PD vijon bojkotin e Komisioneve deri në largimin e Metës/Xhafaj: Absurde, të flasë drejtësia

11 Mars 2015, 11:03Politika TEMA

Deputetët e opozitës vijojnë të mbajnë një qëndrim bllokues në Komisionet parlamentare, duke përsëritur kërkesën pë largimin e Ilir Metës nga posti i Kryetarit të Kuvendit dhe përballjes së tij me drejtësinë pas akuzave të Tom Doshit.

Deputeti Arben Ristani, anëtar i Komisioni të Ligjeve, ka theksuar se tashmë opozita e ka bërë të qartë qëndrimin e saj që punimet e Parlamentit nuk mund të vazhdojnë normalisht derisa Ilir Meta të përballet me akuzën jo duke u mbrojtur me pozicionin e Kryetarit të Kuvendit.

“Z.Meta akuzohet nga anëtari i këtij Komisioni për skenarin e vrasjes së dy deputetëve. Gjendja është skandaloze, pasi dy ligjvënës të Parlamentit janë kërcënuar me jetën.

Ne kërkojmë dorëheqjen e Metës dhe vënien e tij para drejtësisë deri në zbardhjen e akuzave“, theksoi Ristani.

Por Kryetari i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj e ka cilësuar si një rrugë të gabuar atë të zgjedhur nga deputetët e opozitës.

“Lereni drejtësinë të thotë fjalën e saj, pastaj flisni edhe ju. Mblidhni Këshillin e Legjislacionit për të diskutuar mocionin që keni depozituar”, është shprehur Xhafaj. /gj.k/

1 komente në “PD vijon bojkotin e Komisioneve deri në largimin e Metës/Xhafaj: Absurde, të flasë drejtësia”

  1. Alphade says:

    Nuk jane shkaqe por sebepe, turpin e paci per vete ! Keshtu thote ajo kenga labe kushtuar bandes
    Pedeiste, me ne krye monstren vicidolas……!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje