Basha: Harta e re territoriale, pazar politik

11 Shkurt 2015, 13:41Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, njëherësh kryebashkiak i Tiranës,  ka mbledhur sot vendorët për të diskutuar për problemet e njësive vendore demokrate.

Gjatë fjalës së tij, Basha ka thënë se synimi duhet të jetë një dhe i qartë e duhet të synojë që pushteti vendor të bëhet më demokratik.

Sipas tij,  çdokush që ka një problem duhet të dëgjohet e më pas të merret me zgjidhjen e tyre.

Basha tha se kërkon që të ketë një koncept decentralizimit njësive vendore si dhe zgjerim të kompetencave të vendorëve.

Duke folur për ndarjen e re administrative, Basha tha se harta territoriale Rama-Meta është një hartë pazaresh dhe se jo vetëm që nuk është marrë parasysh propozimi i tyre por edhe miratimi është bërë vetëm nga mazhoranca. Basha theksoi se nuk do të ulet kurrë në sofrën e pazarit.

Miratuan hartën me mxitim, pa u konsultuar me të zgjedhurit vendorë, me qytetarët. Ndërsa sot thonë se kompetencat i diskutojmë vitin tjetër, pra prit gomar të mbijë bar.

Kanë cuar në Kuvend një draft mbi ndryshimet ligjore, duke cënuar në maksimum autonominë vendore, madje duke ndërhyrë deri në hartimin e buxheteve”, theksoi Basha. /gj.k/

5 komente në “Basha: Harta e re territoriale, pazar politik”

  1. plaku i mocem says:

    Z.Basha kur ishte puna qe te dikutonit harten ju nuk moret pjese ne shenje demonstrative per te treguar se ju nuk ishit dakord me ate harte.Mirpo askush nuk pa prej jush nje project tjeter.Tani ju perseri beni retorike.Shqiptaret mbase do te mendonin ndryshe ne se ju duhet te kishit marre pjese ne komision dhe te kishit bere vrejtejet tuaja.Me kete rast benit edhe politiken tuaj.Kjo nuk u pa.

  2. Te pershendes per fjalen qe ke then :”PRIT GOMAR TE MBIJ BAR”
    Do presi I ziu gomar,pasi kur ishit ne pushtet nuk lat ne kembe as edhe nje fije bari. Ndaj gomeret do presin se shoket e tyre nuk lane gje ne kembe.

  3. coli says:

    boll bashibozuket e pd 25 vjet se nuk kishi fituar kurre zgjedhjet keto vite me vota te reullta por me vjdhje vrasje e korrupsion u munduat me cdo kusht te na zhduknit nga faqet historine token detin nga situata qe na krijuat bete boshatisjen e shqiperise nga rinia qe edhe sot vazhdojme ne rruget e botes ike ike larg nga ku skthehesh me

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje