Elbasan, banorët e Gjinarit në protestë, shkak prishja e rrugës në Shelcan

11 Shkurt 2015, 09:43Politika TEMA
Elbasan, banorët e Gjinarit në protestë, shkak prishja e

Banorët e Elbasanit kanë dalë në protest mëngjesin e sotëm, shkak prishja e rrugës në Shelcan.

Sipas banorëve rruga Shelcan – Gjinar e pakalueshme dhe se prej 15 ditësh janë të izoluar.

Rruga Shelcan-Gjinar është prishur prej disa kohësh për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjeve të tokës pranë fshatit Shelcan, të cilat e kanë shkatërruar një pjesë të mirë të kësaj rruge.

Devijimi i lëvizjes në këtë pjesë të rrugës është i pamundur për shkak të terrenit, ndaj dhe Shtabi i Emergjencave civile pranë Prefekturës së Elbasanit ka vendosur bllokimin e saj, për shkak të rrezikshmërisë. Elisa Dedja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje