Arrestohet anëtari i katërt i grupit të vrasësve me pagesë

19 Mars 2015, 17:05Politika TEMA

Ditën e sotme është bërë arrestimi i shtetasit  Dhimitër Zito 22 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Arrestimi i tij është kryer pasi dyshohet se është autor i vrasjes së mbetur në tentativë në datë 04.09.2014, ndaj shtetatsit E Ç i cili mbeti i plagosur rëndë.

Ndalimi i këtij shtetasi është bërë duke u bazuar në prova e fakte, se më datë 04.09.2014 në bashkëpunim me shtetasit Kristi Pine (arrestuar ne date 16.02.2015), Alfred Qefalia (arrestuar ne datë 11.02.2015) dhe Adrian Uzuni (shpallur ne kerkim) kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin E. Ç i cili ka mbetur i plagosur rëndë.

Materialet proceduriale në ngarkim të këtij shtetasi do t’i kalojnë Prokurorisë per Krime e Rënda Tiranë, për veprat penale të “Vrasjes me parmendim”, mbetrur në tentativë, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78-25-22 dhe 278/4 të Kodit Penal.

Policia e Tiranës është duke punuar për arrestimin e shtetasit Adrian Uzuni të shpallur në kërkim.

Antarët e bandës 

Vrasjet per te cilat akuzohet banda

25 qershor 2014  Vrasje me armë zjarri të Ibrahim Manit ngjarje e ndodhur në Shkodër, në vendin e quajtur Shtëpia e Mushkonjës

5 shtator 2014:  Vrasje e mbetur në tentativë e E.Ç në lagjen Shkozë në Tiranë

26 shkurt 2014    Vrasje e mbetur në tentativë me vendosje eksplozivi të shtetasve A.C. J.C dhe A.Sh, ngjarje e ndodhur në datën 26 shkurt 2014 në rrugën Budi, Tiranë, ku si pasojë e shpërthimit mbetën të plagosur rëndë shtetasit e mësipërm si dhe u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale

21 janar 2015 – Vrasje e mbetur në tentativë e drejtorit te burgut te Fushe Krujes Arben Suloj,  për shkak të cilësive të veçanta. Vrasja me vendosje të lëndës eksplozive

5-  Marrje me porosi me 25 mijë euro, për vrasjen e shtetasit Leonard Murataj  ngjarje e ndodhur në 18 nëntor 2014 në qytetin e Durrësit.

6- Marrje e porosive 50 mijë euro për vrasjen e dy biznesmenëve në qytetin e Pogradecit, ngjarje e parealizuar

7- Marrje porosi me 20 mijë Euro, për vrasjen e hasmit të shtetasit Aleksandër Gora, me inicial A.V, (ngjarje e parealizuar).

Policia  deklaruar se kishte prova të pakundërshtushme për 7 ngjarje të rënda kriminale, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ato të kenë lidhje dhe me shpërthimet e ndodhura në Tiranë në fillim të shkurtit 2015.

Ndërsa drejtuesi i bandës Admir Tafili deklaroi nga burgu se ai nuk ka lidhje me këta persona dhe se nuk drejton asnjë bandë të tillë, e cila akuzohet për një seri vrasjesh dhe vepra të tjera kriminale.

 

4 komente në “Arrestohet anëtari i katërt i grupit të vrasësve me pagesë”

  1. Duhet tu jepet një mësim shembullor këtyre monstrave..Që të kuptojnë të gjithë se jeta është e shtrenjtë..dhe nuk mund të barazohet me asnjë shumë parash..sado e madhe të jetë ajo..dhe sado nevojë ti ketë dikushi..që..(për to,bëhet marrës i një jete të pafajshme..)Rilindja,erdhi me moton se do të rilindte shtetin ligjor..Kur do ta bëjë realitet këtë premtim..Rasti ideal i jepet me këto monstrat..Jeta e tyre nuk vlen ..sepse..ata..vetëm dinë të marrin jetë të pafajshme..!

  2. sali Serbi says:

    Sukse Ministrise se Brendeshme, Shqiperia duhet te marre fryme e lire nga bandat, ju po punoni me perkushtim per kete misjon te domosdoshem kombetar dhe njerzor.Historia dhe njerzit ju jane mirnjohes.

  3. Frank says:

    tfgs a do besh koment tek ky artikulli a do thush “sunitet muslimanet” apo no koment. rrac greku e keqe, rrac inatxhish,rrac ****.kurr nuk do e kuptoj si Tema te le te besh komente antishqiptare,sdo e kuptoj kurr.rrace e keqe,

  4. Tomorri says:

    Frank = me Thi,eshte ne gjuhene tyre ,ata e kuptojne se kujt i perkasin.
    Frank = Malok por shume i trash gedhe fare,vetem njeri nuk mund te jete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje