Policia ka arrestuar në flagrancë 2 persona paraditen e sotme, pasi tentuan korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore që i kishin ndalur për shkelje të ligjit.
Komisariati i Qarkullimit Rrugor Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin e Antikorrupsionit Tiranë është bëre arrestimi në flagrancë i shtetasit Tahir Lleshi rreth orës 10:00 të mëngjesit. Ky shtetas në momentin e konstatimit nga ana e Punonjesit të Qarkullimit Rrugor, ka qene duke kryer shërbimi taksi të pa licensuar, në afërsi të sheshit “Karl Topia”. Në momenin e ndalimit ai ka tentuar t’i japë shumën e 1000 lekëve punonjësit të policisë.
Arrestimi tjetër është kryer rreth një orë më vonë. Në orën 11:15 shtetasi Arjan Sulaj është ndaluar nga Policia, pasi ka hyrë kundravajtje në afërsi të sheshit “Skenderbej”. Pas ndalimit është konstatuar se ky shtetas nuk ishte i pajisur me me leje drejtimi. Në këto kushte ai ka tentuar t’i japi shumën e 1000 lekëve punonjësit të policisë.
Të dy shtetasit e lartpërmendur janë arrestuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.
Vetëm gjatë dy javëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 4 persona që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore. Ndërsa që nga dhjetori i vitit të kaluar numri i personave të arrestuar për këtë veprë penale është 9./j.h
Po minister, ish minister, deputete e ish deputete, kryeminister e ish kryeminister eshte denuar ne kete vend?! per keto te tjerat s’pjerdh kush! E keqja vjen nga lart!
Here e pare qe ndoth nje gje e tille. E un perpiqem cdo jere te korruptoje polica a doktore publike por jam KUNDER korrupsionit ne Shqiperi.
Mos u merrni me arrestime banale por gjobitni ne vend, per korrupsion. Kush nga hetues apo gjykates eshte arrestuar per korrupsion kur kan marre me miljona leke? Po antari i gjykates se larte Gjin Gjoni u arrestua????????
Dy arrestimet e sotme te shoferave do ta quaja te teperuar. Pse? Keshtu pengoni veprimtarine e policise duke u marre me probleme me pak te rendesishme dhe duke lene ato qe jane me te rendesishmet. Nuk duhet te quhet arrestim pse provokoi policin me 1000leke, por ndalim per thyerje te normave qytetare. Kjo shkelje denohet me gjobe.
Ke te drejte kjo vertete eshte e teperuar,dhe flasim per mbi popullim te burgjeve dhe per kushte skandaloze.Ky lloj arrestimi eshte nje shou,medemek po punon policia rrugore,e para sasia e parave nuk i ka bindur policet,dhe personat qe jane arrestuar jane te panjohur per policet,te cilet kane patur frike se mos provokohen,sic ndodhe rendomte ne prapaskenat qe organizonjne ish sigurimsat qe punojne Sh.K.B.pasatj veprimi i personit te dyte qe nuk ka patur leje drejtimi eshte shume me i madhe se i pari,dhe parashikon deri edhe burge,dhe 1000 lekshaja nuk e justifikonte shkeljen.tani policet kane ndryshuar taktike marin leke veten ne te njohurit e tyre qe punojne me shkelje,dhe qe kane vite vite qe paguajne taksen(kete ma ka treguar para ca ditesh nje shofer fugoni qe bene linjen Tirane Korce,i cili me thoshte se ke ap ske pasagjer je i detyruar te paguash taksen,fillon me ato te Korces,ne Pogradec,ne Librazhd,ne Elbasan,dhe ne Tirane,dhe ne kthim e kunderta)Pra o lum miku llogarite nga pes mije leke e te rishe drejte se ndryshe ta nxijne…..pra i duhet shoferit qe te mbaje tre veta jashte vendeve vetem e vetem te paguaj policet te cilet e kane vene kete regull qe prej dhjete vitesh…..Pra nuk eshte kjo plasje,dhe dalin e bejne shohu me ca te mjere te cilet kushedi per cfare arsyesh kane bere shkeljen,do mjaftonte nje gjobe e majme,ama e dije se i vete shtetit…..
Kjo qeveri po i mori frymen korrupsionit,ja kjo do te thote tolerance zero per korrupsionin