Kryeministri Edi Rama i drejtoi një apel qytetarëve për të denoncuar të gjitha rastet abuzive apo sjelljet e punonjësve të shtetit.
Rama tha se celularët që qytetarët kanë në duart e tyre janë një armë e fortë për të denoncuar sjelljet e padenja dhe korrupsionin e zyrtarëve apo administratës.
“Kjo s’ka të bëjë me spiunin, por me denoncimin e një pengese që mund të gjejë cdo qytetar në zyrat e shtetit, duke iu mohuar një e drejtë apo duke mos marrë shërbimin në lartësinë e duhur.
Denonconi këta zyrtarë, denonconi nëse përballeni në rrugë me një polic të dehur, denonconi nëse ju mohohet një e drejtë apo shërbim që ju takon.
Na provoni, pasi ne jemi në anën tuaj. Ne jemi këtu me votën tuaj dhe jo nga ata zyrtarë që ju denonconi.
Në portalin antikorrupsion janë depozituar dhjetra raste abuzime nga drejtues. Kjo nuk ka lidhje me je spiun, por ka të bëjë me të drejtën tënde.
Mbrohu nuk mund të mbrohesh duke kërkuar një mik. Mbrohu duke bërë denoncim. Është propaganduar në mënyrë hileqare se lufta ndaj vjedhjes së energjisë.
Afro 90 % e të ndaluarve dhe gjykuarve janë biznesmenë. Më shumë se 50 punonjës të kësaj kompanie dhe policie. Punonjës poste që vjedhin paratë e konsumatorëve.
Ata që nuk heshtën çuan prapa hekurave vjedhësit e kontributit të tyre dhe nuk paguan sërish“, iu drejtua Rama qytetarëve në një apel për të denoncuar korrupsionin dhe paligjshmërinë. /gj.k/
Tju vene ne prove per cfare?Ju nuk keni byth te merni brenda ata qe kane ceshtje te hapura dhe qe vrasin ne mes te dites.
Shprese shprese Jo e kote por nje veprim I vogel she nje gur I madh be themel te shtetit
te shohim…sapo denoncova rastin e paster te abuzimit nga Drejtoria e pergjitheshme e Doganave nepermjet sistemit ASICUDA per peshen e Europaletave i cili ne fakt,me standard eshte 25 kh ndersa sistemi e pranon vetem 16 kg…!! diferenca e peshes shkon per amballazh plastik me akcize 120 lek/kg me gjithe TVSH,dmth,nje kamion me 33 paleta i ngarkuar ne amballazh plastik paguan padrejtesisht diku rreth 37000 lek te reja….
Te shohim reagimin,a e kane me te vertete…!??
zoti kryeminister, vota jone ishte prova me ideale per ty, dhe ti po na zhgenjen , plaku qelbesire po destabilizon vendin , korrupsioni ka mar dhene, dhe padrejtesia ka arritur kulmin, dhe ti del dhe na thua, na provoni, me fal por keshtu si flet ti, je teper qesharak, ne qe te besuam voten ty !!! nuk jemi idioter , te tallesh ti me ne !!!
Sa qesharake kjo deklarate e Rames !
Ku mbetet gje per te denoncuar ketu vetem korrupsion ka, fillim mbarim nate e dite qe nga ti si kryeminister ,presidenti, ministrat deputetet deri tek pastrueset e spitalit.
Une p sh denonocoj Ramen per bunker vilen qe ka ndertuar ne malin e Dajtit ,Argita Sali Berishen per vilen ne plazhin e Lalezit qe vazhdimisht e zgjeron se i duket gjithnjee me e vogel ,Meten per milionat qe shpenzoje brenda nates per te festuar ditelindjen e tij e tjere e tjere e tjere……..