Në minierën e Munellës në Pukë ka pasur shembje masive, të cilat kanë ndodhur në katin e 6-të në thellësinë e 2 mijë metrave.
Forcat e policisë kanë shkuar drejt vendit të ngjarjes, ndërsa mësohet se një minator ka humbur jetën. Minatori i vdekur mësohet se është Gjovalin Prenga.
Në minierën e bakrit në Munellë punojnë 170 minatorë, ndersa minatorët që ishin në katet e sipërme të minierës janë nxjerrë nga galeria. Miniera e Munellës i është dhënë prej dy vitesh me koncesion një kopmanie turke, ndërsa një vit më parë bashkëaksionere me të është bërë edhe një kompani kineze.
Nga dëshmitë e minatorëve mësohet se një masiv i madh shkëmbor u shkëput duke shkaktuar ngjarjen e rëndë, por nuk dihen detaje të tjera. Në minierën e Munellës shpesh ka pasur protesta për vonesat e pagave të punonjësve, por edhe kontestime nga specialistët për trajtimin jo të drejtë të pasurive që kompania turke nxjerr nga Shqipëria. Miniera i është nënshtruar inspektimit nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, ku sipas vlerësimit i përmbushte kushtet teknike. /j.h
mos kini merak se do ju vije ne ndihme mamaja e erion veliut
A.Ahmetaj me vilajet qyrkun do te dalin te thone brockullat e rradhes!
nuk imagjinohet se sa pasuri kan ber pronaret dhe politikane te djatht e te majte dhe banoret e zones vdesin ne galeri jan pa uje dhe pa buk dhe malin e munelles e kan ber si djathin me vrima.