Mark Frroku rrëfehet në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit.
Ylli Rakipi: Një miku im gazetar më shkruante: Në këtë proçes shumë të vrarë dhe asnjë i vdekur. Në pikëpamjen tuaj çfarë është kjo ngjarje?
Mark Frroku: Duke parë sekuencat duhet të them se nuk është Mark Frroku, por një tjetër që ka thënë se Mark Frroku e ka njoftuar Tom Doshin. Është gazetar investigativ dhe këtë deklaratë e ka bërë para 7-8 ditësh. Mark Frroku i ka bërë deklaratat e tij para Prokurorisë dhe Krimeve të Rënda. U qendroj këtyre deklaratave dhe nuk jam unë personi që i kam thënë Tom Doshit apo dikujt tjetër që ndaj teje po organizohet një vrasje.
Ylli Rakipi: Këto janë qëndrime që ju i keni shprehur në media. Është pjekur në mendjen tuaj se cfarë është kjo ngjarje, pasi ju keni qenë njeri i afërt i Doshit dhe Dritan Priftit?
Mark Frroku: Kam rreth 1.5 vjet që e kam mik Tom Doshit. E kemi nisur miqësinë në politikë dhe e kam vazhduar në biznes. Me Priftin nuk kam miqësi. Lidhja e vetme ka qenë shitja e një biznesi familjes sime.
Ylli Rakipi: Si hytë ju në këtë ngjarje?
Mark Frroku: Unë me Doshin kam miqësi, jam shoqëruar me të në parlament, kafe.
Ylli Rakipi: Ku jeni njoftuar për skandalin?
Mark Frroku: Vetëm në media. E kam parë Tom Doshin në daljet e tij publike duke deklaruar se personi që e ka informuar ka qenë Mark Frroku.
Ylli Rakipi: Çfarë menduat kur e dëgjuat këtë deklaratë?
Mark Frroku: Duke qenë se unë jam shoqëruar gjithmonë me Doshin dhe të kam ndarë një pjesë të madhe të politikës në parlament dhe në qarkun e Shkodrës, Doshi ndoshta ka menduar se edhe pjesën e politikës që kam ndarë me të, mund të ndaja edhe këtë hall të tij. Por unë shoh hallet e mia dhe në rrafsh politik, hallet e zgjedhësve të mi dhe detyrën time si parlamentar në zbatim të ligjit dhe Kushtetuës së Shqipërisë.
Ylli Rakipi: Doshi pretendon se në gusht ju i keni thënë se Meta do ta vrasë?
Mark Frroku: Përderisa nuk kam lidhje me këtë ngjarje, nuk di të them data.
Ylli Rakipi: Ju ishit mik me të, ishit të shqetësuar se dikush mund ta vriste?
Mark Frroku: Mua Doshi nuk më ka thënë gjë. Kemi ndarë shqetësime politike, si pjesë e Komisionit të Ligjeve dhe në parlament. Kemi diskutuar probleme politike, por jo për këtë çështje.
Ylli Rakipi: Ju nuk e keni parë atë të shqetësuar?
Mark Frroku: Ne kemi dalë lirshëm, nuk kam parë asnjë shqetësim.
Ylli Rakipi: Prifti ka thënë se ka qenë në dijeni në tetor.
Mark Frroku: Ndoshta Prifti ka më shumë informacion se unë.
Ylli Rakipi: Durim Bami ishte i porosituri për ta vrarë. Thelbi i deklaratës së Doshit ishte se këtë ia keni thënë ju.
Mark Frroku: Unë nuk e njoh Durim Bamin dhe nuk kam si ti kem thënë Doshit.
Ylli Rakipi: Ka deklarata se keni qenë në një dasëm të një të afërmi të Bamit.
Mark Frroku: Nuk është e vërtetë. Në dasma ka dhe kamera përveç sazeve. Policia mund të marrë kamerat nëse ka. Unë nuk kam qenë në asnjë dasme as në Krujë dhe as në Fushë Krujë. Doshi rri me shumë veta për shkak të lidhjeve politike dhe personale. Unë nuk shkoj në tavolinat e Doshit dhe të marr gjeneralitetet e njerëzve me të cilët rri. Unë nuk bëj analiza të tilla. Por të garantoj se nuk kam qenë në asnjë dasem në Fushë Krujë dhe as në Krujë. Ta garantoj me jeten time.
Ylli Rakipi: Kur e keni njohur Doshin dhe cili ka qenë fillimisht raporti juaj?
Mark Frroku: Nuk isha unë fillimisht i përzgjedhuri i Partisë KristianDemokrate për të garuar. Ishte vëllai im i cili vuan padrejtësisht dënimin. Më pas kam njohur Doshin që garantonte për PS në atë qark dhe ai më mbështeti. Njohja ka qenë politike fillimisht. Doshi ka dhënë kontributin e tij, por kanë qenë zgjedhësit dhe puna ime dhe Partisë Kristian Demokrate që na ka nxjerrë faqebardhë. më pas nisëm një biznes bashkë te rruga e Durrësit dhe lidhja jonë u bë më e fortë.
Ylli Rakipi: Ka akuza se më 2014 keni fshehur në makinën tuaj një narkotrafikant. Është ky gabim i policisë apo keqkuptim?
Mark Frroku: Unë mund të jem ndaluar nga policia edhe 15 herë nga kontrolle rutinë. Jo për Mark Frrokun, por janë masat e policisë ose postobbloqe të policisë rrugore. Unë kam respektuar dhe kam vazhduar rrugën time. Përsa i përket neotrafikantëve, unë nuk kam pasur njerëz të tillë në makinë. Në makinën time udhëtoj me shoferin tim dhe familjen time. Nuk marr njerëz të tjerë. Raporti i policisë nuk thotë se kush ishte në makinë, por thotë që ishte Mark Frroku. Kam verifikuar diçka përsa i përket targës dhe ajo targë që është në raportin e policisë nuk është targa ime. Policia thotë se makina ime sipas raportit ka targën në fund GY, ndërsa makina ime e ka GX. Është një lapsus i atyre që kanë bërë raportin, ose raporti mund të jetë trillim.
Ylli Rakipi: Një javë më parë në këtë studio Dritan Prifti deklaroi se Ilir Meta donte ta vriste dhe për këtë e kishte informuar Mark Frroku.
Mark Frroku: Po më vjen habi pasi nuk ka të vërtetë në këtë deklaratë. Unë me Priftin jam takuar vetëm për biznes se ai ka qenë ndërmjetës në shitjen e një biznesi të familjes sime. Priftin e kam njohur nëpërmjet Tom Doshit dhe takimet tona kanë qenë nëpërmjet Tomës dhe një personi tjetër të huaji që bleu sipërmarjen e familjes sime.
Ylli Rakipi: Prifti e dinte për videon në tetor, ndërsa ju rrinit bashkë me Doshin dhe nuk dinit asgjë?
Mark Frroku: Unë interesohem për punët e mia dhe asnjëherë për punët e tjera. Nuk gërmoj për hallet e askujt. Me priftin diskutimet kanë qenë vetëm në kuadër të shitjes së kësaj kompanie. Zoti Prifti ardhjen në këtë studio e ka bërë si mbrojtës i Doshit duke lakuar edhe emrin tim. Ndoshta ka menduar Prifti se unë nuk kam gojë dhe nuk flas. Por unë mund të vij dhe të them vetë atë që kam parë dhe di. Zoti Prifti ka thënë që nuk jam Mark Frroku dhe kjo është e vërtetë se Mark Frroku nuk rri me diktofona në xhepa.
Ylli Rakipi: Interesi është që kur tre miq rrinë bashkë, vetëm 2 e dinë problemin e njërit.
Mark Frroku: Unë kam qenë me Doshin, kemi diskutuar çështje biznesi dhe politike, por jo këtë çështje.
Ylli Rakipi: Prifti ka deklaruar këtu se Meta me Doshin kanë dalë për dreka-darka, ka lëvizur edhe në veri të Shqipërisë për biznes.
Mark Frroku: Unë e di që Doshi ka qenë mik me Metën, kanë dalë për dreka, darka. Meta është kryetar Kuvendi, ndërsa Doshi një deputet i fuqishëm në qarkun e Shkodrës. Unë jam deputet i ri dhe nuk më ka interesuar që zhbiriloj lidhjet e tyre apo të deputetëve të tjerë. Unë jam marrë me punët e mia, kjo më intereson.
Ylli Rakipi: Prifti pretendon se vrasësi i tij i urdhëruar nga Meta do të vinte nga Suedia, i keni treguar detaje.
Mark Frroku: Kjo është përrallë, është telenovelë. Prfti është munduar me këto, unë nuk bëhem pjesë. Këto Prifti ti mbaj për vete. Nuk i kam thënë Priftit që do të vrasë Ilir Meta. Nuk përzihem në këto gjera. Nuk shquhem në rrethim tim shoqëror apo ku më ka shkelur këmba që unë e njoh intrigën. Mark Frroku nuk merret me intriga.
Ylli Rakipi: Deklarata vjen nga dy miqtë e tu. Që të dy do të vriteshin nga i njëjti person dhe lajmëtari je ti dhe ti nuk ke vënë re gjë.
Mark Frroku: Ata kanë dashur ta bëjnë sa më të besueshme alibinë që Mark Frroku ka sjellë te ne lajmin. Jam i qetë në këtë histori, iu qëndroj deklaratave që kam bërë në Prokurori.
Ylli Rakipi: E çuditshme që Doshi ka informuar institucionet prej 6 muajsh dhe ka rritur edhe masat e sigurisë dhe ju nuk keni vënë re gjë?
Mark Frroku: Doshi është përveç politikan, edhe biznesmen. Nuk ka asgjë të keqe që dikush merr masa sigurie. Ato masa mund ti marr edhe unë nesër, ose deri në një farë forme i kam marrë. Nuk ka asgjë të keqe këtu.
Ylli Rakipi: Pse është krijuar kjo ngjarje? Pse jeni thirrur ju?
Mark Frroku: Nuk kam asnjë ide pse është ndërtuar kjo. Dua ti informoj opinionin publik që unë nuk kam lidhje me këtë çështje dhe jam jashtë kësaj loje.
Ylli Rakipi: Pse jeni futur ju në këtë çështje, keni bërë një analizë?
Mark Frroku: Duke qenë mik me Doshin dhe në tavolina me Priftin, alibia do të ishte më e besueshme. Unë do ta ngre kartonin në parlament si pjesë e mazhorancës, por nuk ngre karton për çështje të tilla për askënd, as për djalin tim.
Ylli Rakipi:Ju keni bojkotuar votimin e disa ligjeve që kërkonin shumicë të cilësuar votash dhe Doshi tha se ishte ditëlindja juaj ndërsa nuk ishte.
Mark Frroku: Deputetët kanë të drejtë edhe të mos votojnë, të mos marrin pjesë në parlament, duke u konsultruar me partinë dhe bazën. Për rastin e ditëlindjes, ishte batutë e Doshit.
Ylli Rakipi:U duk se nuk ishit aq të kënaqur me mazhorancën dhe qeverinë?
Mark Frroku: Ishim të kënaqur me mazhorancën, por jo me disa ligje që kishte sjellë. Donim të bënim disa ndryshime.
Ylli Rakipi: E solla këtë rast për të treguar se një mosmarrëveshje me qeverinë dhe mazhorancën dhe veprime të tilla tregojnë diçka.
Mark Frroku: Populli thotë që lufta brenda llojit është më e keqja, por unë nuk kam asnjë luftë, as me mazhorancën dhe as me opozitën. Unë jam që parlamenti të jetë një vend ku të diskutohet dhe jo vend sherri dhe akuzash. Ka në parlament elementë që kanë 25 vjet që bejnë prokurorin, gjykatësin në atë parlament. Unë di të them që akuza ka pasur për shumë zyrtarë brenda dhe jashtë vendit. Edhe Ministra. Unë jam i gatshëm të përballem me çdo sistem gjyqësor brenda dhe jashtë vendit.
Ylli Rakipi: Jeni përballur me këto akuza?
Mark Frroku: Jo. nuk jam përballur. Por jam i gatshëm
Ylli Rakipi: Jeni njoftuar për ndonjë akuzë?
Mark Frroku: Jo. Nuk jam njoftuar
Ylli Rakipi: Keni jetuar në shtetin belg?
Mark Frroku: Jo nuk kam jetuar aty.
Ylli Rakipi: Përderisa nuk keni jetuar nuk jeni përballur me ndonjë akuzë.
Mark Frroku: Jo, ju garantoj që nuk kam asnjë akuzë për asgjë. As për këtë ngjarje, nuk kam asnjë njoftim për akuzë.
Ylli Rakipi: Cili ka qenë angazhimi juaj përpara se të merreshit me politikë?
Mark Frroku: Jemi marrë me politikë që në ’91. Pastaj jemi zhvendosur në Tiranë. Unë vij nga jeta e biznesit në politikë. Jeta nuk ka qenë e lehtë. E kemi nisur me shumë vështirësi. Malet tona kanë qenë të egra dhe me vështirësi e kemi çarë jetën. Por me ndershmëri dhe me dashamirësi me miqtë dhe shokët dhe duke ndihmuar të tjerët sa herë na është dhënë mundësia.
Ylli Rakipi: Pasi të ka ndaluar policia, ke pasur takime me Tahirin?
Mark Frroku: Policia më ka ndalur 15 herë pa e ditur se kush ishte në makinë.
Ylli Rakipi: Cilat janë marrëdhëniet tuaja me Ministrin Tahiri?
Mark Frroku: Marrëdhënie korrekte, jo shumë të afërta. Takohemi në parlament 1 herë në javë. Herë-herë kemi biseda, herë-herë jo. Kur më duhet të komunikoj me Ministrin Tahiri për problemet e zgjedhësve, e bëj.
Ylli Rakipi: E bëra këtë pyetje, se kontradikta kryesore ishte midis Doshit dhe Ministrit Tahiri. iIshit ju në dijeni?
Mark Frroku: Di që kanë pasur diskutime mes njëri-tjetrit. Nuk e di për kontradita të thella, për pakënaqësi të vogla dhe jo të mëdha. Kaq di, por unë nuk kam qenë pjesë e këtyre diskutimeve.
Ylli Rakipi: Ju jeni pjesë e mazhorancës. Cili është mendimi juaj për punën e Tahirit?
Mark Frroku: Punë e jashtëzkaonshme, arritjet më të mëdha në 15 vitet e fundit janë në kohën kur Tahiri drejton policinë. Kjo është shenjë pozitive për qytetarët dhe po i kthehet prestigji policisë.
Ylli Rakipi: Çfarë menduat kur prindërve të Tahirit i’u vendos tritol?
Mark Frroku: Ngjarje e rëndë, tritoli po bëhet problem për të gjithë. Policia dhe organet përkatëse duhet ta zbardhë këtë ngjarje. Nuk mund të flasim për emra, pasi këtë duhet ta vendosë gjykata dhe më pas ne mund të flasim për autorë apo për nxitësit.
Ylli Rakipi: Cilët mendoni se janë njerëzit e përfshirë në këtë ngjarje 20 ditore, në këndvështrim politik?
Mark Frroku: Unë njoh 3 personazhe: Doshi, Prifti dhe Meta. Personazhe të tjera nuk njoh dhe nuk mund të them më shumë se kaq. Nuk mund të aludoj për njerëz të tjerë. Njoh këta tre persona që më ka lidhur politika dhe biznesi dhe kaq.
Ylli Rakipi: Ne gazetarët pyesim se njerëz të tjerë pyeten nga Prokuroria.
Mark Frroku: Kjo është çështja e tyre. Unë mund të them se Mark Frroku nuk ka lidhje me këtë çështje.
Ylli Rakipi: Ju thoni që nuk e keni informuar Doshin për këtë ngjarje dhe nuk ishte i shqetësuar. Mendoni se gënjen Doshi për këtë çështje?
Mark Frroku: Kjo është çështja e tyre. Unë mund të them se Mark Frroku nuk ka lidhje me këtë çështje.
Ylli Rakipi: Ju thoni që nuk e keni informuar Doshin për këtë ngjarje dhe nuk ishte i shqetësuar. Mendoni se gënjen Doshi për këtë çështje?
Mark Frroku: Këtë nuk mund ta them, nëse gënjen apo jo. Gënjen kur thotë se unë jam informatori. Por nuk mund të them nëse gënjen për historinë apo jo. Unë po flas për veten time.
Ylli Rakipi: Keni komunikuar me zotin Meta për këtë skandal?
Mark Frroku: Jo nuk kam komunikuar me Metën.
Ylli Rakipi: Po me Doshin?
Mark Frroku: Po jam takuar pardje. Kemi diskutuar për biznesin tonë në kafe. Pasi Doshi është garant në biznesin që unë kam te rruga e Durrësit. Ishte takim i shkurtër 10 minuta.
Ylli Rakipi: U ndatë edhe në biznes?
Mark Frroku: Në biznes ishim të ndarë, pasi biznesin e kisha unë. Por Doshi ishte garant me kompaninë e tij për kredinë.
Ylli Rakipi: Doshi thotë se ka 6 muaj që ka njoftuar autoritetet për këtë ngjarje,. Duhet ti kishte nisur Prokuroria hetime për këtë çështje, se ju jeni politikanë?
Mark Frroku:Nëse një qytetari i kanoset jeta, prokuroria duhet të kishte nisur hetimet nëse Doshi i ka lajmëruar këto institucione.
Ylli Rakipi: Të kalojmë në një pikë të vështirë për ju. Dje u dha pertenca për vallanë tuaj.
Mark Frroku:Ky kalvar vuajtjesh ka nisur para shumë vitesh dhe sidomos për vëllanë tim që e vuan në mënyrë të padrejtë. Ky kalvar vjen për shkak të 3 personave: Agron Kuliçi që ishte hinka ku kalonin pisllëqet që ajo mazhoerancë bënte në atë kohë ndaj shumë qytetarëve dhe më në fund na erdhi rradha ne. Na erdhi rradha se për 20 vjet kemi kontribuar për PD me financa dhe është normale që një ditë, një person të kandidojë për veten e vet. Por zotërinjtë nuk e pritën mirë se ishim mësuar të merrnin para dhe vota nga ne. I dyti ishte zoti Anton Martini, prokurori qe falsifikoi provat nen urdhrat e Kuliçit dhe i treti zoti Fatmir Vladi, deshmimtari i rreme. Te tre keta fatkeqesisht jane nga Tropoja. Ne kemi ecur me te drejtën tonë dhe djersën tonë. Vellai im ka rastisur aty për drekë pasi një prej tyre ka qenë mik i familjes sonë dhe ne nuk e mohojmë. Edhe Kuliçi ka qenë i njohur, të tre këta kanë sajuar këtë. Dëshmitari i rremë ka marrë para, 100 milionë lekë. Ne do të bëjmë kallëzim për këtë çështje. Me pak fjalë ata e kanë blerë këtë dëshmitar. Policia dhe prokuroria nuk kanë hetuar se kush është ky njeri. Ai është i njohuri im dhe i vëllait tim që është në burg sot.
A ka shqiptar nane qe beson se ti
Thu te verteten?????
Cubi do te blejm nje tuf me dhi se shpejti per ty. Ti je vellai i nje vrases komisar policiet,sherbetor i shtetit dhe i qytetarve qe sdel ma nga burgu.Toma do te dale i fuqizuar nga kjo situate dhe per ty imagjinoje vet,ose sic thoni ju cubat gjeje vet mini mrapa
Partia Socialiste do paguaje gabimet e Rames qe ka futur ne parti persona te tille si Doshi, Ndoka, Ndreu e Frroku. Per ta nuk duhet te kishte vend ne kete force politike.
Ke te drejte dajti.se di ca kan dasht keta te veriut ne ket parti te kelysheve komunist
keta frrokaajt jan ne bande kriminelesh qe kane vrar njerz tepafajshem ne Belgjik sice vrau vellaij tina kryekomisarin Dritan Lamen perpara shtepis vete prandaj edhe Tomen eshte mundue ta fuse ne kurth dhe tavrase vete prandaj keta jan tamam turi derrat e Pukes kjo specje ska vende jo ne parlament por as ne Biznes dhe Fare Fare ne shoqrin shqiptare te zhduken njeore eme par nga shqipria po kuteshkoj iziu se dota arrestojn autoritetet Belge menjeher pere Vrasje dhe trafikant droge
Hajde deputete hajde…
Mjere ky popull…
Maks Velo e ka fajin..!
ky eshte pjese e Koalicionit dhe eshte nga Partia Kristiane ne te cilen aderon edhe Maks Velo.
Me habiti kjo interviste pjesa e fundit qe te tre personat jane nga Tropoja Agron Kuliqi dihet se cfare mostre eshte ndersa keta dy te tjeret nuk i di Me ardhka cudi qe te tre jane Tropojane edhe Prokurori edhe deshmimtari. Bindem akoma qe cdo gje e komandon Berisha ne drejtesi Jo se kam ndonje ide se e ka vrare apo jo ai qe akuzohet Por di qe ai ka pasur shume kontradita me kete njeri dhe ndoshta kjo eshte shfrytezuar per tja hedhur fajin atij ndoshta Por disa levizje te tijat qe jane bere ate dite te lene te dyshosh? Megjithate perseri hidhen hije dyshimi.
Keta jane pjelle e” TUC MAKUT ” TE “BJESHKEVE TE NEMUNA” KETA JANE DHELPRA , UJQER dhe CAKENJ QE KAne vjedhe malet e shqiperise NE KETO 25 vite , kaNE BO PAreTE PISTA dhe dalin ethone ne televizion qe kane vujt nga jeta ne male dhe qe te gjithe keta Qener hane ne nje Canak, keta jane Tradhetare dhe Hajdute dhe Vrases te Shqiperise E Shqiptareve te ndershem dhe i sherbejne Ameriqise,Inglizit dhe GJITHE REAKSIONIT NE BOTE !
VETEM BARK DERRAT ME NE KRYE SALISERB BERISHKRIMINELIN KANE GISHT ME VRASJE TE KOMISARIT D.L.
NUK PO DU MEJ MBROJT FAMILJEN FRROKU , SE NUK E DI KUSH JAN , NDOSHTA MUND TE JEN EDHE T KEQINJ , POR ME CA SHOF DHE NDIGJOJ VETEM TE PAVERTETA FLITEN , ASNJE PROV NUK KA QE JANE FAMILJE E KEQE , MENDOJ SE VETEM INATI DHE XHELOZIA E SHOKEVE DHE MIQVE TE VET I KA FUT NE PROBLEME ….
tarras ti cenke me ta rras vertet. po ti a se kupton se gjdo gje esht ber ce mos te fuqizohen dhe vellan e ka ne burg kot,
si ka mundesi ce ky deshmitar skishte ekonomi fare e pa pritur pas vrasjes u be me lek?!
i mjeri Populli ce me te tallen pushtetaret.
Edi Rama ne politiken shqiptare , ashtu si Sali Berisha , po zbaton porosite e ka hershme te kohes se shkuar ne ish Shqiperine komuniste , se per te arritur objektivat qe ti i ke vene detyre vehtes , duhet te jeshe ELASTIK E T’ MOS U PERMBAHESH PARIMEVE BAZE te forcesh politike ku ti je zgjedhur drejtues . Keshtu po si Saliu qe merr deputet rrebele te se majtes , edhe Edi Rama i ka marrur keta : Doshet , Frroket e Docet , jo per ta forcuar te majten socialiste , por per te forcuar poziten e vet per te qene perhere mbi te tjeret , jo vetem per gjatesi trupore , por dhe per jetegjatesi sundim-oreeeeeeeee ! Krejtesishte ne kundershti me interesat e elektoratit te majte prej 95 % te popullisise se vendit . Kete popull vetem frika se mos na vijne Salihet e Lulushet po i mbane si lepurin te strukur ne ferre kur shikon shqiponjen te fluturoje lart !
Pergjigjet e Frrokut teper te kujdeseshme. Pergjigje te tilla jepen ose nga njerez qe vertet nuk jane te implikuar, ose nga ata qe jane teper profesioniste dhe te rrahur me keto histori.
Nuk dua ta paragjykoj, por intuita me thote qe Frroku duhet te jete i perfshire dhe nuk e tregon te verteten.
Nuk keni pse beni vleresim te njerezve me syte dhe vendimarrjet e Agron Kuliçaj, ketij krimineli ne duart e Kappbandes Berisha..Ky mund te kete dhe te drejte..Ai tha nje te vertete,komisari Dritan Lamaj u kishte vene gjobe te gjithe biznese ve ne Yzberish, kombinat, Vaqarr dhe Unazen e Re..Po te mos paguanin gjobe nuk punonin dot..Ai mbrohej nga Bujar Nishani dhe bashkeshortja e tij…
shume shoke studente nga veriu,shume te mire nga te gjitha drejtimet,por nje gje me bente pershtypje ,qe kur kishim provim megjithese kishin mundesi ta mernin drejteperdrejt perdornin te gjitha menyrat per ta marr. DHE Marku nuk tregon menyren sesi i beri parate,megjithate duket me burre se doshi
Katoliket vetem Monsignor Mirdita i di c’fare bejne! Kot vini rrotull! Katoliket rrefehen ne kishe e jo ne Prokurori e aq me keq tek ky kungulli Ylli Rakipi. Katoliket i rrefejne gjynahet por vetem ne kishe tek pdria, po te pyesni priftin ai do te thote: “Por kjo ishte loje!”.
Berisha eshte konspiratori me i madh! Komunist dhe spiun Berisha shkateroi Shqiperine ,Kosoven dhe gjithe shqiptaret!Sa per moralin e politikaneve ,ata jane pa moral ashtu si pjesa me e madhe e shqiptareve! Degjon nga shqiptaret se :filani e ka zene veten mire?! Asnje nuk flet si i ka bere parate?!Por Berisha ka krijuar nje rjet konspiratoresh,patjeter me UDB jugosllave dhe perpiqet te komandoje, me krim, jeten shqiptare! Rama duhet te beje kujdes, se bisha e plagosur sulmon me eger!
O Mark te vij turp per kto qe thua se jeta nuk behet me dredhira e me te futura,, ne jet ka edhe disa morale qe ju maloket i mbani me fanatizem llafin edhe burrnin qe ti ske asnje nga keto… Te vij turp ty qe Je ber si ministrat e rames as burra e as gra.. Ndoshta kan filluar e te pelqejn edhe ty Ato festa e rames me origji e pederast kshuqe se ke ma shok tomen se esht burr ai… Njeriu rron pper nje llaf te mir…. O Mark