Mbledhja e grupit të PD-së, Basha akuza qeverisë për përmbytjet, asnjë fjalë për shpërthimet

10 Shkurt 2015, 17:30Politika TEMA

Ngjarjet e ditës së martë, për të cilat kanë reaguar të gjitha përfaqësitë ndërkombëtare që ndodhen në vendin tonë si dhe mediat e huaja, nuk kanë qenë shqetësim i opozitës dhe kreut të saj Lulzim Basha.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së ka folur vetëm për përmbytjet dhe ka lëshuar sërish akuza ndaj qeverisë për situatën në jug, por ka hedhtur dhe s’ka thënë asnjë fjalë për shpërthimet me eksploziv, njëri ndaj farmacisë  të babait të Ministrit të Brendshëm Tahiri dhe tjetri  në banesën e një oficeri policie.

PD, e cila ka ngritur zërin fort ndaj luftës ndaj krimit duke nisur që nga dekriminalizimi i parlamentit, duket se nuk shqetësohet kur krimi godet edhe ata që duhet ta luftojne ate, siç është Ministria e Brendshme.
Në fund, pas përmbytjeve Basha theksoi se opozita do t’i kërkojë qeverisë që të ulë çmimin e energjisë, pasi nuk mund të vijohet më tej me abuzimin ndaj xhepave të qytetarëve shqiptarë./j.h

 

2 komente në “Mbledhja e grupit të PD-së, Basha akuza qeverisë për përmbytjet, asnjë fjalë për shpërthimet”

  1. stela says:

    Obobobobo u mendu gjithe diten ca te bente edhe doli e foli ky palluesi i hunderres se Sales.

    Ik o idiot, si nuk bere nje gje te dobishme?!

  2. ALEX says:

    O ju nuk jeni opozite! Ju jeni Klubi Pikuik, qe rruani taksat e qytetareve shqiptare! Un nuk e di sa e keni rrogen ju, si deputete, por di te them se ju nuk meritoni as edhe nji cent !Turp nga familiet qe ushqeni!Vute tritolin ne banesa dhe nuk flisni fare per kte, se e dini se ju te vrisni naten dhe te shani diten!Kur te vendoset drejtesia ne ate vend atehere ku do futeni o te mjere! Ruajeni fort presidentin, Kryeprokurorin dhe shikun!Kur te mos i keni as ato kerkoni sapun qe te lehtesoni dhimbjet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje