Reforma në Drejtësi/Naco propozon që Presidenti mos jetë kryetar i KLD

10 Shkurt 2015, 16:19Politika TEMA

Krahas reformimit të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, reformimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, policisë gjyqësore dhe  reformimi i Prokurorisë dhe policisë gjygjësore , në dokumentin analitik të Ministrisë së Drejtësisë parashikohen edhe ndryshimet kushtetuese në funksion të  reformimit të sistemit të drejtësisë.

Dokumenti do të prezantohet në Komisionin parlamentar për Refomën në Drejtësi nga ministri Nasip Naco.

Në këtë dokument thuhet se amendamentet e prillit 2008 duhet të rishikohen me qëllim që të korrigjohen efektet e pamenduara anësore që krijuan ndryshime në formulën e zgjedhjes së Presidentit dhe mekanizmin e votbesimit të qeverisë, duke e rikthyer atë në variantin e para 2008-s, me shumicë të cilësuar në të 5-ta raundet ose me votë nga populli.

Dokumenti gjithashtu propozon rishikim të kompetencave të Presidentit, për të cilin propozohet që mos jetë  më kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Amendimi i Kushtetutës mund të jetë një mundësi e mirë për të rishikuar disa kompetenca që presidenti ushtron me disa organe të tjera . pershembull qënia e kryetarit të këshillit të lartë të drejtësisë dhe gjithashtu kompetenca për të emëruar gjygjtarët pavarsisht faktit që nuk voton në mbledhje . e njëjta kompetencë vlen edhe për emërimin e prokurorve edhe pse presidenti nuk është në krye të Këshillit të Prokurorve. Përderisa kemi një president jo qeverisës dhe një gjyqësor të pavarur a është i nevojshëm drejtimi i KLD –së nga Presidenti i Republikës” , thuhet në dokument.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, Kushtetuta lë hapësira dhe magësi që kanë lënë vend për keqinterpretime.

“Gjatë këtyre viteve janë vërejtur kriza sitematike në raportet mes parlamentit dhe Prokurorit të Përgjithshëm në zgjedhjen e Avokatit të Popullit, vështirësitë e përsëritura në procesin e emërimit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese, paqartësitë në lidhje me të drejtën e parlamentit për të ushtruar kontroll përmes komisioneve hetimore.

Ngrihet shqetësimi po ashtu se aktorët politik kanë qënë të prirur të tendosin në maksimim interpretimin e Kushtetutës sipas interesave të tyre të momentit.”

Një tjetër çështje që duhet parë por që i referohet edhe komisionit të venecias përfshirja e Gjykatës së Lartë nën varësinë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndërsa gjyqtarët e kësaj gjykate të mos zgjidhen nga parlamenti. /gj.k/

4 komente në “Reforma në Drejtësi/Naco propozon që Presidenti mos jetë kryetar i KLD”

  1. enofieraku says:

    Teper i sakte , ose ndryshe , te shkojme ne zgjedhjen e presidentit nga populli, dhe le te jete pastaj kryetar i kld , se ky president, nuk eshte i zgjedhur nga sovrani.

  2. cipe fiku says:

    O Nasip, po kush duhet te jete kryetar i KLD ti? Po u bete qesharak. a e kupton qe kreu i shtetit eshte mbi te gjithe mbi ty mbi kryetarin tend mbi te gjithe. po ske faj ti e kane fajin ata qe te kane vene ty

  3. Populli says:

    STOP ALIBIVE ME 5 ROUNDE ZOTI NACO!

    PRESIBENTI DUHET TE ZGJIDHET ME VOTIM POPULLORE DHE PIK.

    PER PRESIDENTIN AKTUAL NE DETYE NISHANI, DUHET URGJENTE NJE REFERENDUM BRENDA MUAJIR MARS 2015, DHE TE LARGOHET ME CEREMONI MBARE POPULLORE.

    PERGJUMJA E QEVERISE DHE BUROKRACIA E PA CALCULUESHME JANE VDEKJEPRURESE PER SHQIPTARET KUQO QE JETOJNE. JU NUK JU SHQETESONE EKONOMIA SE I KENI XHEPAT PLOTE, POR KY POPULL NUK KA BUKE……. PER ME TEPER NUK KA AS SIGURI NGA BANDAT E SHPELLAREVE.
    TRITOLI NE RRUGET E TIRANES ESHTE SHUM DOMETHENES…… PASIGURIA ESHTE NE RRITEJE…..

    POPULLI NU JU PRET ME. RREVOLUCIONI DO TE JET SHUM I SHPEJTE….

    FJALET E SHUMTA JAN FUKARELLEK – thote populli,

    MOS FLINI MBI DAFINA, POR NXITONI….. NESER DO TE JET VONE

  4. kaqi i zi antikomunist says:

    Ky ,jari, eshte kreu i shtetit(kapterri) me i zgjuar dhe i pergatitur ne historine e shqiperise.Ka vetem nje difekt te vogel,,eshte kukull ne duart e sales.Ka mundesi qe edhe per te shkuar ne hale i merr leje sales.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje