Kryetarja e Komisonit të Jashtëm Arta Dade, ka abstenuar nenet 27 dhe 32 të projektligjit për shërbimin e jashtëm edhe pse ai u miratua me 75 vota pro në seancën plenare.
Dade theksoi se neni 27 pika 2 e këtij ligji, që flet për përzgjedhjen e kreut të misionit diplomatik dhe postit konsullor, duhet cliruar nga kufizimet e politikës nga mungesa e profesionalizmit e integritetit, ky nen lë vend për abuzivizëm. .
“Komisioni ka shprehur shqetësimin se neni 27 pika 2…e bën diplomacinë vunerabël ndaj politikes…jo se paragjykojmë ministrinë e Punëve të Jashtme, por ligjet s’bëhen për 2-3 vjet, por për afat më të gjatë. Në raste të vecanta kur mund të gjenden subjektivizma për emërime.
Shërbimi i jashtëm duhet mbrotjur nga cdo tentativë për t’u krthyer në një shërbim politik. Ligji s’duhet të jetë kompensim për shërbime ndaj forcave politike që drejtojnë shtetin në një moment të caktuar.
Ligji për shërbimin e jashtëm duhet cliruar nga kufizimet e politikës nga mungesa e profesionalizmit e integritetit, neni 27 lë hapësira për abuzivizëm, pra ligjet hartohen jo për 2 dhe 3 vjet. Shpresojmë që qeveria ti japë vendit një diplomaci në shërbim të interesave të vendit dhe të kombit”, tha Dade.
Ndërsa sipas ministrit Ditmir Bushati, caktimi i afatit brenda të cilin presidentit i kërkohet të shprehet për propozimin e kryeministrit për një ambassador dhe një afat 30 ditor, nuk prek aspak kompetencen e Presidentit të Republikës në drejtim të kandidaturës së propozuar nga Kryeministri, ky afat aplikohet edhe për funksoine kushteutuese që emërohen nga Presidentiti i Republikës.
Sipas projektligjit, kandidaturat për kreun e misionit diplomatik dhe postit konsullor, shqyrtohen nga një komision i posaçëm, i cili i propozon ministrit të Punëve të Jashtme kandidaturën më të përshtatshme.
Ligji i ri sjell një sërë risish, duke nisur me emërimet që do të bëhen sipas meritokracisë, trajtimin financiar të diplomatëve, etj.
Gjithashtu Kuvendi miratoi me 76 vota ndryshimet në ligjin, “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore”, i cili parashikon heqjen e së drejtës prodhuesve të vegjël të energjisë dhe kompanive të përmbarimit të ngrijnë llogaritë e kompanive publike KESH, OSHEE dhe OST për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore.
Me 73 vota u miratua dhe ratifikimi i Protokollit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Komuniteteve Evropiane, në kuadër të anëtarësimit të Kroacisë në BE. Qëllimi i tij është një përshtatje e MSA-së, ndërmjet Shqipërisë dhe Komuniteteve Evropiane e shteteve të tyre anëtare, e cila kryhet për të reflektuar anëtarësimin e Kroacisë në BE, me efekt nga data 1 korrik 2013.
Mos, paska abstenuar dhaskalica e anglishtes? Na merziti shume me kete gjest.