Pas vizitës në Gjermani, kreu demokrat Lulzim Basha ka udhëtuar drejt Brukselit , ku do të marrë pjesë në Samitin e Partisë Popullore Europiane, me pjesemarrjen e kryetarëve te shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE, kryetarët e Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian, Donald Tusk dhe Jean-Claude Juncker, e drejtues të tjerë të institucioneve të Komisionit dhe Parlamentit Europian, ku në qendër të takimeve do të jetë situata aktuale politike në Shqipëri.
Në këtë vizitë, Basha shoqërohet edhe nga deputetët Agron Duka, i cili është propozuar nga republikanët si kandidat për Bashkinë e Durrësit, si dhe nga kreu republikan Fatmir Mediu.
Duket se pjesëmarrja e dy deputetëve republikanë në krah të Bashës, i japin fund hamendësimeve për kandidaturat e tjera që janë propozuar në lidhje me Bashkinë e Durresit.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijoi takimet në Berlin me nënkryetarët e grupit parlamentar të CDU/SCU, me përfaqësues të biznesit, të medias e aktorë të tjerë të rëndësishëm. Ndersa sot në samitin e PPE në Bruksel, ai do te flase për situatën shqetësuese që po kalon vendi.
Basha në vijim të vizitës së tij në Berlin, është takuar me nënkryetarët e grupit parlamentar të CDU/CSU Franz Josef Jung (CDU), Hans Peter Friedrich (CSU), duke ndarë me ta shqetësimin për situatën e rëndë ekonomike, të sigurisë dhe depërtimit të elementëve kriminalë, deri në nivelet më të larta të vendimmarjes në Shqipëri.
Në fokus të bisedimeve, Basha ka sjellë ngjarjen e fundit, ku kryetari i Kuvendit është i akuzuari kryesor nga nje deputet i mazhorancës, njeriu më i afërt i kryeministrit Rama, se ka paguar për të vrarë dy deputetë. A e ka cilesuar kete si ngjarjen më e rëndë që ka ndodhur në 25 vitet e fundit në Shqipëri.
Pjesë e axhendës së takimeve të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Berlin ishte edhe takimi me drejtorin ekzekutiv të Komisionit të Lindjes të Ekonomisë Gjermane, Lindner, presidentin e Dhomës së Tregtisë gjermano – shqiptare, Hans-Jürgen Müller, me drejtoreshën e projektit të fondacionit gjerman “Bashkërendimi ligjor ndërkombëtar” për programin Euralius, Nathalie Herbeck dhe me kryetarin e organizatës “Reporterët pa kufi”, Christian Mihr.
Kryetari i PD-Së, Basha, ka shprehur shqetësimin për situatën e rëndë ekonomike dhe pasigurinë që ekziston për investitorët e huaj në Shqipëri. Pasiguria juridike, rritja e kriminalitetit dhe atentatet me tritol, kanë sjellë rënie të investitorëve, largim të atyre që operonin në Shqipëri, rritje të nivelit të papunësisë. Situata e rënduar ekonomike ka sjellë dhe rritje të numrit të emigrantëve nga Shqipëria, të cilët sipas INSTAT, vetëm gjatë vitit 2014 llogariten në 46 mijë.
Ndërsa me drejtoreshën e projektit të fondacionit gjerman “Bashkërendimi ligjor ndërkombëtar” për programin Euralius, Nathalie Herbeck, Basha diskutoi për rëndësinë e reformës në drejtësi, e cila duhet të jetë produkt i një vendimmarrjeje gjithpërfshirëse dhe konsensuale.
Po ashtu, një takim të veçantë kryetari i PD-së Basha zhvilloi dhe me kryetarin e organizatës “Reporterët pa kufi”, Christian Mihr, me te cilin ndau shqetësimin për cënimin e lirisë së medias në Shqipëri, favorizimin që u bëhet mediave pranë qeverisë dhe kërcënimet që u bëhen gazetarëve. /gj.k/
duka i klanit te zemunit????? ahahahahahaha po lepijne ate qe kane peshtyre, tipike rrace politikanesh shqiptare, te njejten gje bene dhe te majtet ps lsi me njeri tjetrin, tani po lepijne ato qe i peshtyne. fare e keqe, njerez pa integritet.
Te lumte Lul te lumt ! Kur te kethesh patkojt nga dielli si fjale te fundit do te thuash : flm shqiptare me parat tuaja brodha boten
Perse nuk thuhet burimi i ketij informacioni?