë Zoti do të jemi shumë shpejt bashkë.

Me gjithë dashurinë,

Kayla”

Perkthimi: www.bota.al

9 komente në “Pengu amerikan i ISIS është vrarë/ Ja letra e saj tronditëse për njerëzit e zemrës”

  1. Mallakastrioti says:

    @@@ Nuk shikoj asgje “Tronditese” ne Letren e te Ndjeres..ajo thekson se ka Shtuar Peshe..pra keta te ISIS-it duket e kane Trajtuar “Mire”..me thene shkurt kjo nuk eshte ne Burge por Kavaleshence…tani si doli qe na u vra??Uroj qe te mos jete vrare..dhe e gjithe kjo leter te jete nje Farse e krijuar…

  2. Shen Thomai says:

    Ne fakt kjo eshte vrare nga bombardimet
    qe aleatet jordanez po bejne ndaj pozicioneve te ISIS.

  3. Bora says:

    Po Jordanezet nuk do rijne te qerojne orizin sic ben USA. Po je ne lufte do te thote qe te bombardosh cdo objektiv qe i ke vene vetes dhe sigurisht me dashje apo pa dashje dhe njerezit. Ndersa USA nuk do te vrase njerezit dhe u thote dhe dite perpara se do te bombardoje kete objekt apo ate objekt keshtu qe largoni njerezit, sic beri me luften e Kosoves kur bombardonte Beogradin.

    1. Bekimi says:

      Ku i ke parë amerikanët ti që qërojnë orizin, kur bombardonin Bagdadin 5 milionësh se aty ishte fshehur dikush që mendonte ndryshe nga ata…prej 30000 feet nga lart?

  4. Zig Zag Man says:

    Shuajini komplet dhe ata qe ngelen pagezojini me zorr, pastaj kaloni dhe ketej nga ne, konvertojini gjithe sunitet tane!

  5. trojani says:

    perdorni “posten” ISIS edhe per transfertat tuaja bankare…..
    erdhi popstieri e mori letren apo e hodhi vete kjo ne post???
    amerikania kalonte shume mire po mos te kishin vrare “bombat” e jordanezeve,bile kish vene dhe ca kile……

  6. anticensurë says:

    e para:
    kjo letër nuk jep asnjë fakt nëse kjo vajzë ka vdekur apo jo!
    e dyta:
    dhe obama tha se “nuk është vrarë nga jordanezët”!
    më duket një thënje e trashë!!
    jordanezët po bëjnë atë që duhet të bënin të gjithë!!tu nxirrnin themelet!!si thonë dhe vetë amerikanët ka “dëme kolaterale”!
    dhe nëse është vrarë gjat bombardimeve prap faji është i ISIS!ai e ka rrëmbyer dhe e mban të burgosur në burg sekret!
    jordania nuk është se bombardoi një vënd të ndaluar për tu bombarduar!!këto vënde janë spitalet,burgjet,shkollat!të gjitha këto duhet të jenë të njohura si të tilla!!nëse ISIS burgun e ka në një dhomë ku ka dhe depon e armëve,nuk është faji i bombarduesve se me depon e armëve shkatërrohet dhe burgu!!
    nuk e di përse bëhet kaq bla bla bla dhe nga familia e kësaj vajze!!të gjithë e dinë fare mirë se po të shkosh në këto zona,minimumi të pasigurta maksimumi zona lufte,rreziku është shumë i madh!duhet menduar më parë për pasojat!!kjo vajzë ka shkuar për të ndihmuar,ka shkuar me qëllim të mirë,por duhet të llogariste dhe mundësinë e gjëndjes në një situatë të tillë!gjithashtu dhe familia e saj!!kur ushtari shkon në luftë nuk mund të pretendosh që të këthehet gjithnjë gjallë,dhe mund të vdesë!gjithashtu dhe vullnetarët që ndihmojnë në zonat e luftës mund të pësojnë të njëjtin fat!!gjithnjë lufta ka një anë të pastër dhe një të papastër,përsa mund të flitet për pastërti në luftë!kështu që nuk është as faji i kësaj vajze që ka shkuar në një zonë me një rrezikshëmri të jashtëzakonshme,nuk ëhstë faji i familjes që ka pranuar vendimin e vajzës së tyre,nuk është faji i bombarduesve jordanë por vetëm i kanibalëve mjekrroshë të ISIS!!atyre ndyrësirave që duhen shfarosur me themel!e jo vetëm ata,por dhe financuesit e tyre që ëndërrojnë të ri nrenë sulltanate e kalifate!!

  7. Artan says:

    PO mire nje pyetje kjo Zonjushe a ishte e burgosur, po e sigurt qe ishte!
    Po si flisni keshtu si nuk keni pak zemer e mendoni per prinderit e saj si nuk e lexoni me pak shpirt ate leter. Si mendoni ju qe ajo prinderve pleq ne shtepi do i tregonte vuajtjen???
    Pak me shume shpirt te kishim ne Shqiptaret do te ishim shume me te mire.
    Kerkojeni dhimbjen ne fjalet e bukura qe ajo thote e shpresen te deshira per jeten qe ajo se kishte te sigurt.
    Ju uroj dite te mbare

    PS ISIS duhet zhdukur nga faqja e kesaj bote

    1. Bekimi says:

      Si mor burrë ta zhdukin ISIS, këtë organizatë të krijuar nga aleatët tanë SHBA dhe Izrael?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje