PS: Tre shpërthimet me tritol në Tiranë kanë prapavijë politike

10 Shkurt 2015, 14:59Politika TEMA

Tre shpërthimet me tritol të ndodhura gjatë paradites së sotme kanë prapavijë politike.Kështu është shprehur deputeti i Partisë Socialiste në një deklaratë për mediat. Duke i dënuar ashpër tre shpërthimet , Braçe u shpreh se  aktet e qëllimta dhe të koordinuara terroriste, synojnë destabilizimin e rendit publik, rendit kushtetues dhe përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë e jetës e pronës së qytetarëve.

“Aktet e sotme terroriste në Tiranë janë përgjigja e krimit të organizuar kundër Qeverisë, Policisë së Shtetit, Ministrit të Brendshëm vendosur në krye të një beteje pa kthim kundër krimit të organizuar, aktivitetit dhe pasurisë së pamat të tij.Kjo betejë për rivendosjen e ligjit dhe rendit, jo vetëm përballë krimit të organizuar por dhe përballë çdo akti paligjshmërie që për vite të tëra me radhë e ka vendosur shoqërinë në një gjendje kaosi, konflikti, pabarazie, pandershmërie dhe sfide ndaj shtetit publik, ligjor e të së drejtës.Ka një kundërshtar: frymën politike në mbështetje të krimit dhe paligjshmërisë së dukshme, përfitimeve të paligjshme dhe pasurisë së vënë prej saj.
Kjo frymë politike po identifikohet me krimin dhe po lufton çdo shërbyes shteti në detyrë, polic, ushtarak, çdo zyrtar të agjencive ligjzbatuese dhe çdo funksionar politik në detyrë e me vullnet në krye të kësaj lufte.Familjarët e Ministrit të Brendshëm, që është qartësisht në krye të kësaj beteje, të goditur sot, janë rasti i parë, unik, kur fryma politike në mbështetje të krimit të organizuar cakton shënjestra njerëzore në funksion të terrorit mbi një shoqëri të tërë!” deklaroi Braçe.

Deputeti socialist ka kërkuar angazhim dhe përpjekje në luftën ndaj krimit, teksa ka ftuar strukturat përgjegjëse për hetimin e ngjarjeve.

As kjo frymë politike e as krimi i dalë dhe i mbështetur prej saj, nuk na mund dot!!
Mbështesim qartë dhe kërkojmë angazhim total të çdo shërbyesi të shtetit, polic i thjeshtë, drejtues në detyrë, hetues e strukturë operacionale, për të shumëfishuar goditjen pa kthim të krimit dhe pasurisë së tij;Kërkojmë me ngulm nga:Shërbimi Informativ Kombëtar të kthehet në detyrë dhe të përmbushë detyrimet ligjore në një betejë përfshirëse dhe me rezultate konkrete kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.Prokuroria e Republikës të bëjë detyrën e saj kushtetuese, të drejtojë hetime të përgjegjshme e profesionale, gjithëpërfshirëse e konkrete, ti përfundojë ato në kohë e me rezultat të dukshëm, kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, duke dorëzuar e ndjekur ndëshkimin deri në fund të çdo krimineli dhe pasurisë së tij”, tha deputeti socialist.

Ai ju ka bërë thirrje edhe qytetarëve të bashkëpunojnë duke denoncuar veprimtaritë kriminale .

Anisa Xhani

1 komente në “PS: Tre shpërthimet me tritol në Tiranë kanë prapavijë politike”

  1. leka says:

    Brace dy jane perrgjeghesit kryesore per kete fushate terrorri, Ed Rama dhe sidomos Meta qe nuk heqin nga posti kryeprokurorin , qe jep urdher te denohen sa me shpejt deputetet qe goditen Strazimirin ,dhe nuk vepron ne te njejten menyre per dosje vrasjesh, si ata te 21 Janarit apo te vrasjes se deputetit Xhindi dhe ato te Gerdecit.Arersyeja dihet se ai i merr urdherat akoma nga Saliu, dhe eshte kunder platformes se mazhorances ,per luften pa kompromis kunder krimit te organizuar dhe koprrupsionit.Ai dhe Nishani do te jene kundra qeverise deri sa te largohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje