Protesta para Kuvendit, Berisha bën thirrje për revolucion paqësor/ PD qëndron në seancë vetëm 15 minuta

19 Mars 2015, 10:47Politika TEMA

Deputetët e Partisë Demokratike kanë qëndruar vetëm 15 minuta në sallën e Kuvendit, ndërsa Eduard Halimi bëri të njohur qëndrimin e grupit më të madh parlamentar të opozitës jo për të bojkotuar Kuvendin, por për të protestuar deri në dorëheqjen e Ilir Metës nga posti i Kryetarit të Kuvendit.

Duke iu referuar faktit që kryeparlamentari Ilir Meta nuk u ndodh në seancë për shkak të vizitës zyrtare në Zvicër, deputeti demokrat Eduard Halimi tha se kjo është hera e dytë që sipas tij Meta i fshihet qytetarëve.

Rasti i parë sipas Halimit, është mbyllja e seancës së shkuar në vetëm 12 minuta, sipas tij nga frika e përballjes me qytetarët.

“Qytetarë që janë mbledhur jashtë parlamentit për të kërkuar dorëheqjen e kryetarit në ikje të parlamentit. Dy javë më parë Meta e mbylli parlamentin për 12 minuta nga frika se do të përballej me qytetarët, nga ata mijëra që ishin mbledhur në shesh, për të kërkuar dekriminalizimin e kuvendit, largimin e Metës. Sot kryetari në ikje i është fshehur sërish qytetarëve”, tha Halimi.

Në Kuvend ka munguar Meta, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Zvicër, por edhe ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili duket se nuk ka preferuar të jetë i pranishëm në sallën e Kuvendit.

Berisha ka preferuar që fjalimin e rradhës ta mbajë jashtë Parlamentit, ku ka bërë thirrje për revolucion demokratik paqësor.

“Ilir Meta ka pushtuar Kreun e Kuvendit, ndërsa Mark Frroku është lidhja më e zezë e këtyre ngjarjeve”, akuzoi Berisha.

Ai shtoi se Meta duhetj të shkonte para Prokurorisë si të gjithë deputetët e tjerë që s’kanë imunitet, por ai nuk e bën këtë pasi ka frikë.

Ndërkohë në mjediset jashtë Parlamentit, disa dhjetra mbështetës të opozitës kanë vijuar protestën nën thirrjet “Meta ik”, “Ilir Meta ka mbaru” apo “Ilir Meta, kriminel”. Protestuesve herë pas here i janë bashkuar depurtetët e PD-së, ndërsa pas largimit nga punimet e seancës, të gjithë ligjvënësit demokratë i janë bashkuar protestuesve.

Protestuesit kanë bllokuar hyrjen kryesore të Parlamentit, aty ku deputetët do të duhet të kalojnë për të nisur punimet e seancës së sotme plenare.

Përpara nisjes së seancës parlamentare, Grupi Parlamentar i PD-së zhvilloi një mbledhje të shkurtër, e cila u drejtua nga Edi Paloka. Ky i fundit  iu bashkua protestuesve duke mbajtur një fjalë para tyre. Paloka u kërkoi të mos ndërprisnin protestën e tyre, pasi më tej do t’i bashkohen edhe deputetët e opozitës. Kjo sipas Palokës, pasi të mbanin një fjalë të shkurtër në sallën e Parlamentit.

“Ne i kemi kërkuar metës vetëm një gjë më të thjeshtë më minimalen, jep dorëheqjen dhe dil para drejtësisë, Meta ik. Ka dy javë që praktikisht ky parlament nuk funksionin, një javë më parë përballë forcës së qytetarëve ata e mbyllën parlamentit për 12 minuta, edhe sot ai nuk është në Parlament, por ne kërkojmë që ai të ikë të japë dorëheqjen. Do ikim në Parlament, do të mbajmë një fjalë aty dhe do të kthehemi shumë shpejt, prisni. Nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që ky shtet të marrë të ardhmen e fëmijëve tanë, ju faleminderit do të kthehemi shumë shpejt”, tha Paloka. /gj.k/

3 komente në “Protesta para Kuvendit, Berisha bën thirrje për revolucion paqësor/ PD qëndron në seancë vetëm 15 minuta”

  1. tony uk says:

    I lodhen keto delet e bashkise dhe me dite me shi!!

  2. Lana says:

    Them Lana sepse kjo opozite me keqardhje eshte katandisur per ta hedhur te gjithen ne Lane. Me kerkese absurde nuk do te kete ne asnje vend te botes. Dorehiqu ti , se keshtu duam ne. Po pse mor qelbanik , ti qe vrave ne mes te dites kater te pafajshem , qe konsumove krimin me te shemtuar , nuk dhe doreheqjen dhe te perballeshe me drejtesine?. Jo vetem kaq, por ti nuk lejove dhe ata qe qelluan te paraqiteshin ne prokurori, e ti qe sterbetohe se je per ligjin e shtet ligjor na e quajte kryeprokuroren lavire bulevardi. Po ty nuk te numurohen bemat e thagmat qe i ke bere ketij vendi, je ti qe erdhe me uren e zjarrit ne dore dhe dogje e shkaterrove cdogje sa asnje pushtues nuk ka rritur tja beje ketij vendi,po mos u pergjigje zotrote per Gerdecin, per detin qe ja u dhurove Grekerve, per qindramilionat e eurove, qe vodhe ti mne sejmenet e tu, per vrasjet e biznesmeneve e dhunimin e opozitareve te athershem e cte te qaj me pare i thone. Po ti nuk ke as turp as cipe e as rregullim, ndaj nje keshille te jap,hiqu menjane , falendero Zotin, qe keta qe kane ardhur e qe kane ne gjithe te drejten ligjore e te perendise te te futnin shtate pashe ne dhe, te lene te lire te lehesh si qen gjithe diten e bile te kesh edhe kurajen te akuzosh.Turp te kesh.

  3. petrit zela says:

    RRevolucionin e ben shqiptaret,duke larguar diktaturen,dhe luftuan per te ndertuar nje system demokratik.Por populli shqiptar nuk e pati ate
    fat per te gezuar demokracine e vertete.Se levizja demokratike per te cilen aq shum shqiptaret u angazhuan,ra ne duart e krimineleve komunist me ne krye Z Berisha i cili ne bashkepunim me komunistat ekstrem,me sigurimsat e ish shtetit,dhe me spiunat e rrugeve,e vrane
    demokracine e brishte,per te mos e lejuar ate, te konsolidohej,apo te fuqizohej qe do ti sherbente me se miri tere shtresave te popullit,pa dallim moshe,ngjyre,feje,apo ideje… Me interesantja eshte,se I njejti
    person sic eshte Berisha,qe I vuri flaken tere shqiperise,prej 23-vjetesh,kerkon te na bej nje rrevolucion-ne thojza-“paqsor” Ky eshte personazhi,i pari dhe I fundit komunist-qe drejtoi shqiperine drejt katastrofave te pashmangshem..Tjeter kriminel komunist,nuk lind me kjo toke e bekuar,e vaditur me gjakun e vertete te herojve shqiptar, nder shekuj..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje