Sindikatat e Transportit Qytetas në grevë/ Paralizojnë prej 3 orësh trasportin urban

11 Shkurt 2015, 08:15Politika TEMA

Transporti urban është paralizuar për rreth 3 orë në qendër të Tiranës, si pasojë e grevës së Sindikatave të Transportit Qytetas. Në këtë grevë morën pjesë 10 shoqëri të transportit publik.

Protesta nisi që prej orës 05:00 të mëngjesit të sotmëm dhe përfundoi në 08:00 dhe sipas kreut të Federatës për Punonjësit e Transportit Urban, Zija Hasanaj  kjo protestë do të pasohet me një grevë 24 orëshe përgjatë ditës së nesërme.

Prej 1 viti i bëjmë apel qeverisë e bashkisë.Transporti urban nesër grevë 24 orëshe” tha Hasanaj.

Protesta krijoi një kaos në transportin urban të kryeqytetit, kryesisht gjatë orës 07:00- 08:00,  pasi përkon në një orar ku shumica e qytetarëve frekuentojnë këtë lloj transporti për të shkuar në punë apo shkollë. Elisa Dedja

4 komente në “Sindikatat e Transportit Qytetas në grevë/ Paralizojnë prej 3 orësh trasportin urban”

  1. anonim1234 says:

    Shume mire bejne! Te rritet edhe ky cmim me bekimin e partise. Gjejne shesh e bejne pershesh. Keta qe i bejne keto jane pasanike qe nuk kane vjedhur energjine dhe nuk ka bythe ti ngacmoje kush!

  2. anticensurë says:

    që kanë bërë mirë!?
    asqë diskutohet,por problemi(mendoj se është tek ju si redaksi)është se përse i bëjnë apel qeverisë dhe bashkisë??
    apo duhet ta marrim ne vetë me mënd??
    mos vallë kanë kërkuar të kenë helikopterë në vënd të autobuzave?apo duan rroga nga 10mijë eruo ditën??apo kërkojnë kushte më të mira pune?
    apo,…apo,…..apo ……???
    çfarë kërkojnë??

  3. Naftetari says:

    Po kane te drejete se karburanti nga 200 leke ka zbritur ne 150 leke dhe duhet te ulet cmimi kane shume te drejte.Po qe se eshte per rroga te pa marra qeveria duhet qe urgjentishte te zgjidhe kontraten me keto kompani qe nuk paguajen buken e gojes.

    1. Erion says:

      Ku e merr 150 naften ti se sot me mengjes ishte 166

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje