INTERVISTA/ “LSI, një e keqe e domosdoshme, pasi ajo të bën kryeministër. Bojaxhi mund të marrë 1/3 e votave në Tiranë”

19 Mars 2015, 12:23Politika TEMA

Eduard Zaloshnja, duke folur në një intervistë për TemA TV, thotë se LSI nuk do të ketë pasoja pas akuzave të Tom doshit ndaj Ilir Metës. Kjo, pasi sipas tij, LSI është një parti patronazhi, që kujdeset për elektoratin e vet.

Ai ndërkohë thotë se LSI është një e keqe e domosdoshme, pasi ajo është përcaktuese për atë që do të bëhet kryeministër.

 

Nga Ina Boja

 

Prej disa javësh opinion publik është dominuar nga çështja “Doshi”. Jemi në një situatë kur një deputet i mazhorancës ka akuzuar rëndë krerët e shtetit, dhe është një akuzë për vrasje. Pavarësisht vërtetësisë së këtij pretendimi të Tom Doshit, sa mendoni se është dëmtuar imazhi i kësaj aleance Rama-Meta?

 

Ka dy faktorë  që ndikojnë në opinionin public. I  pari është përceptimi mbi mënyrën se si funksionon koalicioni dhe i dyti është efekti në zona të caktuara elektorale.

Nga pikëpamja e perceptimit s’diskutohet që cdo hije dyshimi rreth një skandali brenda radhëve të  mazhorancës e dëmton atë  në opinionin publik, por e kaluara ka treguar që, nese nuk ka një alternativë tjetër për votuesin shqiptar, votuesi do te shkojë sërisht atje ku ka votuar herën e fundit.

Po të shohim konkretisht  Bashkinë e Shkodrës  ku Tom Doshi është një deputet i rëndësishëm dhe ka pasur një  influence të  madhe, efekti mund të jete konkret dhe mund t’i shkaktojë humbjen të majtës në Bashkinë e Shkodrës. Ndërsa në rang vendi mendoj që do të  varet se çfarë alternativash të tjera, përvec dy kampeve të mëdha,  do të dalin. Përndryshe jemi mësuar që pas çdo video- skandali njerëzit sërisht shkojnë e votojnë për atë që kan votuar më parë.

 

A do të sjellë kjo kosto elektorale në zgjedhjet e 21 qershorit?

 

Mund të ketë ne Tiranë.

Përshembull Gjegj Bojaxhiu do të jetë  kandidat  i pavarur dhe të gjithe ata njerez që kanë dyshimin qe ka një komplot që është thurrur diku me kreun e mazhorances kunder deputetëve, sic pretendohet, këta votues nuk do të  presin  gjykatën të vendosë. Ata mund të kenë disa pakënaqësi të  akumuluara dhe kjo eshtë “si një pikë në goten që mbushet”. Në qoftë se  Gjergj Bojaxhiu do të jetë  zyrtarisht kandidat i pavarur, ata mund ta drejtojnë votën e tyre në mbështetje të tij. Atje ku s’ka kandidatë të pavarur,  votuesit shqiptarë do t’ia japin  njeri-tjetrit, ose si zakonisht do të jetë rezultati që ishte  para dy viteve.

 

LSI ishte përcaktuese në zgjedhjet e 2013, a mendoni se e ka ende këtë peshë elektorale në zgjedhjet e 21 qeshorit?

 

LSI është një parti e cila e bazon forcën e vet në kujdesin që tregon për mbeshtetesit e saj. Në qoftë se  votuesit që kanë  votuar për të herën  e fundit kan parë që ajo parti është kujdesur për ta, logjika na thotë që këta votues do të votojnë për kandidatët e saj, sepse jan votuesit më pragmatik. LSI është një parti patronazhi, përkrahësit e saj i merr në patronazh dhe kujdeset për ta. Këta lloj votuesish është e vështirë t’i largohen LSI-së. Problem do jetë në ato vënde ku një kandidat i LSI do të jetë përfaqësues i gjithë të majtës dhe nga ato zhvillime të vogla lokale mund të ketë hatërmbetje. P.sh në bashkinë x pse është kandidat i LSI si përfaqësues i së majtës dhe psë nuk është një kandidat PS? Ky mund te përbeje problem, por kjo varet nga njohjet krahinore që mund të ketë kandidati . Por në përgjithësi në rang vendi besoj qe LSI  si parti do t’i marrë votat, se është parti patronazhi.

 

Pak ditë më parë PS-LSI ndanë zonat e tyre për zgjedhjet e 21 qershorit, a nuk ju duket se Meta mori më shumë se sa i takon zona të lira, referuar edhe situatës në të cilën ndodhet ai pas akuzave që rëndojnë mbi të?

 

Herë pas here Metës i dalin akuza të tilla publike, ndoshta dhe më të rënda, por fakti është se që nga viti 2005 e deri ne vitin 2013, pozicioni që ka mbajtur Ilir Meta dhe partia e tij ka përcaktuar se kush eshtë kryeministri i Shqipërisë dhe kush është kryetari i Bashkisë së Tiranës. Kjo tregon që kjo parti ka forcë elektorale. Për Ramën eshtë bërë e qartë që pa LSI nuk mund të qëndrojë në pushtet, pavarësisht problemeve që ka ajo.

 

Cilat janë këto probleme që ka LSI?

 

Problemet e LSI janë se kur ishte në  koalicion me Berishën, kryetari i LSI, Ilir Meta, u akuzua nga Dritan Prifti dhe çështja shkoi deri tek Gjykata e Lartë. Nga ana tjetër kemi videon e Z,Doshi, ku pavarësisht se ç’do vendos gjykata, një masë  e madhe e njerëzve do të  mendojnë  se ka dicka, dhe keto janë kosto jo për LSI, por janë kosto për PS, dhe ishin kosto kur LSI ishte në koalicion me PD, sepse LSI  vetem rritet si parti. Kjo  është bërë një e keqe e domosdoshme, pasi pa LSI nuk bëhesh kryeminister, pa LSI nuk bëhesh kryetar bashkie dhe kjo e ka rritur peshën e saj si parti.

 

A është rikuperuar deri në atë masë PD, sa të fitojë këto zgjedhje, pasi duket e ç’organizuar dhe aleatët po e lënë?

Nga sondazhet që unë kam zhvilluar, votuesit e PD janë gati të votojnë për partinë e tyre. Problemi është që votuesit e aleatëve të saj nuk janë gati të votojnë për kandidatët e djathtë. PD, bashkë me aleatë mori  vetëm 680 mijë vota herën e fundit. Sipas kalkulimeve të mia, deri para dy javësh vetëm 650 mijë individë janë gati të votojnë për kandidatët e djathtë. PD në  vetvete i ka votuesit e saj,  problemi është se partitë  e vogla nuk e kanë përkrahjen nga votuesit e tyre, pasi këto parti kanë treguar paqendrueshmeri .P.sh PDIU nuk dihet nese është në koalicion me partite e majta apo të djathta, PDK dhe Nard Ndoka shkon voton ligjet ne favor te mazhorancës. Kjo jep mesazhin që dicka nuk shkon mes partive te vogla dhe PD.

 

Në garën e Tiranës është lajmëruar edhe kandidimi i Gjergj Bojaxhiut si i pavarur. Mendoni se do të arrijë të mbledhe votat e të pakënaqurve nga PS e PD apo dhe ai do të ketë fatin e të pavarurve të tjerë të mëparshëm?

 

Kam zhvilluar dy sondazhepër të testuar idenë  se sa eshtë i gatshem elektorati i Tiranës të votojë për një kandidat të pavarur, jo thjesht për Gjergj Bojaxhiun, dhe 1/3 janë  të gatshem për të votuar për një kandidat të pavarur. Por, a do i bindi Gjergj Bojaxhiu që të votojnë për të, kjo mbetet për t’u parë. Varet se si do ta organizojë  fushatën, sa do arrije ta përcojë mesazhin e tij tek njerzit e thjeshtë.

Ka ardhur momenti që të sfidohet duopoli i dy koalicioneve, i majtë i djathtë.Sepse po shohim thjesht ndërrim të partive. Sistemi duhet të sfidohet, sepse publiku ka nevoje për njerëz që i  bëjnë të qarta synimet e tyre. Ne jemi futur në këtë punë për të përmirësuar jetën e komunitetit. A do jete i afte ta mbrojë Gjergj Bojaxhiu, këtë fakt kjo mbete të shihet.

22 komente në “INTERVISTA/ “LSI, një e keqe e domosdoshme, pasi ajo të bën kryeministër. Bojaxhi mund të marrë 1/3 e votave në Tiranë””

  1. GAMORI says:

    LSI MBESHTETET NGA KONCERNET E NAFTES DHE TE MINERALEVE PRA NGA HAJDUTET ME TE MEDHENJ TE GLOBIT ME QENDER NE ANGLI E KANADA

  2. prokurori says:

    Tirana do kryetar nga partia qe drejton shtetin , ndryshe s’ka per te ecur perpara kurre. U prish mbikalimi i zogut te zi, u prish bulevardi i filluar nga Edi Rama, nuk u be vazhdimi i bulevardit, nuk u ndertuan terminali i trasportit interurban etj etj. Keshtu nuk mund te vazhdohet. Tirana duhet te kete kryetar te lidhur dhe te kete kontakte te mira me qeverine qendrore ndryshe do jete kryetar sa per te marre rrogen.

  3. Dashnor Kozaj says:

    O Zalo – shnja , po qenke nje legen qe nuk e paske shokun aty ne Shqiperi . Gjergji Bojaxhiu , po te ishte ne Kine apo ne Japoni do kishte marre nje plumb mbas koke , nga denimi me vdkje qe do i jepte drejtesia . Kjo per faktin se ky njeri teje negativ dhe i korruptuar , beri te mundur te conte ne privatizimin e O.S.SH,se me nje dem ekonomiko -financiar prej me shume se 600 miljo euro, si rezultat i uljes se vleres te aseteve , si dhe e futi kete kompani ( O.S.SH,ne ) ne procesin e privatizimit ,me ane te nje ligji qe kishte 2 vjet qe ishte shfuqizuar nga ligjvenesi shqiptar ( Kuvendi i Shqiperise ).Ligji per Kontabilitetin Financiar . Shko interesohu ne Gjykaten e Tiranes , per Kerkes -Pdine e depozituar nga ana ime , sepse mua ma jepte te drejten ligji , per arsye se punoja ne Drejtorine e Auditimit ne K.E.SH,sha ne kohen qe ky i korruptuar maksimalisht ( Gjergji Bojaxhiu ) ,ishte Drejtor i K.E.SH,it . Prandaj o njerez te shitur per pese aspra si puna jote o Zalo-shnja mos u angazhoni ne njerez te konsumuar dhe teje negativ se boll i kane bere deme atij populli te shume vuajtur dhe te tradhetuar maksimalisht . Kjo ceshtje ( Privatizimi i O.S.SH,se ) eshte duke u gjykuar ne Gjykaten e Larte ne Shqiperi dhe n.q.s, nuk vendoset konform objektit te objektit te padise qe une kam kerkuar , kjo ceshtje do te vazhdoj rrugen per ne Gjykaten Kushtetuese te Shqiperise , dhe perseri , n.q.s nuk e vendos as kjo gjykate , kjo ceshtje do shkoj per shqyrtim ligjor ne Gjykaten Nderkombetare te Strasburgut .

    1. Qeramudini says:

      Kur ti I dashur t’i mbarosh gjith keto shkalle gjykimi, Gjergji do jete ne mandatin e trete te kryetarit.

    2. Mentor Uka says:

      Z. Kozaj,
      ku mund te mesojme / lexojme mbi faktet praktike per te cilat akuzohet Z. Bojaxhiu ?

  4. Uji i ftohte says:

    Ka ardhur koha qe Tirana te mos votoje me per Ramen(mandati trete per Tiranen,se ne dy mandatet e para ishte i shkelqyer)dhe per Bashe,por te votoje per nje person me integritet i cili kur mer detyren nuk njeh ngjyrat partiake qofshin ato djathtas apo majtas,njelloj do te trajtoj te gjithe qytetaret,pra do te jete administrator i gjithe Tiranes,…ky mendoj se eshte Gjergj Bojaxhiu.

  5. . says:

    Z.Bojaxhi nje “Fllucke Sapuni” si trimi Z.Prifti … kot lodhet se nuk ka me fitue !

  6. . says:

    … pra Ky Bojaxhi “pa furce” do marre votat e Tufes-PD, nje Cete-Verioresh injorante, e cila do dale me “zerro” VOTA.

  7. Dashi says:

    Nese per kandidatain e pavarur Gjergj Bojaxhiu votojne 1/3 e votueve, do te thote se ai i fton zgjedhjet. 1/3 PS; 1/3 PD dhe 1/3 Bojaxhiu. Nje vote po ja jap une, ja i fitoi zgjedhjet.

    1. Celo Mezani says:

      Po ja jap edhe une qe te behen dy me shume dhe zere se i fitoje zgjedhjet.

      Cdo te beje pastaj Bojaxhiu si peshku pa uje: admisnitrata e gjitha kamikaze e Lul Bashes dhe Berishes, keshilli Bashkiak i PS-se dhe LSI-se, buxhetet te kontrolluara nga Rama dhe pirdh-pirdh dhe lirohesh.

      Mos harro qe Gjergj Bojaxhi ka patur disa funksione te larta ne kohen e Berishes (zv Minister, drejtor KESH, drejtor INUK dhe ka provuar qe eshte menaxher i keq).

      E vetmja vlere qe ka Gjergji si person publik eshte qe eshte djale qytetar dhe mbasi e shiti lekuren 2-3 here tek Berisha (kujtoni privatizimin e CEZ) i tha edhe shpirtin nuk ta shes dot, dhe Berisha e shkarkoi. Ah po, eshte edhe nje alpinist shume i talentuar.

  8. Durrsaku says:

    interviste interesante

  9. teuta says:

    ky Bojaxhiu sa milion dollar ka rrembyer si ish drejtor i KESH-it

  10. roni says:

    Fitore Gjergj. Qytetaret e Tiranes jane me ty.

  11. ZahoKoka says:

    Si flisni keshtu mor zoterinj. Flisni per koncernet e naftes apo SHTATE MOTRAT sikur jane hajdute dhe grabites te naftes ne bote. NE TE KUNDERT ATO JANE LENDA DJEGSE E PROGRESIT DHE ZHVILLIMIT TE SOTEM. Kurre mos gjykoni si dyzet vjete para. Edhe sikur Ilir Meta te jete perfaqesuesei i tyre aq me mire per Shqiperine, une nuk shikoj ndonje te keqe me prezencen e kompanive shume te medha te nxjerrjes dhe shfrytezimnit te naftes ne Shqiperi.

  12. merohumis says:

    REVOLUCIONI I RREGULLON HESAPET,a keni bithe ta beni, neqofte se jo bjerini legenit se i bini bukur

  13. njeri says:

    Edhe nje vot nga une dhe fiton Bojaxhiu

  14. Ira says:

    E majta në Tiranë, pra PS+LSI, ka mazhorancë votash, krahasuar me PD dhe aleatët e saj. Me daljen e Bojaxhiut, si kandidat i pavarur, që edhe ato pak vota që mund të marrë, janë kryesisht nga e djathta, nuk ndodh asgjë tjetër, veçse diferenca e votave të së majtës PS+LSI me të djathtën PD+ aleatët e saj. Këtë e di mirë edhe Bojaxhiu edhe Zaloshnja. Po pse del Bojaxhiu, si kandidat i pavarur? Problemi është i thjeshtë, për të nxitur Bojaxhinjtë e tjerë, veçanarisht në ato bashki, ku rezultatit i konkurimit ndërmjet kandidatëve të së majtës dhe të së djathtës, është i diskutueshëm. Je shumë i lexueshë z.Zaloshnja, por vazhdo se ky është misioni yt, nëpërmjet formës demokratike të shformosh demokracinë, sepse është pak e shformuar.

  15. genci says:

    Ne i kemi trute ne koke! Si mund ti japim voten Bojaxhiut kur ai s’mund te beje asgje per Tiranen! Ku do te gjej buxhet ai? S’mori buxhet PD dhe jo me Bojaxhiu! Shko ore futi nje tas grosh Bashkia eshte e PS!

  16. pa emer says:

    Un
    do votoja me kenaqesi per dajen tend
    Sali Protopapen
    Ai eshtangu ne dere komunistin agolli
    edhe tani qe eshte 90 vjec.

  17. Berisha Strazimiri says:

    Sikur i rene nga qielli te jete nje KANDIDAT i PAVARUR ,fati i tij eshte percaktuar nga partia qe qeveris. Fondet qe do ti duhen edhe per te bere nje HALE 2 vendeshe duhet ti mare nga qeveria. Pse si mendoni ju se LUL BASHA ishte nje Idiot kur tha se do bente TRAMIN ? Jo or jo ,por çti beje qe Sala perdrodhi qafen….se Sala per Lulin do ta thante arken e shtetit per te bere TRAMIN……Po çe do fitoi Rama dhe Lulit i ngeli TRAPI……..Kjo gje do ti ndodhi kujdo kandidati te PAVARUR…do kishte çelesat e kashtes.

  18. Star says:

    Keto qe thote Zaloshi jane vetem ne teori virtuale. Ne praktike e pame forcen e te “pamvarurve” tek Dritan Prifti dhe Arben Malaj ne zgjedhjet e kaluara. E mbani mend nje thenje te Edi Rames para se te behej kryetar partije kur tha se ne doni te beni ” hajer ” ne politike duhet te aderoni ne nje nga partite e medha.

  19. GAMORI says:

    te gjithe me Qytetarin Bojaxhiu , qe nuk vret, e nuk vjedh ,nuk mashtron dhe eshte trim per ta thene mendimin etij te lire te pavarur nga politika dhe politikanet !
    SUKSESE QYTETARISE !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje