Lulzim Basha jashtë hetimit për paktin e ujërave/ M. e Jashtme: Ne kërkuam hetimin e firmëtarit. Prokuroria: Do pyetet vetëm Grupi Negociator

10 Shkurt 2015, 21:57Politika TEMA

Qëkurse u nënshkrua në maj të vitit 2009, për marrëveshjen e detit politika tha dhe deklaroi thuajse gjithçka: u akuzuan politikane për tradhëti, për shitje të territorit, u përfolën negociatorët derisa Gjykata Kushtetuese, në sajë të një kërkese të opozitës e shpalli atë antikushtetuese.

Edhe pas 23 qershorit, përpjekjet për të çuar përpara kauzën e së vërtetës dhe gjetjen e fajtorëve nuk kanë rreshtur. Ministri i Jashtëm, Ditmri Bushati, përcolli më 27 maj 2014 një thirrje për Prokurorin e Përgjithshëm, përmes së cilës kërkonte rishikimin e procedurave dhe zbardhjen e përgjegjësive në frymën e vendimit të GjK-së. Prokuroria nisi shqyrtimin e dosjes në gusht dhe që atëherë është folur për thirrjen dhe marrjen në pyetje të Grupit Negociator.

Mirëpo ku konsistonte iniciativa e ministrit të Jashtëm, Bushati? Këshilltari për mediat i tij, Glevin Dervishi, tha për “ResPublica” se “Ministri Bushati i ka bërë ftesë Prokurorisë të hetojë firmëtarin e marrëveshjes dhe nga Prokuroria është tërhequr dosja në Ministrinë e Jashtme”. Pra është kërkuar hetimi i përgjegjësive të ish-ministrit të Jashtëm, aktualisht kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Mirëpo krejt ndryshe mendon për këtë çështje Prokuroria. Ja se çfarë thotë për “ResPublica” këshilltari për mediat i Prokurorit të Përgjithshëm, Albi Serani.

“Nga Ministria e Jashtme nuk ka patur një kallzim penal për çështjen e kufirit detar, por organit të akuzës i është përcjellë nga kjo ministri një informacion që prej muajit gusht për vendimin që shpalli si të paligjshme marrëveshjen e ujërave. Jemi në fazën e mbledhjes së informacionit. Dosja është shumë voluminoze, sepse bëhet fjalë për marrëveshje ndërkombëtare. Prokuroria nuk ka të pandehur për këtë çështje, por po heton nëse ka vepër penale dhe po shqyrton gjithë dokumentacionin. Pjesë e verifikimeve është edhe pyetja e grupit negociator prej 11 personash. Për saktësi muk bëhet fjalë për firmëtarin e marrëveshjes”, tha Serani. Sipas tij, shkak për vonesa është edhe fakti se disa prej anëtarëve të Grupit Negociator janë me shërbim diplomatik jashtë vendit.

Një prej tyre është edhe ish-sekretari i Përgjitshëm i Ministrisë së Jashtme, aktualisht ambasador i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, i cili sipas Dervishit “është në limitet e mandatit të vet në OKB”. Ka rëndësi ky moment po të sillet në kujtesë se çfarë tha ministri i Jashtëm në maj të vitit 2014, kur nisi këtë punë me bujë. “Sa i përket personave të përfshirë në negocimin e marrëveshjes, do të merren masat përkatëse, ndërsa për nënshkruesin unë pres me qetësi vendimin e prokurorisë”, tha ai(http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=278779). Me sa mbajmë mend, nënshkruesit janë të qetë në punën e tyre, përveç Kristaq Gervenit, i cili u ruajt edhe sesi ndërronte gradat.

Çfarë ka rëndësi është se procesi ngjan si një larje duarsh; ministri i Jashtëm deklaron se ka iniciuar kërkesën për hetim, kurse prokuroria shprehet zyrtarisht “se nuk ka të pandehur”, por po bën verifikime, ndërkohë që GjK ka sanksionuar se bëhet fjalë për lëshim territori.

Do nënvizuar këtu edhe fakti i përcjellë nga këshilltari i Prokurorisë, Serani, sipas të cilit M. e Jashtme nuk ka bërë kallëzim, por thjesht ka bërë ftesë, ose ka përcjellë informacion. Thënë kjo, pretendimet e Bushatit ngjajnë më shumë një show politik sesa dëshirë për t’i shkuar çështjes deri në fund. Analogjikisht kjo “hallaktje” ngjan me procesin e 21 janarit, për të cilin hetohen gardistët dhe vendimmarrësit politikë vetëm sa përfliten.

http://respublica.al/artikuj/2015/02/10/lulzim-basha-jashte-hetimit-per-paktin-e-ujerave-m-e-jashtme-ne-kerkuam-hetimin-e

25 komente në “Lulzim Basha jashtë hetimit për paktin e ujërave/ M. e Jashtme: Ne kërkuam hetimin e firmëtarit. Prokuroria: Do pyetet vetëm Grupi Negociator”

  1. tfgs says:

    Greqia duhet te rishikoi politiken e saj kundrejt te pabeseve sunite,ne lidhie me endrren e ketyre per ne BE…!!!

    1. Pelasgian says:

      Te dhjefsha kopene e BEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEVE ty …ti shiko patriadhen qe eshte bo delja e zez e beeeeeeeees e mezi presin ti fusin shkelmin bythve . Leshtor i zi gerrk i ndyre !

    2. 007 says:

      Qe shkruan nga spitali psikiatrik dihet por mos harro, pi ilaqet se ndoshta kurohesh nga inferioriteti!

    3. i says:

      me duket se seshpejti do jeni ju duke pare na ne per BE-ne

    4. Kos me Uje, ose Dhalle says:

      Kosi me Uje eshte thjesht Rrogetar, atij thjesh i kane gjet 1 vend pune, ku ka byth Kosi me Uje per te tilla Hetime. Cop cop Kosi i holluar me Uje po cop cop Ditmiri me Edushken dhe me RILINDJEN dhe 1.000.000.000 votat. Te gjitha Hetimet e Medha si Eurot e Vjedhura te Rruges Komdit, Vrasjet ne 21Janar, Gerdeci etjetj Kos me Uje do perfundojne per Mos thene kane Perfunduar

  2. Tonini says:

    O te dhjefsha mu ne prokurori,Rama o ti plase brenda ose te jape doreheqjen,na u ca trapi.

  3. Butrtinti says:

    Per sa kohe te kemi kete prokurori e kompleksin drejtesi keshtu do hallakaten te gjitha procedurat . Ma tha , s’matha . Populli dhe jo ministri do te dij kush e firmosi. Ligjerishte eshte tradheti . te denohet .

  4. Kesaj I thone : – Ku qe ?
    – Hic gjekundi.
    – Cfare pe?
    – Asgje.
    Selanik e tatepepjet si ka qen do te jet .

  5. Treviso says:

    Kjo eshte loja e prokurorit te pergjithshem me skuadren e tije te udhehequr nga
    tranjeri Bujar Nishani dhe presidenti i ekipit zoti sali Rom Sheqere Berisha.
    Qeveria e sotme po tregon paaftesi per te luftuar mafjen shteterore. 1oooooo votuesit duhet te ngrehen ne proteste kunder qeverise qe po paguan mafjen shteterore me taksat e tyre. Po paguan gjykates dhe hetues qe punojne kunder shtetit dhe popullit.Po paguan informatoret qe po ndihmojne bandat e tritolit.
    Nuk eshte justifikim ai qe thote kryeministri, qe prokuroria dhe gjykata nuk mvaren nga qeveria. Sipas Edi Rames kush do ti vere ne shina keto institucione te pamvarura. Kjo qeveri sado qe te punoje mire po nuk beri reformen me te domozdoshme si ne keto institucione, e ka jeten e shkurter.

  6. Dorian says:

    puu, per pak desh na e futen bythecaret e Greqise …

  7. Rri shtrember por fol drejt! says:

    Me ben te qesh me te madhe ky laj kur e lexoj, edhe pse e di shume mire, se faktikisht eshte per te uleritur me te madhe. Eshte per te uleritur, sepse prokuroria kerkon nje kallezim penal per te hetuar ndaj nje ish-ministri, i cili dyshohet per tradheti kombetare. Dhe ky dyshim nuk perben ndonje deklarat nga foltoret e partive politike,por rrjedh drejteperdrejt nga gjykata me e larte ne vend. E faktuar ne menyre te pakundershtueshme, ish-ministri ka firmsur me doren e vet nje dokument, i cili cenon ne menyren me evidente sovranitetin e vendit tone.
    Me vjen per te vjell kur shikoj disa prokurore qe akoma nuk e kane kuptuar faktin, qe ata jane perfaqesues te interesave dhe shtetit shqiptare (jo te Qeverrive shqiptare), dhe si te tille jane te detyrar me ligj qe te hetojne kundrejt cdo kujt qe i shkel keto interesa, ne menyre aktive ose pasive, me veprime apo mosveprime, me neglizhence ose qellimisht.
    Studentet e juridikut ne simestrin e pare mesojne dy principe mbi te cilat bazohet puna e prokurorise: Prinzipi i “Legalitetit” dhe ai i “Inkuzicionit”, qe as me pake e as me shume nenkuptojne, obligimin institucional qe ka Policia dhe Prokuroria per te hetuar kundrejt cdo DYSHIMI TE KRYERJES SE NJE VEPRE PENALE, pa qene e nevojshme qe te behet nje kallezim penal. Ne momentin qe keto dy institucione kane nje dyshim fillestare ato jane te detyruara konstitucionalisht te hapin nje dosje hetimi. (Ketu perjashtohen vetem disa vepra penale, si psh. vepra penale qe ndodhin brenda familjes ndiqen vetem kur behet kallezimi perkates)
    Eshte shume e turpeshme, diletanteske, madje shume banale qe te degjosh nje Prokuror te flase brockulla te tilla. Kam qene i vetedijshem qe paraja blen shume gjera, por fatekeqesisht ne Shqiperia paraja blen tanime edhe nderin e burrave.

  8. Pelasgian says:

    Sa me shpejt TRITOL bythes Gerrkut DHJERAMAN , RAMAQIS ROPQIRIS !

  9. qinani says:

    dava zagaresh mer
    shqiptarshkerdho te ndyt.

  10. Todo says:

    Mos prisni asgje,ata nuk e prekin njeri-tjetrin.

  11. KORÇARI says:

    U dhjene ne breke edhe socialistet me duket, pak nga pak po mundohen ta shujne kete problem,ashtu si Gerdecin edhe 21 janarin edhe shume te tjera, si perfundim ndjehem i zhgenjyer nga RILINDJA

    1. Tuttosport says:

      Po ta arrestojne shpellarin,plas lufta nga malokeria,keto lloj shtazesh na qelluan.

  12. z/kallami says:

    Tashti cdo njeri ka te drejt te pakten te mendoje dhe te baj krahasimet ndermjet monizmit dhe demokracise.
    Per cdo shkeles qe kryente veper penale ekzekutuesi ishte vete shteti monist.Kjo tregon se asgja nuk ishte kopil.I merrte gjak ne vetull brenda orve.E vinte ne litar apo plumbin ballit.
    Ne demokraci cdo krime apo veper penale deri dhe ketu me tradheti falje teritorit nji shtetit tjeter mbetet kopil.Gerdeci kopil.21 janari kopil.14 shtatori 1998 kopil.Penaliteti nuk ka autor por ka kopil e zog kurvet.Shkurt pandershmeri.
    Te gjithsa qeverisen ne keto 25 vjet.O jane te pafate e nuk kuptojn domethanien shtet.Ose ushtrojne detyren qellimisht per te mos ba shtetin shtet.

  13. Angjelini says:

    Te dhjefsha rilindje o njerz pa identitet. I moret votat dhe tani avazi vazhdon. Asnje afere korruptive nuk do hetohet pasi jeni te gjithe hajdut. Helem u befte buka si hani.

  14. Ku futen socialistet ka vetem akuza e gjyqe per gallate.
    Estrada e rilindjes.

  15. gezim says:

    ….zedhensi nnuk edi kur vihet ne levizje organi akuzes !!!??? mjafton vendimi Gjykatesw Kushtetuse dhe jo vtem prokuroria vihet ne levizje por e ka ceshtjen gadi per hetim. Kujtojne se luajne me fjale me opinionin por ja qeshark para tyre, e te pa afte , te pa vlere.

  16. emigranti 1 says:

    Po nuk doli dhalli I dhise se Gramshit nga tasi ,kurrenuk ka hetim.Kjo eshte jojaaaaa.Ish ministry I jashtem lihet jasht hetimit,ne vend te firmetarit “grupi negociator”Bravo Sali Berisha ,luaja fene ketij vendi se vdiqen burrat qe embanin.Ti qen e ke firmosur dhe s’ka nevoje per hetim.Ti qen ishe burri 1 I shtetit si kryatar qeverie.Ti kylysh Luli ishe minister I jashtem.Ju te dy e gatuate tradhetine.Populli ua ka vene gishtin,por Rama ju ka falur te “fshiheni”Po historia eshte e pa meshirshme per tradhetaret,ajo I zbulon edhe pas vdekjes.Ju ini te denuar nga historia e Shqiperise si tradhetare qe kini shitur Detin e Shqiperise ne menyre tinezare ,ashtu si Ahmet Zogu qe shiti Shen Naumin.

  17. dani says:

    Problemi esht se prokuroret jan po SHQIPTAR dhe ne SHQIPTARVE na ka humbur nocioni i prones dhe i trazhgimnis, ne nuk i japim rendesi fare trazhgimis kombetare se nuk e kemi ven me djers por naj kan len te ruajtur me gjak te paret tan dhe malli babes si i thon nje fjale shitet si mall belik,prokuroret ton e shikojn si problem fare normal shitjen e detit se per ne atdheu kombi nuk ka fare vler, per ne ka vler vetem vendi ku ham e dhjesim se jemi kthyer ne kafsh ka 24 vjet demokraci dhe ate qe bota e vlerson si gjen me te çmuar qe jan gati te japin dhe jeten pra territoret e veta kombetare ne verioret i kemi shitur gjithmon se nuk kemi luftuar kurr per kto troje bile dhe ne luften e dyt ne ishim te ter me GJERMANIN mos them qe kemi luftuar kunder kombit ton dhe ne interes te te huajve mot e jet, po ne luftojm dhe per hajdutri per para dhe per ate mikun qe ndodhet ne mes shalve,ne pa na detyruar kerkush e çuam flamurin kombetar ne ROM tek MUSOLINI, jemi te vetmit qe atdheun naj ngeci me zor ENVER HOXHA me luften kunder okupatorit prandaj dhe vrasjet qe bente ENVERI per tradhtin kombetare ne sot na duken apsurde dhe te tmerrshme dhe per kta te vrar flasim sikur tregojm per kreshiket sot, se per ne atdheu esht vetem nje vend qe na ka ren per pjes nga te paret tan ku ham e dhjesim dhe azgje me shum, kte sqarim mbas mendimit tim e bera per thenien e prokurorve ne kte artikull,po kontrollojm a ka shkelje ligjore,kjo thenie tregon qe jemi populli qe e duam me pak ose aspak fare kombin ton dhe jemi te deshperuar qe krimineli ENVER HOXHA naj la peshqesh kte vend na futi dhe ne kombet e bashkuara dhe ne te ter organizmat nderkombetar dhe ne sot nuk gixon njeri te naj mar teritorin dhe ky esht dhe fakti qe na merzit me shum, si nuk kan te drejt te tjeret te naj marin teritoret tona qe na jan ber barr ka qe kur smbahet mend,dhe se fundi po ju them dhe mendimin tim rreal se ju o popull pa moral nuk meritoni fare atdhe se dhe vet fjala atdhe vjen nga bashkimi fjalve dheu qe te la babai, po ne tek e fundit na beri ai qe vdiq me zor SHQIPTAR na la te bashkuar me zor per 50 vjet se ne si popull me kte lloj mentaliteti nuk na dihet prejardhja dhe origjina,por nje gje kemi te veçant nga popujt e botes qe jemi populli unikal ne planet qe nuk e duam kombin ton dhe e falim vetem per nje falimderit ose qe te na thot dikush je i modh je njish.

  18. padrino says:

    Këta të ripjelljes , së piktorit, njësoj janë me kartelin blu, që firmosi paktin detar, sjanë më të mirë, justifikohen jo e ka prekuroria , jo s’na lejon BE, jo s’do amerika, jo po kemi emigrantë në gerqi, dhe greku i ndjek. Berishovici, e bashovici duhet të ishin me kohë në qyngje .

  19. E vërteta që djeg says:

    Popull mjeran e injorant…Këtu e disa vjet, mediat dhe politika, na kanë servirur një përrallë,(shumë “patriotike”, duhet të them si shumica e përrallave që na pëlqejnë), “përrallën e detit”, duke folur për tradhëti, për “shitje” territoresh etj.etj. (me termat e diktaturës), pa na sqaruar asnjëherë se ku është tradhëtia, me cilat rregulla e ligje ndërkombëtare bie ndesh “Marrëveshja e Detit” etj., por thjesht me parimin “Hoxhist-Musolinian”, që “e drejta jam unë” (?!) Gjithashtu, sa herë u teket (mediave e politikës), na e “hedhin për konsum”, këtë “hata të madhe”, për të larguar vëmëndjen nga problemet dhe hallet e vërteta të këtij populli mjeran, që si gjithmonë e ha shumë kollaj, sapunin për djathë…(???!!!) Sali Berisha e Lulzim Basha, kanë bërë krime monstruoze ndaj këtij populli dhe duhej të gjendeshin me kohë, prapa hekurave… Të diskutojmë, se krimi më i madh që kanë bërë, është Marrëveshja e Detit, është sikur “u falim” krimet e vërteta që kanë bërë…!

  20. edlira says:

    Ndonjehere njerezit dhe ligjzbatuesit nuk marrin vesh me fjale. Pa largojeni urgjent kete Lllallen dhe kryetarin e SHISH:it dhe vendosni njerez te paster e te afte e me energji e ta shohim e krahasojme se cfare plehrash kemi patur mbi koke.Llalla duket qarte qe eshte mik i lulushit e saliut me shoke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje