Shpërthimet/ Meta: Politika t'i dënojë aktet e tilla

10 Shkurt 2015, 16:59Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka reaguar në lidhje me shpërthimet me tritol mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku në shënjestër të tyre ishte familja e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Kreu i Kuvendit dënoi ashpër këto akte terroriste ndërsa kërkon nga ana e autoriteteve të rendit dhe të drejtësisë që të vënë para përgjegjësisë autorët si dhe të dënohen.

Kryeparlamentari ka shprehur mbështetjen e tij edhe për Ministrin Tahiri në detyrën e tij si dhe të punës së policisë dhe agjencive ligjzbatuese.

Meta ka edhe një apel në drejtim të politikës shqiptare ku i fton që njëzëri të dënojnë akte të tilla dhe jo të përdoret për sulme politike mes palëve.

Dënoj me forcë këto akte terroriste. Të gjenden autorët e të ndëshkohen. Politika t’i dënojë njëzëri akte të tilla. Mbështetje ministrit Tahiri në detyrën e tij. Mbështetje policisë dhe agjencive ligjzbatuese”, tha Meta

Kryeqyteti është zgjuar ditën e sotme nën shpërthimin e dy tritoleve dhe një të treti të mbetur në tentativë.

5 komente në “Shpërthimet/ Meta: Politika t’i dënojë aktet e tilla”

  1. era says:

    Per ke flet ky, per ata te shkolles “Luigj Gurakuqi”?
    Politika mos eshte ndonje biznesmen, Nuk denon politika or lol por institucinet qe ti nuk i ke qejf fare!

  2. XYZ says:

    o meta, kur do behesh njehere burre?! bashkoni forcat me edin dhe denojeni kafshen s.b, se ndryshe do jua haje koken te dyve shume me shpejt se sa e mendoni ju. mos u mundo te mbulosh diellin me shoshe, te gjithe e dine kush i komandon tritolet: s.b & PD gang.

    ti dhe edi nuk jeni me te miret, por te pakten jeni e keqja me e vogel per ate vend.

  3. stela says:

    O Zot, doli prape sot ky vrroma?! Amon kur bo politike dhe kat’nari i Skraparit. Del e prononcohet mbas deklaratave te ambasadave, pse nuk foli n’mgjes ky nari?

    Ne ket’ vend xhungel mbush me kat’nar, normal qe fatet e vendit i kane ne dore individe, si ky vrroma.

    Ne me zor po presim lajmin kur do shkoj ne boten tjeter, ky vrroma del e prononcohet. E kush eshte keq ca thote LSI-ja apo kok’lopa?????

  4. BERISHA LARGOHU. says:

    Kur Berisha eshte ne opozite, tritoli, dhuna, kriminaliteti eshte ne veprim. Kjo opozite po e kthen Shqiperine Afganistan, kjo opozite, nuk ka ndryshim me organizaten terroriste ISIS. Simboli i opozites Berishiane kerkon destabilizim dhe mos integrimin e shqiptareve, Berisha deshiron sharlatizem dhe jo shtet sepse deshiron ti shpetoje drejtesise. Nuk eshte e cuditeshme te shikosh Berishen perseri ne pushtet sepse kjo vjen nga injoranca qe kane shqiptaret. Shqiptaret jane mesuar per tu qeverisur me sharlatizem dhe injorance Berishiane.

  5. Elinor.,.,.,., says:

    shikoni o te uruar se mos jane ata te pularise..ha h a hahha se ajo plaka e ka fytyren si…i shkelqen more Ilir djali nga ato qeset qe paguan lart e poshte..S’keni turp nje plak e roitur ju terheq brane juve e gjithe kete popull te varfer!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje