Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar ditën e djeshme dënimin me burgim të përjetshëm për Arben Frrokun, i cili akuzohet se ka vrarë komisar Dritan Lamajt.
Prova kryesore e prokurorisë është dëshmia e Fatmir Vladit.
Dëshmia është zbardhur nga Mapo.
Momenti i vrasjes
“Më datë 24.02.2013, rreth orës gjashtë pa pak, kam qenë në shtëpi bashkë me kalamajtë e mi dhe për punë pesë minutash kanë ikur dritat pa dalë nga shtëpia. Kanë ndenjur 5 – 6 minuta pa ardhur dritat. Në momentin që kanë ardhur dritat, unë bashkë me bashkëshorten time kemi zbritur shkallët e pallatit ku banoj me të dhe rreth 5-6 minuta kur kam dalë përballë me supermarketin e ‘Korçarit’ isha duke ecur me nusen dhe në atë moment kemi dëgjuar 4 – 5 krisma të shkëputura. Në atë moment, pa bërë as 2-3 sekonda ka vazhduar edhe një breshëri automatike më e gjatë derisa u mbarua komplet karikatori, aq e gjatë ka qenë. Kam parë një makinë të parkuar ku nga aty dilnin dhe flakët e zjarrit.
Në atë moment flakët e zjarrit kanë dalë nga krahu i shoferit, pasi makinën e kisha përballë, në krah të djathtë timin, pra plumbat mund të më kishin godit edhe mua, por kanë ikur në krah të djathtë timin. E kam dalluar nga cili krah kanë dalë plumbat e armës së zjarrit. Aty sa kanë ndodhur krismat e armës, unë e largova nusen nga rruga dhe e lashë të mbështetur në një makinë. Aty nga dritat e mëdha kam dalluar tre persona në makinë, ku dy persona kanë qenë të maskuar një në vend të parë dhe një mbrapa. Personi tjetër që ka qënë i pamaskuar, me maskën e ngritur, ka qenë në timon zotëria që bëhet fjalë, Arben Frroku. Në atë moment nga shpejtësia e madhe kam nxjerrë telefonin dhe më së pari kam shënuar targën e makinës.
Takimi me drejtuesit e policisë
Aty thirra një punonjës të Gardës së Republikës, ngaqë e kisha shok, dhe e thirra se s’kisha numër e biseduam rreth ngjarjes dhe i tregova komplet skemën. I thashë se dua me thirr një njeri të besueshëm të shtetit t`i japë rrugë kësaj pune se nuk dua të futem me probleme me njeri dhe t’i hap probleme vetes. Nxori telefonin ai polici i gardës dhe thirri dy oficerë të lartë të policisë së shtetit.
Pa kaluar asnjë gjysmë ore më erdhën në shtëpi Tonin Voci të cilin e njihja si drejtor se e kam pas drejtor dikur kur kam punuar në polici të shtetit dhe Agron Kuliçi. Ju tregova komplet targën e makinës së pari dhe numrin e personave. Kur i tregova targën e makinës, zoti Kuliçi u çua dhe bëri një telefon dhe i`ua dha targën e makinës policisë së shtetit siç jepen numrat, që kjo targë ka qenë aty. Unë i`u kërkova dy oficerëve të lartë të policisë së shtetit, u kërkova për punën që të mos dilte emri im në asnjë vend për të kallëzuar personin që e kam njohur. Mbas disa ditësh erdha bëra edhe marrëveshjen me zëvendës prokurorin e Krimeve të Rënda, Kosta Belurin,
Identifikimi i të pandehurit
Më erdhi shumë keq kur pashë në timon një person që kisha respekt për të. I pandehuri Arben Frroku kishte vesh rroba të errëta. Maska ndoshta ka qenë çorape apo maskë por e ka pas të ngritur deri tek balli dhe unë i kam dalluar vetëm fytyrën e tij dhe rrobat dominonin të errëta, gri apo e zezë. Kishte diçka të zezë në kokë, ishte maskë apo kapuç nuk e di.
Dy të tjerët e kishin të mbuluar fytyrën, ndërsa shoferi vetë e kishte të ngritur dhe vetëm këtij arrita t`i shoh fytyrën. Unë para ngjarjes kam njohur Arben Frrokun dhe vëllain e tij. Në atë periudhë të vitit 2009 që jam njohur me Arben Frrokun, kam bërë fushatë me Mark Frrokun për Nard Ndokën në Laprakë dhe unë kam qenë në dispozicion të Partisë Demokristiane me Mark Frrokun.
Kemi bërë fushatë punë tre-katër muaj në vitin 2009, nuk e di mirë saktë sa muaj dhe çdo natë pinim kafe tek lokali i tyre në ‘Misto Mame’ ku kanë një piceri. Aty e kam njohur Arben Frrokun, e kam parë me miqtë e vet, shokët e vet dhe gjithmonë më thoshte Marku, vëllai im Arbeni. Unë me Arben Frrokun nuk kam pirë asnjëherë kafe në jetën time, vetëm përshëndetje ç`kemi, ç`farë bën. Dija që ishte biznesmen dhe vëllai i Mark Frrokut. Menjëherë që ka ikur makina dhe njoha personin, u habita se ç`ne ky person, se nuk e dija për njeri të tillë.
Pas habisë mora telefonin dhe fiksova targën e makinës. Personin e njoha, numrin e personave në makinë e pashë. Fillimisht në takim me drejtuesit e policisë natën e ngjarjes u kam thënë numrin e personave, makinën dhe targën dhe kur kemi filluar bisedimet, u kam thënë që njërin person në timon e njoh dhe mbas disa muhabeteve që bëja për fëmijët e mi, për jetën time, u kam treguar, pasi më kanë premtuar që shteti do të ruajë, do të mbrojë, nuk do dalë sekreti. U kam treguar që personi në timon ishte filani…etj”.
ty tu rritt ndera .asnje sdo bente ate qe bere ti.te gjithe do shihnin punen e tyre e sdo ngaterroheshin.respekte
Frroku kujton se do ishte gjitrhe jeten Sali Berisha me Gjykatat Tropojane, qe me 100,000 Dollare mund te blesh Kulishin dhe cdo Prokuror e Gjyqtare.
Te vrasesh nje Komisar Policije ne Evrope, te marrin shpirtin ne burg, Gardianet, deri sa te vdesesh atje.
sa i ceket cenko o Pilo po ndoshta ky deshmitari ka cen njeri prej atentatoreve dhe mund te jete paguar mir per kete.
nje fjal e urte e popullit thote hedh gurin e fsheh doren.
Deshmi kot. Vete deshmia e tij qenka nje pabesi. Nje deshmi aspak besueshme. Aspak profesionale qe policia dhe prokuroria merr te mireqena deshmi te tulle personave me precedente penale.
Genjeshter tropojanesh.
Paska rastisur aty, pikerisht ne momentin e vrasjes. Na e paska njohur edhe me pare Frrokun (sepse vete paska punuar ne policine tropojane me pare). Mes gjithe atyre plumbave, mori targen e makines. Dhe donte ta jipte deshmine e vet perpara nje oficeri policie te besueshem…. dhe ky na qenka Kuliqi. Bah!!!!!
Krimi ne fjale eshte shume i rende dhe duhet gjetur fajtori,por nuk eshte deshmi e besueshme absolutisht kjo qe thote zotria.
PSE?Per “te gjetur PSE_ne”duhet nje komision me specialiste perfshire edhe psikolog dhe mjek.
BRAVO TE QOFTE!
epo keshtu ndodh kur thua ujku,ujku dhe kur vjen vertet ujku nuk te beson njeri. Deshmitari deri sa ka marre kete rrisk persiper po thote te verteten dhe bravo i qofte.
tropojanet pergjithesisht jane burra te mire , por si cdo fis ka nje pis , por z. Fatmir vladi qenka zotni burre , perendia e rojtet nga gjith te keqiat , burr fisnik qe rralle i ben nena , se cubat pabesisht vrane dh Azem Hajdare, ne prite si ne mesjete. ata sjane tropojane ne gjak, jane si ty moisi.
Une e mendoj shume te gabuar marrjen per baze te deshmise se Ftmir Vladit per keto aresye :
1. Ky person nuk duket shume i sakte pasi ne ato momente nuk ka mundesi te njihet personi dhe te identifikohet ac lehte ,
2. Ky para ca kohesh sipas shtypit ka dale se u fut brenda se vjedhte energjine. Atehere eshte i besueshem ky person per deshmitar te drejtesise ? Ky shume mire jep deshmi te rreme, merr parate ne shuma te medha, siguron edhe azil familjar ne nje vend perendimor si burre i mire dhe te gjitha keto i behen nga shteti shqiptar. Nqs eshte ky qe ka vjedhe energjine eshte skandal marrja e deshmise tij si e vertete ,
3. Edhe ne kohen e diktatorit Hoxha , ne raste te tilla duheshin 3 ( tre) deshmitare per te denuar nje person. Sot ne demokraci pervec tre deshmitareve duhen edhe prova shkencore.
Bravo I qofte me fakte,marja e targes eshte nje fakt I pa kundershtushem,ky thote te verteten,megjitheate te gjithe opinion e dinte kush e vrau,te lumte o djale njeres si ty mungojne sot ne bote ty tu rite nderi dhe tu shtofte jeta ty edhe familjes tende per rrezikun qe more ne kete bote te qelbur dhe te turbullt,ky nderohet krimineli dhe perbuzet I ndershmi.
O ZOT KU ARRITI SHQIPERIA CFARE I DHUROI POLITIKES SHQIPTARE QELBESIRA KAPITALIZEM QE QENTE E MALEVE TA DREJTOJNE DHE TE JENE DHE BIZNESMENE E TE VRASIN MUNE MESS TE TIRANES KRYEQYTET PA JU DRIDH DORA FARE DHE TE VAZHDOJNE QE TE JAPIN EDHE MEN NGA BURTGO DHE MALET E NEMURA SIC I KA NEM PERENDIA ME CULL E ME GJITHCKA ATJE !
U SHOFSHI SIC JENI SHUAR DERI TANI E MOS MBECI O FARE E KEQE PA DIN E IMAM E PA ZOT E PA ASNJI GJO NJEREZORE ORE BIJT E TUC MAKUT !
Ti qenke kokrra e kazos, gej, sisterqir, madher (evruk)
JUOR MADHER HITLER END JOUR SISTER
Mir se i paske pa te gjith!!!!???
por herna po thua se Arben Frroku ishte shoferi her po thoni Arben Frroku ishte buz shoferit her po thoni ishte me mask e her pa mask !!!!??? me vjen keq por sasht gja sihit cka flisni ketu asht pun olitiket ne mes partish te tina e te vdhaut un mendoj se kur ka kris pushka ty zotri tek tjan mush antallonat e ke hup ndienjat dhe ke pa anderr mbas atyj kur te ka dal gjumi ini kenun tue lyp gruen ka te iku mos hi ne punen e kujt pa nevoj.
Do ta quaja nje xhest heroik veprimin e zotit Fatmir Vladi. Ne kete panel ka shum vend per te hetuar. Populli eshte dakort qe te luftohen kriminelat nga shteti, por ka dhe disa nga ato qe kerkojne ta mbrojne kriminelin. Pas atentatatit veprimet qe kreu krimineli e thjeshtuan shume punen e hetuesise. Atentatori u ndihmua nga ish drejtues te larte te policise per tu larguar nga vendi. Dhe pa ndihmen e Fatmir Vladit atentatori kishte lene gjurme te thella, per vrasjen e Komisarit.
O fatmir u vra santos ne mes te dites edhe u zhduken te gjith kurse ti thua dola me gruan kur ishte dhe naten dhe pa drita dhe e njohe arben frrokun se kishte veshur edhe pallto te zez, per mua ti je nje deshmitar I rreme.
.
Shume e sajuar historia qe tregon gjoja deshmitari
o al ai thote se e ka pare vetem 30 min pas ngjarjes.
Bravo te qofte.kemi nevoje per burra the tille
PER MENDIMIN TIM NUK ESHTE E VERTET KJO QE THOT FATMIRI …
EDHE PO SIKUR TE KET GISHT ARBENI NE VRASJE , NUK E BESOJ QE KA MARR PJES VET PERSONALISH ,
NGA ANA TJETER MENDOJ SE , TE KET MARR PJES NE VRASJE APO JO AI KURR NUK DO KISHTE MARR RRUGEN PER GREQI ….. ME DUKET PA LIDHJE QE NJE SI A. FRROKU TE BEJE KET PLAN SIC THUHET,,,,,, E PABESUSHME
NUK ESHTE E VERTET …
ME SIGURI NE KET VRASJE KANE GISHT VETEM BARK DERRAT…..
Duket qartazi se kjo eshte nje sajese. Ky duket se doli nga shtepia vetem per te njohur vrasesin . Nga dritat dallova se kush ishin ne makine. Po pse ore ato qe bene vrasjen do i linin dritat ndezur ne makine qe ti shifshe ti? Pastaj mora ne telefon nje shok dhe i kerkova qe te takoi nje njeri te besuar te policise. Dhe kerkova qe une te mos keme probleme. Po keto probleme i krijove vete more sharlatan qe per pare behesh deshmitar ne rrene. Edhe ne vrime te miut te futesh ato qe jane te interesuar do te te gjejne ty dhe familjen tende. Megjithate ti je tamam ne ne rolin e Tropojanit, bastard, i pa bese qe per pare vret dhe babane. Dhe ju e kini shembullin tek monstra nga Vucidoli.
po te isha un gjygjtar do arrestoja menjeher kete deshmitar te rrem i cili me sa duket e paskan paguar mire per te dhen kete deshmi pa lidhje.
si ka mundesi cenka deshmitar vetem nje deshmitar i cili e njihka.
mua me vjen vertet keq per Arben Frrokun i cili po e paguan prej politikes te flliqur Shqiptare e cila deri tani vetem na ka shitur.
Intriga e Saliut